Nga Filip Guraziu/Shoqata e Ish te Perndjekurve Politike te Shqiperise me qender ne Shkoder/
Shoqata e ish te perndjekurve politike te Shqiperise me qender ne Shkoder deshiron te beje me dije opinionin mbare shqiptar se denon ashper qendrimin kriminal-enverist dhe antishqiptar te Sekretarit te veteraneve te Lanç O.Porodini, i cili ne nje takim me veteranet e Deges se Shkodres vjelli vrere kunder Kryengritjes Antikomuniste te Postribes. Shtresa e ish te perndjekurve politike megjithse pesoi trajtimin me brutal nga organet e diktatures qe aplikuan me fanatizem dhe egersi ‘luften imorale te klasave’ te shoqeruara me grabitjen e prones, shkaterrimin e familjeve etj, megjithse te burgosurit politike u torturuan dhe u trajtuan si skllever duke i detyruar te punojne ne kushte shnjerezore ne miniera, tharje kenetash, ndertim aeroporti, pallate etj, asnjehere gjate viteve te demokracise nuk kerkuan hakmarrje, por çdo gje ja besuan drejtesise se shtetit demokratik ne pritje te nje ‘pajtimi kombetar’ si baze morale e domosdoshme per te ndertuar nje shoqeri solide shqiptare, gje qe nuk u be dhe nuk ka gjasa te behet, pasi pergjegjesit e krimeve te diktatures ende nuk kerkojne te falur.
Shtojme se Shoqata respekton me nderim te gjithe ato te rinje dhe te reja te cilet sakrifikuan jeten e tyre ne lufte kunder okupatorve per lirine e atedheut ne vitet e luftes se dyte boterore me idealin e ndertimit te nje rendi demokratik ne Shqiperi , pra respekton dhe nderon anetaret e ndershem te organizates se veteraneve te Lanc, por ne te njejten kohe deshiron te beje te qarte publikisht se denoncon me force dhe ashper ato personazhe ( pjestare te organizates se veteraneve) qe ne vitet e diktatures u bene vegla te terrorit komunist dhe masakruan vellezerit e tyre shqiptar duke qene drejtues ne institucionin famekeq te diktatures; ‘Sigurimit i shtetit’) te cilet vazhdojne perseri te propogandojne urrejtjen klasore, si Odise Mihal Porodini. Ne sot demaskojme sjelljen antishqiptare te veteranit Odise Mihal Porodini, veteran sa per te thene, ose vetem sa per te perfituar benefice nga statusi, pasi rezulton se ai “paska luftuar” ne moshen 13 vjeçare ! Ky person me funksione te larta ne Sigurimin e Shtetit Enverist, deri Drejtor i Deges se Puneve te Brendshme, edhe pse kane kaluar 25 vite demokraci dhe enverizmi si dhe diktatura komuniste eshte demaskuar dhe vazhdon te demaskohet me dokumente arshivore dhe prova te pakontestueshme, ende sot ne moshen 87 vjeçare, ka ne zemren e tij urrejtjen per armikun e klases, pra urrejtje per vellezerit e tij shqiptar. Ju duket çudi ? Faktet flasin vete; ne daten 29 Nentor 2016 gjate takimit qe Organizata e Veteraneve te Lanç, Dega Shkoder, organizoi ne perkujtim te dites se ashtuquajtur “ çlirim i Shqiperise” , sigurimsi Porodini, gjeti rastin te shpalose urrejtjen e tij klasore enveriste kunder shkodraneve, ai i cilesoi patriotet e Postribes qe organizuan levizjen antikomuniste ne vitin 1946 dhe vdiqen per idealet e lirise ( te njejta ideale me keto qe po mburremi sot ne Shqiperi ) si kriminele ordinere.
Ne i themi Odise Porodinit qe fjala ne Shkoder ishte plotesisht ne kundershtim me interesat e shqiptareve dhe i sherben vetem armiqve te shqiperise. Sot me shume se kurre shqiptaret kane nevoje qe te jene te bashkuar kunder sfidave qe po perballet Shqiperia. Po ashtu i themi sigurimsit Odise Porodini dhe atyre qe e perkrahin, se kriminelet e popullit shqiptar jeni ju sigurimsat, veglat qorre dhe te pashpirte te diktatorit Enver Hoxha qe pushkatuat 6.600 persona, vrate ne kufi 10.000 te rinje, burgoset 20.000 shqiptare dhe internuat 60.000 te tjere…! Kurse ti, me gjuhen e enverizmit, pra me gjuhen e krimit, kerkon te mbjellesh urrejtje klasore, turp per ty! Si nuk e kupton more Odise Porodini se shoqeria shqiptare nuk mund te funksionoje me e bazuar ne urrejtjen klasore politike? A jeton me te sotmen, apo je ne enderr? Ndegjo more, se je bere per tu dhembsur! Mblidhe veten, behu burre dhe mbaje per vete nostalgjine tende per “ kohen e ndritur te diktatures” ( ne se nuk mund te ndahesh prej saje ). Kuptoje nje here e mire se komunizmi se bashku me Enverin, Mehmetin & Company tashme eshte pjese e se kaluares tragjike qe vete Shqiptaret dhe historia e kane hedhur ne kazanin e plehrave. Lerja te rinjve qe te ndertojne te ardhmen e tyre larg mllefeve te kaluara politike dhe mos ja veshtireso rrugen e perparimit drejte demokracise dhe Europes.
Jakov says
Une nuk jam aspak dakord qe per hire te demokracise se paarrire qe perpiqert te ndertohet ne Shqiperine e kuqe flake ,te kerkohet pajtim klasor me armikun e popullit shqiptare ,me ata qe kane ndoptur duart me gjak te paster patriotesh ,Ata pikerisht jane antishqiptaret ,ata qe masakruaN MIJRA NJEREZ TE PAFAJSHEM per hire te mbajtjes se PUSHT-SHTETIT me dhunen e pashembellt ne Europe e ne bote .Ska pajtim me ta –e ke marre me gjakftohtesi me ta zotni i nderuar .Ata duhen ndeshkuar ashper edhe pse ne ate moshe qe nuk pendohen kurre .Hakmarrja eshte morale ne raste te tilla .Duhet tu beni ate qe ju ben ata juve –mos i haroni armiqte tuaj –Armiku qe harrohet ,eshte me i rrezikeshmi sepse po te kene rast serish ,ata do te bejne me ju te njejten gje .MOS I FALNI HORRAT .KJo eshte porosia ime .