• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SI SOT, 25 VJET MË PARË…

March 6, 2016 by dgreca

Nga MURAT GECAJ/

Si sot, 25 vjet  më parë, edhe në familjen tonë përjetuam një ngjarje të pazakontë e troditëse. Por këtë “gjëmë kolektive” e përjatuan sa e sa familje, jo vetëm në kryeqytetin tonë, por dhe në qytete e fshatra të mbarë Shqipërisë. Pa e zgjatur, shënoj këtu se edhe dy djemtë tanë u bashkuan me turmat e të rinjëve e të rejave, që vërshuan për në qytetin e Durrësit, pa e ditur mirë se ku do t’i çonin! Që aty, me anijen e tejmbushur “Tirana” ata i drejtuan për në anën tjetër të Adriatikut, pra i zbritën në portin e Brindizit të Italisë. Edhe tani na duket se e ndiejmë atë shqetësim e tronditje shumë të madhe shpirtërore. Por u qetësuam sadopak, kur ata arritën të hynin në një familje italiane dhe që andej të na njoftonion me telefon, në shtëpinë e një fqini, se ishin shëndosh e mirë.

Pastaj ngjarjet rodhën shumë shpejt dhe, në ato ditë, shumicën e emigrantëve shqiptarë, të 6 marsit 1991, i dërguan me tren për në qytetin verior të Italisë, Asti. Aty i vendosën në një kazermë ushtarake, deri sa i shpërndanë nëpër familjet e atij qyteti. Rasti e solli që dy djemtë tanë i morën në familjen e tyre çifti Adino e Mirela Genta. Aty qëndruan rreth tre muaj dhe ata u kujdesën që t’u gjenin punë e më vonë edhe shtëpi me qera, bashkë me një shok të tyre.

Me merakun për t’i parë nga afër, se ku jetonin e punonin djemtë tanë, arrita që të merrja vizë në Ambasadën Italiane në Tiranë dhe shkova në Asti e qëndrova një muaj, bashkë me ta. Nga largësia e 25 viteve, gjej rastin që t’u shpreh falënderimet tona të përzemërta jo vrtëm familjes Genta, por  dhe mjaft të tjerave, që pata rastin t’i njihja dhe që i mbështetën e u kujdesën për djemtë shqiptarë, që shkuan emigrant në atë qytet.

Me dhimbjen dhe emocionet e asaj kohe, më pas ( 6 mars 2011), unë shkrova një vjershë modeste, të cilën e kam publikuar më parë dhe me të cilën po i shoqëroj këto radhë. Gjithashtu, po botoj edhe një foto të rrallë, të tetorit 1991, ku jam bashkë dy djemtë tanë dhe me disa miq të tyre, që kishin shkuar edhe ata emigrantë në Asti.  Në këtë qytet kam qenë shpesh here, gjatë këtyre viteve, pasi aty jetojnë pësëri  me familjet, që krijuan djemtë tanë, por dhe shumë të tjerë, që morën udhët e mërgimit, në marsin  e 25 viteve më parë.

Uroj e shpresoj që, megjithëse kanë kaluar kaq vjet, përsëri  emigrantët e asaj kohe, një ditë të rikthehen përgjithnjë, në Atdheun tone, i cili sado ndadalë, po ecën në rrjedhat evropiane. Se, kudo që të shkojnë e sado mirë që të jetojnë ata, askund nuk do ta gjejnë ngrohtësinë e vendlindjes së tyre!

Tiranë, 6 mars 2016

———————————————————-

AH, KY 6 MARSI 1991…

( Sa kujtime e dhimbje na sjell!? )

Kam shkruar,  më parë, për këtë  datë të paharruar,

që zemrat e shumë shqiptarëve fort i pat’ copëtuar!

Sa shpejt ikën vitet, ato u mbushën plot njëzetepesë…

Po, a e dini, vallë, se ato gati janë një jetë e tërë?

Atë ditë Tirana gjëmoi si një i fuqishmëm- tërmet

dhe ngjante se këmbë njeriu këtu nuk kishte mbetë;

vraponin e vraponin-vargua, plot të rinj  dhe të reja,

sa dukej që njerëzve në mes iu ishte këputur jeta.

Nëna e baballarë u lebetitën e ata shumë lotuan,

të gjithë të shtangur, drejt portit të Durrësit shkuan.

Anija “Tirana” atë ditë priti plot miq të paftuar

dhe nuk e dinte aspak, se ku kishte  për t’i dërguar;

mbi ujë e tallaze, me shpejtësi filloi të lundrojë,

deri sa në  brigjet italiane udhën ajo e ndaloi.

Po, ankthin tonë, a e merrni ju sot me mend,

se të gjithëve as toka aspak nuk na zinte  vend?!

Nuk dinim ne asgjë, për djemtë as për vajzat,

Se ku, vallë,  i kishte pëplasur e egër vala?!

……………………………………….

Kjo histori është, tashti, plot njezetepesëvjeçare,

po më kuptoni, se dhimbja nuk na është hequr fare;

mendja e sytë na kanë mbetur ne atje, përtejdeti

e përsëri sikur i ndiejmë lëkundjet e atij “tërmeti”.

Lexuesi im, më beso ti mua, që nuk jam poet,

por kur njeriu kujtesës detyrohet e i thërret

e dhimbjen sadopak dëshiron ta pakësojë,

atëherë, çuditësisht, niska që të vjershërojë!?…

U kërkoj ndjesë, për vargjet që më lart shkrova,

Por, kështu, mendje e zemër sadopak i lehtësova.

…………………………………………

Tani, më falni, se në Internet po më vjen sinjal

dhe në anën tjetër po prêt të  lidhet me ne njëri djalë;

pra, me figurë e zë, përsëri sot ne do të bisedojmë

e atë datë, aq  të dhimbshme, përherë  do ta kujtojmë…

(Shkruar së pari, më 6 mars 2011,ora 20.00)

Filed Under: ESSE Tagged With: 25 VJET MË PARË…, Murat Gecaj, Si Sot

Artikujt e fundit

  • Neuroshkenca e Reziliencës së Stresit te Studentët: Rishikim literature (2020-2023)
  • Pse nuk jep Lajçaku dorëheqjen nga posti i ndërmjetësuesit?
  • Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Biden: Themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës janë në aleancën e përhershme me SHBA-të
  • Kryetari Glauk Konjufca: Gjuha e urrejtjes po sfidon secilin shtet të botës
  • KËRKESA E SINQERTË PËR FALJE SI URË DREJT CIVILIZIMIT PERËNDIMOR
  • Censura studimore dhe politika në një kontent historik
  • VATRA priti kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama
  • Presidentja Vjosa Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi
  • SOT NË ORËN 12.30 PM, ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI VIZITON VATRËN
  • Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
  • NJË VEPËR ESESH DINAMIKE
  • Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së
  • Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024
  • SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920
  • Narcisi i shekullit të 21-të

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT