PRISHTINË, 18 Korrik 2015-Komuna e Rahovecit, në rajonin e Prizrenit, ka njofuar se për vetëm 10 ditë ka përfunduar korrje-shirjet dhe se është shënuar “një rekord i jashtëzakonshëm në rendimentin e grurit”.
Bëhet e ditur se, një fermer nga Pataqani i Ulët ka arritur të korrë 8100 kilogramë grurë për një hektar,(81 kv/ha) “me një farë mjaft të shtrenjtë e cila ka ardhur nga Italia”.
Rahoveci ka korrur grurin në sipërfaqe prej 2800 hektarësh, ndërsa mesatarja e rendimentit është 3500 kilogramë, më i ulët në krahasim me vitin e kaluar, shkaku i kushteve klimatike jo të volitshme.
Në Kosovë, në të 38 komunat, këtë verë korren rreth 84 mijë hektarë të mbjella me grurë, pritet një rendiment në mes 3.5 deri në 4 tonë për hektar./b.j/