Te shtunen me 18 korrik 2015”Miqte e Prof. Sami Repishtit” organizuan nje Simpozium per ta nderuar ate dhe per te evidentuar vlerat e veprimtarise se tij ne sherbim te ceshtjes Kombetare, mbrojtjes te drejtave te njeriut, vlerave edukative si mesimdhenes, si dhe per te evidentuar vlerat e vepres se tij letrare. Veprimtarine e ka moderuar aktivisti i komunitetit Ramadan Gashi. Me pas Dr. Nikolla Qafoku ka sjelle nje pershendetje vleresuese per Prof. Sami Repishtin si edukator, autor, demokrat parimor, intelektual jo konformist, Dr. Elez Biberaj-drejtor i Divizionit te Euroazise ne Zerin e Amerikes, solli kumtesen”Perpjekje per Liri e Pavaresi te Kosoves”, studiuesi Anton Cefa mbajti kumtesen:”Prof. Dr. Sami Repishti ne 90 vjetorin e Lindjes”, Agron Alibali kishte pergatite kumtesen”Nji trajtim i problemit Cam”, ish drejtori i Divizionit te Euroazise ne VOA, gazetari Frank Shkreli mbajti kumtesen”Veprimtaria per te Drejtat e Njeriut”, ndersa Grid Rroji” Mendimi Politik i Dr. Sami Repishtit”. Nje pershendetje te vecante sollen ne Simpozium, Neka Doko, drejtore e Bibliotekes”Fan S. Noli” prane kryekishes Shen Gjergjit ne Boston, biznesmeni Harry Bajraktari dhe gazetari Sinan Kamberaj.Ndersa kengetari Bashkim Pacuku pershendetjen e tij e beri te vecante, interpretim skenik.
Nderkohe ne Simpozium u percollen edhe kumtesa te derguara nga studiues qe nuk ishin te pranishem ne Simpozium: Kumtesen e Fotaq Andrea”Hyrje: Dialektika e Rendit dhe Rebelimit tek Andre Malraux” e sollen ne shqip Bekim Xhaferri ne anglisht Aida Gashi, studimin “Pika Loti-Tregime burgu-Analize” te Dr. Lumira Rroji e percolli Ava D.Safir, J.D; Kumtesen e Dr. Eleni Karamitri”Nen Hijen e Rozafes-Narrative e jetueme” e sollen ne shqip Bekim Xhaferri dhe ne anglisht i biri i Prof. Repishti Dairen Repishti Ph.D.
Ne perfundim te Simpoziumit Prof. Sami Repishti ka falenderuar organizatoret, autoret e kumtesave, pjesmarresit per nderimin qe iu be jetes dhe vepres se tij.
Vperimtarine e ndoqi edhe media e Komunitetit: Zeri i Amerikes me gazetarin Ilir Ikonomi, Gazeta Dielli, Gazeta Illyria, Gazeta Bota Sot, TV 21, TV Kultura Shqiptare.
Kumtesat mund t’i lexoni ne Dielli online.Fotografite i gjeni ne facebook
dgreca says
KOMENT I ARDHUR NGA Z. BESIM NDREGJONI PER PROF. REPISHTIN
I dashtun mik bashkevuajtsë Repishti.
Me shume mall por dhe me një krenari njerzore , kombetare ndoqa tek Zëri Amerikës festimin e ditlindjes tuaj 90 vjeçare.
Zoti bën mrekulli që ju si ikone e mendimit te lire, si aktiviste i te drejtave dhe lirive te njeriut, si mbrojtse i palodhur ne jeten tuaj ndaj te drejtave te perndjekurve politike te diktatures komunuiste në Shqiperi, si ish i burgosur politik ndaj diktatures, dhe sot ne ditlindjen tuaj te kerkoni denimin e krimeve te komunizmit ne vendin tonë te dashur Shqiperi si baze e pajtimit kombetar.
Gjat gjith emisionit qe po jepte Zeri i Amerikes, per ditlindjen tuaj por dhe nga te gjith te pranishmit e kumtuesit e fjales per ju na benin krenar ne bashkevuajtsve tuaj per misionin dhe kontributin tuaj 70 vjecar ne sherbim te ceshtjes shqiptare ne Ballkan sidomos per ceshtjen e Kosoves. ku fale kontributit tuaj e patrioteve si ju shqiptare ne diaspores sot Kosova eshte e lire e pamvarur.
Krenaria e ligjshme e imja dhe mijera familjeve fisnike shqiptare per Ju eshte sadifaksioni ma i madh njerzor ndaj figures tuaj kombetare.
Ju do te ngelni ne historine e kombit tim nje embleme e disidences shqiptare qe breza e rinj do te frymzohen nga aktiviteti i juaj kombetar duke i paraprijë dashurise per kombin dhe atdheun.
Veprat tuaj ne sherbim te kombit do te jene frymzimi i shqiptareve per tu vllazeruar me shume per dashuri ndaj njeri tjetrit dhe per urretje ndaj se keqes dhe krimit komunist.
Zoti te bekofte.
Besim Ndregjoni