Ka përfunduar qetë protesta në Kumanovë, ku disa mijëra qytetarë nga ky qytet, por edhe nga vende tjera të Maqedonisë kërkuan drejtësi për vrasjen e fëmijës 4-vjeçar Almir Aliu nga një bashkëqytetar maqedonas. Protestuesit porositën se “nëse nuk funksionon sistemi, qytetarët mund ta marrin në duart e veta drejtësinë”.
Në fund të protestës, që u përmbyll para gjykatës në Kumanovë, u lexua edhe mesazhi i organizatorëve.
“Fajtori duhet të dënohet në përputhje me Kushtetutën dhe me kodin penal të Maqedonisë.
Vrasësi i Almirit i njohur për Policinë, krenohej me krimet që bënte/
Vrasësi i Almirit 4-vjeçar, Boban Iliq nga Kumanova, ka qenë i njohur për policinë lokale dhe disa herë ka shkelur ligjin, kurse këto incidente që i ka shkaktuar i ka “reklamuar” në Facebook si “trimëri” dhe është krenuar me to.
Portali Telegrafi.com ka publikuar dy nga postimet e maqedonasit 30-vjeçar, ku lavdërohet me bëmat kriminale.
I kishte bërë krimet, e kur publikoheshin veprat e tij si lajme nëpër portale ai i shpërndante dhe ishte i lumtur, e shpesh edhe komentonte.
***
”Kanë filluar të më nxjerrin edhe nëpër lajme” shkruante mbi lajmin ”Shoferi i dehur e ka ofenduar policin”.
Iliq është në paraburgim 30 ditë, Almiri u varros të shtunën, ndërsa familja dhe opinioni i gjerë publik në Maqedoni, jo vetëm ai shqiptar, kërkojnë dënim maksimal, që mund të jetë burg i përjetshëm.