Nga pershendetja e zv/kryetarit te Vatres, Agim rexhaj me 24 Nentor 2014, ne presidencen e Republikes, me rastin e dekorimit me titullin “Nderi I Kombit”/
I nderuar Shkelqësia Juaj,President Nishani,
Të nderuar zonja dhe zotërinj, vëllezër, motra, Bashkatdhetarë, miq!
Një jetë me përpjekje, sakrifica, ëndrra, zhgënjime, suksese, e kaluar për të arritur clirmin e Kosovës ku kam lindur dhe demokratizimin e Shqipërisë time Nënë, nuk mund të kishte një ditë më të bukur sesa kjo e sotmja.
Qindra mijëra kilometra udhëtime, netë e ditë në dispozicion të cështjes tonë kombëtare, përpjekje të paepura të bëra në një jetë që ndodhej midis dy botëve: Atë të dashurisë dhe dhimbjes për atdheun, për Shqipërinë në njërën anë dhe për Kosovën në anën tjetër.Te dya të ndara prej një kufiri të vendosur në mes të një populli, të një kombi, të një gjaku, të një dheu – dhe një jete me të gjitha të mirat në vendin më të bukur në botë, Ameriken, por…gjithesesi,në mërgim.
Një jetë me shqetësimin e pandarë për fatet e njerëzve të gjakut tim, të vëllezërve, të të afërmve të bashkëkombasve tanë deri në ditën e lirisë;
Dhe të gjitha këto në një vend, në një Vatër, ku u ruajtën fatet e atdheut tonë këtej kufirit e ku u mbrojtën ato matanë kufirit në Kosovën tonë të dashur.
Ishte VATRA ajo që me ngrohtësinë e saj, me idealet e saj, me frymëzimin e saj në një vend të madh ku u vendosen fatet tona më mori pranë vetes për të bërë një udhëtim jo të shkurtër, por plot tridhjetë vjecar që nga ajo ditë kur si emigrant i ri në Shtetet e Bashkuara iu bashkangjita për të mos u ndarë kurrë më prej saj.
Sot është një ditë e madhe për VATRËN.
JU zoti President si një drejtues vizionar i Shtetit tonë Amë keni nderuar vatranët, jo thjesht Ing. Agim Karagjozin, Dr Gjon Bucajn dhe mua, por tërë ata burra që e filluan këtë udhëtim të gjatë që nga celja e tokave të Ulsterit, nga fabrikat e Bostonit, nga dera e Kishës së Nolit, nga zgjuarsia e Konicës, nga përpjekjet e Panaritit deri tek figura eminente e inteligjences shqiptare,Prof. Arshi Pipa, dinjiteti i Ing. Agim Karagjozit e urtësia e Dr Gjon Bucajt.
Unë ndjehem I lumtur, i nderuar, i prekur, i detyruar deri në pikën e fundi të qenjes time për kombin tim.
Zoti President!
Nuk ka fjalë që ta përshkruajë mirënjohjen time për Juve, për Institucionin që Ju Përfaqësoni, për nderin që na keni bërë.
Por ka një mënyrë për tua shpërblyer këtë:
Ta cojmë më pëprara punën e Vatrës për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe tërë shqiptarëve në botë.
Faleminderit shumë
Zoti e bekoftë këtë vend, Shqipërinë tonë, Kosovën tonë , trojet tona shqiptare popullin shqiptar!
Zoti i bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikes
Zoti ju bekofte juve!
Faleminderit
Tirane,24 Nentor 2014.
Seri Allushi says
I nderuar zoti Rexhaj, Eshte kenaqesi e madhe te jetosh ne kete kohe kur Presidenti i Republikes dekoron edhe bashkekombas me banim jashte atdheut, sepse ne kemi jetuar edhe kohen e regjimit komunist ne Shqiperi kur shumica e ketyre bashkekombasve konsideroheszhin “Tradhetare”.Por ju nuk jeni thjeshte nje bashkekombas , por nje personalitet me nje kontribut shume te rendesishem ne Shoqerine VATRA, e cila qe nga krijimi nuk ka rreshtur se luftuari per ceshtjen kombetare. Ajo ka kontribuar ne vazhdimesi qe sot kemi dy shtete shqipetare ne Europe, Shqiperine demokratike dhe Kosoven te njohur nga shumica e shteteve te botes. Por nga VATRA pritet edhe me shume per demokratizimin e metejshem te shtetit dhe te reformave ekonomike qe ndermer Qeveria. Psh ne Shqiperi Qeveria nuk zbaton Kushtetuten e Republikes per kthimin e tokes Pronareve qe e trashegojne nga te paret e tyre, por e ka ndare token si ne komunizem me metra per fryme te popullates qe banon ne fshat. Kjo eshte ne kundershtim jo vetem me Kushtetuten, por edhe me Konventen nderkombetare te te drejtave te njeriut. Kemi bere perpjekje te medha letra e peticione me mijera, por nuk po e thyejme dot mendesine komuniste te drejtuesave te shtetit dhe te qrverise. Ne keto kushte lind nevoja edhe per mbeshtetjen e gjithe shqipetareve ne SHBA, e vecanerishte te Kryesise se VATRES, qe te lobojne prane DASH e institucioneve te tjera, ne menyre qe edhe ne shqiperi te vendoset demokracia e vertete,dmth ti kthehet prona te zotit, sepse te themi te verteten kjo eshte pseudodemokraci. Me Respekt Seri Allushi, Tirane seriallushi@yahoo.com