Statuja e madh e Shën Terezës së Kalkutës në varrezat katolike të Saint Raymond’s Cemetery, New York/
Shën Nënë Tereza:“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit” /
Nga Klajd Kapinoval/BRONX, New York. Amerikanët e vlerësojnë shumë Nënë Terezën. Ajo ishte Qytetare Nderi e SHBA, titull i dhënë shumë vite më parë nga Presidenti republikan Roland Regan, i cili e adhuronte shumë për punën e saj fisinike në shërbim të të varfërve të botës. Ajo vetëm në New York ka disa shtëpi dhe më së shumti në Bronx dhe Brooklyn…
Këto ditë me mikun tim studiuesin dhe publicistin Tom Mrijaj, duke shoqëruar mikun nga Shkodra meshtari i ri dom Nikolin Deda (Sheldija), i cili, kishte ardhur në New York, për të gjetur dorëshkrimet dhe vendosur lule në varrin e axhës se tij meshtarë shkodran, i vrarë mizorisht në banesën e tij, sikurse thotë Policia e New York-ut (NYPD), në varrezat katolike në Saint Raymond’s Cemetery, Bronx, New York, ku ndodhet sektori më i ri i varrezave ishte ngritur një bust i lartë 4-5 metër mbi një bazoreliev, në ballinën e së cilës janë shkruar në gjuhën angleze disa fjalë me vlerë edukative të Nënë Terezës.