NGA NDUE GJEKAJ/
ALBFLORIDA STUDIO/
Edhe shqiptarët në Florida e ndien vehten shpirtërisht më afër atdheut të vet duke përjetuar emocionalisht 10 vjetorin e pavarsisë së Kosovës,realitetin e ëndrrës shekullore të të gjithë shqiptarve.Kjo u arrit nëpërmjet organizimit të një veprmtarie tematike kulturore kushtuar kësaj ngjarje nga dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dega e Tampa-s.
Dekorimi me shije i sallës me banderola, me flamuj e simbole të tjera kombëtare si dhe vlersimi maksimal me një pjesmarrje të gjërë,krijuan një ambjent me një pamje madhështore.
Aktivitetin e Hapi moderatorja dhe aktivistja e shoqatës Vatra Z Mimoza Traga.Ajo në fjalën përshëndetse të hapjes ndër të tjera tha se:
Kjo ditë ishte ndër më të rëndësishmet të kombit shqiptar dhe se lavdia u përket atyre që derdhën gjaku në altarin e lirisë, ndaj i ftoj të pranishmit te mbajnë një minut heshtje në shenjë respekti.
Pastaj Ajo ftoj të pranishmit që të shoqëronin hymnet kombëtare, atë të shtetit të Kosovës,dhe atë Amerikan.
Fjalën e rastit në këtë eveniment të rëndësishëm kombëtar e mbajti një ndër aktivistët më të dalluar për rreth 40 vite në Florida e më gjërë, kryetari i degës së shoqatës Vatra z.Tasim Rukaj.
Me fjalën e tij z. Rukaj ndër të tjera tha:
“Është nder dhe kënaqësi për mua, që në emër të kryesisë së degës Vatra Tampa, t’ju uroj, gëzuar ditën e Pavarsisë së Kosovës.
….Populli shqiptar I Kosovës ka përballuar për afër një shekulli barbarizmat serbe, që u munduan me të gjitha mënyrat ta shpërbënin kombin shqiptar.
Pastaj ai vijoj duke theksuar se ky proces qe i gjatë dhe i vështirë, u derdh gjak e u bënë sakrifica, ishte një qendresë titanike, ku u luftua për jetë a vdekje, që simbolizohet me emrin emblemë të ushtrisë clirimtare të kosovës dhe Adem Jasharit.
Zoti Tasim nuk la pa përmendur dhe pa falenderuar dhe SHBA për kontributin e cmuar që dhanë për arritjen e pavarsisë së Kosovës.
Pas kësaj përshëndetje e cila u shoqërua me duartrokitje të herë pas hershme nga të pranishmit, fjalën e mori Dr Anna Kohen e cila evidentoi fisnikërinë bujarinë dhe dashurinë e shqiptarve si një komb që ka kontribuar ndër shekujt për paqen dhe Lirinë, por që pa drejtësisht e kanë mbajtur të coptuar.
Pas kësaj përshëndetje të shkurtër moderatorja ftoj në skenë këngëtarin nga kosova Ermal Fejzullahu,i cili së bashku me publikun e pranishëm artëdashës, ndezën emocione patriotike me percjelljen e valleve dhe këngëve nga të gjitha krahinat shqiptare . Këngët dhe vallet zgjatën deri në orët e para të mëngjezit.
Për realizimin e këtij aktiviteti nuk mund të lëmë pa përmendur kontibutin e vecantë që dhanë aktivistët e kësaj shoqate,Eva Keta,Jason Sulisufaj,Ari Abdi,Mimoza Traga,Isuf Spahia etj.
Aktivitete të tilla dega e kësaj shoqate organizon vazhdimisht dhe krahas këtyre ajo po vazhdon me sukses punën në zgjerimin e shkollës shqipe për fëmijtë e komunitetit në Tampa bay.