• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si u dërguar në Prizren Adem Vexhhi një vit përpara ngjarjes madhore

January 12, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/

1.

Fakti :Lidhja  u mblodh në 10 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Treguesi i parë për mbështetjen fetare të saj. Teqeja e Frashrit dhe kuvendi në këtë teqe është pikënisja për ngjarjen e Prizrenit.

Është përmendur, por nuk është vlerësuar sa duhet  teqeja në Frashër dhe arsyeja gjendet te misioni fetar i saj?Kur flitet dhe përmendet kjo e fundit,anashkalohet kontributi i këtyre strehëve shpirtërore në çështjet tona kombëtare.Ndërsa një palë luftonte në pararojë,pjesa tjetër vepronte në prapaskenë. Janë të njohur krerët e Lidhjes shqiptare të  Prizrenit. Janë ende të panjohur figurat shpirtërore, që nxiten dhe krijuan situatën në favor të çështjes kombëtare. Pyetja se :cili ishte patrioti që udhëhoqi shpirtërisht Lidhjen e Prizrenit,merr një përgjigje dhe pyetja e dytë kush u dërguar në Prizren dhe cili ishte kontributi i Adem Vexhhi ,(shqiptarë nga Kosova) një vit përpara ngjarjes madhore?

Kush ishte Adem Vexhhi Babai?

Adem Vexhhi Babai është një nga vjershëtorët dhe baballarët e mëdhenj bektashinj të shekullit të XlX-të ka shkruar në kleriku Rexheb Beqiri. Është shiptar nga Kosova. Ka lindur n qytetin e Jakovës me 1841. Në moshe të re hyri nëshkollën fillore të vendit dhe, si e mbaroi atë, hyri në kolegjin fetar atje. Në moshe të njome i vdiq i ati dhe mbeti bonjak, duke u kujdesur për ‘të vetëm e ëma e tij. Qysh i ri vizitonte shpesh Teqenë Bektashiane në Jakovë, e cila kryesohej në atë kohe nga Adem Baba Prizreni.

Duke e vizituar shpesh Teqenë, i hyri dëshira për Bektashizmi dhe mori dore nga Adem Babai, me 1860, në moshën19 vjeçare. Dashuria shpirtërore sa vente i shtohej me tepër, kështu qe, me pas, e la botën fare dhe vendosi të behej dervish. Për këtë qëllim shkoi tek Baba Ademi në Melçan, ku shërbeu dy vjet atje.

Baba Adem Melçani nuk ishte në gjendje shëndetësore të mirë dhe, pas dy vjetëve, e dërgoi vetë me rekomandim tek Baba Alushi në Frashër, ku beri premtimin solemn dhe, pas një kohe, u vesh dervish prej tij. Me qene se ishte dervish imësuar dhe i shkathët, Baba Alushi e mbante pranë tij dhe i kishte lënë në dorën e tij edhe sekretarinë eadministratës se Teqesë.

Pasi u internua Haxhi Hasan Dedei, ne vitin 1872, Baba Alushi, i ftuar andej, shkoi në Teqenë e Madhe te Haxhi Bektashit, duke marre me vete edhe Baba Ademin bashke me dy dervishë te tjerë. Në atë kohe Adem Babai pa edhe ceremoninë e virgjirimit.

Kur u kthyen përsëri ne Teqenë e Frashrit, Baba Ademi mori leje nga Baba Alushi dhe beri vizitat e shenjta ne Meke, Medine, Qerbela, Nexhef, Palestine, Persi dhe Indi. Kur ishte ne Meke kreu edhe detyrën e Pelegrinazhit Islam, ku mori titullin Haxhi.

Kur filloi çështja shqiptare, Baba Alushi e dekretoi Baba Adem Babanë dhe e dërgoi si Baba ne Prizren, me 1877, kuhapi një teqe të re në atë qytet dhe, përveç detyrës fetare, ushtronte edhe detyrën e frymëzimit te ndjenjavekombëtarë në popull. Përgatiti kështu terrenin për mbledhjen e madhe kombëtare me emrin “Lidhja e Prizrenit”, e cila u-mbajt atje më 1878.

Dhe më pas Adem Vexhhi Babai kishte marrë pjesë në çdo veprimtari dhe lëvizje fetaro-kombëtare. Bile dhe në vitin 1921 morri pjesë sianëtar, përfaqësues Bektashi, ne Organizatën Islame që u themelua në atë kohë me titullin Komuniteti Islam(Xhemaati Islamije). Më 1922, kur mbeti vakant posti i Teqesë së Jakovës, shkoi si Baba atje dhe qëndroi gjer nëvitin 1927, kur nderoi jete.Haxhi Adem Babai ka qenë një personalitet mjaft i cilësuar. Njihte mirë tri gjuhë klasike: turqishten, arabishten,persishten. Fama e tij ishte përhapur pothuaj ne çdo ane. Dhe në kohën e Fejzi Dedeit ne Haxhi Bektash, para luftës së parë botërore, e kërkuan për kryegjysh atje, por nuk ndejti.

Ka patur talent poetik të shquar dhe ka shkruar shume vjersha me frymë mistike.

3.

Teqeja në Frashër ishte kryeqendra e degës jugore për lidhjen shqiptare të Prizrenit. Strehë atdhetare. Vendi i Baba Alushit. Ndërsa Baba Alushi ishte  zëri i shqiptarizmës së vërtetë.Baba Alushi ishte kolona ruajtëse e bektashizmës shqiptare. Filozofia e teqesë së Frashërit .Teqeja malore e baba Alushit,mbështetej tek filozofia “Ku gjendet mirësia,është perëndia” . Teqeja e Frashrit historinë e saj shpirtërore e kalon në disa momente,por në dy periudha mbetet stoike,në ndihmesë me kontributin atdhetar.

Teqeja në Frashër mbajti peshën qendrore në vitë-rilindje shqiptare .Shumë dervishë të bektashizmës shkuan,përhapën çështjen kombëtare nëpër katunde të Shqipërisë. Por vetëm ,një vit përpara se në Prizren të mbahej kuvendi lidhës,Baba Alush Frashëri dërgoi në këtë qytet dervishin e tij,Adem Vehxhin duke e graduar baba. Dërgimi në Prizren, aty nga viti 1877,një vit përpara aktit final të lidhjes është fakt i pakundërshtueshëm,që tregon se baba Alushi e kishte paracaktuar vendin,pra qytetin dhe kohën kur do të mbahej kuvendi i lidhjes shqiptare.

Kështu Baba Alush Frashri  ishte me prezencën e tij,në kryeqendrën shqiptare nëpërmjet mesazheve,që i dërgonte,një mënyrë e veçantë komunikimi është e shenjtorëve,që të përgatiteshin kushtet dhe mjedisi  për kuvendin shqiptar të lidhjes.Adem Vehxhi,ndoqi të gjitha udhëzimet e Baba Alushit,kur u realizua lidhja në Prizren,nga shqiptarët e mirë.

Alush Frashri ka një ndikim të madh në lidhjen e Prizrenit. Burrat u mblodhën vërtet në Prizren,por esenca e asaj fryme ishte në Frashër. Baba Rexhebi,një filozof mistik,baba teqeje në Detroit,ka thënë :” Po të mos ishte Baba Alushi,mund të mos realizohej dot,ideali i Abdylit  “…

Ky ka shqyrtuar rastin e Abdylit të vëllait të Naimit,mirëpo faktet flasin edhe për ndikimin e tij  të thellë tek Naimi.Alush Frashëri ishte i biri i patriotit Dalib Frashëri. Ky baba teqeje pagoi shkollimin e tre frashëllinjave në Janinë. Nxori të hollat nga arka e teqesë,për pasurimin me dije të tre djemve të Halidit që përpara vdekjes kishte shkuar në teqe dhe i kishte lënë amanet,tre djemtë e tij ti arsimonte .Por ky baba teqeje më frymë imami jo vetëm i shkolloi,por investimin që bëri për tre frashëllinjtë u ngjizi shqiptarin duke e kthyer njëqindfish. C’ka do të shqyrtojmë,se ata frashëllinjtë u bënë,por me frymën e këtij baba teqeje,që ishte  po nga ai katund me emrin Frashër. Ishte tregues domethënës,për të lëvizur një çështje të madhe si mëvetësia. Një shqyrtim tjetër është se fryma ka ecur nëpër kohëra mundet,që pas Skënderbeut për të rivënë në vijë një çështje të madhe shqiptare. Këta dervishë ngrohën venat e ngrira. Përmes kësaj force  u thellua dhe shpirti i i Naimit,që gjëmoi me poetikën e tij. Thelluesi i shpirtit naimjan,quhet Baba Alush Frashëri. Thuhet se rilindësit bekuan vendin. Po të ndiqen udhëzimet,duhet ndrequr pakëz fjala: rilindësit u bekuan për të bërë Shqipërinë. Rilindësit nuk ishin njerëz me frymë,ishin intelektual të ditur e të shkolluar,por morën bekimin e njerëzve me frymë për të ndërmarr misionin më të pamundur,po ti referohemi kohës,që të vinin gjithë “arsenalin” e tyre në mbështetje të çështjes tonë kombëtare. Po të ndiqet harta e këtyre lëvizjeve do të deshifrojmë se ç’punë titanike të pashëmbshme ,atdhetare ka bërë Baba Alush Frashri ,me dërgimin e dervishit të tij si dhe me koordinimin e teqeve të tjera në rilindje,futjen në këtë valë të shumë baballarëve të tjerë,ku rastësia nuk mund të regjistronte një numër kaq të madh baballarësh, ose faktin se që nga rilindja deri në vitet ’12,u shtuan 50 teqe të reja. Nënkuptimi është i ndriçuar me sloganin e bektashinjëve :Pa atdhe,s’ka fe”

4.

Shifra. Tridhjetë vite të para shek. XIX.Ali Pasha në jug dhe në veri Bushtalinjtë. Kryengritja e Dibrës vitet 1833,1834-136,1838-1839. Kryengritja e Prishtinës dhe Vuciternës.Vitet-1834-1835. Kryengritja e Vlorës-1836. Kryengritja e Myzeqesë 1837. Kryengritja e Tepelenës 1837. Kryengritja e Beratit 1839 .Kryengritja e Prizrenit –1839.

5.

Në arkivin e shtetit,thuhet: “Baba Alushi biri i Dalip Frashrit,nismëtar i mbledhjes së Frashrit. Pati si shoke që e ndihmuan në atë vepër,Sami,Abdyl,Naim Frasheri, Orhan bej Pojanin, Pandeli Calen,Nasuf Novoselen, Ismail bej Zharkovijn,Hysni bej Leskovikun ,Muhamet Ali Pashë Beratin (Vrionin),Ismail Pashë Dibrën, Kostandin Kristoforidhin,Jani Vreton, Hoxhë  Tahsimin, si  dhe shume parti të viseve të ndryshme.”..

Shqyrtim .Çfarë shprehin dokumentet. Në korrik të vitit 1878 në Prizren,një komision nën drejtimin e Iliaz Cokut me përfaqësi të gjysmës së vendit.Në të njëjtën kohë,pohon E.b.Vlora u mblodhën fillimisht në teqenë bektashiane të Gjirokastrës,dhe në atë të Frashërit. Përfaqësitë i takonin Beratit, Gjirokastrës, Përmetit, Vlorë, Tepelenë,Korcë, Kolonjë, Janinë, Margëlliç, Ajdunafit,Pargës,Artës,Prevezë.

Dëshmia e këtij personaliteti hedh dritë mbi një fakt. Përfaqësuesit ishin ose nga shtresa e lartë,ose klerikë. Dëshmia e fakteve të  sjell  një moment tepër delikat,por shumë të hollë.

Arkivi Qendror  i  RSH

Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë. Fondi 270. Dosja 49.faqe 118-119

“Baba Alushi ,bir i Dalib Bej Frashërit,nismëtar i mbledhjes së Frashërit.Pati si shokë që e ndihmuan në arë vepër,Sami ,Abdyl,Naim Frashëri,Orhan Bej Pojanin,Pandeli Calen,Nasuf Novoselën,Ismail Bej Zharkonji,Hysni Bej Leskkovikun,Mehmet Ali Pashë Beratin(Vrionin),Ismail Pashë Dibrën,Konstandin Kristoforidhin,Jani Vreton,Hoxhë Tahsimin, si dhe shumë pari të viseve të ndryshme të Shqipërisë……”

“Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj”.Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershoru ka përcjell , shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizrenit. Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…

Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërti i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqenë e Frashrit,nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash. Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë. Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri,Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari,Mustafa Pashë Vlora,Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit,Xhafer bej Vlora,Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove,Vasil Hido,Petro Meksi prej Tepelene,Mihal Haritua nga Përmeti,Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea………….

Lidhja në Jug u mbajtë në 11 kallnuer 1878 vendosi :

1-Që të dërgojë një telegram pushteteve që muarrën pjesë në kongresin e Berlinit,për me shfaq keqardhjen e vet për lëshimin e Epirit,Greqisë e për me u lut që të hiqnin dorë nga kjo gjë. Dhe për të deklaruar që nuk merrej parasysh kjo kërkesë,atëherë do ta mbronte vetë me çdo mënyrë.

2-Dorëzimet të një pjese të Thesalisë,mos me i kundërshtue.

3-N.q.s se mjetet e veta nuk do të mjaftonin,atëherë të ngrihet e gjithë Shqipqria.

4-Të merren me forcë armët e municionet e depovet të ushtrisë turkëvet,sidomos sa më parë ato të Artës dhe Prevezë.

5-Preveza e Arta të bëhen qendra ushtarake të Lidhjes.

Xh.Belegu në këtë vëllim me karakter humulues,përmend edhe vargje nga folklori. Në hapësirën e pafundme të këngëve të rilindjes ,ai ka përzgjedhur. Përmend,këngën më të kënduar në Labëri,që autori thotë se këndohet në Kurvelesh.:Kurvelesh e Gegëri/C’u mblodhën në Ergjërli/Tek Abdyl Be Frashëri/Cu përpoq i varfëri/C’u përpoqe e bej për na/dy hejbe me hasina/Në frëngji se ç’i trete…..

Në 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,aty rreth viteve 1978,një botim i një enti shtetëror “8Nëntori”.8000 kopje tirazhi.

Telegram

Telegram i Ibrahim Dervish Pashës nga Selaniku,dërguar portës së lartë mbi veprimtarinë e shehlerëve bektashinj në favor të Lidhjes shqiptare. Lidhja e Prizrenit në dokumentet osmane. Njoftohet aktiviteti anti-osman i Baba Alushit dhe Baba Ademit në teqetë e Frashrit dhe Korçës dhe kërkohet zëvendësimi i tyre me klerikë nga Anadolli.12/5/1881.

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Featured Tagged With: Adem Vehxhi, Gezim Llojdia, Prizren

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT