Ne kujdesin e kryetarit te Komunes se Pejes ne nderim te vepres se prof. Rexhe Gjonbalaj, me Maj,28. 2015 do mbahet akademi perkujtimore ne teatrin e Qytetit:” Jusuf Gervalla”/
Nga Uke Gjonbalaj-New York/
Ne pamundesine per te Marre pjese ne akademin perkujtimore ne qytetin e Pejes,por ne krenarine, dashurin dhe respektin e shume ish nxenesve te Gjimnazit te Pejes qe veprojne dhe jetojne ne SHBA, dhe shume Vuthjanve, qe permes ketyre radheve te shkruara ne Gazeten DIELLI, deshiroj qe te gjithve t’ju perkujtoj edhe njehere kete kolos te arsimit te Gjimnazit te Pejes.
Rexha u lind ne Vuthaj ne vitin 1935, duke mbete ne rinine e hershme pa babane, per tu rritur me vuajtje dhe sakrifica nga Nena fisnike nga Familja Haklaj e Malesise se Gjakoves.
Plava dhe Gucia ne ato vite te Luftes II Botrore po kalonte ne nje perjudhe te pergjakshme te histories se saj te dhimbur e posacerisht pas 3 vitesh(1943) e bashkuar me shtetin ame.
Ne nje gjakderdhje vllazerore ne mes Brigadave shqiptare dhe luftetareve te lirise te Ballit Kombetar qe per here te fundit tentuan qe krahinen ta mbajne me shtetin ame.
Kjo periudhe do te linte mbresa te thella ne karakterin dhe atdhedashurine e tij.
Pas perfundimit te Normales se Pejes nga mesi iviteve te 50-ta do punesohet si pedagog i Gjimnazit te Pejes.
Portretin e tij fizik dhe moral do ta percaktoja keshtu:Rexha ishte djaloshi vuthjan,me karakteristika tipike e djalit Vuthjan, shtathedhur dhe zeshkan, ishte shume i guximshem dhe me karakter te forte, shume ish nxenes te tij do thone madje edhe paksa i ashper, por gjithsesi per ata qe nuk kishin sjellje etike dhe morale me standardet e shkolles, kishte perkujdesje aterore per nxensit.Ishte shume i preokupuar me gjendjen e shqiptarve te Kosoves dhe haptazi shprehej ne kolektiv ndaj padrejtesive qe politika i bente arsimit.
Ne vitin 1968 me te ndegjuar te lajmit te lejimit te Flamurit Kombetar se bashku me atdhetarin Binak Ulaj
dhe shoke te tjere do te siguronte Flamurin kuq e zi dhe do ta dergonte ne vendlindje, ne Vuthaj.Te nesermen , vllaznia Ulaj merrte nuse ne nje fshat ne afersi te Pejes, dhe ashtu pas shume peripecish me Bajraktarin e Vuthajve, dhe me ndihmen e kryetarit te athershem (te pare dhe te fundit shqiptar) te Komunes se Plaves, te ndjerit: Hasan M Vucetaj, cili do ti percillte dasmoret me flamurin kuq e zi, me policine e Plaves nepermes Vasojeviqit te Malit te Zi, te cilet hyjne ne mengjez ne qytetin e Pejes, dhe qytetaret e befasuar, kur pane Flamurin, u hodh i madhe e i vogel ne valle me dasmoret dhe dasmoreshat Vuthjane duke krijuar keshtu ne Qender te Pejes nje fest te vertete me flamujemkombetare, qe u mbajt mend per nje kohe te gjate.
Ne vitet e diferencimit politik ne Kosove ku dhuna serbe gelltiste edhe arsimin, ne Shkurt te 1989, ne viziten qe i beri ish politikani “kukull” i Beogradit Ali Shukrija, gjimnazit te Pejes si cerdhe kinse Nacionaliste, kush tjeter do ta ngrinte zerin i pari,pervecse Rexhes? Ai donte edhe ti mbroje shume pedagog te rinje qe ishin edh ish nxenes te tij.
Rexha ka folur ashper per shtypjen dhe torturat qe shteti serb po ushtronte ndaj shqiptarve duke perfshire ketu edhe nxenesit dhe femijet. Ai ka thene ate qe ndjente pa frige dhe ngurrim.
Thuhet se me te perfunduar te mbledhjes,” Ali Shukrija pyet drejtorin:Cfare lende ligjeron ky Rexha? Drejtori i pergjigjet:Matematike.
Aliu pergjigjet vaj hallit po cka do thonin ata te Historise nese ky flet keshtu”? Dhe nga kjo mbledhje Ali Shukrija se bashku me delegatet e komitetit te Pejes kerkone shkarkimin e Rexhes nga Gjimnazi i Pejes.
Do me mbetet ne kujtese ajo Vere e vitit 1989 kur u takuam ne vendlindje dhe shpesh shetisnim bregut te lumit duke biseduar per gjendjen e rende qe kaplonte Kosoven dita dites.Dukej shume pessimist per situaten dhe perseriste shpesh shprehjen :”vetem gryke holla/pushka do ta zgjidhe kete ceshtje.”
I lodhur nga ajo gjendje dhe i merzitur nga ndarja me nxensit dhe kolektivin me te cilin punoi afro 40
vite, zemra e tije do pushonte se rrahuri me 15 Maj 1995.
Rexha u vorros ne vendlindjen e tije Vuthaj ne pranine e shume qytetarve te Plave-Gucise dhe qindar
nxensve, kolegve e Qytetarve te Pejes qe kishin ardhur per t’i dhene lmtumiren e fundit profesorit te tyre te dashur.
Ne te afermve nuk na la ndonje trashigimi pasurore, por na la qindar e qindra ish nxenes te tij, qe edhe ketu ne Ameriken e larget, flasin me respekt si per askend tjeter, flasin me dashuri per profesorin e dashur dhe te pa harruar, Rexhe Gjonbalaj.
Se fundi me mbetet te them se Vuthajt ne cdo kohe kane pasur djem qe i kane dhane kombit
lavdi dhe nder dhe pa medyshje qe edhe Rexhe Gjonbalaj hyne ne radhen e tyre.
Dhimbje dhe Krenari per ty Profesor Rexha!
Uke Gjonbalaj
Staten Island , NY
May 27.2015
Naser Vuçetaj says
I nderuari Uke Gjonbalaj
Deshiroje te falenderoj qe me ane te ketje shkrimi perfaqesove vlersimin e te gjithe atyre qe nuk paten mundesi per te marr pjese ne Akadimin Perkujtimore te Prof. Rexhe Gjonbalaj, bashkefshatarit tone te nderuar. Sigurisht qe Prof. Rexhe Gjonbalaj bene pjese ne rradhen e intelektualve te rralle te Krahines se Plave Gucise dhe me gjere i cili dalohej me qendrimin, guximin dhe perkushtimin e Tije per çeshtjen kombetare. Jam plotesisht i sigurte se do te mbetet gjate ne kujtimet me te mira te bashkefshatarve, bashkevendasve, nxeneseve dhe te gjithe atyre qe paten mundesi ta njohin.
Ndersa ne Vuthjanet kudo qe jami tkrenohem me Rexhe Gjonbalen.
I perjeteshem kujtimi per Te.
Uke Gjonbalaj says
Naser I nderuar Flm per fjalet.