Shkruan: Astrit Lulushi*/
1863-Gjatëmbëdhjetë shtete dhe mbretëri evropiane formojnë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Deri në mes të shekullit të 19-të, nuk kishte asnjë sistem të organizuar për kujdesin e viktimave të luftës ose të plagosurve në fushë-betejë. Në qershor 1859, biznesmeni zviceran Henry Dunant udhëtoi për në Itali, në atë kohë e pushtuar nga Franca. Kur mbërriti në qytetin Solferino, ai pa nga afër pasojat e një beteje franko – austriake, ku në një ditë të vetme, rreth 40-mijë ushtarë në të dy anët u vranë ose u plagosën dhe trupat ishin lënë në fushë pa asnjë kujdes a ndihmë. Henry Dunant braktisi plotësisht qëllimin origjinal të udhëtimit të tij dhe për disa ditë iu përkushtua organizimit të trajtimit dhe kujdesit për të plagosurit. Kur u kthye në shtëpinë e tij në Gjenevë, ai vendosi të shkruajë një libër “Kujtesë e Solferinos” dhe u dërgoi kopje të librit figurave kryesore politike dhe ushtarake në të gjithë Evropën. Dhe këshu u përhap idea e krijimit të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, që u themelua këtë ditë 150 vjet më parë.
1888 – Nënshkruhet Konventa e Konstandinopojës, e cila lejon kalimin e lirë detar përmes Kanalit të Suezit në kohe lufte e paqe.
1921 – Fillon Gjyqi i dytë i Sakos dhe Vanzetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ferdinando Nicola Sacco dhe Bartolomeo Vanzeti ishin italiano-amerikanë – anarkistë – të cilët ishin dënuar me vdekje për vrasjen e dy përsonave gjatë grabitjes me armë të një fabrike këpucësh në South Braintree, Massachusetts, në vitin 1920. Një gjyq në vitin 1921 rezultoi se Sako e Vanzeti ishin fajtorë, pavarësisht nga të dhënat balistike jo të qarta dhe nga pohimet e dëshmitarëve të shumtë se ditën e grabitjes, Sako dhe Vanzeti ishin parë në vend tjetër. Ky vendim u apelua, por pa sukses. Ndërkohë çështja tërhoqi vëmendjen në mbarë botën.dhe protesta kundër vendimit shpërthyen në thuajse çdo kryeqytet të botës perëndimore. Shkrimtarë, artistë, intelektualë e akademikë bënë thirrje e dërguan letra e telegrame rigjykimin e tyre; Kishat i fillonin shërbimet me lutje për faljen e Sakos dhe Vanzetit. Në përgjigje, guvernatori i shetit Massachusetts, Alvani Fuller emëroi një komision tre-anëtarësh për të hetuar rastin. Pas disas javësh rishqyrtimi të çështjes, komisioni mbështeti vendimin e mëparëshëm dhe Sako dhe Vanzeti u ekzekutuan në karrige elektrike më 23 gusht 1927. Që nga ajo kohë, mendimi i përgjithshëm është se Sako e Vanceti u dënuan kryesisht për shkak të bindjeve të tyre politike anarkiste dhe u ekzekutuan padrejtësisht . Në vitin 1977, guvernatori i shtetit Masaçusets Michael Dukakis lëshoi një dekret që Sako dhe Vanzeti ishin dënuar padrejtësisht dhe se “çdo njollë duhet të shlyhet përgjithmonë nga emrat e tyre”. Dhe çështja se kush i vrau dy rojet e fabrikës gjatë grabitjes me armë me 1920, ka mbetur zyrtarisht e pazgjidhur.
1996 – Britania dhe Shqiperia bien dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dmmshpërblime për incidentin në Kanalin e Korfuzi, 1946; dhe Britania t’i japë Shqiperisë 18 milione dollarë (vlera e arit te bllokuar).
Mendim i ditës
“Shkenca kurrë nuk zgjidh një problem pa krijuar dhjetë të tjerë.”
George Bernard Shaw *(Kortezi: VOA)