Nga publicistika e nacionalistit Tahir Zajmi*/
Para nje jave komunistat serbo-malazes kane sulmuar prape tokat tona ne ane te Rozhajes dhe te Rugoves dhe te gjithe qe kishin mberritur per te shtene ne dore nja dy tre katunde, repartet e fuqive tona i shtrenguan qe te terhiqen pertej kufijve ku lufta gjithnje vazhdon e ashper.
Sulmi i papritur i serbo-malazezeve qe u perballua me shpejtesi rrufeje nga ana e shqipetareve ka qene nje deshtim i ri per ta dhe nje pergenjeshtrim i forte per propaganden e komunisteve tane te verbuar, te cilet kane iluzione dhe perpiqen qe tia mbushin mendjen popullit te Kosoves se’’ shoket komunista serbo-malazes’’ i kemi miq dhe si te tille ata nuk do te atakojne kufijte e Kosoves. Por fqinjet tane Sllavet, cetnike qofshin apo nacional-clirimtare, duke e ditur mire se dinakerija e tyre nuk shkon me ne popullin e Kosoves, e se vetem me anen e propagandes nuk i arrihet qellimit per te krijuar anarkine edhe ne kete vend te qete, dhe me anen e kesaj te shtere dhe nje here ne dore zoterimin e Kosoves kane bere prova dhe me arme duke na sulmuar kohe pas kohe, ne menyre qe te na dobesojne moralisht dhe materialisht qe te mos jemi ne gjendje te mbrohemi.
Populli i Kosoves e di mire se me cilin ka te beje; e di po, se po te kthehen dhe nje here sllavet ne Kosove jo vetem do ti merren tokat dhe do tu grabitet pasuria, por do ti merret dhe jeta, do ti shkelet erzi dhe do ti masakrohet edhe femija; me nje fjale, ai e di tani se nje dynja e re sllave ne keto fusha pjellore do te thote mbarim tragjik i fisit ilir ne kete zone te Shqiperise jetike.
Ky popull qe ka jetuar tani e kater mije vjet me pare ne keto toka, te cilat jane banuar dhe leruar per te paren here duke u lagur me gjak cdo pellembe e saj per te mbrojtur individualitetin dhe traditat e tij kombetare, ka kaluar, po, e ka bere invazion mbas invazionesh duke mbajtur ndezur ne shpirtin e tij shkendijen e lirise, por kurre si kete here, nuk ka qene me ne short dhe ne rrezik qe te zhduket fare nga faqja e dheut. Deklaratat e herepashershme te Titos dhe te perfaqesuesve te tij rreth krijimit te Jugosllavise komuniste, ne te cilen Kosova jo vetem qe nuk perfillet si toke shqiptare, por si pjese integrale e serbise se ardhshme si edhe dokumenti i ‘ marreveshjes’ se komunistave greke e bullgar mbi krijimin e ‘Federates se republikave sovjetike ne Ballkan’ qe u zbuluan ne keto ditet e fundit nga korespodenca e gazetave angleze ‘’Daliy Herard’’ dhe ‘’Daily Mail’’ nuk kane asnje pike dyshimi per qellimet e tyre kriminale kunder jetes se kombit dhe te pavaresise shqiptare.
Ne kete dokument qe u botua ne numrin e fundit te fletores tone thuhet qarte se jo vetem Kosova por e gjithe Shqiperia do te perfshihet ne kuadrin e Maqedonise, greke- serbe dhe bullgare, per te mos ekzistuar me si shtet me vete. Gjithashtu ne nje urdher dite te Drazho Mihajlovicit qe na ka rene ne dore para ca kohe thuhet tektualisht keshtu: ‘ Duhet te parashikojme dhe te proceduojme me zonen rob te ushtareve dhe ne bashkepunim me elementin tone ( serbet e vendit), ti internojme dhe ti pushkatojme kudo qe te jene shqiptaret ose duke i shoqeruar keta deri ne komanden e batalionit per ti zhdukur me njehere etj’’.
Prandaj perpara ketij realiteti tragjik qe cakton fatin e kombit tone, ndac ta thuash per krah te pikepamjes komuniste te Titos dhe bashkepunetoreve te tij, ndac thuaje per qellimet imperialiste qe ndjek Drazho Mihajlovici me cetniket e tij gjakpiresa, populli shqiptar pergjithesisht dhe ky i Kosoves vecanerisht, qe ne kete cast eshte angazhuar me nje perleshje te re, me sllavet, duke pervetesuar kuptimin vargjeve te poetit tone kombetar;
’’me mire vdekur nen dhe duke u qare
se te gjalle te mbetur nen shkjaun’’
ka vendosur definitivisht te shkrihet me rob e femije sesa te leri qe Kosova e tij e shenjte te shkelet e te dhunohet edhe nje here nga armiku.
*Gurra e bardhe Pseudinimi Tahir Zajmit