Qyteti i lindjes e ka shpallë z. Agim Karagjozi”Qytetar Nderi të Gjirokastrës”. Ky është një vlerësim i merituar për z. Agim Karagjozi, i cili e ka nderuar qytetin me përkushtimin e tij atdhetar. President Nderi i Vatrës, për dy dekada kryetar i Vatrës, dhe për 55 vjet vatran, ai të gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes Kombëtare.
Z. Karagjozi i tha gazetës “Dielli” se ky është nderi më i madh që i është bërë në jetën e tij, është një vlerësim që e ka gëzuar shumë. Ai ka marrë tituj e mirënjohje të shumta nga organizata dhe individë; nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, përfshirë dhe dekorimin me “Urdhërin e Artë të Shqiponjës” nga Presidenca e Shqipërisë apo nderimi nga Bashkia e New Yorkut, por ky nderim nga Gjirokastra e ka emocionuar shumë. I ndjehem mirënjohës Gjirokastrës, tha ai.
Gjirokastra ka nderuar me këtë titull personalitete të larta të kulturës si: Shkrimtaren antikomuniste Musine Kokalari, Gjuhëtarin Eqrem Çabej, shkrimtarin Ismail Kadare,ish kryeministrin e Italisë Romano Prodi, presidentin grek Karolos Papulias, pedagogun Muzafer Xhaxhiu, gazetarin Agron Çobani, akademikun Rexhep Qosja, ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj e të tjerë