
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/
Së bashku me motrën e saj, veprimtaren e përkushtuar për arsimimin e vajzave, Parashqevi Qiriazin, edukoi në këtë shkollë brezat e parë të të rejave. Ka hartuar dhe redaktuar një sërë tekstesh shkollore bashkë me të shoqin, arsimtarin atdhetar Kristo Dako. Ka qenë pjesëmarrëse në të dy kongreset e rëndësishme që hodhën themelet e alfabetit dhe arsimit shqiptar, në Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit.
Në drejtim të çështjeve kombëtare, ka bashkëpunuar me kryeministrin e Pavarësisë, Ismail Qemalin, si edhe me grupet patriotike shqiptare që gjendeshin jashtë vendit. Në cilësinë e kryetares së Partisë Kombëtare Shqiptare në SHBA, trumbetoi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në ligjëratat e mbajtura në shumë forume ndërkombëtare. Përpjekjet e saj për zhvillimin e arsimit dhe emancipimin shoqëror të femrës shqiptare, vijuan edhe pas kthimit të saj në Shqipëri në vitin 1920, me hapjen e institutit femëror “Kyrias”.
Në dokumentet bashkëngjitur, paraqiten fragmente autobiografike nga shënimet e Qiriazit, të përmbledhura nën titullin “Lufta për emancipimin e bijave të shqipes”.