• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ç’BËN KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË EDI RAMA NË AKADEMINË USHTARAKE AMERIKANE, “WEST POINT”?   

September 23, 2021 by s p

  

Nga Frank Shkreli

A person in a suit

Description automatically generated with low confidenceMisioni i Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point është, “për të edukuar, trajnuar dhe për të frmyëzuar Korpuset e Kadetëve, ashtuqë secili kadet i diplomuar që del prej aty është një lider, udhëheqës me karakter, i betuar ndaj vlerave: Detyrë, Nder, Atdhe dhe të gatëshëm për një karrierë të shkëlqyeshme profesionale në shërbim të Kombit, si oficerë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

The U.S. Military Academy at West Point’s mission is “to educate, train, and inspire the Corps of Cadets so that each graduate is a commissioned leader of character committed to the values of Duty, Honor, Country and prepared for a career of professional excellence and service to the Nation as an officer in the United States Army”.

Zakonisht, Akademia Ushtarake në West Point, vizitohet nga Presidentë të Shteteve të Bashkuara – por jo për qëllime politike dhe partiake – pasi ushtria amerikane është mbi kësisoj lojrash të flliqta të politikës së brendshme ose të jashtme dhe përpiqet që kurrë të mos bie pre e manipuluesve që përpiqen ta përdorin ushtrinë për qëllimet e tyre të shëmtuara, personale dhe të përkohëshme politike.  Ka edhe të tjerë udhëheqës, sidomos ushtarakë amerikanë që vizitojnë dhe mbajnë fjalime me rastin e diplomimit të kadetëve, siç ishte rasti këtë vit, kur atyre u foli Sekretari aktual i Mbrojtjes, Z. Lloyd J. Austin III, pikërisht për të frymëzuar kadetët e rinjë të sapo diplomuar amerikanë, në detyrën e tyre të re, në shërbim të Atdheut, me nder dhe karakter.

Në West Point ka edhe një numër të kufizuar – rreth 20 gjithsejt — kadetësh nga vende të huaja, aleate të Amerikës. Shyqyr që Kryeministri Rama zbuloi më në fund se aty ka dhe ka pasur shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, të betuar ndaj vlerave: “Detyrë, Nder, Atdhe”.  Frank Shkreli/ Historike: Kadetët shqiptarë nga Kosova pranohen në Akademinë Ushtarake Amerikane, West Point | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Një kadet nga Shqipëria pranohet në Akademinë e famshme Ushtarake Amerikane, West Point | Gazeta Telegraf

Kadetët amerikanë të West Pointit, por edhe ata pak që janë nga vende të huaja, përzgjidhen nga ndër më të mirët e të mirëve, ndër më të përgatiturit nga pikëpamja akademike, por edhe për nga karakteri e nderi për përgjegjësit që ata marrin mbi vete, si oficera të Forcave të Armatisura të Shteteve të Bashskuara, ruajtës të lirive tona, mbrotjës të trashëgimisë tonë demokratike, por edhe si çlirimtarë dhe paqëruajtës në botë.

Duke marrë parasysh historinë që e dallon dhe reputacionin që gëzon, jo vetëm në Amerikë por edhe anë e mbanë botës Akademia Ushtarake Amerikane në West Point, më të thënë të drejtën u habita dhe u shqetësova, si shtetas i këtij vendi ku besojmë se ushtria dhe politika nuk përzihen, por edhe si një shqiptaro-amerikan që beson në disa vlera universale që gjatë dekadave janë mbrojtur, pikërisht, nga udhëheqës ushtarakë amerikanë që kanë diplomuar në West Point, e që i ka njohur bota.  Janë të shumtë ata heronjë amerikanë që janë diplomuar në West Point e të cilët e kanë dalluar veten gjatë historisë në luftërat e këtij vendi, duke filluar me Luftën e Parë Botërore dhe më vonë në Luftën e Dytë Botërore dhe në qendresën kundër komunizmit ndërkombëtar gjatë luftës së ftohtë — udhëheqës ushtarakë me famë botërore, siç ishin gjeneralët Eisenhower, Mac Arthur, Arnold, Clark, Patton, Stillwell, Wainwright, dhe të tjerë më vonë gjatë luftës në Vietnam e deri në kohët moderne siç është lufta në Kosovë, kur forcat e aleancës së NATO-s të udhëhequra nga Gjenerali Wesley Clark – edhe ky i diplomuar në Akademinë Ushtarake West Point — sulmuan forcat terrroriste ushtarake dhe policore të Serbisë që për vite po kryenin një gjenocid të vërtetë kundër shqiptarëve të Kosovës — të pa-parë në Europë ç’prej Luftës së Dytë Botërore.

Për mua misioni dhe tradita e Akademisë Ushtarake në West Point – pasi edhe tani jetoj afër saj, si të thuash e kam në mahallë – dhe kjo është arsyeja që u çudita kur lexova për vizitën e Kryeministrit Rama – një vizitë që mu duk si e orkestruar aq mirë për qëllime propagandistike, pasi përmbajtje tjerë nuk kishte. Edhe arsyeja zyrtare që u dha për atë vizitë — nënshkrimi për binjakizimin e dy akademive ushtarake — mund të bëhej shumë lehtë dhe duhej të bëhej midis Kryetarit të Akademisë Amerikane dhe Përfaqësuesit më të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe jo duke sjelliur nga Tirana Kryeminsitrin për të ndërfut politikën e flliqt e konfliktuese të klasës politike shqiptare.  Ky nuk duhej të ishte protokolli  me këtë rast, por dikush e bëri këtë me qëllim për të ngritur personalitetin e Kryeminsitrit shqiptar para një audience që siç duket nuk kishte haber se kush është Edi Rama, veçse Kryeministër i Shqipërisë.  Fatkeqësisht, kjo nuk është mënyra për të promovuar lidhjet e ngushta midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar – popull me popull për të cilat kemi punuar me dekada – duke promovuar individë dhe politika të momentit për qëllime që ende mbeten të paqarta, siç janë të paqarta edhe se kush janë personat dhe qarqet që po veprojnë në këtë mënyrë. Shumë vija të kuqe diplomatike po shkelen dhe askush nuk shqetësohet!

Mendimet dhe qëndrimet e mia për këtë klasë të dështuar politike shqiptare të këtyre 30-vietev janë të njohuar mirë. Në këtë klasë të dështuar politike shqiptare – të gjitha të ashtuqajtura parti politike, pozitë dhe “opozitë” — bën pjesë edhe Kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili vizitoi këtë javë një prej insitucioneve më të shënjta amerikane, Akademinë Ushtarake West Point.  As Z. Rama nuk dallon shumë nga të tjerët politikanë shqiptarë, por për të së vërtetës ai i shpreh ndjenjat e tija dhe si i tillë ai mund të jetë edhe më i sinqert megjithëse nganjëherë hipokrit, bazuar në vet deklarata e tija, sot komunist, nesër demokrat e pasnesër mbështetës dhe mik me udhëheqsit më autoritarë të globit. 

Nuk besoj se ambasada amerikane do të ketë dërguar ndonjë shkresë konfidenciale Akademisë West Point për t’i treguar se kush është Edi Rama si dhe për qëndrimet dhe vlerat që ai ka mbrojtur gjatë viteve por edhe kohët e fundit – vlera që nuk përputhen aspak me vlerat e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësve dhe as të kadetëve të saj – vlerat dhe qendrimet e tija karshi Perendimit, qeverisjes autoritare, shkeljes së demokracisë dhe lirisë së medias, e tjera, veçanërisht qëndrimit të tij ndaj ish-regjimit komunist në Shqipëri dhe të “mirave të atij sistemi”, për të cilat janë pronocuar edhe bashkpuntorë të tij.  Ai e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se ishte një kohë që Edi Rama si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina? A e dinin zyrtarët e lartë të Akademisë në West Point se Kryeministri Rama kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa tjera përveç Perendimit, nëqoftse ata nuk silleshin ndaj tij ashtu siç preferonte ai — me insinuatën se shtete autokrate si Turqia, Rusia, Kina e Serbia ishin gati të pranonjnë Shqipërinë në rrethin e tyre anti-demokratik e autoritar?  A ishin të informuar zyrtarët e lartë amerikanë se jo më larg se këtë vit, Edi Rama, “antikomunisti” i viti 1990, tani Kryeministri Socialist (pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë), para një viti ka deklaruar se ishte krenar me babain e tij komunist dhe se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë. Kryeministri Edi Rama ka deklarua se komunistët dhe komunizmi kanë qenë në anën e duhur të historisë!? | Gazeta Telegraf  

A e dinin udhëheqsit e lartë ushtarakë amerikanë para të finalizohej vizita e KM shqiptar në West Point, se Shqipëria, megjithëse vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për tu antarësuar në Bashimin Evropian, — ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ish-komumiste, tani antare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Shqipëria me në krye Edi Ramën refuzon të distancohet nga e kaluara e tmershme komuniste në vendin e tij, madje edhe pas 30-vjet tranzicion, Shqipëria ende nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit dhe refuzon të   Frank Shkreli: Dy pyetje dhe një thirrje për Parlamentin e ri në Tiranë dhe për diplomatët perëndimorë atje… | Gazeta Telegraf – 

dhe refuzon të bashkpunojë me Komisionin Ndërkombëtar për Zhdukur ICMP për të zbukluar se ku janë hedhur eshtrat e viktimave të komunizmit në Shqipëri.Personat e 

Frank Shkreli: Të zhdukurit e periudhës komuniste në Shqipëri kërkojnë drejtësi! | Gazeta Telegraf

A është ky një udhëheqës i cili frymëzon kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane në West Point dhe të cilëve siç duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte.  A po cilido qoftë nga politikanët shqiptarë të cilësdo parti, nuk miratojnë një trajtim të tillë, siç ishte ai i vizitës së Kryeministrit Rama në West Point. Për tu ftuar, sidomos në West Point, një udhëheqës i lartë i huaj, duhet të pakën të tregohet vullnet mirë ndaj disa prej vlerave që përfaëqson Akademia Amerikane West Point dhe kadetët e saj.  Asnjë udhëheqës shqiptar — pozitë ose opozitë — nuk ndajnë vlerat e Akademisë West Point as vlerat amerikane dhe si të tillë nuk meritojnë një vizitë të tillë dhe një trajtim të tillë në një vend të shenjtë të heronjve amerikanë. Se po të ishte ashtu, Shqipëria do ishte ndryshe sot, jo vendi më i korruptuar në Evropë me një sistem të ashtuquajtur “demokratik”, jo funksional, një vend nga i cili për arsye të sjelljeve konfliktuale të politikanëve vendas, po zbrazet nga më të mirët e tij.  Hipokrizia ka arritur kulmin dhe shumë vija të kuqe po shkelen! Vizita ishte një fyerje e pa fytyrë ndaj bijve dhe bijave më të mirë të Kombit Amerikan dhe të vlerave për të cilat ata jetonin dhe luftonin. Ja edhe një tjetër akt po vihet në shtyllën e turpit.

Frank Shkreli

A picture containing text, book, shelf, bookshelf

Description automatically generated

                   Something is not right with this picture!

Diçka nuk është në rregull me këtë fotografi – një akt arrogant dhe intimidues!

A picture containing text

Description automatically generatedNiko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë në rolin e turistit mbi Manhattan duke parë pikat kyçe tursitike, në kurrizë të taksapaguesve amerikanë.  “Ditë e shkëlqyer e festimit të 20-vjetorit të programit të partneritetit Shtetëror me New Jeresey”, thuhet në portalin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Graphical user interface

Description automatically generated with medium confidence

Filed Under: Komente Tagged With: “WEST POINT, AKADEMINË USHTARAKE AMERIKANE, Frank shkreli

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT