Zyrtarët italianë thonë se të paktën 30 persona kanë vdekur pas shembjes së një ure në qytetin Gjenova.“Rreth 30 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë të plagosur rëndë”, tha zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini. Te dhenat e fundet flasin per 35 te vdekur.
Ura që u shemb papritur, njihet si Ura Morandi dhe është ndërtuar në vitet e ’60-ta.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të madhe me rrënoja nën hapësirën në mesin e urës.
Kryetari i Agjencisë për Mbrojtje Civile në Itali, Angelo Borreli tha se të gjitha viktimat duket se kanë qenë duke udhëtuar me makina në urë, kur ajo u shemb.
Autoritetet italiane njoftuan se rreth 30 makina dhe tre kamionë të tonazhit të rëndë ishin duke kaluar në urë, në momentin e shembjes.
Zjarrfikësit njoftuan se nga gërmadhat kanë arritur të nxjerrin dy njerëz të gjallë, të cilët ishin bllokuar në makinat e tyre pas rrëzimit nga ura.Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli tha se shembja e urës “është një tragjedi e madhe”.
***
Presidenti shqiptarët Ilir Meta ngushelloi homologun italian me nej telegram ngushellimi:
I dashur President Mattarella,
Jam shumë i trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e ngjarjes tragjike në qytetin e Genovas.Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi.Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe.