• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VETEM 2 MIJE EMIGRANTE SHQIPTAR VOTUAN ME 21 QERSHOR, NGA 55 Mije NE 2013

June 24, 2015 by dgreca

Flet Kryetari i Shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Shqipëria”  në Athinë, Ilirjan Dhima: Janë kthyer mbi 110 mijë emigrantë/

-Partitë politike nuk u interesuan për emigrantët në zgjedhjet lokale/

– Në zgjedhjet parlamentare 2013, kanë votuar mbi 55 mijë emigrantë/

– Brenda 4 vjetëve të fundit me fillimin e krizës janë rreth 110 mijë emigrantë shqiptarë/

– Në Greqi 210 mijë mund të jenë në moshë votuese, përmbysin çdo rezultat/

– Për zgjedhjet lokale erdhën rreth 2 mijë emigrantë, e papërfillshme/

Intervistoi:Albert Z. ZHOLI/

Në zgjedhjet lokale, emigrantët shqiptarë në Greqi thuajse kanë qenë indiferentë. Kjo për faktin se dhe vetë partitë politike nuk u dhanë rëndësinë e duhur. Duhet theksuar se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, partitë politike, me përfaqësuesit e tyre, për muaj të tërë shëtitën gjithë Greqinë ku kishte emigrantë. Në zgjedhjet lokale asnjë titullar i partive të mëdha nuk u duk në shtetin fqinj për të takuar emigrantët dhe për tu bërë thirrje për të votuar. Vetëm PPDNJ ishte partia që asnjëherë s’është larguar nga minoriteti grek shqiptar tashmë në emigracion në Greqi. Vetëm kjo parti solli në mënyrë të organizuar rreth 800  emigrantë. Nga ana tjetër, kriza greke ka ndikuar shumë tek emigrantët shqiptarë. Tashmë ata nuk mund të lëvizin në çdo kohë pasi ka kosto. Brenda 4 vjetëve të fundit me fillimin e krizës janë rreth 110 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët s’kishin asnjë shpresë punësimi janë kthyer në atdhe. Dhe më keq akoma kthimi i tyre ka bërë që fëmijët të humbin dhe një vit mësimor. Përpos sa më lart prapë fëmijët e kanë vështirë të fillojnë mësimet në auditorët shqiptare, për shkak të gjuhës dhe mënyrës tjetër të sistemit arsimor në Shqipëri.

–  Sa interes kanë treguar emigrantët shqiptarë për zgjedhjet lokale?

Thuajse nuk kanë pasur asnjë interes. Kjo dhe për arsyen sepse asnjë parti politike, apo përfaqësues të këtyre partive nuk u dukën në asnjë qytet apo fshat të Greqisë. N.q.s do të flisnim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ndryshon puna. Në ato zgjedhje çdo ditë në Greqi do të kishte përfaqësues të partive të mëdha dhe të vogla. Dukej sikur zgjedhjet do të bëheshin në Greqi dhe jo në Shqipëri. Takime pafund. Lëvizje pa fund. Sa ikte një deputet i x apo y parti, vinin dy të tjerë. Në mes të Athinës të dukej se dukeshe në mes të Tiranës. Pra interesi ishte i jashtëzakonshëm. Puna me emigrantët ishte intensive.

Pra nuk u pa ky interesim në zgjedhjet vendore?

Fare. Thuajse ishim inegzistent. Në zgjedhjet parlamentare 2013, dy partitë e majta PS dhe LSI por edhe PD ngritën struktura në gjithë qytetet e mëdha greke sikur të ishin në Shqipëri. Në zgjedhjet parlamentare u pa dhe nj organizmin në nisjen e emigrantëve për të votuar. U vunë autobus për të lëvizur. Në ato zgjedhje mund të kanë votuar mbi 55 mijë emigrantë. Nuk ishin pak. Vota e emigrantëve ishte vendimtare.

Sa emigrantë ka sot në Greqi dhe sa mund të jenë në moshë votuese?

Tashmë ën Greqi mund të jenë 550 mijë emigrantë, nga të cilët 210 mijë mund të jenë ën moshë votuese, pasi pjesa tjetër janë fëmijë të lindur dhe të ritur aty. Më vjen keq që asnjëherë emigrantët tanë në Greqi nuk kanë votuar asnjëherë të gjithë. Madje as 20%. Nqs do të votonin emigrantët tanë aty, vota e tyre do të ishte përcaktuese, do të ishte determinonte. Atëherë të shihje ti si do të lëviznin politikanët në Greqi. Por duke ditur pengesat, mos funksionimin normal të votimit, pengesat e tjera burokratike, i kanë lënë në heshtje. Në Greqi është një komunitet që është sa një e treta e elektoratit votues në Shqipëri. Dihet ndikimi në kushte normale votimi.

Asnjë parti nuk ka qenë pjesë e bisedimeve për ardhjen e emigrantëve për të votuar në zgjedhjet vendore?

Pothuajse asnjë. Mund të veçoj PPDNJ, që është gjithmonë prezente në Athinë, por vitet e fundit roli i saj është zbehur shumë. Si duket komunikimi, mënyra se si imponohet kjo parti tek votuesi, ka bërë që të largohen të gjithë simpatizantët. Edhe ën këto votime, vetëm kjo parti ka bërë fushatë në Athinë dhe ka organizuar lëvizje me autobusë. Këta autobusë janë drejtuar për në Himarë dhe në fshatrat e Dropullit. Mund të kenë qenë rreth 800 votues, shumë, shumë më pak se zgjedhjet e mëparshme.

Sa emigrantë mund të kenë ardhur për votime nga Greqia?

Për mendimin tim rreth 2 mijë emigrantë. Dhe këta jo enkas për votime, por meqë janë pushimet apo kanë ngelur pa punë, kanë menduar të bëjnë nj rrugë dhe dy punim të votojnë dhe të takojnë të afërmit. Ky është numri më i vogël i emigrantëve të ardhur për votime në këto vite.

Në përgjithësi çfarë elektorati janë emigrantët?

Duke parë aktivitetet, organizmin, duke parë celulat e partive, e them me bindje se mbi 60% e emigrantëve janë me bindje të majtë. Pra partitë e majta kanë një bastion të fuqishëm në Greqi dhe nuk duhet ta humbin.

Kur është krijuar shoqata “Shqipëria”?

Kjo shoqatë është krijuar në Nea Peramos, në pjesën Perëndimore, që sot quhet Bashkia “Megara” në Athinë. Është një shoqatë që ka një aktivitet katër vjeçar pas votimeve, por me një kohë veprimtarie pesë-vjeçare, para se të legalizoheshim.  Pra, nga 19 Qershori i vitit 2008,  e mbrapa është një shoqatë ligjore.

Cilat janë aktivitetet që keni kryer?

Në bazë të statusit, ne i shërbejmë komunitetit të emigrantëve në Bashkinë, ku punojmë dhe jetojmë, të drejtat shoqërore, kulturore,   etj… Ato që bëjmë në mënyrë shumë të organizuar çdo vit janë festat tona kombëtare që nuk neglizhojmë kurrë. Por puna jonë konsiston në mënyrë permanente sidomos në ndihmat që i japim emigrantëve të ndryshëm në raste fatkeqësish, në raste sëmundjesh, por dhe në mësimin e gjuhës shqipe. Këto ndihma jepen nga kuotat e shoqatës, por edhe nga ndihma e biznesit të emigrantëve që gjithmonë na janë gjendur pranë që i  kemi anëtar të shoqatës.

Nuk ju nxorën pengesa autoritet greke që e emërtuat shoqatën “Shqipëria” ?

Kur dërguam  dokumentet për legalizim, ne i nisëm me emrin “Iliria” , por me këtë emër nuk na e dhanë. Si duket i trembte ky emër. U befasuam, pastaj vendosëm ta quajmë “Shqipëria” që për ne është shumë më domethënës. Për çudi, nuk patëm reagime.  Sot jemi më të kënaqur  me këtë emërtim.

Ku konsiston puna juaj në drejtim të njerëzve në nevojë?

Ne kontaktojmë vazhdimisht me komunitetin tonë dhe të gjithë pjesëtarët e shoqatës kanë njohje në të gjithë zonën. Kjo bën që të evidentojmë problemet. P.sh kemi familje që nuk përballojnë shpenzimet, pasi kanë shumë nevojë, apo fëmijë që kanë nevojë për kurse, por nuk kanë mundësi ekonomike, të gjithë këtë kategori ne e trajtojmë vazhdimisht. P.sh, ne kemi hapur kurse të gjuhës shqipe, ku Ministria e Jashtme nëpërmjet Drejtorisë së Diasporës ka një program me 46 orë për mësimin e gjuhës, dhe ne kemi një degë brenda shoqatës që është dega e arsimit. Kemi dy shkolla në ishullin e Salaminës, një në Megara, në  Selanik, po hapim  në Mandra dhe në një qytet tjetër. Pra, këto janë nisma të shoqatës sonë.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: 2 mije emigrante, Albert Z. Zholi, votuan me 21 qershor

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT