• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Phillips: Administrata Trump kërkon zgjidhje të shpejtë….

August 27, 2020 by dgreca

…por s’ka zgjidhje të tillë për krimet e Serbisë/*

David L. Phillips, drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një intervistë të shkurtër për “Zërin” rreth takimit që pritet të mbahet më 4 shtator në Washington mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, ka thënë se nuk pret ndonjë befasi nga ai takim.

Ai thotë se është mirë që po takohen kryeministri Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi që kjo dëshmon se dialogu është mënyra e preferuar për zgjidhjen e dallimeve, por thekson se dallimet mes dy vendeve janë të mëdha.

“Nuk pres ndonjë befasi nga takimi i 4 shtatorit mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq. Është mirë që po takohen, sepse kjo tregon se dialogu është ende mënyra e preferuar për zgjidhjen e dallimeve. Por dallimet mes Kosovës dhe Serbisë janë të mëdha; do të duhet kohë për zgjidhjen e tyre. Diplomacia është një proces, e jo një ngjarje”, deklaroi Phillips për “Zërin”.

Ai thotë se administrata Trump dëshiron një zgjidhje të shpejtë mes dy vendeve në mënyrë që ta prezantojë si një fitore diplomatike para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

“Por, nuk ka zgjidhje të shpejtë për krimet e Serbisë. Paqja mund të arrihet vetëm atëherë kur ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshin llogaridhënien për krimet e luftës; kompensimin për pronat e vjedhura apo shkatërruara; dhe për zbardhjen e plotë të fatit të personave të pagjetur”, potencoi ai. Gara presidenciale në SHBA tashmë ka hyrë në fazën finale, duke u zyrtarizuar dy kandidaturat: Donald Trump nga Republikanët edhe për një mandat, dhe Joe Biden nga Demokratët.

Biden, kohë më parë e pati kritikuar qasjen e Trumpit ndaj çështjes Kosovë-Serbi dhe për mungesën e bashkëpunimit me BE-në për këtë çështje. Madje, ai pati thënë se nëse zgjidhet president, administrata e tij do të bashkëpunonte me BE-në për të lehtësuar një marrëveshje mes dy vendeve e cila do të rezultonte me njohje reciproke, dhe do të ruante sovranitetin dhe integritetin territorial të të dyja vendeve.

David Phillips mendon se Bideni, në rast të fitores në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA, do të punonte në arritjen e një marrëveshjeje e cila do t’i avanconte interesat e Kosovës.

“Duhet të përfshijë edhe njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga ana e Serbisë brenda kufijve aktualë. Veç kësaj, Beogradi duhet të ndalojë menjëherë fushatën e saj tinëzare për të parandaluar njohje tjera globale për Kosovën dhe t’i ndalojë përpjekjet e saja për t’i detyruar vendet që e kanë njohur Kosovën t’i tërheqin njohjet. Zëvendës presidenti Biden e njeh Ballkanin dhe do të punojë që të arrijë një marrëveshje që i shërben qëllimit të një paqeje të qëndrueshme, duke i avancuar interesat e Kosovës”, thekson David Phillips për Zeri.info.

Ai mendon se, në mënyrë që negociatat të jenë të suksesshme, nevojitet bashkëpunim më i madh trans-atlantik.

“Për dallim nga presidenti Trump, i cili përçmon aleancat dhe multilateralizmin, administrata Biden do ta vë theksin te puna me aleatët. Bulizimi që Rick Grenell ia bën Kosovës është mosrespektues. Diplomacia e Trumpit dhe paragjykimi pro-serb ka qenë një dështim. Ajo çnderon mijëra shqiptarë të Kosovës që vdiqën për shkak të agresionit të Serbisë”, theksoi ish-Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit që punoi mbi ish-Jugosllavinë gjatë administratës Clinton.

Phillips tha koordinatori për dialogun, Skender Hyseni, të cilin qeveria e Kosovës po e dërgon në Berlin, Paris e Bruksel, do të nënvizojë rëndësinë e bashkëpunimit trans-atlantik në bisedimet Kosovë-Serbi. Sipas tij, Hyseni do të nënvizojë edhe rëndësinë e Kapitullit 35, i cili e kushtëzon anëtarësimin e Serbisë në BE pa një marrëveshje për normalizim të raporteve dhe pa njohje reciproke me Kosovën.

Njohësi i çështjeve ballkanike, David Phillips, thotë se nëse Serbia refuzon njohjen reciproke me Kosovën, atëherë do të mbetet një vend i përjashtuar në Evropë dhe një paria-shtet për krimet që [Slobodan] Milosheviqi i kreu dhe të cilat populli i Serbisë i dënoi.

“Është koha që të ecet përpara dhe serbët t’i japin fund turpit të tyre”, deklaroi ai.

Duke folur për propozimin e vjetër për dy zona të lira ekonomike, njëra në pjesën veriore të Kosovës, dhe tjera në Luginën e Preshevës, Phillips thotë se integrimi ekonomik është një synim i vlefshëm, mirëpo nuk e zëvendëson marrëveshjen për njohje reciproke.

“Qeveria e Kosovës ka shfaqur mbështetje për hekurudhën, për autostradën dhe për zgjerimin e shërbimeve ajrore mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, renditja është e rëndësishme. Marrëveshjet teknike do të rrjedhin nga njohja. Kosova me të drejtë dhe në mënyrë empatike refuzon hapat e vegjël si zëvendësim për një marrëveshje të plotë dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi në fund, David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York.

Kujtojmë se Phillips ka shërbyer si Këshilltar i Lartë i Departamentit të Shtetit duke punuar mbi ish-Jugosllavinë gjatë Administratës Clinton. Ai është autor i librit “Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and US Intervention” (Harvard’s Kennedy School). Libri i tij i ri është “Front Line Syria: From Revolution to Proxy War”-Zeri-Kosove-

Filed Under: Analiza Tagged With: administrata Trump, David L.Phillips, Zgjidhje e shpejte

Administrata Trump gjatë kësaj jave

February 19, 2017 by dgreca

Rubrika më e re e “Dielli-it”/

Njoftim i Zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë/

logo e re e shtepise se bardhe

Administrata Trump gjatë kësaj jave: Punoi për përmirësimin e legjislacionit dhe rregulloreve, përforcimin e pozicionit të grave e femrave si lidere në fusha të ndryshme të veprimtarisë së tyre, shtimi i masave dhe fokusimi tek siguria kombëtare.

Dhe gjatë kësaj jave, Presidenti Donald J. Trump, vazhdoi të përmbushë premtimin e tij që të zgjerojë mundësitë për punësim të qytetarëve të SHBA, duke kthyer mbrapsht dy projektligje të Presidencës Obama.

Gjithashtu Presidenti Trump, pati një takim me Kryeministrin  Kanadez Justin Trudeau. Gjatë bisedës, dy liderët konfirmuan se sigurimi i mundësive të barabarta për gratë si fuqi punëtore do jetë  prioritet për të dy vendet. Për këtë u ra dakord  që të krijohet një Këshill i Përbashkët, Shtetet e Bashkuara-Kanada për avancimin e sipërmarrëseve gra dhe lidere të biznesit.

Ndërkohë të Mërkurën, gjatë një dite produktive me kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump rikonfirmoi lidhjen e pathyeshme me Izraelin dhe forcimin e bashkëpunimit  për vazhdimin e luftës ndaj akteve dhe kërcënimit terrorist.

Faleminderit për vazhdimin e mbështetjes tuaj.

Trump Administration This Week:

Rolling Back Harmful Regulations, Empowering Female Leaders, and Focusing on National Security

This week, President Donald J. Trump continued to fulfill his promise to expand opportunities in America’s workforce by signing two bills that will roll back burdensome Obama-era regulations.

President Trump and Canadian Prime Minister Justin Trudeau met at the White House this week. They affirmed that ensuring equal opportunities for women in the workforce is a priority for both countries and announced the creation of the United States-Canada Council for Advancement of Women Entrepreneurs and Business Leaders.

On Wednesday, during a productive day with Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu, President Trump reaffirmed our unbreakable bond with Israel and vowed to strengthen the relationship between the two nations to continue fighting the threat of terrorism.

Thank you for your continued support.

Përgatiti për “Diell-in”, Shefqet&Herion Kërcelli

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: administrata Trump, gjatë kësaj jave, Shefqet Kercelli

Ja cfarë realizoi Administrata Trump gjatë kësaj jave

February 11, 2017 by dgreca

Njoftim  i Zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë  11 shkurt 2017/

1 shtepai e bardhe

Jemi duke e bërë Amerikën të sigurtë përsëri  dhe duke shtuar vendet e punës.Gjatë kësaj jave presidenti Trump dhe Administrata e tij, bënë hapa të mëdhenj në bërjen e Amerikës të sigurtë dhe rikthimin e qytetarëve amerikanë në punë.

Për këtë, Presidenti Trump firmosi tre urdhëra ekzekutiv anti-krim, duke përmbushur premtimin që të vendosë sigurinë dhe të sigurojë popullin Amerikan së pari.

Të mërkurën, Senatori Jeff Sessions, u betua si Prokuror i Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm Sessions është një mendje ligjore e klasit botëror dhe një prokuror i sprovuar që do sjellë experiencë të pacmueshme në këtë detyrë.

President Trump gjithashtu lajmëroi zotimin e investimit prej 7 miljardë $, që do të sjellë 10,000 pune në  SHBA. Ky është  një tjetër shembull i programit  ekonomik “Amerika e Para”, e Presidentit Trump, program që do sjellë rezultate pozitive për shumicën e popullit amerikan. duke shperndare rezultate masive per popullin Amerikan.

Trump Administration This Week:

Making America Safe Again and Getting Americans Back to Work
This week, President Trump and his Administration made great strides in making America safe and getting Americans back to work. 
President Trump signed three anti-crime executive orders, fulfilling his promise to put the safety and security of the American people first. 
On Wednesday, Senator Jeff Sessions was sworn in as the next Attorney General. Attorney General Sessions is a world-class legal mind and seasoned prosecutor who brings invaluable experience to the position. 
President Trump also announced Intel’s $7 billion pledge to bring 10,000 jobs to America, yet another example of President Trump’s America First economic agenda delivering massive results for the American people. 

Përgatiti për “Dielli-in”, Shefqet&Herion Kërcelli

Filed Under: Komente Tagged With: administrata Trump, gjatë kësaj jave, Shefqet Kercelli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT