• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

15 Gusht 2015- NË FESTËN E ZOJËS SË HASIT EDHE DITA E MËRGIMTARËVE

August 12, 2015 by dgreca

Në Zym të Hasit të Thatë, komuna e Prizrenit, më 15 gusht 2015, kremtohet Festa fetare – ZOJA E HASIT, përkatësisht për të 14-ën herë me radhë, mbahet manifestimi kulturor “DITËT E MËRGIMTARËVE”. Manifestimi që i kushtohet mërgimtarëve, përkatësisht diasporës, organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “SHTJEFËN GJEÇOVI”, Ansambli etno-kulturor “KATARINA JOSIPI”, që të dyja në Zym, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës.
Në fillim pjesëmarrësit e këtij manifestimi do të vendosin lule te lapidari “GURI I KURBETÇARIT” e pastaj do t’i vizitojnë monumentet kulturo-historike të Zymit, si dhe në fund mbahet një tubim kulturor ku pasi të përshëndeten pjesëmarrësit, do të mbahet një kumtesë që ka të bëjë me historikun e kurbetit te zymjanët, përkatësisht hasjanët, por edhe për kontributin që e kanë dhanë kurbetçarët e Zymit në zhvillimin e vendlindjes së tyre.
Njëherësh, në këtë eveniment kulturor do të promovohet edhe libri “Thesari kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi 4”, të cilën e ka botuar Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë “Papa Klimenti XI Albani” që vepron në Suedi.
Me atë rast do të hapet edhe ekspozita e librave të autorëve zymjanë (Imzot Ndre Bogdani, Imzot Pjetër Bogdani, Lukë Bogdani, Lazër Lumezi, Atë Ndue Bytyçi, Anton Pashku, Gjon Dulaj, Frrok Kristaj, Nikollë Kërhanaj, Atë Nue Kajtazi, Motra Ollga Dulaj, Hilë Gjevelekaj, Dr. Hashim Çollaku, Balë Kajzogaj, Hilë L. Sh. Prekpalaj, Lucije Marklushaj, Tunë Prekpalaj, Nol Kristaj, Gjon Gjevelekaj, Hajdar Mallaku, Gjon Kolëndrekaj, e kështu me radhë).
Njëherësh do të hapet ekspozita e Frrok Kristajt me fotografi të Imzot Pjetër Bogdanit, Atë Shtjefën Gjeçovit, Katarina Josipit e të Anton Pashkut.
Në fund, veprimtarët kurbetçarë, që i kanë kontribuar zhvillimit të vendlindjes – Zymit, do të laureohen me mirënjohje. (f.k.)

Filed Under: Mergata Tagged With: 15 Gusht 2015- NË FESTËN E ZOJËS SË HASIT EDHE, DITA E MËRGIMTARËVE

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT