• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA – KOSOVËS, GRANT MBI 30 MILIONË DOLLARËSH

December 20, 2017 by dgreca

1 Thaci ambasad-Presidenti Thaçi dhe ambasadori Delawie nënshkruan sot amandamentimin e marrëveshjes 30 milionë dollarëshe ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së: Partneriteti për zhvillim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës është i fuqishëm/1 ambasadori amerikPRISHTINË, 19 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, dhe shefin e USAID-it në Kosovë, James Hope, nënshkruan sot amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Presidenti Thaçi shprehu falënderimin e tij për këtë grant rreth 30 milionë dollarë në mbështetje në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, nxitjen e investimeve në sektorin privat dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

“Marrëveshja e sotme në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është edhe një hap përpara i mbështetjes së fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë konsolidimit të shtetit të Kosovës në rrafshin e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe progresit të gjithanshëm, për çka edhe u jemi mirënjohës, i nderuari ambasador, juve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi presidenti Thaçi.

Ai tha më tej se këto ditë të fundit të këtij viti janë shumë pozitive për Kosovën, para së gjithash kur nesër do të nënshkruhet edhe marrëveshja tjetër në sektorin energjetik për Kosovën e Re- një investim prej 1 miliardë e 300 milionë eurosh që do ta bëjnë investitorët amerikanë.

“Ky është mesazhi më i mirë që mund të burojë nga Kosova në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë, por edhe të mesazhit për atmosferën e mirë të investimeve në Republikën  e Kosovës për investitorët e huaj” shtoi i pari i vendit.

Kurse, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Delawie, tha se ceremonia e sotshme e nënshkrimit të këtij granti bën pikërisht këtë zotim: punën e përbashkët në 2018-tën.

 “Kjo marrëveshje për grante shton edhe mbi 30 milionë dollarë për aktivitetet e USAID-it që do t’i trajtojnë sfidat kryesore të zhvillimit të Kosovës: avancimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mirë, rritjen e ekonomisë së larmishme që krijon investime dhe vende pune, si dhe fuqizimin e kosovarëve të rinj me zotësi akademike dhe profesionale për të qenë gjenerata e ardhshme e prijësve të Kosovës” theksoi ambasadori Delawie.

Ai tha se partneriteti për zhvillim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës është i fuqishëm.

“Ai reflekton pothuajse dy dekada të punës së përbashkët për jetë më të mirë dhe të ardhme më të ndritur për qytetarët e Kosovës. SHBA-ja mbetet e përkushtuar në zotimet e saj dhe presim vazhdimin e partneritetit tonë të vazhdueshëm”, pohoi ambasadori Delawie.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, falënderoi ambasadorin amerikan, Delawie, dhe shefin e USAID, Hope, për mbështetjen që i kanë dhënë vazhdimisht Kosovës./b.j/

FJALA E AMBASADORIT TË SHBA-SË NË KOSOVË, GREG DELAWIE:PARTNERITETI PËR ZHVILLIM NDËRMJET SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS ËSHTË I FUQISHËM:

 Dhjetori është gjithmonë koha e duhur për të shikuar prapa dhe për të vlerësuar vitin që po e lëmë pas, e ky vit ka shënuar të arritura të rëndësishme.

Kosova ka mbajtur zgjedhje të qeta dhe pati kalimin te qeveria e re; pastaj kemi qenë dëshmitarë se Kosova është vlerësuar ndër dhjetë shtetet më reformuese në raportit e të bërit biznes nga Banka Botërore; kemi qenë dëshmitarë të integrimit të gjykatave të Kosovës; si dhe së shpejti edhe të shënimit të përmbylljes komerciale të investimet më të madh privat në Kosovë që do të mundësojë furnizim të sigurtë me energji elektrike. Këto janë rezultate mbresëlënëse. Por, duhet të vazhdojmë rrugën e reformave sepse duhet të punojmë ende për të siguruar ecjen përpara të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evroatlantik.

Ceremonia e sotshme e nënshkrimit të këtij granti bën pikërisht këtë zotim: punën e përbashkët në 2018-tën. Kjo marrëveshje për grante shton edhe mbi 30 milionë dollarë për aktivitetet e USAID-it që do t’i trajtojnë sfidat kryesore të zhvillimit të Kosovës: avancimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mirë, rritjen e ekonomisë së larmishme që krijon investime dhe vende pune, si dhe fuqizimin e kosovarëve të rinj me zotësi akademike dhe profesionale për të qenë generata e ardhshme e prijësve të Kosovës.

Partneriteti për zhvillim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës është i fuqishëm. Ai reflekton pothuajse dy dekada të punës së përbashkët për jetë më të mirë dhe të ardhme më të ndritur për qytetarët e Kosovës. SHBA mbetet e përkushtuar në zotimet e saj dhe presim vazhdimin e partneritetit tonë të vazhdueshëm.

Ju faleminderit!

Ambassador Delawie’s Statement for the Signing of the USAID Development Grant Agreement

December is always a good time to look back and review the year we’re bidding farewell to, and this past one recorded significant achievements.

Kosovo went through peaceful elections and transition to a new government; witnessed Kosovo as a top ten reformer in the World Bank Doing Business report; integrated Kosovo’s courts; and soon, the commercial close of Kosovo’s largest ever private investment that will make reliable energy possible. These are all impressive results. But we must continue on the reform path, there is still more to be done to ensure Kosovo moves forward on its path to Euro-Atlantic integration.

Today’s signing ceremony commits us to just that: shared work to be done in 2018. This grant agreement adds over $30 million for USAID activities that are addressing Kosovo’s priority development challenges: advancing the rule of law and good governance, growing a diverse economy that creates investment and jobs, and empowering young Kosovars with the academic and professional skills to be the next generation of Kosovo’s leaders.

The Development partnership between the United States and Republic of Kosovo is strong. It reflects nearly two decades of working together to create a better life and a brighter future, for the citizens of Kosovo. The United States remains steadfast in its commitments and we look forward to our continued partnership.

Thank you!

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 30 milione dollare, Kosoves, SHBA

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT