NGA GEZIM LLOJDIA/
1.Viti 1984. Qyteti historik në jug. Vlora përjetonte atë prag vere entuziazmin e kohës. Një ngjarje ngjalli kureshtje. Nëpër kafenetë dhe tryezat e vakta,llafi u përhap çmendurisht duke kapërcyer edhe shpejtësinë e erës.I kallur, por i patretur. Të fshehtë apo ndonjë formulë fetare as që bëhet fjalë se mund të ketë. Mistere dhe enigma të fshira u thanë për atë rast. Në qytetin e Flamurit bëri bujë, sepse nuk ishte tretur trupi i tij, ndonëse 60 vite e kishin përshkruar. Çfare imagjinate, që u thur, folën gojët, një lloj i purpurt ose mjegullina llafesh mbuluan ose pushëzuan njerëzinë mes-viteve ‘84, kohë diktature në vendin e shqiponjave. Kam bërë një poezi 5 vite të shkuara, që e botuan mjaftë gazeta letrare.’Te lugu i murrmë. Kam ndjerë shpirtra, që notojnë në erë. Flasin gojët: ato janë shpirtra. Shpirtra, që presin në vendroje.’
Pra trupit i kishte ikur pjesa më kryesore shpirti edhe sipas riteve fetare trupi kthehet andej nga ka ardhur nga bota e baltës dhe ujit. Pjesa inteligjente zhdukej dhe mbetej vetëm pjesa lëndore. Por a do ti besonte këto vet personazhi kur Eqrem Beu ka thënë se në fillim ai ka qenë ose ka besuar komunizmin dhe këta nuk besojnë në Zot a Perëndi,. Shtegtimi i shpirtrave nuk ka kufij ndërsa teposhtë njerëzia flinte gjumë. C’ndodhi në atë vit? Ndërkohë atje tek sheshi po goditej betoni. Po hapej vendvarrimi i Avni Rustemit. Që prej prill-it te 1924, në bulevardin e Vlorës gjendej varri i Avni Rustemit. Mirëpo strukturat e asaj kohe kishin studiuar për të vendosur një përmendore në kohë rreth vitit 1984, filluan hapjen e varrit. Memoriali ne bronx i punuar nga skulptori i Popullit Kristaq Rama.
2.Shkojmë pikërisht atje me I.C. Aty ku është sot busti i tij në lulishten përpara teatrit të qytetit, shikoni më thotë Ilia, do të gjeni një pllakë të kuqe origjinale me 4 doreza çeliku, që është ende te varri. Sipas projektit aty nga viti 84 filloi hapja e varrit. Erdhën punëtoret dhe filluan hapjen e varrit. Ne ndiqnim punimet. U hoq pllaka dhe u pa se sarkofagu ishte me një xham ndërsa llagëmi, që e mbante ka pasur vend ku vendosej në kohë të shkuara kandil për shpirtin e tij. Ishte një arkivol i punuar me dru. Kishte xham në pjesën e sipërme të tij.
Trupi ishte i patretur. Në pjesën e fytyrës sidomos dallohej nga mustaqet. Dhe kjo ishte shenja treguese ndonëse dihej nga të gjithë, vendi ku prehej Avni Rustemi. Ishte i patretur për një arsye gati të thjesht. Ishte balsamosur që në kryeqytet kur u soll me shtrat topi për tu varrosur në Vlorë. Ndonëse kishin rrjedhur vite nën sarkofagun e tij të kuq me germa u gjet trupi Kundërmonte një erë të rëndë morti, arkivoli. Arkivoli ishte i mbuluar me një kadife të kuqe me ca zbukurime.
3.Trupin e morën në spitalin e qytetit ku besohet është bërë autopsi . Kur na dorëzuan neve arkivolin xhami ishte i thyer në pjesën e sipërme. Kur e morën nuk kishte thyerje. Trupin e tij e varrosën te piedestali ku ngrihej busti. Arkivoli gjendet edhe sot e kësaj dite në Muzeun historik të qytetit. Por është tmerrues nja arkivol i hapur. Nga varri i Avni Rustemit sot ruhet vetëm pllaka e kuqe e vogël rreth 1m x 1.5m.
Poshtë saj është llagëmi i zbrazur i mbushur me ujë. Pati shumë kuriozë që erdhën për të parë Avniun, mirëpo ata nuk e dinin se ne dispononim vetëm sarkofagun e tij, që e mbështolli në largimin e tij nga kjo jetë. Në muzeun historik vinin shpesh për të fotografuar sarkofagun e tij. Kjo është e saktë si një histori pa ngjizje të tepërta,përse trupi nuk u tret,ndonëse ishte i balsamosur për ti rezistuar nëntokës gjatë.
Sot në kthesën që të shpie drejt bishtit të kalldrëmit përball ambulantes së qytetit, rreth 5 m bar Init dhe statujës e Avniut është një pllakë e kuqe mes plakave te trotuarit jo shumë e dallueshme nga te tjerat dhe nëse nuk e di nuk ke për të mësuar kurrë që ai vend ishte vendvarrimi i Avni Rustemit në prill të 24 në qytetin e Vlorës. Shumë vite më para ishte i dallueshëm mirëpo spostimi asfaltit të rrugës e fshehu ose humbi varrin deri kur filloi rikonstruksioni i rrugës dhe trotuarit.
Avni Rustemi u vra në 22 prill të vitit 1924, nga Isuf Reçi, Vrasja frymwzoi Revolucionin 10 qershor të vitit 1924. Trupi u transportua për në Vlorë, ku Avni Trupi i tij që u balsamos nga mjeku i njohur i asaj kohe, dr. Shezai Çomo, drejtori i parë i spitalit të Vlorës daja i Avni Rustemit, u varros në kryqëzim të rrugëve.
Ishte fund prilli rreht datws 30 prill 1924 behet varrimi madheshtor i Avni Rustemit,ku morrwn pjesw mbi 10 mije vetw.
Baba Aliu Tomorri më 1924 mori pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë. Fjala e tij në ceremoninë e rastit: “ I shenjtëruari dëshmor i atdheut Avni Rustemi !… E çuditshme se më të shumtët e burrave të mirë, burrave të drejtë, burrave idealistë, janë ndarë nga kjo botë, kush viktimë e plumbit si ti, o Avni i dashur, kush prej helmit në burg e arrati”. Dhe e përfundon kështu : “Fli i qetë, Avni ! Prehu në gjirin e kësaj Vlore kreshnike, pranë Ismail Qemalit të ndjerë, pranë regjimentit apostolik të rilindjes shqiptare”.
Halim Xhelo:
Ne kete minute qe ne qajme Avniun, vrasesiu i vertete i tij,Ahmet Zogolli rri ne pallat duke ferkuar duarte me gjakun e Avniut dhe pregatit plane te tjere per te shkaterruar Shqiperine.Pra Zogolli eshte gjykuar dhe denuar prej ndergjegjes kombetare me vdekje dhe si tradhetar i duhet vene litari.
Fjala e F.S.Nolit:
Vlora ka te drejte ta mbakje Avniun ne gjirin e saj,sepse kjo e kuptoi shume bukur se cfare rendesi te madhe ka pasur gjesti i Avniut ne Paris,nje gjest, i cili nderoi faqen e historise shqiptare.
Bajram Curri:
Po te kishte shpetuar i gjalle,prape Shqypnise do t’ia falte jeten,sepse pe r Shqipnine kishte le Avnia.Luigj Gurakuqi…ne 12 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise m2 2 8 nentor 1924…
Rustemit,qe sivjet po kremton diten e Flamurit prane plakut te arberoise ne gji te memes se lirise sone.
4.Lindi në Libohovë. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rrustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).1908 bashkua me çetën e Çerçiz Topullit, 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut.
1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin “Djalëria e Vlorës”. Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë.
Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare” për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin.