• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Histori: Çfarë ka ndodhur më 1 shkurt?

February 1, 2014 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

1814 – Libri i Lord Bajronit, “Corsair” (Kusari) shitet 10-mijë kopje ditën e parë të publikimit. Libri është tregim në vargje mbi kusarin Konrad; në rini i refuzuar nga shoqëria për sjelljet dhe veprimet e tij; kur rritet, ai i shpall luftë njerëzimit (me përjashtim të grave). Opera Il Corsaro nga Giuseppe Verdi, overtura Le Corsaire nga Hector Berlioz dhe baleti Le Corsaire nga Marius Petipa bazohen në këtë poemë, që Bajroni e shkroi duke e ndarë në këngë (siç kishte bërë Dante me Komedinë Hyjnore).

KUSARI, nga Lord Bajron

(shqipërim)

“Kur mbi ujërat e qeta të detit blu të errët

Mendime pakufi, dhe shpirti ynë i lirë

si ererat e valët me shkumën e bardhë përplasen

Mbroje mbretërinë, ruaji shtrenjtë shtëpitë tona

Janë zotërime, pandikim, papengesa – ku takohen

Rreth flamurit emblemë të gjithë ata që i binden.”

1835 – Mauiritania shfuqizon skllavërinë.

1865 – Dita e Lirisë – Presidenti amerikan Abraham Lincoln nënshkruan Amendamentin e Trembëdhjetë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara që ndalon skllavërinë dhe robërinë e pavullnetshme, përveç si masë dënimi për një krim.

1884 – Publikohet vëllimi i parë i fjalorit (nga A në Ant) anglisht të Oksofordit (Oksford’s English Dictionary – OED. Sot ky fjalor përbehet nga 20 vëllime me më shumë se 600-mijë fjalë të provuara në ekzistence para më shumë se 1 mijë vjetëve. OED nuk përfshin çdo fjalë të anglishtes, dhe nuk i heq nga përmbajtja fjalët që zevendësohen të reja. OED kushton mesatarisht 3 mijë dollarë. Parë vetëm nga një vështrimi I zhvillimit, rëndësia e një fjalori të tillë qëndron jo në numrin e fjalëve, as sa shtrenjtë shitet, por në faktin se si pas-ardhësit trajtojnë punën e para-ardhësve dhe vazhdojnë pasurimin me fjalë ose me hapjen e një udhe të filluar prej tyre.

1906 – SHBA – Përfundon ndërtesa e burgut të parë federal, në Leavenworth, Kansas. Burgjet federale, sot rreth 130 të tilla, menaxhohen nga Byroja Federale e Burgjeve, degë e Departamentit të Drejtësisë. Në këto burgje dërgohen vetëm persona të dënuar për shkelje të ligjeve federale, sepse çdo shtet ka burgjet e veta.

1925 – Shqipëri – Hyn në efekt sistemi republican i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i më parëshmi; Ahmet Zogu merr përsipër postin e Presidentit kombinuar me rolin e Kryeministrit, duke u bërë njëkohësisht kryetar i Shtetit dhe kryetar i Qeverisë; Myfid Libohova merr Minitrinë e  Jashtme, krahas asaj të Financave. Reforma e parë ishte shpërndarja e ushtrisë, eleminimi i Ministrisë së Luftës, zevendesimi i saj me një Komandë të Përgjithshme. Disa historianët thonë se me këtë hap, Zogu hakmerrej ndaj ushtarakëve që kishin marrë pjesë në “Revolucionin e Qershorit” përkrah Fan Nolit; kjo gjithashtu shihet si masë paraprake kundër zhvillimeve të ngjashme në të ardhmen; dhe si vendosje e një kontrolli të plotë të drejtpërdrejtë; pak nga pak, republika e shpallur parlamentare po shndërrohej në autokraci e monarki.

1942 – Radio Zëri i Amerikës (Voice of America, VOA) fillon transmetimin e programeve për zonat e kontrolluara nga fuqitë e Boshtit. Transmetimi i parë ishte gjermanisht; “Stimmen aus Amerika” (Zëra nga Amerika) u hap me muzikën e Himnit të Republikës dhe pastaj spikeri tha: “Sot, dhe çdo ditë nga tani e tutje, ne do të jemi me ju nga Amerika për të folur për luftën ….lajmi mund të jetë i mirë apo i keq për ne – ne gjithmonë do t’ ju themi të vërtetën”. Nga fundi i luftës, Zëri i Amerikës i kishte zgjeruar transmetimet në 40 gjuhë (shërbimi Shqip u krijua më 8 maj 1943). Programet përgatiteshin dhe transmetoheshin nga studiot në Nju Jork (për Evropën dhe Afrikën) dhe në San Francisko (për Azinë dhe Paqësorin). Sipas Aktit të Smith – Mundt numër 501 të vitit 1948, Zëri i Amerikës e kishte të ndaluar t’ u drejtohej drejtpërdrejt njërëzve brenda vendit, deri në korrik 2013. Qëllimi i legjislacionit ishte për të mbrojtur publikun nga veprimet propagandistike të qeverisë së vet (dhe qeverinë nga tundimi). Materialet audio dhe video të prodhuara ekskluzivisht nga Zërin e Amerikës janë pronë publike. Dhe Zëri i Amerikës ofron një gamë të gjerë të programesh në radio, TV dhe internet në 43 gjuhë. VOA prodhon rreth 1 mijë e 500 orë programe në javë për një audiencë globale prej 123 milionë njerëzish, “për të promovuar lirinë dhe demokracinë dhe për të shtuar të kuptuarit përmes komunikimit multimedial të saktë, objektiv, lajme të balancuar, informacionit dhe programeve të tjera”. Operacionet e VOA-s mbështeten nga Zyra e Transmetimeve Ndërkombëtare (IBB). Zëri i Amerikës mbikqyret nga Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve (BBG); komision dypartiak i përbërë nga 8 qytetarë privatë të cilët emërohen nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe konfirmohen nga Senati (Sekretari i Shtetit është ex-officio anëtar i Bordit). Selia e Zërit të Amerikës (VOA) ndodhet në adresën: 330 Independence Avenue SW, Washington , DC, 20237, USA.

1946 – Trygve Lie i Norvegjisë bëhet i pari Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

1946 – Parlamenti i Hungarisë heq monarkinë pas 9 shekujsh, dhe shpall Republikën hungareze.

1951 – Industrialisti gjerman Alfred Krupp dhe 28 kriminelë të tjerë të luftës lirohen nga burgu. Alfried Felix Alwyn Krupp von Bohlen und Halbach (1907-1967), shpesh i referuara si Alfried Krupp – biznesmen, sipërmarrës, konkurrent në garat e Olimpike me jahte Olimpike – ishte anëtar i familjes Krupp, e shquar në industrinë gjermane që nga fillimi i shekullit të 19-të. Alfredi u dënua pas Luftës së Dytë Botërore për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si ai kishte operuar fabrikat e tij në shërbim të nazizmit. Krupp kreu tre vjet burg, dhe u fal me anë të një amnistie.

1978 – Regjisori polako-amerikan Roman Polanski përfiton nga lirimi me kusht dhe ikën nga Shtetet e Bashkuara në Francë, duke iu shmangur dënimit; ai kishte pranuar më pare fajësinë ndaj akuzave për marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 – vjeçare.

1979 – Revolucioni Islamik: Ayatollah Ruhollah Khomeini kthehet në Teheran, Iran pas gati 15 vjetësh në mërgimi.

2002 – Daniel Pearl, gazetar amerikan dhe shefi i byrosë së gazetës Wall Street Journal në Azinë Jugore, i rrëmbyer më 23 janar 2002 në Pakistan, gjendet me kokë të prerë e trup të gjymtuar.

2003 – Anija amerikane Columbia për vajtje ardhje në hapësirë shpërthen, digjet, shpërbëhet gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, duke vrarë shtatë astronautët në bord. Copat e saj ranë në një territor të gjërë nga Teksasi në Louisiana. Inspektimet treguan se Anija, që ndodhej në fluturimin e saj të 28-të, kishte patur nevojë për zevendësimin e pllakave izoluese para se të nisej për mission.

Mendim i dites

“Idea se egoizmi, e kundërta e bujarisë, është virtyt, për mua, është e panatyrshme”.

Jessica Lange

 

Filed Under: Histori Tagged With: 1 shkurt, Astrit Lulushi, Cfare ka ndodhur

Artikujt e fundit

  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan
  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT