Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit dhe pedagogut të njohur Agron Bala shtëpia botuese ALBAS ka botuar një libër të titulluar STATUS. Në këtë libër janë përmbledhur statuset e Agron Balës të shkruara në rrjetet sociale gjatë dy viteve të fundit. Opinionet e shkurtra rreth problemeve të shoqërisë shqiptare flasin qartë për stilin e një gazetari vëzhgues në detaje, të mprehtë në ironi, të lirë në mendime e ndjesi, plot humor për miqtë dhe aq të thella kur ai filozofonte për jetën, vdekjen dhe dashurinë. Të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij ishin mësuar ta shihnin Agronin me vite të tëra në ekranin e Televizionit Publik Shqiptarë në programin “7×7” dhe studentët në auditorin e universitetit. Prej një viti ai nuk është më mes të afërmve, miqëve dhe studentëve të tij të dashur dhe gjithsecili prej tyre mund ta ketë tashmë profesor Gonin përmes këtij libri në raftin e biblotekës.
Ike për në amshim, miku im!
Nga Beqir SINA-New York/
NEW YORK : Ike shumë shpejtë në parajsën e përjetshme, ike për nē amshim – të cilën në profetizëm e besoje aq shumë – i dashur mik, shok, mësuesi im i mirë në gazetari dhe koleg gazetar…i atyre viteve të vështira – kur bashkëpunonim bashkë, në atë fushë “beteje”.
Unë nga Shtetet e Bashkauara, dhe ti Goni – me atë kolektivë kolegësh simpatik – gazetar profesional dhe guximtarë, atdhedashës dhe demokratë të flaktë të cilët, me përkushtimin tuaj dhe njëri tjetrit, në atë kolektivë kompakt, u bënë më pas shkolla e gazetarisë, teksa e nisën punën e tyre të lirë – në Radio “Kontakt”, ose siç thoje ti në spotin e saj çdo ditë “Jeni duke dëgjuar Radio Kontakt : Kënaqësia e ditës suaj”!
Goni pata fatin …e mirë të bashkëpunonim por edhe ishe mik i shtëpisë time, disa ditë në Nju Jork, kur prej nga Nju Jorku – raportonim nga kompjuteri im “shkatarraq” të dy për atë se çfarë po i kanosej Kosovës, dhe për marrjen peng të demokracisë së brishtë, nga falangat e kuqe të krimit – që e morën atë vit pushtetin me armët e rrëmbyera nga kazermat e ushtrisë shqiptare.
Ne u takuam dhe u njohëm dhe ishim bashkë! Kur, era e luftës, në Kosovë ishte në prag të saj – kurse, Shqipëria, po përjetonte ngjarjet e 97’, një nga më të rëndat në historinë e shtetit shqiptarë, me revolucionin e falangave të kuqe të partisë socialiste, që dhunojë demokracinë e brishtë, përsëri ato ditë ne ishim bashkë, në takimet dhe intervistat me ish-kongresmenin Joe DioGuardi, senatorin Jon Stevens Corzine në Nju Xhersi, kongresmenin Bill Gillman, senatorin Joe Liberman, senatorin John McCain, e tjerë. Gjatë atyre ditëve u takuam me bashkëatdhetarët tanë, kryetarin e Vatrës Agim Karagjozin të cilin ju e kishit intervistuar në Tiranë, pas ngjarjeve të 97- takuam vatranët, në Shtëpinë e Vatrës, takuam dhe bisdeuam me patriotët dhe atdhetarët, demokratët e dëshmuar, e tjere.
Kolegu ytë nga Tirana – gazetari Defrim Methasani do të “qante” me lotë sot duke thënë “Shiu bie mbi toke kur nuk e mbajne peshen e tij rete, ndersa loti, kur nuk e mban peshen dhimbja…Nga sot, do te jemi pa nje mik dhe koleg te nderuar, pedagogun dhe gazetarin e njohur Agron Bala. Nga pertej detit, Italia, vjen lajmi i zi. Semundja e rende, ishte me e forte se qellimi i tij per ta jetuar jeten dhe deshira jone per ta patur prane mikun dhe kolegun e mire. U prefsh ne paqe Goni i dashur. Do të kujtojmë e mendojmë gjatë, shumë gjatë….ashtu si ti e meritoje, pa menduar kurrë këtë nxitim drejt vdekjes…”
I përjetshëm qoftë kujtimi Ytë! Prehu në paqe mik im – tani që ike në Amshim !