In memoriam të Doc. A. ARONIT
DR. EDUARD A. SKUFI
KONSULENT OFTALMOLOG, ATHINE
Mozaiku i kujtimeve si “flashback” ka forcën emocionale të mbeten të paharruara dhe të motivojnë në cdo moment, vecanërisht kur kanë si sinonim një figurë të ndritur si ajo e profesorit, kolegut dhe mentorit Doc.A.Aronit. Këtë reminishencë kujtimesh aq sfidante, mendova t’ja servir audiencës diasporike. Ajo u inspirua nga momente principale, por dhe me vlera didaktike, animuar nga bashkëpunimi me Dr. A. Aronin rreth një dekade. Eksperienca precioze që përfitova prej tij, më stigmatizoi dhe më inspiroi gjatë gjithë karrierës. Mbase mjeku oftalmolog nga më të kompletuarit, në të gjitha zhanret e subspecialiteteve oftalmologjike. Megjithatë kjo figurë, me vlera të veçanta humane dhe akademike përmendet formalisht ose mbetet ‘e harruar’. Ky ‘grief ’ më mundon në koshiencë , si obligacion moral ndaj emrit të tij. Sepse disfigurimi apo “amputimi” i historisë reale, sidomos në shkencë, nuk është vetëm çështje mentaliteti, por më tepër çështje kulture dhe civilizimi.
Dr. A. Aroni, foto nga sesioni shkencor. Spitali Berat , 1980
Këtu merr inspirim ky memorial respekti dhe mirënjohjeje për Doc . A. Aronin . Për njeriun që fliste me veprat e tij, atë paradigmë që kombinoi filozofinë e okulistikës klasike me atë moderne. Takimi direkt me Dr. Aronin ishte në vitin 1979, mes një paneli në klinikën e Okulistikës, ku ndodhesha për specializim, në diskutimin mbi depistimin e të metave të refraksionit dhe ambliopisë tek fëmijët … “ Ndryshe një plan teorik, ndryshe aktualiteti praktik. Prindërit i sjellin fëmijët për ekzaminim kur ambliopia është instaluar plotësisht. Kjo nuk mvaret vetëm nga mjeku, por nga niveli i përgjithshëm shëndetësor e kultural ” , theksoi Dr . Aroni. Aty unë pashë një Aron tjetër të trishtuar, melankolik, me buzëqeshje të vrarë por krenar, ndryshe nga kontakti i parë që kisha nga viti 72-73, kur isha student dhe doktori drejtonte kursin e Okulistikës për grupin tonë dhe ku unë kisha marr impresionet e prezantimit. Para pak vitesh ishte transferuar si okulist në spitalin e Beratit, për ‘mëkatin’ e vetëm se kishte bashkëshorten polake. Ai sakrifikoi karrierën akademike për të ruajtur unitetin familjar, duke shprehur karakter dhe etikë të veçantë… Në Janar 1980, kur unë fillova profesionin si okulist në spitalin e Vlorës, për disa raste me diskordancë diagnostike klinike, duhej një mendim i tretë kompetent dhe këtë mendim e gjeta tek Dr. Aroni. Kështu sa herë më jepej mundësia, veçanërisht mbas shërbimit si mjek roje, megjithëse i lodhur dhe i pagjumë , bashkë me të sëmurët ndodhesha pranë tij. Konsultoja dhe operonim së bashku, në një kualifikim atipik. Impenjimi shkencor nuk përbën komoditet, thoshte, por kredit profesional. Nuk mund të harroj një rast të komplikuar në Janarin e vitit 1984 . Një vajzë në moshë fëmijërore pësoi një traumë të rëndë okulare në njërin sy dhe mbas disa ditësh ju shfaqën simptomat reaktive inflamatore në syrin tjetër, patologji që identifikohet si ‘ oftalmia simpatike ’. Kjo u komplikua me glaukomë sekondare agresive dhe u shoqërua me humbje të shikimit. Kështu një fëmijë inocent, për kapricio të fatit jetonte një dramë të vërtetë . Nën një terapi intensive , mbasi prita që “ stormi oftalmik “ të qetësohej , ju drejtova Dr. Aronit. Mbas konsultës në një shikim të menduar më tha: “ Doktor ke të drejtë, rast mjaft i vështirë, për më tepër në një sy të vetëm . Interventi kirurgjikal mbetet e vetmja zgjidhje. Një minutë ta fotografojë, kjo ikonë do të mbetet theksoi ai, duke indikuar karakterin e tij akademik. Dhe kështu filluam operacionin , preferuam trabekulektominë nën mbrojtjen e antibiotikëve dhe kortizonit. Interventi përfundoi me sukses. Shpresoj që apertura e krijuar të funksionojë , theksoi Aroni. Këtë rast ‘ pikant ‘ dhe unik duhet ta publikosh, më sugjeroi duke dalë nga salla për në holl ! …I kam te gjalla konsideratat e tija mbas leksionit mbi “ retinopatinë diabetike dhe rolin e terapisë me laser “, mbajtur në Majin vitit 1983 , nga shefja e klinikës oftalmologjike të “ Hotel Dieu “ , Dr. D. Chauvaud. “ Doktoresha mirë i thotë, theksoi ai , por mjeshtëri është ta bësh mjekësinë efikase në çfarëdo kushte “ . … Një ditë të bukur Qershori 1983, bashkë me një pacientin tim intelektual , të cilin e mundonte ptoza palpebrale në njërin sy, vendosëm të marrim mendimin e Dr. Aronit. Në spital u përshëndeta me kryeinfermieren, që më drejtoi në dhomën e doktorit. Unë u futa, por ai nuk më dëgjoi, i zhytur në fantazinë shkencore, mbi një manual të fizikës optike aplikative. Në një dorë mbante një model syri artificial dhe në dorën tjetër kalibrin dhe një lente kontakti. Rreth tij mbi tavolinë ndodheshin të shpërndara libra, nga literatura e Duke Elder, J. Rosenthal, M. Gerard dhe F. Beltrenena. Të mbetej impresioni i një instituti kërkimor shkencor. Pas pak sikur u zgjua, m`u drejtua mua: « Doktor , pardon nuk të dëgjova. Përpiqem këtu në mënyrë artizanale për prodhimin e lenteve tona të kontaktit. Monotonia e rutinës më vret ». Mandej bisedova për rastin me ptozë, e vizituam dhe vendosëm ta operojmë… Të lodhur por dhe të kënaqur u larguam nga spitali. Duke shëtitur buzë lumit të Osumit dhe urës së Goricës, Dr. Aroni hoqi syzet dhe më tha: « Urat janë të çuditshme, bashkojnë dhe ndajnë, por duhet të fokusosh mbi sensin pozitiv … Dhe mikpritja është si një urë bashkimi, shkojmë nga shtëpia të pimë një gotë verë ». Kaluam një drekë të këndshme, në një dekor klasik, nën tingujt e diskut të virtuozit Shopen. Mandej në bisedë, theksoi se kishte kërkuar nga dikasteri të hapet një qendër për prodhimin e lenteve të kontaktit në Durrës, duke më propozuar si bashkëpunëtor. Unë do të përpiqem sa të mundem për rinovimin në Okulistikë, por duke ruajtur integritetin dhe dinjitetin … Ai vërtet kishte një transparencë të veçantë në mendime, por jo rrallë të duhesh të ishe i koncentruar për ta ‘ përkthyer ‘ , pasi ishte lakonik dhe me një buzëqeshje fliste nën kopertinë. … Me insistimin e tij më inspiroi të aplikoja për herë të parë goniotrepanacionin me kapak skleral. Ai udhëhiqej nga principet e një lideri vizionar , që promovonte novacionin , ishte ‘ pedant ’ dhe nuk bënte favore … Në fund të janarit 1985, Vlora e mirëpriti Dr. Aronin me një ditë të bukur , që dimri e kishte huazuar nga pranvera. E ftova të operojmë së bashku, në audiencë ishte Dr. Isufi . dhe Dr. Ll. Gjidede, kirurgu stomatolog i mirënjohur , i cili me aparatin e tij fotografik “Praktica” të modifikuar , fotografonte momente nga operacioni. Dr. Aroni operoi një rast me glaukomë të avancuar, me aplikim trabekulektomine e E. Cairns , ndërsa unë praktikova operacionin e Prof. J. Fronimopoulos. Pas interventit, Dr. Aroni duke më uruar, më sugjeroi se kjo duhet të jetë ‘ pivot ‘ për disertacion . Ai si vizionar shikonte më larg, shikonte hapin tjetër . Kur dolëm nga salla ishin grumbulluar mjaftë njerëz që kishin dëgjuar për ardhjen e Dr. Aronit dhe dëshironin të vizitoheshin. Gjatë konsultës i fola për një rast të pazakontë, tek një i ri me hemofili me hematomë subretinale spontane, që mbas konsultës me hematologun dhe terapinë e aplikuar, ajo u absorbua, duke evituar ndërhyrjen kirurgjikale. Je i çuditshëm doktor, më tha , ruan korelacionin logjik me mjekësinë e përgjithshme dhe unë nuk e ndaj okulistikën nga patologjia. Kur drejtoja klinikën jua theksoja specializantëve. U larguam nga spitali në formë shëtitjeje . Ishte koha t`i ktheja ‘ revanshin profesorit ’ si një formë falënderimi në «Belvedere». Do të ulemi për kafe, tha Aroni. Kafe me ‘ bisht ‘, ju përgjigja unë . “ Vlora është një atraksion magjik, u shpreh Aroni duke soditur peizazhin, mandej biseda kaloi atje ku ishte pasioni. Para disa ditësh ndoqa në RAI Uno , në emisionin Check-up, intervistën me Prof. M. Pannarale , i pëshpërita konfidencialisht . Ai duke buzëqeshur, mbasi hoqi syzet vazhdoi: Me mjeshtrin e retinës Panarale në poliklinikën e tij në Romë, kemi kaluar bashkë dy javë specializimi . Ishte me të vërtetë ‘ maitre ’ i kirurgjisë vitreoretinale. Më dhuroi dhe një komplet kirurgjikal me vitreotomin e tij, por nuk di ku përfundoi…Maji i vitit 1989 më gjeti pranë Dr. Aronit për të konsultuar disa ide nga projektdisertacioni im . Me seriozitet dhe vëmendje e lexoi dhe më bëri sugjerimet e duhura me aftësitë e një maestri. Ai ishte model i perfeksionit dhe disiplinës, skolastik në detaje. Në vazhdim e njoftova se në 25 Maj do të shkoja në Athinë me ftesë të Prof .J. Fronimopoulos, për të marr pjesë në Kongresin e 22 Panhellenik dhe Internacional të Oftalmologjise . Ai shprehu kënaqësinë, duke thënë: “ Me të vërtetë surprizë e bukur . Me aftësinë tënde hape një portë të madhe “. Atë ditë qëndruam gjatë. Dukej i lodhur, por i papërtuar . Ai filozofinë e jetës e gjeti tek intensiteti i punës. Nuk e dija që, ajo ditë do të ishte finalja e një bashkëpunimi … 5 Tetori i vitit 1989 erdhi stuhishëm , me shi e erë dhe një infarkt miokardi violent e drastik, i vetmi që e përkuli, duke e larguar nga jeta. Vdekja ia preu ëndrrat dhe objektivat, mendjemprehtit dhe duarartit, këtij ” mjeshtri artist “ okulist , të universit shkencor … Dr. Aroni si vizionar kishte objektiv , rinovimin e standardeve të okulistikës dhe për këtë u përpoq deri në epilogun e jetës së tij ( duke vazhduar me konsekuencë veprimtarinë e tij kërkimore shkencore ). Ai dallohej dhe për faktin se gjatë operacionit demonstronte elemente të ‘ inteligjencës kinestetike ’. Figura dhe kontributi i tij i çmuar shkencor dhe intelektual, si trashëgimi me vlera, përbëjnë objekt për një metanalizë të detajuar . Duke u bërë sinonim i etikës humane, i intuitës vizionare kreative, por dhe liderit dirigjent. Dr. A. Aroni do të mbetet në kujtesë jo vetëm si figurë elitare, por dhe karakterin e tij të lartë njerëzor, që u shpreh me zgjedhjen e “ versionit dramatik të vet sakrifikimit “, për të ruajtur të pa prekur , imazhin romantik të një “dashurie që vret “ ! Nuk do të harroj kurrë frazën domethënëse të këtij oftalmologu të standardeve evropiane , lideri harizmatik dhe personaliteti pluri dimensional: “Koha e vendos çdo gjë në vendin e vet , secili herët ose vonë , merr atë që meriton “… Dhe ai u vendos dhe mbeti një emër në mes të yjeve ! Ky requiem, një homazh, si shprehje mirënjohjeje dhe estimimi, për atë mentor që u konvertua në idhull, risjell figurën e tij në aktualitet, në përvjetorin e 35 të largimit të tij nga jeta, për të mbetur mes nesh, me një buqetë pansesh dhuratë e pranverës!