Nga Muharrem Xhydollari Hudenishti -Eshte veshtire, qe ne pak rreshta te shkruash per daten 1 shtator te vitit 1928, pasi kjo date per shqipetaret ka qene themltare ne shtet-formimin e tyre. Por edhe sot ajo eshte e veshtire per shtetasit tane qe ta njohin kete te vertete sepse ata kane pasur deformim te thelle ne ndergjegjshmerine e tyre.
Nje shtatori I vitit 1928, shpallja e mbreterise se shqipetareve u jep fund mundimeve te formesimit dhe kushtetueshmerise te shtetit te mos-varur shqipetar ne nje pjese te truallit stergjyshor.
Ne mesjete shqiptaret formuan principata, por jo shtet ne nivelin mbreteror. Perpjekjet e Vatikanit per formimin e nje mbreterie shqipetare mbeten te parealizuara. Edhe kur Evropa regjistroi nacionalizmat, shqipetaret nuk arriten te ndertojne nje shtet te pavarur, por fati I tyre mbeti si pjese e perandorive. Ne trecerekun e shekullit te XVIII, Bushatllinjte formuan nje dinasti “sovrane” ne pashallekun e Shkodres, por ajo nuk perfaqesonte te gjithe shqiperine etnografike dhe se ishte ne kuader te perandorise osmane.
Lidhje e Prizrenit, formoi nje qeveri shqipetare te perkohshme gati te pa varur nga osmanet. As kete perpjekje te shqipetareve Evropa nuk ja u njohu si shtet formim. Lufta ballkanike e 1912-1913, sinjalizoi luften e pare boterore. Atehere ceshtja shqipetare u mor ne konsiderate nga fuqite europjne. Shpallja e pavaresise se shtetit shqipetar kerkoi vendosjen e nje mbreti qe do te ishte nga vendet evropiane. Kjo kerkese synonte realizimin politik te qeverise se pare shqipetare.
Ne fillimet e shekullit XX, shqiperise ju njoh nderkombetarisht shteti por me territore te cunguara. Ne korrik te vitit 1913, Evropa e njohu Shqiperine autonome, sovrane dhe trashegimore. Do te njihej si shtet asnjanes, qe garantoheshe nga fuqite e medha dhe duhet te kishte shkeputje te gjithanshme nga turqia si dhe do te ishte ne kontrollin e evropjaneve por edhe sjelljen e nje princi qe do te kryesonte shtetin shqipetar.
Austro-Hungarezet propozuan per gjermain Vilhelm Von Vid, si princ qe do te ishte kryetar I shtetit shqipetar. Jeta e Vidit ne kete detyre u be shume e shkurter per arsye te ndikimeve te jashtme dhe te brendeshme. Edhe mbas mbarimit te luftes se pare boterore, Shqiperia vazhdonte te ishte e shkelur nga ushtrite e huaja. Ne janar te vitit 1920, burrat patriote shqipetare organizuan Kongresin Kombetar te Lushnjes I cili mori persiper vendosjen e kufijve te vendit dhe miratoi nje akt kushtetues, bazat e kanunores se keshillit te nalte ose sic u quajt statusi i Lushnjes. Ne te percaktohej pavaresia e plote e shqiperise dhe per te qene ne unison me vendimet e 29 korrikut 1913 ne konferencen e ambasadoreve per formimin e shtetit, Lushnja vendosi Monarkine. Vendin e monarkise do ta kishte keshilli I larte (Regjenca), kjo do te qendronte derisa nje asamble kushtetonjese te caktonte formen e regjimit.
Ne keshillin e larte u zgjodhen kater personalitete. Cdonjeri perfaqsonte besimin fetar ne Shqiperi, perkatesisht Aqif Pashe Elbasani, Mihal Turtulli, Luigj Bumci, dhe Abdi Bej Toptani. Ne dhjetor te vitit 1922, statusi sanksjononte regjimin e monarkise ne Shqiperi. Edhe revolucioni I qeshorit nuk shpalli ndonje ndryshim te formes se regjimit. Asambleja kushtetonjese vendosi me 21 janar 1925 sistemin e qeverisjes Republike e cila vazhdoi deri ne vitin 1928. Emri I Ahmet Zogut, fare I ri ne moshe, prej vitit 1912 dhe deri ne 1928 erdhi duke u rritur me nje shpejtesi te cuditshme. Protagonist ne te gjitha ngjarjet e brendeshme por dhe me gjere. Njeri shume dimensional, u zgjodh si figure e pranueshme per kohen si president I pare I Shqiperise.
Forma Republikane, kishte mosperputhje me statusin fillestar te vendosur nga nderkombetaret ne korrik te 1913 kur Shqiperia u njoh si subjekt I te drejtes nderkombetare, por dhe barte veshtiresi dhe kriza politike per cdo kohe qe ndrroheshe kryetari I shtetit, keto te shkaktuara nga diversioni I jashtem por edhe nga nxitjet e brendeshme. Qeverisja republikane nuk ofronte nje siguri te plote per shtetin shqipetar te sapo formuar.
Atehere forcat politike atdhetare shqipetare me largpamesi vendosen kalimin e shtetit ne formen monarki (mbreteri). Projektuan nje dinasti vendase, por edhe mendesia e shqipetareve krijonte nje avantazh per mbreterine. Zgjedhja e Ahmet Zogut si mbret I shqipetarev, por jo I shqiperise ka qene vendosuar ne respektimin e parimeve te se drejtes kushtetuese. Ne vendim tuhet: “Asambleja kushtekuese e mveshum me fuqinat sovrane te kombit dhe e inspiruar nga deshira e popullit per interest vitale te Atdheut me daten 1 Shtator 1928 zgjedh dhe proklamon mbret te shqipetareve nen emrin Zogu i Pare”.
Asambleja kushtetonjese shume shpejt miratoi statusin themeltar te mbreterise shqipetare per te cilen kishte punuar muaj me pare sipas sistemit dy shkallesh. Keshtu perfundoj procesi I gjate dhe shume I mundimshem I krijimit te qendrueshem te shtetit shqipetar, qe aq shume pengesa I kishin dale si nga faktori I jashtem ashtu edhe I brendeshem. Vendosja e mreterise shqipetare nuk mund ta quajme nje rastesi, por nje process I zhvillimeve historike te shqipetareve ne perpjekje per liri dhe pavaresi kombetare. Bashkimin e shqipetareve ne njesi mbreterore sipas parimit te mirenjohur “Nje Komb, Nje Atdhe, Nje Shtet”.
Mbreteria Shqipetare I dhe shtetit nje fizionomi te plote ku gjen meshirimin ne ligjin themeltar te vitit 1928. Per ate periudhe jane bere studime dhe botime voluminoze nga profesioniste te fushave perkatese. Por edhe sot historia i ngarkon intelektualet perparimtare te shpjegojne te vertetat per progresin qe u arrit ne ate periudhe dhjete vjecare.
Muharrem Xhydollari Hudenishti-Gusht, 2020