UASHINGTON, 13 qershor – SHBA-ja shpenzon rreth nëntë milionë dollarë në ditë për luftën ndaj grupit të Shtetit Islamik dhe që nga gushti i vitit të kaluar ka shpenzuar 2,7 miliardë dollarë në fushatën e bombardimeve në Irak dhe Siri.
Këto shifra janë publikuar nga Pentagoni, disa ditë pasi Kongresi nuk pranoi shpenzime të mëtejshme për ushtrinë, ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë miratoi 579 miliardë dollarë shpenzime.
Këtë javë, Shtëpia e Bardhë lajmëroi dërgimin në Irak të 450 personave që do të ndihmojnë në trajnimin e forcave që luftojnë kundër grupit të Shtetit Islamik duke e çuar në 3500 numrin total të personelit ushtarak amerikan në Irak.