• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“TA PASTROJMË KOSOVËN”, NIS AKSIONI TREMUAJSH

September 15, 2018 by dgreca

3 ok pastr-Mbi 100 mijë pjesëmarrës sot në aksion: përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore,  Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, KFOR-i, organizatat joqeveritare, shoqëria civile, kompanitë private dhe të gjitha institucionet publike përfshirë nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe të gjithë studentët në tërë territorin e vendit/2 ok kryem harad past–Kryeministri Haradinaj: E filluam sot këtu, por nuk do të ndalemi deri në pastrimin e vendit tonë nga mbeturinat/

2 ok pastrim

-Në aksionin e sotëm, mori pjesë edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blend Klosi/

PRISHTINË, 15 Shtator 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ “Ta Pastrojmë  Kosovën” është aksioni që ka nisur sot, për të vijuar tre muaj, deri në 15 dhjetor. Aksioni nisi në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”  që organizohet nga lëvizja globale “Let’s Do It World”,  ku synohet që në rreth 200 shtete të botës  të mobilizohen mbi 5% e popullsisë botërore që do të pastrojnë në një ditë.

1 okpastrimi“Në vendin tonë ky aksion do të vazhdojë për tre muaj dhe do të zgjasë deri në eliminimin  e të gjitha deponive ilegale, me qëllim  krijimi të një impakti sa më të madh të vetëdijesimit përballë problemeve mjedisore në nivel global”, thekson një deklaratë e qeverisë së Kosovës.

Pjesëmarrës në aksion janë: përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore,  Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, KFOR-i, organizatat joqeveritare, shoqëria civile, kompanitë private dhe të gjitha institucionet publike përfshirë nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe të gjithë studentët në tërë territorin e vendit.

Aksioni “Ta Pastrojmë  Kosovën” ka nisur në mëngjes me mbledhjen e vullnetarëve në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, Prishtinë, dhe në sheshet kryesore të qyteteve e qendrat e lokaliteteve, ndërkohë që në nivel vendi e edhe nëpër komuna të Kosovës janë themeluar task forca.

 

KRYEMINISTRI HARADINAJ: E FILLUAM SOT KËTU, POR NUK DO TË NDALEMI DERI NË PASTRIMIN E VENDIT TONË NGA MBETURINAT

 

 

 

“E fillojmë sot, dhe s’do të ndalemi pa e përfunduar. Por pasi ta përfundojmë heqjen e këtyre mbeturinave, nuk do të lejojmë që të hidhet mbeturinë kështu”, ishte mesazhi i sotëm i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në aksionin  “Ta Pastrojmë Kosovën”, aksion ky, që po zhvillohet në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”  të  organizuar nga Lëvizja Globale “Let’s Do It World”.

 

Nën praninë e shumë përfaqësuesve të huaj e vullnetarë të ndryshëm, që sot iu bashkuan aksionit, Kryeministri Haradinaj, tha se për dy dekada është hedhur mbeturinë dhe mbetje në të gjithë vendin. Por, e bëri të qartë se një situatë e ngjashme nuk do të ndodhë më.

 

“Vendi ku jemi sot, do të kthehet në park, do të jetë një park për fëmijët, rininë, për të gjithë”, tha Kryeministri Haradinaj, nga vendi ku edhe u bë hapja e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, tek deponia ilegale më e madhe në kryeqytet.

 

Duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen, Kryeministri Haradinaj theksoi se pikërisht në “Në Ditën Botërore për të pastruar botën” , sot edhe Kosova po pastron, pa dallim  gjinie, feje, gjuhë, etni, moshë apo profesion. “Të gjithë jemi bashkë për ta pastruar vendin tonë”, vlerësoi ai.

 

Ndërkaq, nga ana e tij, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, bëri të ditur se e njëjta situatë është në të gjithë Kosovën, por që në 35 komuna të Kosovës i kanë dërguar agjendat e tyre. “Edhe vetë kryetarët e komunave janë në vendet e aksionit dhe po presim që mbi 100 mijë vetë sot të jenë pjesë e aksionit për pastrimin e vendit”, tha ai.

 

Në aksionin e sotëm, mori pjesë edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blend Klosi, i cili tregoi se janë sot në këtë iniciativë për të mbështetur lëvizjen vullnetare të të rinjve,  të shoqërisë civile, e cila, siç theksoi ai, edhe sot po dëshmohet si në të gjithë botën, po ashtu edhe në Shqipëri e Kosovë.

 

“ Janë për mjedisin, janë për pastërtinë, janë që të kemi një mjedis të pastër, por në radhë të parë që të kemi një jetë të qëndrueshme”, shtoi ai.

 

Po ashtu, pjesë e këtij aksioni ishin edhe FSK-ja, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ambasadorë të huaj në Kosovë, Ministritë, Komunat, nxënësit e mësimdhënësit, kompanitë private dhe ato të pastrimit.  Kësaj inicative të Kryeministrit Haradinaj, iu bashkua edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

 

Aksioni “Ta Pastrojmë  Kosovën”  do të zgjasë deri më datën 15 Dhjetor 2018, dhe është nismë e Kryeministrit Haradinaj që për qëllim ka pastrimin gjeneral të Kosovës nga mbeturinat e grumbulluara prej dy dekadash dhe aksion që do të pasojë me vendime restriktive për keqkpërdoruesit.

 

Në aksionin e sotëm, Kryeministrin Haradinaj e kanë shoqëruar Kabineti qeveritarë dhe punonjësit e Zyres së Kryeministrit.

 

 

FSK-ja ME KAPACITET NJERËZORE DHE TEKNIKE NË AKSIONIN GJITHËKOMBËTAR  “TA PASTROJMË KOSOVËN”

Sot,  në afërsi të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, hapi aksionin vullnetar gjithë kombëtar “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion i cili do të zgjasë për tre muaj rresht. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, i cili shoqërohej nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së gjeneral brigade Enver Cikaqi. Pjesëmarrës në këtë ngjarje, që ju kishin përgjigjur aksionit vullnetar nga MFSK dhe FSK, ishin edhe zyrtarë,  oficerë, kadetë dhe ushtarë të shumtë.

Duke vlerësuar lartë rëndësinë e këtij aksioni, ministri i FSK-së ministri Rrustem Berisha  shprehi mirënjohjen si dhe përgëzoi të gjithë pjesëtarët që janë angazhuar në detyra të ndryshme në kuadër të mbështetjes së këtij aksioni. Ai me këtë rast edhe  një herë ju bëri  ftesë të gjithë  pjesëtarëve të MFSK-së dhe FSK-së dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, që edhe individualisht të ndihmojnë këtë aksion në mjediset  ku jetojnë.

Në këtë aksion, përveç forcës njerëzore,  FSK ka angazhuar një numër të madh të mjeteve teknike xheniere,  makineri, mjete transporti  si dhe  forcë njerëzore në 7 komuna të Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: aksion 3 mujor, Behlul Jashari, Pastrojme Kosoven

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT