

Mbresa nga Parisi të moderatores Silvana Braçe/
Angjelina Xhara Papalilo merr çmimin “Grande Excellence” për karierën e saj kinematografike të akorduar nga”Albanian Excellence” me, Presidente Flora N. Nikolla.
“La maison de l’Albanie”, për herë të parë me një veprimtari të shkëlqyer kulturore artistike!
Kam drejtuar shumë herë ngjarje të rëndesishme të jetës kulturore artistike, brënda dhe jashtë vendit, por këtë që përjetova në Paris, nuk do t’a harroj kurrë…Lotët në sy. Emocione të verteta nga krijues e artdashës, tregojnë se këtu ka gjurmë të vërtetë arti…Kalvari i punës që mban në shpinë të nxjerr në ndriçimin që duhet. Kësaj rradhe në Paris unë prezantova dy evente artistike filmin dhe poezinë kontemporane. Shfaqja e filmit dokumentar “Tashko & Koço, një love story shqiptar” sjell shpirtin e dy krijuesve të shquar të filmit nga Kinostudio dhe RTSH, Angjelina Xhara dhe Ylli Pepo, sejcili në fushën e vet krijuese në skenar e regji!
Dëgjova fjalë frëngjisht qe i dimë të gjithë, si magnifik, formidable, exepsionel, profond sentiment….shumë herë në komentet mbas shfaqjes së dokumentarit të mrekullueshëm…
Ideatori i shfaqjes është Luan Rama, që bëri një drejtim shpirteror të dy aktiviteve ,duke përfshirë edhe prezantimin e dy librave nga autorja e veçantë, Mimoza Hametaj.
Ishim të dy bashkë që drejtuan këtë ngjarje të rëndesishme, në zemer të Parisit. Siç e thanë të pranishmit, “La maison de l Albanie”, për herë të parë shkëlqeu me një veprimtari të veçantë kulturore artistike!
Ky ishte mendimi i të gjithëve, që ndejtën gjatë pranë njëri tjetrit e folën pafund…
Vetë Eno, ishte i pranishëm me Albumin dhuruar kësaj Foleje të shqiptarëve në Paris. Dedikimin e kish bërë frëngjisht me fjalë të zgjedhura për nënën e tij, prej ku nisi fluturimi magjik artistik i saj nga Monpelje e veçanërisht mbarimi i Konservatorit në Paris.Të ftuarit francezë thoshin
se nuk e kuptonin gjuhën shqipe, por morrën shpirtin e dy artistëve shqiptarë, që bënin art në kohë të vështira.
Unë kisha me vete emocionet e tre premierava në Tiranë e Korçë,,tek Akademia e Shkencave, tek salla Unesko në Muzeun Kombëtar dhe Teatrin ,Andon Zako Çajupi në Korçë.
Por në Paris ishte diçka ndryshe, diçka magjike…
E meritonin këta dy kometa të zjarrta të artit shqiptar, Tashko&Koço, të priteshin aq ngrohtë në Paris…Ata janë në themelet e depërtimit të artit perëndimor në Shqipërinë së dikurshme, qe kthente sytë e saj nga arti i Rilindjes Europiane, me Teftën nga Franca e Italia …po edhe nga Bukureshti e Milano, prej ku vinte baritoni i madh,”princi rus” siç e quan shtypi i viteve 30, të Kristaq Koçon, të cilin Tefta e ëmbël e zgjodhi nga elita që po i jepte frymë një Shqipërie të varfër e të paditur,por me një art popullor ku u ngjizën perlat e këngës qytetare shqiptare!
Ja përse “La bohema” e Puçinit, Ariet e Verdit, të Mozartit, të Hendelit e Donizetit vinin me një tingëllim më të veçante në koncertet e para nga Korça e Shkodra, në Tiranë e Durrës, në Kavajë , Elbasan, Fier, në Gjirokastër, Vlorë, në Himarë…
Kuadrot e filmit tregojnë arsimimin e çiftit të artistëve, lexohen letrat e mrrekullueshme mes çiftit te dashuruar mes tyre e artin e tyre, letrat e shoqes së ngushtë të Teftës,që këmbëngul ,duke e këshilluar e ndjekur …”Ku je ti, cfarë bën…Mos shko në Orient, ty të pret një perspektive e madhe, mos iu nda Parisit e Londres…Kujdes edhe pa ngrënë të jesh, të paraqitesh në audicionin me Xhonson, drejtor i Metropolitanit në NY Jork…”
Të gjithë këtë jetë të jashtzakonshme dokumentari e sjell si një dëshmi të pakontestueshme ku përmblidhet në një, e verteta dhe arti, dashuria dhe përjetësia, pasioni dhe talenti…
Pjesa e dytë e kësaj mbrëmje magjike në Paris ishte prezantimi i dy librave të poeteshës Mimoza Hametaj, e cila ju referua shpirtit hyjnor të Teftes, në tre çaste kryesore të diskutimit të saj. Tekstualisht ajo shprehet për artisten tonë të madhe me fjalët…
” Tefta Tashko ishte nje yll qe doli nga bota fenomenale drejt sociales dhe europianes. Megjitate dashuria e saj per dinjitetin e cdo njeriu, beri qe ajo vete te shkonte krahinave te vendit per tju kenduar kenge fshatareve, qe tua vishte shpirterat me ndjenje, me ato zanoret e mrekullueshme te zerit te saj qe i shoqeronte pianoja mbi qerre.
Fuqia e saj per ta dashur fenomenalen, edhe pse ajo mund te mbetej artiste salloni, eshte nje dimension i Tefta Tashko Kocos qe do te vazhdoje te trondisi koherat.’
Nuk do të harroj emocionin e Angjelinës kur në emër të “Albanian Excellence”,Presidentja, Flora N Nikolla, i jep Çmimin “Grande Excellence.”
.”.E kam ndjekur gjithë karierën e saj dhe zgjodha të jap çmimet e sivjetshme të Albanian Excellence, njërën kushtuar Angjelines dhe tjetrën..”La maison de l Albanie”,sepse pikërisht këtu e kam filluar veprimtarinë e shoqatës sonë mbarëkombëtare.”
Z. Flora lexon motivimin e dhënies së çmimit me këto fjalë, që gjejnë duartrokitje të ngrohta
Ky çmim i madh e i merituar i jepet Angjelines për kontributin e shkëlqyer në kinematografinë shqiptare, si një zë i rëndësishëm në zhvillimin e saj me një karierë të admirueshme, të vlerësuar ndër vite nga kritika dhe shtypi shqiptar.
Zamir Mati shton pas saj duke përmendur të paharruarin Kiço Blushi…që kishte propozuar ai vetë emrin e kësaj strehe të Artit…
Ja si tregon dhe Anida Braho, antare e Bordit drejtues të Ekselans Albanian, “Unë jam rritur në duart e kushërirës së Teftes, u emocionova jashtëzakonisht nga filmi. Ju uroj të gjithëve përgëzime pafund, Edhe folësit ishin shumë emocionalë…
Filmi i flet spektatorit në kater gjuhë, shqip, frëngjisht, italisht ,sllavisht…duke ndjekur trajektoren e jetës së artistëve të paharruar, Tashko&Koço…”
Klara Shehu me plot emocion flet për letrat e dashurisë së çiftit Tashko& Koço”, të thella, plot mbresa dhe emocione të papara…
Angjelina tërheq vëmendjen tek fraza e Kristaqit kur i shkruan Teftes…”Të merr malli për Tiranën, që kur jemi jashtë e duam aq shumë dhe kur jemi brënda e shajmë.”..fjalë kaq aktuale edhe për kohët e sotme.
U morrën shumë duartrokitje emocionale, shtrëngime duarsh, krahërorësh,. Filmi është magjik.Si arti sintetik ai përmbledh disa profesione krijuese bashkë. Regjisori e sjell filmin në ekran në bashkpunim me një ekip të plote.Ai ka pranë fjalën e frymëzuar të skenarit, muzikën e formuluesit, tingujt jetësore, zërat e folsave tërheqës, për ti sjellë kuadrot filmike me sa më shumë vertetsi e emocionalitet.Operatorë të filmit janë Adi Grishaj e Xhemal Reçi .
Për montazhin, Ylli ka shumë bashkpunime të suksesshëm me Gjergji Panon, qe tregon se ka përjetuat emocione personale me këtë film special. Producente shumë dinamike e filmit është Lorina Pepo,ndersa Producente ekzekutive është Valentina Hysa! Filmi për Artistët e mëdhenj, Tashko Koço, dy përfaqësues te denjë të viteve 30, 40, u realizua me mbeshtetje nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës!
Dy krijuesi kryesorë të filmit janë me karierë të gjatë e solide. Ata kanë punuar se bashku mes tyre, dikur edhe filmin e pare ku u fol për herë të pare për Kosoven
“Kosova me të verteta e saj të mëdha”, me pese episode, në vitin 1981! Kanë në sirtar edhe skenar për film artistik!
Ylli dhe Angjelina, vitin e ardhshëm do realizojnë edhe një film tjeter qe duan t’a mbajnë sekret, se do jenë figura të dyta mbas dy krijuesve të rinj.
Faleminderit Paris se na dhe ngrohtësinë e shqiptareve të vërtetë që na priten me shumë dashuri ,duke marrë dhe mbresa nga miqtë francezë qe u shprehën me superlativa për realizimin e këtij dokumentari dinjitoz.
Paris 30 Mars 2024
Ndersa vetë Angjelina shprehet lidhur me marrjen e këtij çmimi. Falenderoj nga zemra Presidenten e “Albanian Excellence”, z.Flora N. Nikolla, për vlerësimin e punës sime krijuese në një kohë të gjatë 50 vjeçare si Kineaste e Skenariste e mbi 50 filmave dokumentarë, të shfaqur mrçe sukses, brenda dhe jashtë vendit.
Është një mrrekulli për mua dhënia e këtij çmimi, këtu në Paris, ku jam e ftuar si skenariste e dokumentarit të Ylli Pepos, ,”Tashko & Koço, një love story shqiptar”.
Kush deshëron të shohë të plote ceremoninë e keni tek videoja përkatëse të kësaj ceremonie.,e vendosur në faqen e Facebook të Presidentes, z. Flora N. Nikolla.
Unë personalisht u gëzova pamase nga ky vleresim.Pashe nga afer punën e kësaj Zonje të shquar, me aftësi të jashtzakonshme intelektuale , krijuese dhe organizuese duke sfiduar vështirësitë e shumta.
Sivjet kjo shoqatë mbush 12 vjetorin e suksesshëm të veprimtarisë së saj misionare për të frymëzuar artistët shqiptarë kudo në Botë.
Unë isha në Athinë, kur fillova konceptimin e filmit përmes mesazheve, ndersa Eno Koço, ishte në Londer.Ai vuri në dispozicion gjithë materjalet arkivave familjare dhe librat e studimet e tij, duke qenë konsulent i filmit, sebashku me shkrimtarin Pandi Bello qe ka shkruar librin më të mire për artisten e madhe Tefta Tashko Koço.
Ky çmim për mua erdhi në këtë çast të jetës, mbas realizimit te mbi 50 filmave dokumentare, 5 librave dhe qindra artikujve në shtyp . Krijimtarinë ime ka kaluar me sprova e lodhje nga RTSH. Kinostudio, emigracion e krijimtari të lirë se fundmi. Jam në prag të 75 vjetorit.
Nuk ishte dhe nuk është e lehtë, por unë udhehiqem nga parimi se talentin që të ka dhenë Perëndia, duhet t’a vesh përballë të tjerëve, që janë adhurues të filmit e të librit.
Respektet e mia për të gjithë ato ose ata,që lexojnë këto rrjeshta të mija në gazetën Dielli të Amerikës, gazeta tribunë e mendimit të intelektualëve në Diasporë, me jetëgjatësinë si asnjë organ tjeter i shtypit të shkruar shqiptar.