U bënë pesë vjet që bashkia e Kamzës në prefekturën e Tiranës, me kryetar z Xhelal Mziu, furnizon me Abetare e Fletore shkrimi shkollat shqipe,që janë hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pjesë përmes Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”.
Sivjet, në emër të Bashkisë Kamëz, u dhuruan në VATER, 50 Abetare e fletore shkrimi, nga një ekip i përbërë nga ; Sekretari i Përgjithshëmi Bashkisë, z Qemal Çejku dhe z Bilbil Bajraktari -kryetari i Këshillit bashkiak Kamez, z Halil Kovaçi dhe Isa Kovaçi, biznesmen nga New Jersey.
Mysafirët u pritën në Vatër ditën e Mërkurë, 18 tetor 2017, nga Kryetari i Vatrës, z. Dritan Mishto dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari i Vatrës , z. Mishto i falenderoi mysafirët dhe sponsorët për kontributin e vazhdueshëm përgjatë këtyre pesë viteve duke furnizuar shkollat shqipe me tekste mësimore. Fjalë përgëzimi kanë thënë edhe bashkëpunëtorët e tjerë të z. Mishto, të pranishëm në këtë takim.
Edhe mysafirët kanë falenderuar Vatrën për kontributin e saj jo vetëm në komunitetin shqiptar të Amerikës dhe Kanadasë, por edhe për Kombin shqiptar.
Bashkia Kamez, me kontributin e saj 5-vjeçar, është duke bërë një sensibilizim real për të gjithë Institucionet shqiptare, për shtetin shqiptar, për t’I nxitur që të angazhohen dhe të mbështesin diasporën në çdo aspekt , veçanërisht në shkollat shqipe për të ruajtë traditat, gjuhën, kulturën Kombtare. Bashkia Kamëz është dhe një model për ruajtjen e kontakteve të qytetarëve të saj të emigruar, duke iu qëndruar atyre afër për nevojat që kanë për dokumentacion, apo nevoja të tjera.
Kamza përbën një model, që po sfidon edhe vetë qeverinë shqiptare, e cila përveçse takimeve fasadë, tip guide-turistike me emigrantët, nuk ka bërë asgjë konkrete që t’ia vlejë apo të ketë lënë gjurmë në diasporë. Madje veprimtaritë e saj, më shumë e kanë përçarë diasporën shqiptare të Amerikës.
Edhe ministri i parë i Diasporës, i emëruar nga Qeveria Rama 2, z. Pandeli Majko, nuk duk ka mundur ende të jape një sinjal pozitiv për një project real për Diasporën Shqiptare. Deri tani duket se z. Majko nuk është Ministër për Diasporën, por një shoqërues i kryebashkiakut Veliaj, dhe të dy së bashku presin shirita e dalin në ekranet e televizorëve kombëtar përgjatë 24 orëve.