Pronarët e pronave në Shqipëri gjejnë të drejtën e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Në një vendim të publikuar sot nga kjo Gjykatë, shteti shqiptar është i dënuar të paguaj 10 milionë e 700 mijë euro në çështjen e ngritur “Rista kundër Shqipërisë”, raporton Ora News.
Në fakt, Gjykata ka shqyrtuar gjithsej 7 çështje që kanë të bëjnë me pronarë të ndryshëm nga Shqipëria. Në bazë të vendimit, qeveria shqiptare duhet të paguaj shumën brenda tre muajve, ndërsa parashikohen penalitete nëse nuk zbatohet vendimi.
Ky nuk është vendimi i parë i kësaj Gjykate kundër Shqipërisë për çështjen e ish-pronarëve.
Në nëntor të vitit të shkuar, Gjykata e Strasburgut vendosi të penalizonte shtetin shqiptar me një shumë prej 5 milionë eurosh, por vendimi i tanishëm është shifra më e lartë kundër Shqipërisë, çka vë në vështirësi financat e vendit.
Padia e parë është bërë më 29 shtator të vitit 2014 nga trashëgimtarët e Kurtesh Gjikolli, i ndjekur më pas edhe nga paditës së tjerë.
Në vendim thuhet se qeveria shqiptare e përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit nuk arriti të dorëzonte dhe të provonte me shkrim se pronat ishin kompensuar në mënyrë të drejtë.
Gjykata e Strasburgut konstaton se autoritetet shqiptare kanë dështuar gjatë shumë vitesh për të zbatuar vendimet e gjykatave në vend për të kompensuar pronarët, duke shkelur të drejtat e tyre.
Fani says
Me kete degjenerim te pushtetit nuke mund. Te te hecet prepare .drejtsia nuke ka cfaree te bejne cur shteti administrata vjedh,fallsifikon nga ssaranda sic thote kenga ne tropojen e magelanit.po ashtu qeverria . Thote Shkoderes prap do te jesh e diskriminuar pasi nuke I ka dhene voten Ps..me qellim qeverria nuke jeep fond ase per riparimin e stepwise, See kollosit te letersise shqipetare dr.at Gjergj Fishes.qeverria me dy standarde ndane ‘pullin ne armiqesi.kur do te pastrohet administrate??. Mos e degjoni qeverrin. Ajo pa hype ne fuqi e thirri prokurorin me ba marrveshje.nuk esht e meta tek drejtsia.ajo u be Poligon NgA pushteti.me qellim ae Ti nenshtrohet ekzekutivit.shyqyr qe nuke pranoj presidenti..Po te Ishte nenshtruar drejtsia Ps. Nuke do thoshte dueht te refomohet . Por bent seleksinimin klanore ne drejtesi.sot ska siguri,,ska liri,por anarchic,vjedhje,mashtrime ne ,fallsifikime,kriminalizime,korrupsion.lufte Kllasash. qe sjellin emigracionin e detyruar.