• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zbardhje- Habilaj: Kam njeriun tim tek salla e radarëve në Durrës

October 19, 2017 by dgreca

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva.

1 Habilaj1Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. “I patë policët? Janë tanët”, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo.

PERGJIMI 1/

“30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

Kjo deklarate eshte nje pjese nga pergjimet e bandes se droges kryesuar nga Moisi Habilaj, arrestuar dje ne Itali dhe qe theksohet edhe nga media italiane Meridionews.it se eshte kusheri i ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

“Një lidhje farefisnie mund të thote shume, sidomos nëse e ke me një ish-ministër – i larguar nga detyra në mars – tepër i përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge”, nis shkrimin gazeta italiane.

“Në Shqipëri, lajmi i arrestimit të Moisi Habilajt ka krijuar një tërmet të vërtet politik. 39-vjeçari, i kapur dje nga bërthama e policisë gjyqësore të Guardia di Finanza të Catanias në kuadrin e operacionit “Rosa dei venti”, është kushëri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri”-shkruan me tej gazeta.

Ajo citon deklaratatt e kreut të policisë kufitare të Vlorës, Dritan Zagani, i cili e akuzoi publikisht për bashkëpunim me krimin e organizuar lokal që merrej me trafikun e marijuanës nga Ballkani.

“Sipas policit i detyruar më pas të strehohej në Zvicër, pasi akuzohet se u ka shitur informacion autoriteteve italiane dhe për këtë është në kërkim – kushërinjtë e ministrit transportonin drogë duke shfrytëzuar makinën private të tij. Një Audi A8 e parë shumë herë të kalojë kufirin grek, por jo vetëm. I interesuari direkt, nga ana e tij, ka përgënjeshtruar gjithmonë, duke shpjeguar se makinën ua kishte shitur kushërinjve, por në të zezë, që më 2013. Verifikimet e detektivëve italianë megjithatë tregojnë një histori të ndryshme, në të cilët del edhe emri i politikanit”-shkruan gazeta.

Pjesa per Moisi Habilajn, pergjimi dhe emri i Tahirit 

Moisi Habilaj në Siçili kishte urën e biznesit te tij te ndihmuar nga nje rrjet grosistësh, te cilet blinin me leke ne dore qinda kg marijuana e me pas ua vinin ne dispozicion klaneve mafioze per shitje. Kjo jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa. Në Shqipëri, mbi kushëririn e ministrit ka pasur vetëm dyshime të shumta. Asnjëherë nuk u hetua, asnjehere i arrestuar, por shumë herë i fotografuar, si ishte rasti i fotografimit me kreun e policisë kufitare të Dhërmiut. Një rezultat i udhëtimeve të shumta nga Shqipëria në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të akorduar shitjet e drogës, përshtatjen e vendit të zbarkimit dhe ato të ruajtjes së drogës.

Hetimet çojnë në emra e mbiemra. Si rasti i Antonino Rielas, i dyshuar si pikë kyce në Catania për blerjen e drogës qe sillej nga Shqipëria. Ushtarakët në nëntor 2013 monitoruan një takim midis këtij të fundit dhe Florian Habilajt, vëllai i Moisiut, pra edhe ai kushëri i ministrit Tahiri. Takimi kokë më kokë u zhvillua në lagjen San Giorgio dhe, sipas akuzave, Riela i ka dhënë aty 30 mijë euro në dorë për një sasi marijuane. Synimi ishte qe të merrnin veten sa më shpejt nga sekuestrimi i 1650 kilogramëve në tetor, në shkëmbinjtë e Baia del silenzio në Castelluccio, pranë Augustas.

“Sikur të kisha pasur një kallashnikov do t’i kisha vrarë të gjithë. Bam, bam bam”, thoshte Moisiu, i përgjuar, i zemëruar për ngarkesën e kapur dhe për vështirësitë për të mos u kapur nga “të zinjtë”, si i cilesonte ai forcat e rendit.

Shqipëria për kushëririn e ministrit duhet të ketë qenë prej vitesh një zonë e lirë për afarat e tij. Në një përgjim të bërë nga Guardia di Finanza e Catanias, vetë Moisiu i zbulonte disa detaje bashkëbiseduesit, një siçilian, titullar i një stacioni furnizimi Q8 pranë Lentinit: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar dhe ndodh që edhe vetë shefi i policisë personalisht ndihmon për ngarkimin e thasëve”.

Kurse në Itali, grupit i behen sekuestrime të vazhdueshme, cfare ben nisjen e bisedimeve të gjata për të planifikuar dërgesa të reja dhe pikërisht në këtë moment Moisiu flet për kushëririn e tij ministër: “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”.

Politikani futet në valle edhe në lidhje me makinën tashmë të famshme. Kushëriri, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj, kanë shkuar në Siçili edhe me Audin që me letra i përkiste ende ministrit. Ari i gjelbër i Ballkanit ka përfunduar edhe në dispozicion të Sebastiano Sardo, prej pak kohësh i penduar i drejtësisë, por në të shkuarën manaxhues i drogës për klanin Cappello në Catania. Për shqiptarët ishte “ai me syze” me të cilin bënin marrëveshje fitimprurëse edhe për furnizim me armë.

“Nëse sjellim diçka për të, i japim edhe ndonjë kallashnikov. Le të vriten mes tyre, kujt i plasi, ata i duan për vete”, thuhet në një përgjim.

Filed Under: Kronike Tagged With: “30 mijë euro i duhet, Habilaj, t’ia japë Saimirit”

Artikujt e fundit

  • Një lutje për shëndetin e mikut tonë të çmuar Dalip Greca
  • SHUHET PATRIOTI I MADH DR. GJON BUÇAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • SUPREME COURT LEAK LEADS THE HEADLINES
  • GAZZETTA DI VENEZIA (1919) / SHKRESA E DJEMVE TË ISMAIL QEMALIT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË ME RASTIN E VDEKJES SË BABAIT TË TYRE
  • TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT
  • Jo, po: ka Shqipni për Zotin
  • GJON KAMSI DHE RRËNJËT E FAMILJES SË TIJ MESJETARE
  • KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT
  • ALBANIAN LANGUAGE – ELECTIVE COURSE – AT HARVARD UNIVERSITY
  • MITINGU I MADH I 13 MAJIT 1910 NË BOSTON NË PËRKRAHJE TË KRYENGRITSËVE TË KOSOVËS DHE KRYEKOMANDANTIT ISA BOLETINI
  • Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpret të gjithë shqiptarët në festën e 110 vjetorit të krijimit të saj
  • Liria e popujve kërkon sakrificë dhe vetëmohim
  • Poezi nga Lulëzime Malaj
  • Poezi nga Emine S.HOTI
  • LEGJENDA E DUKATIT DERVISH ALI AJANI 1794-1851

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT