Studentët shqiptarë në Berlin organizojnë një pritje publike për DioGuardin/
Ne fundjave Presidenti i Liges Qytetare shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi udheton drejt Berlinit, ku studentët shqiptarë do t’i ofrojnë një pritje të ngrohtë publike. Në një njoftim derguar për Gazetyën Dielli nga shoqata e studenteve OASA, shkruhet:Kemi nderin të ju informojmë për një manifestim për ditën e Diel, me datën 20. mars 2016 në Universitetin Teknik në Berlin, ku do të mirëpritet një delegacion i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA) nga SHBA, në krye me Joseph J. DioGuardin.
Ky manifestim organizohet nga studentët dhe alumni shqiptarë nga Gjermania. Organizimi përmban mirënjohje dhe nderime publik për Joseph J. DioGuardin, bashkshorten e tij Shirley Cloyes dhe drejtoret e LQSHA, ndër ta Faton Bislimi.
Një artikull përgaditur për shtyp të redaktuar gjeni bashkangjitur në këtë Mail
të cilin mund ta publikoni sipas vlersimit tuaj.
Për informacione shtesë në lidhje me këtë aktivitet si dhe për t’u regjistruar si pjesëmarrës, vizitoni webfaqen zyrtare të OASA-s: www.oasa.berlin
***
Studentët shqiptarë në Berlin organizojnë një pritje publike për DioGuardin
Nën organizimin e OASA e.V, Organizatës së Studentëve dhe Almuni Shqiptarë në Berlin, të dielen më 20 Mars duke filluar në orën 12:00 në ambientet e Universitetit Teknik të Berlinit (Str. des 17 juni, 133, Instituti i Kimisë), do të pritet delegacioni i udhëhequr nga ish-Kongresmeni Joseph DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes, respektivisht Kryetar dhe Këshilltare për Cështje të Ballkanit, të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në nderim të punës mbi çerekshekullore të lobit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne jemi të lumtur, që në mesin tonë të dielën, do të kemi dy figura kyçe të historisë kombëtare siç janë z. DioGuardi dhe znj. Cloyes. Ish-Kongresmeni DioGuardi është simbol i luftës së parezervë lobiste dhe diplomatike për kauzën kombëtare shqiptare dhe gurthemel i miqësisë moderne shqiptaro-amerikane,” ka thenë Agon Kamberi, udhëheqës i OASA-s. Roli I rendësishëm që lobi shqiptar në SHBA ka luajtur është i paçmueshëm. “Ne ndihemi krenar të mirëpresim delegacionin nga Amerika në krye me z. DioGuardi,” ka shtuar Kamberi.
Ndërsa, një ndër anëtarët e Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, profesori Faton Bislimi, i cili ka organizuar visitën e DioGuardit në Berlin, ka theksuar se pa përkushtimin vetëmohues të diasporës shqiptare kudo në botë, e vecanerisht asaj në SHBA, Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur e i lirë në miqësi të vërtetë më SHBA-në, a as Shqipëria nuk do të ishte një demokraci dhe anëtare e NATO-s. “Përkundër këtyre arritjeve, ne në vazhdimësi punojmë me miqët tanë në Kongresin dhe Administratën e SHBA-së për të çuar përpara cështjen shqiptare ne Maqedoni, Mal të Zi, edhe Luginën e Preshevës,” ka thënë Bislimi.
Përpos takimit publik të së dielës, ku të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur, delegacioni nga Amerika do të ketë edhe takime tjera në Berlin me zyrtarë gjermanë. “Ne u jemi thellësisht mirënjohës Organizatës së Studentëve dhe Alumni Shqiptarë në Berlin për punën e palodhur në organizimin e këtij evenimenti, ku fjalime do të mbajnë z. DioGuardi, znj. Cloyes, fjalime të cilat do të ndiqen nga një diskutim me publikun, nën moderimin e znj. Vjollca Hajdari,” ka shtuar Bislimi, duke potencuar edhe ndihmesën e madhe që ka dhënë Kompania Ecolog International e drejtuar nga z. Lazim Destani për realizimin e kësaj vizite të delegacionit të kryesuar nga DioGuardi në Gjermani.
“Gjeneratat e reja shqiptare kudo që janë, e vecanerisht ato në diasporë, sikur ne në Gjermani, nuk duhet asnjëherë të harrojnë të kaluarën dhe kontributin e atyre, duke përfshirë këtu edhe figurën historike të DioGuardit, që bënë të pamundurën për kombin tonë. Historia jonë ka qenë e mundimshme, por duke e njohur atë sa më drejtë, ne po ndërtojmë një të ardhme më të qartë.” ka përfunduar Kamberi.
Për informata shtesë në lidhje me këtë aktivitet si dhe për t’u regjistruar si pjesëmarrës, vizitoni webfaqen zyrtare të OASA-s: www.oasa.berlin
Fani says
Shume mire Kane ber studentet , bashkopuntoret,sponsoret,kordinatore,organizatoret.Kur Jane te bashkuar shqiptaret gjthshka arrihet….Ish kogresmeni me bashkshorten duke sikur Jana sejcili me shqiptare se shoqi. Kur flet diugardi duke Sikur ne gjoksin e mendjen e tij esht e gjith shqiperia.veshtire Ti gjesh nejrz me pikpamje te njejta e qe luftojn me gjth Artesia e tyre .Ata e duan shaiperin me Gegri, e toskeri,me Kosovo e cameri,me shiptaret e malit zi,sanxhakut,lugines presherves, e maqdonise pa asnje dallim.E ne kemi dallime mes njeri tjetrit,sa e urrejm tjetrin,deri dhe nga krahina.po 28 mij km.katror ka shqiperia e10 mij km. katror Kosovar.80km.katror Jane Nasht kufive .Ka shtete tjera me qindra Mijra km. katror dhe nuke ekziston nje ndarje Emthell Si TeK ne qe vseshtir nga Gjegj Kastrioti e sote te bashkohen.shifi dy parlamentet Kosovo d shqiperi Si veprojn njieri I bie thumbit tjtri patknit.kemi ngel me retorika qeni shkon prepare e karroca e ndjek prapaa..tinzisht kunder ligjneve te shtetit, morali e te fes futin gaze,kapsula lotsjellese brend trupit si isis. Eshte mire kordinatoret te ftohnin disa. deputet nga shqiperia dhe Kosovo opozitar e pozitare. Urojm ti kalonl mire Kato manifestime. fani-USA