Opinion nga Hakik Mena/
Kryetar i Partise Levizja e Legalitetit/SHBA/
Me nder me thanë, k/m(…)inistri ynë (fatkeqësisht) ose kryezhelja i zheleve, biri i të atit, i smuni psiqik, i babzituni i makaronave, manjaku i miellit të bardhë, hajni i 20%-ave, kasapi i urbanistikës së kryeqytetit tonë, zhgarravitësi i pallateve, inspiruesi i ri(dhjerjes), tritol-adhuruesi, xhahili i berberëve, dekoratëdhanësi i kriminelëve të sistemit sllavo-komunist; na paska shpërthy duke shprehë urrejtje haptas, pa doreza kundra shumicës së popullsisë së kombit tonë që banojnë në Shqipninë Londineze, thanë popullorçe, veriorëve ose gegëve, ose në termat e tij, “alpinët”!!! Absolutisht refuzoj të filloj me rreshtue karakteristikat, zakonet traditat ose kontributet pozitive, qofshin ato individuale, ose kolektive, të figurave të pjesës ma të madhe të kombit tonë, Shqipnisë veriore, sepse po ta baja nji gja të tille, automatikisht do të bija pre e provokimeve të pista antikombëtare dhe do të gjindesha pa e kuptu, në grackën e qëllimshme të palo k/m(..)istrit i cili kërkon me doemos, pa marrë parasysh ndonji çmim, të luejë me kartën e fundit që i ka ngelë: – ate të përçamjes Veri-Jug duke dashtë të vejë në zbatim nji platformë të rrezikshme të përçamjes së popullit shqiptar, platformë të cilën armiqtë tanë tradicionalë e kanë pasë vazhdimisht dhe vazhdojnë ta kenë bazë të projekteve të tyne shoviniste. Të njejtën strategji përçamëse krahinore u munduen ta aplikojnë agresivisht, te nxitun dhe ndihmuem prej si-vllezërve të tyne sllavo-komunistë, pseudoshqiptarët bolshevikë, etërit e bijve; gjatë sundimit 45-vjeçar, duke zbatu nji luftë të ashpër klasash dhe praktiku metodat më kanibale të njerëzimit, si vrasje, eleminime, internime dhe burgime të ajkës kombëtare. Kur shqiptarët nuk ranë viktimë e grackës së përçarjes në këtë periudhë të errët katastrofike kombëtare, periudhë në të cilën u rrafshu gjithçka shqiptare duke u “kriju” njeriu ynë i ri socialist ndërsa ndjenja kombëtare ishte aq e ulët, sa ishte ba e modës e famshmja shprehje, vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë; – KURRE nuk do të ndodhë një përplasje midis vllazënve shqiptarë të krahinave të ndryshme. Por problemi nuk asht thjesht prononcimi i nji të marri psikopat, i cili ka akuzu të atin për gjeste incestuale, por te armata shqipfolëse e bijve të pllenuem prej etërve, në shumicë nga kriminelët e të ashtuquejtunës “zonë e parë operative” të cileve u ka ngelë pishman mosrealizimi i projektit të tyne antikombëtar të përçamjes së popullit shqiptar, me të vetmin synim: – përjetësimin e pushtetit! Populli shqiptar pavarësisht se asht i rraskapitun prej shushatjes së krijueme prej 45 vjetëve diktaturë dhe 25 vjetëve të tranzicionit katovician, do ta shpërfillë këtë ide në thelb antikombëtare…