• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQETËSIME TË QYTETARËVE:7 VJET NË PRITJE TË URËS NË SHKOPET

September 21, 2015 by dgreca

– Per 7 vjet Trapi ka zevendesuar Uren…./

-Prej 7 vitesh banoret e Shkopetit mashtrohen….Një grua e moshuar kujton se deputetja e qarkut të Lezhës Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes paska premtuar rikonstruksionin e urës nga dikasteri i saj, por dhe ajo nuk e mbajti fjalen. /

Nga Ahmet ZANI/

Trapi ka zëvëndësuar urën në fshatin Shkopet dhe kjo po i ndihmon banorët për të kaluar nga njëra anë në tjetrën. A thua jemi në mesjetë nga kjo që shihni në këta foto. Dikushi mund  të bëhet me “ethe” nga çfarë shihet teksa të vegjëlit që ndodhen në anën tjetër të lumit do t’i besojnë këtij ” trapi” siç dhe e kanë pagëzuar banorët. Por trapi që shërben në lëvizjen e banorëve, që ndodhen në faqen e malit në anën tjetër të lumit, tash cilësohet si zgjidhje, ndonëse rreziku është evident në çdo moment. Një djalosh, që është drejtuesi i këtij mekanizmi të shpikur nga i ati, po u vjenë në ndihmë fqinjëve për të dalë nga ” izolimi” që  i kanos prej shtatë vitesh nga rrëmbimi i urës pasarelë nga vërshimi i ujrave të hidreocantralit në Shkopet. Ndonëse janë hedhur projektet nga vendorët kurbinas,ndonëse nuk kanë pushuar kërkesat e njëpasnjëshme të banorëve, ende nuk është lëvruar asnjë fond, ndonëse në të dy brigjet ndodhen mbajtëset e urës dhe kësaj i nevoitet bazamenti për të lehtësuar këta banorë të cilët po largohen nga fshati, edhe nga mungesa e urës.

“Është stinë e verës dhe ujrat nuk janë të rrëmbyeshëm, pa të shohësh në dimër si përballemi me vështirësitë duke rrezikuar jetën”- ankohet një i moshuar.

-Kemi besim që ju do të përcillni këtë shqetësim të kahershëm – shprehet një tjetër banor që jeton po në anën tjetër të lumit, por që nuk kanë dëshirë t’u përmendet emri. Ndërsa një grua e moshuar kujton që deputetja e qarkut të Lezhës Mimi Kodheli dhe ministre e Mbrojtjes paska premtuar rikonstruksionin e urës nga dikasteri i saj, por dhe ajo na gënjeu. A nuk paska qeveri për ne -shton e moshuara nga ky fshat. Ne ja dijmë për nder Sandrit që po na shërben në çdo rast me këtë paisje siç i themi ne trapi. Nuk kemi para të përballojmë me investimet tona rregullimin e urës, pasi nuk paska lekë shteti që po na vjel për të gjitha taksat. Jemi shumë të varfër nuk përballojmë shpenizmet në familje. Njerëzit këtej janë të papunë pa të ardhura, dhe ura po na i shton dhe më shumë hallet tona, ndërsa shteti nuk kujtohet.

Fëmijët e kemi në rrezik kur i shoqërojmë në shkollë, si dhe tërë banorët janë të kanosur nga kjo lëvizje me anën e këtij mekanizmi, po urën xhanën pse nuk e rregullojnë këta shtetarë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ahmet Zani, Shkopet, Trapi, Ura

Një shqiptar denoncon shtetin italian

September 19, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Quhet Bardhok Lleshi nga qyteza e Rubikut dhe është drejtuar mediave në shqetësimin e tij prej disa vitesh. Ndër të tjera ai përshkruan në një letër atë brengë të madhe ndaj sjellim shqetësimin e tij përshkruar në letrën dërguar për portalin tonë:
Ai shkruan se kërkon që nëpërmjet gazetes të përcjellë kronologjinë  e problemit për t’ia bërë të ditur trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe Selisë shenjtë në Vatikan.
Po ju njoh shkurtimisht ka thënë në letrën zoti Bardhok Lleshi nga Rubiku.
1-Padrejtësisht drejtësia italiane më ka futur në listë e zezë dhe më është mohuar leja e qëndrimit si emigrant.
2. Padrejtësisht më është ushtruar presion psikologjik si dhe fizik. Kësisoj me datë 21.6.2006 më është thithur gjaku me shiringa, dhe më janë vënë gjoba të rënda.
Këta kanë ndodhur në shtetin italian dhe shkaqet janë nga denoncimet që unë kam bërë drejtësisë italiane për disa vrasje tek njerëz të pafajshëm.
Me datë 17.4.2015 ora 10.08 minuta jam takuar me zv/konsullin e Ambasadës italiane të cilit i kam kërkuar marrveshje bashkpunimi për padrejtësitë që më janë bërë. Ndërsa ai më është përgjigjur se rreth të tilla akuzave duhet të gjeni zgjidhje nga ndihmën e avokatëve. Unë dua të paraqes dëshmitë dhe provat që vërtetojnë për  konsullin italian dhe trupit diplomatik të ambasadës së SHBA-së të akredituar në vendin tonë.
Disa shërbëtorë kanë paguar për të eleliminuar fizikisht ku disa persona ruhen dhe mbrohen nga organet e akuzës në vendin tonë. Sakaq në disa raste është rrezikuar dhe jeta e fëmijëve, ku dua të kujtoj datën 17.5 2011 unë jam përballur me njerëz të panjohur të iniciuar nga disa njerëz nga kapot e pushtetit…..
Gjithashtu i drejtohem me këta pyetje ish- kryetarit të bashkisë në Rubik Gjok Vuka atëherë kur ishte në fushatë zgjedhore në vitin 2011. të cilin e kam denoncuar pë aferat koruptive nga paraardhësi i tij, si dhe premtimet që nuk janë realizuar.
 Një fakt tronditës është dhe ai i fillimit të muajt qershor 2014 nëpërmjet jush me telefon dhe në prani më keni kërcënuar duke më thënë se do më burgosnit, ndaj nuk e mësova përsenë e burgosjes time.
Ju drejtohem Ju kryebashkiakut në detyrë z. Ndrec Deda.
Me marrjen e detyrës tuaj si kreu i Bashkisë në Mirditë, si mund të luftoni korrupsionin si dhe krimin, dhe dua t’ju bëj këto pyetje pasi kur ju ishit me detyrën e Prefektit të Qarkut Lezhë, ju kam paraqitur ju fakte dhe dëshmi në zyrë tuaj, por kam marrë pëgjigjen tuaj: Qeveria nuk merret me luftëm kundër krimit apo dhe korrupsionin.
E bëj këtë pyetje sepse ku ju ishit prefekt, ju kam paraqitur në zyrën tuaj fakte dhe argumenta pë shkelje dhe abuzime, ndërsa përgjigja juaj ishte: Qeveria nuk merret me luftën ndaj korrupsionit.
 Ndërsa doja të drejtoheja dhe kryeministrit të vendit z. Edi Rama, si një individ dhe familje në nevojë si në kompesimin e energjisë elektrike. Ndërsa në projektbuxhet është miratuar fondi për të

tilla shtresa madje opozita ka braktisur sallën e kuvendit në miratimin e këtij buxheti, për tremujorin e katërt të vitit 2013, të detajuara si për familjet në nevojë ashtu dhe për kompesimin e ujit të pijshwm dhe energjisë elektrike. Sakaq për familjet në nevojë është miratuar projekt buxheti për vitin 2014 me dhjetë % zbritje të energjisë, ndaj duam të dijmë ku ka shkuar kjo faturë infromale pasi juristja e entit rregullator të energjisë në Tiranë është shprehur: Presim listën e atyre që përfitojnë nga ministria e Mirëqenjës Sociale.

 Unë personalisht kam kërkuar një përgjigje nga ky dikaster por pa rezultat, sakaq po pa rezultat kanë rezultuar dhe tratativat në kërkesën pë takim me ish- inistrin Erjon Velia. Ky një fakt tjetër ku pushtetarët nuk denjojnë të zgjidhin pikërisht çeshtjet e qytatetarëve të saj.
 I nderuar Kryeministër! Do ju drejtohem Ju pasi jetoj prej disa vitesh me ndihmë ekonomike 4200 lekë në muaj me katër anëtarë familje, por ajo që më shqetëson është terrori psikologjik, ndonëse kam kërkuar drejtësi mbi bazën e ligjeve në fuqi, si dhe dërgesat e letrave pranë institucionit të kryeministrisë si dhe Ju personalisht. Dhe ky fakt nuk është realizuar me gjithë kërkesat e disa institucioneve të tjera në vend.
 I nderuar zoti Kryeministër me datë 11.11.2013 ora 09.50.01 minuta ju kam dërguar një shkresë me dorëshkrim, ndaj kjo ndodhet në zyrat e institucionit tuaj, shkresë e cila mbart vlera madje dua ta bëj publike në institucionet ndërkombëtare.
 Sakaq po ju vë në dispozicion dhe numrat e protokollit si dhe datat me shkersat e dërguara si më poshtë
Shkresë 1- Kryeministrisë datë 31.12.2013 nr. prot. 4035/19
2- Kryeministria datë 4.4.2014 nr. prot. 31/19.
3- Min. Punëve të Brendshme datë 10.2.2014 nr. prot.17/1
4- Min Punëve të Brendshme datë 13.2.2014 nr. prot. 71/2
5- Min. Drejtësisë nuk rezulton data por vetë nr. prot. 360, pa vulë dhe firmë ku mban emrin e drejtorit të përgjithshëm Sokol Pasho, dhe më e saktë vërtetohet nga letra ime e dytë ku mban datën 22.4.2014 me serverin e zyrës së pritjes nga ora 12.30 min deri në 14.30 min.
6- Kryeministria me nr. prot. 3076/8 dhe min. e Drejtësisw me datë 27.11.2014 me nr. prot. 360/5.
Të gjitha këta që parashtroj janë dëshmi të qarta ndaj mua më mbetet t’ju kërkoj ndihmën e institucioneve:
Si të Ambasadës së SHBA-së dhe trupit Diplomatik në Tiranë, gjithashtu mundësimin e takimit me Misionit Apostolik të Selisë së Shenjtë në Tiranë në dhënjen e dëshimve të plota dhe kronologjinë me fakte dhe argumenta.
 Ndodhem në rrezik si familje nga ato që unë kërkoj të zbardh me përgjegjësinë e plotë, pasi familja ime është e kërcënuar nga disa pushtetarë të cilët kërkojnë eleminimin tim si dhe të familjes.
 Shpresoj tek mediat si ndër pushtetet më të besueshme në këtë denoncim , natyrisht dhe reflektim të pushteteve dhe atyre pushtetarëve për të mos heshtur ndaj dëshmive dhe fakteve, ndonëse mund të preken disa nga këta pushtetarë, por do të vijnë në ndihmë drejtësisë ashtu si ka premtuar kryeministri Edi Rama në vendosjen e shtetit ligjor, tolerancë zero nga krimit dhe kriminelëve që deri më sot kanë kapur shtetin.
 Shpresoj që pas publikimit në media të shqetësimit tim si dhe më shumë nga mua, disa institucione do të reflektojnë duke vendosur ligjin në zbardhjen e së shumë të vërtetave të cilave janë zënë ngërç nga individë të cilët abuzojnë mbi ligjet dhe drejtësinë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ahmet Zani, Bardhok Lleshi, Një shqiptar denoncon, shtetin italian

Bukurite e natyres shqiptare- Patoku

September 4, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
   Laguna e Patokut e njohur si një nga perlat e bregdetit shqiptar me nje bukuri të veçantë në mjedisin dhe natyrën e mrekullueshme të vendit tonë. Laguna e patokut ka një vijë bregdetare prej 8 km dhe është ranore me shenja të dendura erozioni dhe ndryshime të shpeshta të pozicionit të vijës bregdetare. Ndërsa një fshat , që dikur quhej fshati i pushimeve, tani ndodhet ne det si shkak i derdhjes së dy lumenjëve Mat dhe Ishëm dhe gërryerja e madhe e krijuar në vitet e fundit.Laguna zë një sipërfaqe  prej 400 hektarë dhe për të eksploruar natyrën e lagunës  syri të zë një mori bimësh detare perveç peshkut, që është i njohur për cilësinë dhe shumëllojshmërinë si : Qejfulli, Levreku, gjuhza, çafrra, ngjala etj.dhe një numër i gjuetarëve të zonës që shfrytëzojnë këtë zonë. Janë evidentuar dhe rezervati i Fushë Kuqes për dhelpra dhe kunadhe qe tashme nuk funksionon, por ka dhe një biodiversitet të lartë, që krijon përfaqesimin e shpendëve në migrim.  Eshtë një zonë shumë e frekuentuar tashmë së fundmi vetëm nga turizmi përfaqësuar nga disa lokale që njihen në gatimin e peshkut duke u frekuentuar dhe nga një numër i madh turistësh vendas por dhe të huaj.
Këtu udhëton  me varkë në një distancë prej 2.5 km për të dalë në grykëderdhjen e lumit Mat do përshkosh një rrugë e cila kalon në një grykë e rrethuar me kallamishte por një pjesë e saj ujore në të cilën udhëton dhe varka që tregon sikur udhëtimi nëpër ndonjë xhungël të vogël që vërtetë të jepte kënaqësi të veçantë ndonëse dhe kohë me temperatura të ulta e ndihmuar dhe nga rrymat e ftohtë e ujit.
 Laguna e patokut ka ende shume vlera historike  por më së shumti për turizëm e njohur por ka humbur që nga 25 vitet rërën me vlera kurative, ndërsa është investuar në rikonstruksionin e rrugës që të sjell në këtë bregdet të mrekullueshëm por që kërkon dhe më shumë kujdes nga shteti.
 Një faktor shumë i rëndësishëm nga humbja e gjallesave detare është dhe gjuetia pa kriter, një gjueti e cila po perdoret në interesa të individëve.Kjo gjueti e paligjshme çdo ditë po zvogëlon numrin e gjallesave detare, dëmton ekosistemin ndërsa vemendja e strukturave që janë përgjegjëse kanë lënë në harresë një nga lagunat e njohura në vendin tonë. Pejsazhet e bregdetit të Patokut janë të rralla natyra ka sjell këtë veçori të cilët dora e njeriut po e shpërdoron. 
 Laguna e Patokut është e frekuentuar në çdo sitnë turistët e huaj shprehin kënaqësinë e kësaj perle të vërtetë te natyrës e cila nuk ka si duhet vemendjen e strukturave përgjegjëse.
Laguna e njohur e Patokut është rreth pesë km larg nga superstrada e veriut duke përshkuar një rrugë përmes komunës së Fushë Kuqes ndërsa më pas të shfaqet bregdeti. Teksa pas kësaj natyre mjaft të mrekullueshme dhe pak rrugë e asfaltuar të mjafton për të ecur ka nga dy krahët të sheh syri disa rrjeta peshkatarësh dhe pjesët e liqenit që ka ngrënë disa tokë nga baticat detare. Më tej sërish nga dy anët e rrugës biznesi privat me lokale të modeleve të ndryshme duke ju përshtatur dhe natyrës që kohët e fundit ka patur zhvillim për t’i kthyer tjetër panoramë lagunës. Disa lokale ndërtuar me bazament disa shtylla të drujta të futura pak në thellësi nga deti të duken si ngrehina, ashtu të të shijohesh me drekën e servirur me një lloj peshku që dhe mund të shijosh dhe panoramën e detit.
 Janë një numër i shumtë peshkatarësh, që jetën e tyre e kanë me detin, njëri është Zef Ulaj i cili të fton për kafen e mëngjesit në lokalin e tij ngjitur me detin. Ai sapo është kthyer nga gjuetia e peshkimit në një mënyrë krejtësisht ndryshe. Një mjet autoveturë e cila kryen funksionin e levave në tërheqjen e rrjetave nëpërmjet pjesës së xhirimit ingranazheve ku nuk janë gomat por kavot e tërheqjes së rrjetave në det. Mjeti i tij i fmashëm ndizet pasi janë lëshuar rrjetat gjatë natës dhe kryejnë tendosjen e kavos ku janë të mbështetura rrjetat e peshkimit që kanë një sipërfaqe mjaft të madhe. 
 E ndërsa do të vijojmë diku më tej në zemrën e lagunës Rakip Martinaj një tjetër peshkatarë shumë i njohur që ndër vite nuk ka reshtur në apelin e tij strukturave në investimin e lagunës. Udhëtimi në varkën e tij përeth zonës është i veçantë. Lundirmi në varkë shëtitje e bukur në det, por ai ka për qëllim të na zbulonte një tjetër personazh ndryshe nga peshkatarët e tjerë. Martin Gjonin e kanë vlerësuar si Robinson Kruzo nga bëmat në det. Në një distancë prej afro 800 metra larg nga bregdeti ai ka ndërtuar një banesë punon në gjueti, mbarshtron disa shpendë dhe bagëti kalon tërë kohën në këtë ishull. Eshtë ishull që duket e pabesueshme, por me iniciativën e një njeriu të vendosur ai me ndihmën e varkës ka arritur të transportojë dheun nga bregdeti tek kjo pjesë e detit në largësinë prej 800 metrash duke ndërtuar banesën dhe këtë aktitivitet në shërbim të pushuesve ditorë. Një stërmundim shumë i madh -,tregon Martini por ishte vendosmëria për të arritur deri këtu ndaj më është dashur kohë dhe mund të arrij deri këtu në njëmijë metra katrorë si pasion i tij për gjuetinë e peshkut. Mbase duket e pabesueshme kjo që kam sjellë dherat nga fshati i Fushë Kuqes deri në det. Për enrgjinë dhe ujin e pijshëm dhe këtë ja ka arritur nëpërmjet disa shtyllave të vendosura në det shtrihen linjat e energjisë dhe ujit, ndërsa dhe turistët që vijnë të shijojnë drekë tek lokali i tij do t’u vijë në ndihmë Martini pasi ka vendosur një numër telefoni pranë një ndërtese tek bregdeti dhe menjëherë ai mbërrin me varkën e tij të transportojë deri tek lokali në ishullin e tij dhe të servirë drekën e këndshme.
Laguna vetëm 50 km larg kryeqytetit dhe vetëm 5 km nga rruga nacionale dhe për të zbuluar këtë mrekulli të natyrës shqiptare duhet të përshkosh udhëtimin me varkë ashtu siç na ofroj Rakip Martinaj. Këtu gjen gjithçka për të kaluar një ditë ndryshe, ndërsa turistët e huaj janë thuajse në çdo sezon të stinës së verës pasi kanë dëgjuar për mrekullitë e kësaj lagune.
 Rreth 25 vite më parë ka shërbyer dhe pwr plazh por aty kanë mbetur vetëm disa nga ish-kabinat e famshme të dikurshme që shërbenin për pushhuesit në stinë e plazhit.
 Një sërë gjallesash detare deri tek breshkat e mëdha gjenden në detin pranë Lagunës dhe sikurdoherë biologu Prof. Dr. Idriz Haxhia do të përkujdeset për këta.
 Vlerat turistike janë mjaft të mwdha në Lagunën e ;Patokut njëkohëshit dhe për faunën dhe florën e zonës janë një tjetër motiv të shijohet një ndër zonat më të preferuara në bregdetin e vendit tonë.

Filed Under: Featured Tagged With: Ahmet Zani, Laguna, Patoku

MELITA, VAJZA QË JETON NË SHTETIN FQINJ, KËRKON SHKOLLË SHQIPE

August 14, 2015 by dgreca

Nga Ahmet Zani/
Vajza që shihni në fotografi është vogëlushja Melita Hoxha, e cila sapo ka mbushur pesë vjeçe. Vogëlushja 5 vjeçare do të habiste shumë njerëz që e rrethonin nga veprimet e saja. Me dy duart e vockla do të formonte shqiponjën gjatë një ceremonie familjare me të afërmit e saj. E veçanta e Melitës është se ajo jeton në shtetin helen me prindërit dhe qëndrimi në Shqipëri është i përkoheshëm në kohën e pushimeve. Me veprimet e saja me ndërthajren e duarve me Shqiponjën tregon se është shqiptare ndonëse në shtetin fqinj ay ku jeton ka mësuar se është e gjakut të shqipes ndaj treguesi i saj me simbolin e shqiponjës ka mallëngjyer të pranishmit. Melita e vogël është e dëshpëruar nga ajo që pret të fillojë shkollën në gjuhën greke duke i rrëfyer prindërve të saj se i duhen libra shqip të mësojë gjuhën mëmë. Teksa bisedonim me prindërit Dhurim dhe Alketa Hoxha, të cilët e kanë lidhur jetën e tyre në emigrim, tregojnë se Melita është vajzë shumë e zgjuar, ndonëse ka provuar plot tre operacione, dhe është e prirur të studjojë në një shkollë shqipe. Mundësitë janë të pakta të plotësojmë këtë dëshirë vajzës, por kemi mundur të gjejmë libra të ndryshëm në shqip ndonëse ende nuk e zotëron mirë të shkruajë apo dhe të lexojë, por pasioni është vetëm gjuha shqipe të nisë dhe klasën e parë në këtë shtator.
Këtë veprim që ajo ka demonstruar gjatë kësaj ceremonie, të njjëtin veprim realizon dhe në Athinë ku kemi qëndrimin dhe punën, madje pronari ynë dhe shumë shtetas të tjerë grekë e shohin shtrembër Meliten, kur kryqzon duart duke formuar shqiponjën, simbolin e Flamurit tonë kombëtar.
Pesë vjeçarja nga fshati Gjorëm i Kurbinit është një rast i rrallë i kësaj kategorie fëmijësh në emigrim, që kanë ndjenjën e simbolit të shqiponjës, ndonëse jashtë kufinjëve, e duan vendin e tyre, dhe duan të mësojnë gjuhën shqipe, por kjo e drejtë duket se është tepër e largët…

Filed Under: ESSE Tagged With: Ahmet Zani, Melita Hoxha, simboli i shqiponjes

Një Dasëm Shqiptare në Kumanovë në familjen mërgimtarit të 100 vjetorit të Pavarësisë!

August 10, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Zejdi Halimi është personazh i veçantë i rrugëtarëve të 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, 11 burrave që përshkuan në këmbë 517 km rrugë për të dërguar flamurin në Vlorë. Një eveniment që do të ruhet gjatë në kujtesë, për aktin sublim në nderim të atyre burrave që shpallsn shtetin e pavarur shqiptar më 1912 në Vlorë. Zejdiu ndodhej në emigrim prej shumë vitesh në Zvicër më familjen, dhe sapo është informuar se katër nismtarë nga Gjilani ishin nisur për në Vlorë në kambë ai nuk mund të qëndronte pa iu bashkuar këtij grupi të vogël historik, ndaj menjëherë u nis nga shteti zviceran me qëllim të bashkohej grupit. Zejdiu me një tjetër bashkombas të tij por dhe mik i familjës Qenam Hamdiu do të takoheshin me grupin e flamurit në Prishtinë. Ky rrugëtim shumë i lodhshëm me sakrifica, por këta ishin të vendosur të përshkonin rrugëtimin e tyre deri në Vlorë ndonëse muaji nëntor me kushte atmosferike të papërshtatshme në një udhëtim të tillë, por burrat e kombit nuk do të tërhiqeshin nga vendimi i tyre.
Grupi i rrugëtarëve pas disa ditësh udhëtimi ishte fati i mirë për mua të behesha protagonist të intervitoja, ndërsa Zejdi Halimi dukej tërësisht entuziast por dhe dashamirës ndaj mediave si dhe qytetarëve të cilët përshëndetnin sakrificën e tyre, dhe ndërsa Zejdi Halimi ndodhej në fundin e grupit të 11 personave histoik dhe gjithnjë kërkonte të dhuronte flamuj të cilët i kishte siguruar në një mënyrë të tijën në ditët e festës së 100 vjetorit.
Zejdi Halimi më pas…
Ndërsa grupi i shqiptarëve nga Kosova përfunduan me sukses udhëtimin duke i dorëzuar flamurin në Vlorë pikërisht në të njëjtën datë dhe orë presidentit të Repubilkës Bujar Nishani, pas dy muajve një pjesë e tyre do të takonin dhe ish- kryeministrin Sali Berisha pikërisht në zyrën e tij dhe më pas me iniciativën e Zejdiut do të ndalonin në hyrje të rrugës së Kombit në kujtim të udhëtimit. Takimi në qytetinj e Milotit ishte spontan por Zejdiu do të kërkonte pjesë nga interniari i udhëtimit si dhe do të sillte në vemendje pritjen e rezervuar në disa qytete në respektin të tyre.
Zejdiu do të niste një këngë patriotike kurbinase nga historia e Albulenës, ndërsa këtë mundësi i afrohet këtij patrioti që në arkivën e tij ruante këngë shqiptare.
Dhe ndërsa jeta e tij ishte e lidhur me emigrimin në shtetin zviceran Zejdiu do të ruante llidhje të forta me shumë familje që rastësisht ishte njohur gjatë muajt nënëtor gjatë udhëtimit në këmbë nga Gjilani në Vlorë. Përgjatë stinës së pushimeve familja e Zejdiut do të ndalonte në bregdetin e bukur shqiptar dhe padyshim nuk largohej pa takuar miqtë dhe më e veçantë është ftesa në dasmën e vajzës së tij me datën pesë gusht në Kumanovë.
54 vjeçari Zejdi Halimi të na bënte ftesën kohë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e dasmës së vajzës Arbenita madje ftesa e tij ishte dhe më e gjërë për shumë miq nga Shqipëria.
Udhëtimi në Kumanovë
E mërkurë katër gushti në mbrëmje do të udhëtonim për në ceremoninë e dasmës së vajzës tashmë të një miku shumë të veçantë, ndonëse nga qyteti verilindor maqedonas disa kohë më parë situata me shqiptarët ishte e trazuar. Kjo nuk do të na prishte imazhin e dasëmës që prisnim të kalonim më familjen e Zejdi Halimit këtij shqiptari në trojet etnike shqiptare ne shtetin maqedonase. Mjetit tonë në shenjë simbolike në raste gezimi të dasmave ishte zbukuruar ashtu si është dhe zakoni ynë me dy fjango nga të dy krahët. Në pikën kufitare ku ndahen dy shtete si i Kosovës me atë të Maqedonisë dhe konkretisht në atë të doganës së shteti maqedonas një grup dasmorësh hidhnin valle dhe kjo dukej qartë se ishin dasmorë ndaj dhe ne do të ndalonin të bashkoheshim me katë shqiptarë , që nuk e dinim se nga cili qytet ndodheshin, por ajo që na bashkoj ishte gezimi i përbashkët ndaj përcollëm urimet ë ndërsjellta pasi ne i prezantuam se ishin të ftuar në dasëm e mikut tonë në Kumanovë. Akrepat e orës kishin kaluar mesnatën dhe pak kohë nga udhëtimi do të mbërrinim në Kumanovë, një rrugë e gjatë në një vend të panjohur për ne. Ora tre e mëngjesit do të mbërrinim në destinacionin e duhur pranë një pike karburanti aty gjetëm dy punonjës një shqiptar dhe tjetri maqedonas. Shijuam kafen e servirur ambjentet e jashte të barit ku ndodheshin disa djem të rinj duke e shqoëruar dhe me biseda të ndërmjetme me djemtë e rinj të cilët na tregonin manyrën e bashkjetesës ndërmjet dy kombësive dhe njëri nga djemtë do të shfrynte ndaj sllavëve maqedonas.
Do të kalonim plot tre orë pranë lokalit deri sa të njoftonim Zejdiun për mbërritjen tonë, i shoqëruar me bashkëshorten e tij Saxhiden kanë mbërritur brenda pak minutash. Ajo që do në binte në sy pisëpari ishte flamuri kombëtar në ndërtesën e tij. Dikur denoheshim 20 vite burg nëse gjendej ky flamur dhe në çdo dhomë ishin të vendosur flamujt shqiptar. Brenda në shtëpi dhe pse në orët e para të mëngjesit gjetëm të afërmit e familjes ndërsa Arbenita ndodhej në kozmetikë për t’u bërë nuse ishte vajza që na bëri sebep për këtë vizitë në familjen e Zejdi Halimit i cili tregon historinë e të parëve të tij. Më pas një shëttitje në qytetin e Kumanovës duke na prezantuar thuajse në çdo detaj, si për bashkjetesën ndërmjet komuniteteve, politikat qeveritare, si dhe traditat e tyre. Njëra pjesë Kumanovës ishte tërësisht me shqiptarë dhe tjetra me maqedonas thuajse të ndara. Investime në ndërtimin e Xhamive ishte shërbesë kryesore e banorëve vendas. Investimet në shkallë minimale në infastrukturë dhe zhvillim në një pjesë të komunitetit shqiptar, madje zona në varfëri, pas mbylljes të disa aktiviteteve shtetërore. Në administratë ndodhen dhe shtetas shqiptarë, paksa të kufizuar, një ojesë e mirë janë në emigrim, në shtetet europiane dhe gjendja e tyre duke më e përmirsuar. Sakaq Zejdiu prezanton fqinjët e tij dhe shumë banorë të njohur për vizitën tonë në dasmën e vajzës së tij.
Dasma e Arbenitës do të bëhej e përbashkët me miqësinë e re, dhe mbrëmja e ceremonisë së dasmës ishte me pjesmarrjen të vetme nga femrat ndërsa një ditë më pas burrat.
Për ne miqtë ishte e pamundur të festonim dy ditë radhazi, ndërsa tërë familjarët këmbëngulnin për të qëndruar gjatë dy ditëve për të shijuar dasëm e vajzës shqiptare të këtij miku të mirë.
Emrush Haziri 76 vjeçari nga Gjilani babaj i Lutfiut kreut të komunës ishte i ftuari mik i kësaj familje por që do të shijonim me të vërtetë kënaqësinë e dasmës së Arbenitës, vajzës së këij miku të veçantë që na ka dhënë emocione tërësisht të paharruara që do të ruhen në kujtesën tonë. Një ditë e shënuar për ne duke marrë me vete emocionet dhe respektin e kësaj familje patriotike shumë atdhetare që në bisedat me këta njerëz do të lutinin Zotin për bashkimin e madhe të kufinjëve.
Kemi lënë pas Kumanovën por më së shumti një familje të miqve të përhershëm, në ndarje me emocione, lotëtë e gëzimit, duke shpresuar për t’u bashkuar në të tilla gëzime familjare si kjo në Kumanovë me Zejdi Halimin me këtë njeri që tregoj vullnetin e tij në rrugëtimin historik në 100 e Pavarsisë

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ahmet Zani, ne familjen e Zejdi Halimit, Nje dasem ne Kumanove, udhtarit te Pavaresise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT