Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/
Studimet e larta i kreu në Universitetin e Stambollit për drejtësi dhe ekonomi. Në rininë e tij u bë bashkëpunëtor në gazetat përparimtare të kohës, siç ishin: “Zgjimi” dhe “Bashkimi i Kombit”. Para Pavarësisë, pati rolin e nënpunësit osman në Fier në postin e kryesekretarit të zyrës së pasurisë së shtetit. Me qeveritë e Ismail Qemalit dhe Turhan Pashës, do të mbante poste të kryesekretarisë në disa ministri. Vokopola qe organizator i Kongresit të Lushnjes, sekretar i Kongresit të Durrësit, parlamentar, ministër i Bujqësisë e zv.ministër i Punëve Botore.
Vokopola qe edhe një nga përkrahësit e idesë së caktimit të Tiranës si kryeqytet dhe bëri çmos për ngritjen e Medresesë së Përgjithshme. Me krijimin e Komunitetit Mysliman, ai ndërmori hapa për krijimin e tarikatit Ruifai, si edhe solli dijen islame edhe në fushën e botimeve, si themelues i revistës “Njeriu” dhe si drejtues i organizatës “Drita Hyjnore”. Së bashku me shumë juristë të denjë të kohës, ai do të mbahet mend edhe për rolin e tij në harmonizimin e Kodit Civil të viteve ’30.
Më poshtë, Vokopola paraqitet në një foto me përfaqësues shtetërorë. Ndërsa, në dokumentin bashkëngjitur paraqiten fragmente nga diskutimet parlamentare ku ai merr pjesë.