• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NIKO KIRKA, AQ SHUMË HISTORI KOMBËTARE POSHTË THINJAVE 90-VJEÇARE!

July 21, 2017 by dgreca

1 kirka-905x395NGA PELLUMB KULLA/ Ne Foto: Niko Kirka/Kristo_Kirka2

Ne Foto: Bashkethemeluesi i Vatres, Kristo Kirka, babai i Nikos, ne te majte te Fan S. Noli. Korrik 1920.

Sot, 21 Korrik, miku im i shtrenjtë, shok i këtyre viteve amerikanë, Niko Kirka, mbush një moshë që për shumë vetë, në varësi nga shëndeti i tyre, është një cak që përmban lakmi dhe moslakmi bashkë.

Për mua dhe familjen time ky përvjetor i bukur është një ditë gëzimi dhe ne të gjithë, ime shoqe, unë dhe fëmijët, i urojmë xha Nikos edhe shumë vite të tjerë të shëndetshëm.Sinqerisht nuk e kam tepëruar fare në vlerësimin që përmban titulli.kristokirka-300x227

Ne Foto: Kristo Kirka me te birin, ne te djathte te Faik Konices/

Është një personazh vërtet i rrallë.  Është edhe i njohur, ndaj me zor shënoj për ata pak që nuk e dijnë se Nikoja ka lindur në truallin amerikan. Është bir i një patrioti shumë të fismë, Kristo Kirkës, një nga etërit e Vatrës, krahu i djathtë i Nolit, aktivist i shquar në emigracion dhe në atdhe pas kthimit familjarisht. Shërbeu  si përfaqësues në parlament dhe në detyra të ndryshme administrative, caktuar nga mbreti. Nuk u largua me ikjen e pushtuesve të huaj. Pagoi vetbesimin e tepëruar se meritat patriotike dhe e kaluara pa njollë ishin kredenciale serioze që do ta mbronin nga keqtrajtimi i mundshëm i “bijve të Stalinit” që erdhën në pushtet. dhe që Kristo Kirka ashtu si edhe Fan Noli, i njihte mirë. Besim i kotë! Që në ditët e para komunistët e burgosën dhe plaku i shquar mbylli sytë në burgun famëkeq të Burelit.Untitled

Ne Foto:Gjate promovimit te librit”Kristo Kirka”, shkruar nga Uran Butka, fitues i cmimit”Pena e argjendte)/

Nuk e kalova masën me një jetëshkrim më tepër, teksa premtova të bëj të njohur birin e tij, Nikon. Por njohje është edhe kur flet për shokun e tij të burgut. Babë e bir u bënë vërtet shokë burgu, se që në moshën 19 vjeçare, personazhit tonë iu hodhën hekurat. Nga burgu doli pas katërmbëdhjetë vjetësh dhe kaloi një jetë të mundimshme shtrënguar në punë të rënda në kanalet e komunales dhe vështruar shtrembër për tërë ato që thamë.

1 promovimi

Ne Foto: Niko Kirka duke pershendetur gjate promovimit te librit”Kristo Kirka”./

Me pak fjalë, nuk gjej dot kollaj një individ që të më sjellë kaq shumë histori kombëtare poshtë thinjave të tij të bukura.

Nikoja dhe e shoqja, zonja Meri, një ditë paksa me të qeshur e më shumë seriozisht, më sugjeruan që me vitet që po shënonte plaku, ishte rasti që pa u ngutur, unë të hidhja dy tre shënime për një fjalim të mundshëm në një  ceremoni funerale, se sipas tyre, ato ligjërata edhe i hartoksham saktë edhe jepja garanci se do të flisja sinqerisht. Nikoja ma përsëriste këtë kërkesë sa herë e pyesja për shëndetin dhe unë, në një periudhë boshllëku krijimtarie, i propozova ta shkruanim bashkë fjalimin e përzishëm. Bile kjo shaka m’u duk e përafërt edhe me një subjekt komedie interesante, ku nekrologjinë ta redaktonte dhe ta miratonte vetë i vdekuri i interesuar.

Dhe ky refren është bërë i këndshëm për mua dhe Kirkën, tashmë.

Vjen kjo ditë dhe unë jam i lumtur që Nikoja në të gjallë të tij, ta shohë fjalimin në shtat të këtij shkrimi, i cili iu bëftë edhe më i mirë nga një njeri tjetër, në një kohë tjetër, edhe pas 100 vjetorit!

Se ndofta atëherë, paçka se unë, goxha më i ri, mund të jetë Nikoja që të ketë ligjëruar tashmë në përcjelljen time.

Një plak me një gjallëri të pashoqe, si Nikoja, le të dëgjojë vlerësimin tim, kështu shëndetplotë dhe jo i shtrirë, se në shoqërinë e tij të çmuar, unë kam mësuar më shumë se nga tërë librat e shkruar për vatranët, për autoqefalinë e Kishës, për Bostonin dhe “Diellin”, për pafundësinë e konflikteve shqiptaro-shqiptare mbi truallin e këtij vendi. Ky njeri të mahnit me kujtesën e tij fenomenale, me citimet e sakta me zhdërvjelltësinë e përmendjes së emrave të shumtë, datave të pagabuara që sjell ai në tregimet e tij. Do të jenë të shumtë njerëzit, që e vërejnë me zili, siç e vërej edhe unë, kulturën e tij historike, atë atdhetare, kulturën letrare dhe kulturën politike.

Niko Kirka është  ndjerë i gjallë dhe i shqetësuar për shumë çështje që solli sidomos mënjanimi  i komunizmit dhe transformimet që duhet të sillte tranzicioni. E kemi parë atë shumë luftarak, debatues dhe të papajtueshëm në qendrimin ndaj politikave paskomuniste për të përndjekurit, për mosdëshirën në rikthimin e pronave të grabitura, për mbajtjen kyçur pa shpjegim paskrupull të dosjeve me mëkate, për dyfaqësinë e partive kryesore,  pasardhëse të asaj enveriste…

Shëmbullor ishte angazhimi i tij pasional në kundërshtimin e përpjekjeve për të dëmtuar trashëgiminë e Peshkop Nolit dhe për mjegullimet e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare.

Dhe në shkrimet e Kirkës, (përmbledhur në vëllimin e tij dinjitoz “Për Mëmëdhenë”) lexuesit mund të venë re zhdërvjelltësinë e argumentimit, elegancën e shprehjes, gjuhën letrare dhe figurshmërinë si pajë e edukimit të shëndetshëm të Liceut të Korçës. Aty çdokush shquan lehtësisht konseguencën e tij antikomuniste, përbuzjen ndaj inskenimeve katoviciane dhe keqardhjen për varfërinë e idealizmit që Kirka nuk rresht pa e nënvizuar edhe në intervistat e tij televizive dhe artikujt e mëvonshëm që i janë publikuar rregullisht.

Atdhetarizmi i këtij njeriu ka qenë gjithnjë i pashuar dhe frymëzues për ata që qarkonin rreth tij. Është interesant një episod në një takim me të ndjerin Ibrahim Rugova. Duke biseduar, Nikoja, pa kurrfarë bubullime, i rrëfeu atij  se edhepse ishte korçar, e deshte Prishtinën po aq sa edhe Korçën. Rugova e falenderoi. “Falenderimi nuk shkon,” nuk iu ndënj pa thënë Kirkës, “të më falenderoje po të isha francez!”

Presidenti Rugova e përqafoi dhe i kërkoi falje. Kjo dashuri e këtillë, shfaqur në brigjet e Nju Inglandit në sytë e të Parit të Kosovës  e rriste personazhin tonë në përmasat e një dinosauri.

Dhe nuk kishte si të mos ishte Niko Kirka, një dinosaur nga ata që lindën në viset e Bostonit, nga ata që e morën atdhetarinë si qumështin e gjirit, dhe panë historinë e vendit, një herë që andej, pastaj nga dritaret e gjimnazit të Korçës, që prapa hekurave të burgut, nga fundi i kanaleve të komunales së Durrësit, nga grumbullimet plot ovacione të ndryshimeve sociale që solli fundi i shekullit… Me lirinë e fjalës si atribut i një njeriu të edukuar ashtu, i janë pranuar, herë me durim dhe herë me pezm, gërnjat kundër të metave të Vatrës së sotme,  kundër Janullatosit, kundër figurave madhore shtetërore aktuale, edhepse kjo lloj drejtpërdrejtësie nuk i bënte hiç mirë interesave të tij të përditshme, atyre të këtushme dhe atyre në atdhe.

Por dinosaurët janë prehistorikë dhe duken pak të marrë, po aq sa dhe démodé.

Ky dinosaur i vyer sot na mbush 90! Dhe me bindje them se do të  kalojë edhe caqe të tjerë. Se dinosaurët rrojnë gjatë.

Dhe ne ia urojmë këtë: Gëzuar Niko Kirka!

Filed Under: Emigracion Tagged With: 90 vjec, Niko Kirka, pellumb Kulla

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT