• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

5 projekte për restaurimin e “Marubit”

March 30, 2014 by dgreca

*Restaurimi i Fototekës, “Marubi”, fituese studio holandeze “Casanova-Hernandez”/

Nga Gjergj Mima/Nisi të Dielën, 30 Mars, në Shkodër, prezantimi publik i fazës së fundit të përzgjedhjes së projekteve fituese për projektin “Restaurimi dhe Muzealizimi i Fototekës Kombëtare ‘Marubi”. Pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qënë edhe Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.Fjalën e hapjes e mbajti ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila tha se, sot do të prezantohen pesë projekte për restaurimin e “Marubit”.“Fototeka Marubi është një pasuri për të gjithë shqiptarët”, u shpreh ministrja Kumbaro, duke shtuar se, “me këtë Muze të Marubit në synojmë që të shtojmë vlerat pasi jo vetëm Marubi, por edhe Shkodra është një xhevahir në kurorën e kulturës shqiptare”.

Kumbaro në fjalën e saj e cilësoi fototekën “Marubi” si një thesar të cilin duhet vetëm ta sigurojmë dhe ta gëzojmë, duke shtuar se në përfundim të këtij muzeu, thesarin e fototekës Marubi synojmë ta regjistrojmë në thesaret e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.“Sot po prezantohen pesë projekte, për të mundësuar restaurimin e “Marubit”. Këto pesë projekte dolën nga gara e parë ku morën pjesë 26 propozime nga 8 vende të botës. Sot ne kemi idetë dhe teknologjitë më bashkëkohore për të vlerësuar “Marubin”. Kjo është rruga e progresit në kulturë, që na dëfton vlerat e Shkodrës dhe të pinjollëve të shquar shkodranë.

Kjo rrugë progresi i jep dinjitet krenarisë sonë për thesaret e kulturës shqiptare. Ministria e Kulturës është e angazhuar për t’i mbrojtur dhe për t’i kthyer dinjitetin e merituar trashëgimisë kulturore. Në përfundim të këtij muzeu, thesarin e fototekës Marubi ne synojmë ta regjistrojmë në thesaret e trashëgimisë botërore të UNESCO-s”, tha Kumbaro.

Kryeministri: Ngritja e muzeut të Marubëve, Akt dinjitoz për krenarinë kombëtare

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot ngritjen e muzeut të Marubëve në Shkodër “si një akt dinjitoz me vepra, jo me fjalë, për ngritjen e krenarisë kombëtar”.I pranishëm në Kinema Millenium në Shkodër, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, mori pjesë në prezantimit publik të fazës së fundit të përzgjedhjes së projekteve fituese për projektin “Restaurimi dhe Muzealizimi i Fototekës Kombëtare ‘Marubi”’.

“Studio që do të bëjë restaurimin do të bëjë të mundur që së shpejti ky thesar dhe dinastia e Marubëve të dalë më në fund nga burgu i harresës dhe lagështirës mbytëse dhe të bëhet pjesë e jetës së qytetarëve të Shkodrës. Dhe pas kësaj do të jenë më të shumtë atë që do e vizitojnë Shkodrën”, tha Kryeministri Rama.Duke folur mbi gjendjen e Fototekës ‘Marubi’, Kryeministri Rama u shpreh se, “E kam parasyve takimin me Luçianon, Drejtorin e Fototekës ‘Marubi’, djalë i ri, energjik, me pasion e vullnet që na tregoi gjendjen e mjeruar që ishin lënë të gjithë pjesët e çmuara të këtij thesari dhe përpjekjet e tij krejt individuale, me një grup njerëzish për të luftuar shiun, lagështirën, për të luftuar që në kushtet e pasigurisë totale Fototeka të mos cënohej. Jam i bindur që drejtori dhe stafi i tij sot janë shumë të lehtësuar dhe mezi presin ta kalojnë thesarin nga vendi krejt i papërshtatshëm, në vendin që meriton në zemër të Shkodrës”.

Kryeministri përgëzoi edhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, “për punën e shkëqyer dhe mbërritjen në këtë stacion, që vërtet qe parashikuar brenda 300 ditëve, por ishte nevojshme të arrihej edhe kjo cilësi që mundëm ta shohim sot përmes varianteve të paraqituara. Gjithashtu e përgëzoj për faktin se ka vënë që në fillim, si më kryesoren, punën për inventarizmin e thesarave tona të lëna rrugëve, të dëmëtuara vazhdimisht, të shqyera e grabitura, për të cilat sot nuk kemi inventar. Nuk dimë ekzaktësisht sesa vepra materiale disponojmë në secilën nga fushat e trashgimisë tone”.

Sipas kreut të ekzekutivit, “procesi i inventarizimit ka përparuar dhe sot që po flasim për thesarin e Marubit ka nisur procesi për dixhitalizmin e tij. Ka nisur puna për të ruajtur këtë thesar që sot është mjaft i dëmtuar, por që ka shumë për t’u thënë brezave që do të vijnë”.

“Me një kilometër më pak asfalt dhe një thesar më shumë të shpëtuar, sepse kaq kushton shpëtimi i një thesari, ne bëjmë shumë më tepër drejt Shqipërisë europiane, drejt atdheut që meritojnë fëmijët tanë. Jemi të vendosur që vit pas viti ta shtojmë, jo vetëm vëmendjen, por edhe volumin e të mirave materiale që do të shpenzojmë për trashëgiminë kulturore dhe kulturën në përgjithësi”, tha Kryeministri Rama.

“Duke siguruar thesare, si ky thesari i madh që po sigurojmë sot, bëjmë të mundur rritjen e dinjitetit kombëtar dhe forcimin e identitetit europian”, u shpreh kreu i qeverisë, duke shtuar se, “Marubët kanë drithëruar botën kur kanë dale në dritën e syve të ekspertëve të huaj dhe kur janë ekspozuar në hapësira prestigjoze në botë. Vetë struktura prestigoze e thesarëve të Francës ka dedikur një fond në vitet 90’ për të restauruar pjesë të trashëgimisë së Marubëve, dhe kjo trashëgimi ka bërë që kjo pasuri të shihet si një prej zëdhënësve më të rëndësishëm të kulturës evropiane dhe një prej zëdhënësve më spektakolare të historisë dhe gjenezës së fotografisë”.

“Vlerësimet për Marubët në gjuhë të huaj janë shumë më dinjitoze se vlerësimet e bëra në gjuhën shqipe. Kemi konsumur shumë fjalë për patriotizmin, por veprat që do të tregonin patriotizmin dhe krenarinë kombëtare mungojnë, ashtu siç mungon sot një muze dinjitoz për dinastinë e Marubëve. Ashtu siç e shoh ngritjen e Muzeut si një akt dinjitoz me vepra, jo me fjalë për krenarinë kombëtare. Ashtu siç e shoh një vlerë për Shkodrën ngritjen e këtij muzeu, që sigurisht duhet pasuar me ngritjen e vlerave të tjera të këtij qyteti, të cilat sot gjenden në braktisjen e harresës”, theksoi Kryeministri Rama.

Sipas kreut të qeverisë, me këtë akt, “zgjerojmë hapësirën e edukimit qytetar. Ky muze nuk do të jetë pikë referimi vetëm për ata që do të vizitojnë qytetin, por edhe një arsye më shumë për të besuar se gjeneratat e tjera do të rriten me një dije dhe krenaritë shtuar dhe një edukatë qytetare më të madhe falë këtij muzeu”.

Kryeministri Rama gjithashtu u shpreh se, “ka filluar projekti për vlerësimin e Kalasë së Shkodrës dhe një sërë masash do të merren që këtë vit. Një projekt do të ndërmerret edhe për rrugën që lidh Shkodrën me pellgun e Plavës dhe Gucisë, për të bërë të mundur kështu rilindjen e Shkodrës, që përfshinte dikur një pellg më të gjerë edhe me pjesën matanë kufirit. Duam ta rivitalizojmë këtë lidhje, këtë hapësirë, sigurisht në kushte të reja. Do të shtrijmë me shpejtësi një segment rrugor drejt Vermoshit, dhe në bashkëpunim me qeverinë e Malit të Zi do të bëjmë një bashkëpunim mes territoreve të banuara nga shqiptarët të integruara në një pellg shkëmbimesh kulturore, njerëzore dhe ekonomike”.

Restaurimi i Fototekës, “Marubi”, fituese studio holandeze “Casanova-Hernandez”/

Studio fituese e Konkursit Ndërkombëtar të projektimit për “Restaurimin dhe Muzealizimin e Fototekës Kombëtare Marubi” u zgjodh studio holandeze “Casanova-Hernandez”.

5 Studiot fituese paraqitën nëmënyrë të detajuar projektet e tyre për restaurimin e fototekës Marubi. Në aktivitet morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, deputet, përfaqësues të artit dhe kulturës, e qytetarë.

Burime nga Ministria e Kulturës theksojnë se , “ky është një ndër projektet më të mëdha të qeverisë shqiptare dhe FSHZH që ka si për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e trashegimisë sonë kulturore”.

Aktiviteti i sotëm shënon fazën përmbyllëse të Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit për “Restaurimin edhe Muzealizimin e Fototekës KombëtareMarubi”.

Sipas Ministrisë së Kulturës, “Konkursi i cili është organizuar nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Atelier Albania  është një konkurs i standarteve evropiane, i sigurt ne perzgjedhjen e me te mireve, inovativ ne ide dhe vizion, do te sjelle progres ne sherbim te thesarit tone kulturor”

 

(Sipas ATSHse)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 5 projekte, marubi, per restaurimin

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT