
PROKURORI SPECIAL, AKTAKUZA KUNDËR THAÇIT, VESELIT…
-AKTAKUZA E SPACIALES, THAÇI NDËRPRITET UDHËTIMI PËR NË SHBA/
– Veseli: Akuzat janë të pabazuara, historia e Kosovës dhe e UÇK-së nuk mund të rishkruhen/
-Presidenti Thaçi ndërprenë udhëtimin për në SHBA, nesër kthehet në Kosovë/
***
PECIALJA, AKTAKUZA NË KOSOVË KUNDËR THAÇIT, VESELIT…
PRISHTINË, 24 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/ Specialja ka dërguar sot këtë njoftim për media:
24 qershor 2020
Deklaratë për shtyp
Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.
Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës.
****
24 June 2020
Press Statement
On 24 April 2020, the Specialist Prosecutor’s Office (SPO) filed a ten-count Indictment with
the Kosovo Specialist Chambers (KSC) for the Court’s consideration, charging Hashim
THAÇI, Kadri VESELI, and others with a range of crimes against humanity and war crimes,
including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture. The
Indictment alleges that Hashim THAÇI, Kadri VESELI, and the other charged suspects are
criminally responsible for nearly 100 murders. The crimes alleged in the Indictment involve
hundreds of known victims of Kosovo Albanian, Serb, Roma, and other ethnicities and
include political opponents.
The Indictment is only an accusation. It is the result of a lengthy investigation and reflects the
SPO’s determination that it can prove all of the charges beyond a reasonable doubt. A KSC
Pre-Trial Judge is currently reviewing the Indictment to decide on whether to confirm the
charges.
The Specialist Prosecutor has deemed it necessary to issue this public notice of charges
because of repeated efforts by Hashim THAÇI and Kadri VESELI to obstruct and undermine
the work of the KSC. Mr THAÇI and Mr VESELI are believed to have carried out a secret
campaign to overturn the law creating the Court and otherwise obstruct the work of the Court
in an attempt to ensure that they do not face justice. By taking these actions, Mr THAÇI and
Mr VESELI have put their personal interests ahead of the victims of their crimes, the rule of
law, and all people of Kosovo.
***
PRISHTINË, 24 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë, bën të ditur Presidenca në komunikatën e dërguar sot para mbrëmjes.
***
Veseli: Akuzat janë të pabazuara, historia e Kosovës dhe e UÇK-së nuk mund të rishkruhen
Prishtinë, 24 qershor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për kinse krime dhe pengim të punës së gjykatës.
Lideri i PDK-së tha se në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.
“Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, tha Veseli.
“Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi”, tha Veseli.
Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli:
Zyra e Prokurorit Special në kuadër të Dhomave të Specializuara ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp, ku njofton se ka ngritur pretendime për aktakuzë ndaj meje dhe Presidentit Thaçi.
Në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.
Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara.
Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.
Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës.
Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta.
Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.
Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi.
Asnjë prokuror, asnjëherë nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motive politike.
Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjek për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij.
Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike.
Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbulojë motivet e vërteta, që duket se janë politike.
Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që ky Prokuror dhe asnjë tjetër si ai, ta njollosë në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ne kemi qenë të detyruar që ta mbrojmë veten dhe vendin tonë. Dhe do ta bëjmë sërish.
Nëse na imponohet, edhe një herë do të demonstrojmë me fakte se UÇK ka zhvilluar një luftë të ndershme për liri, kundër një prej ushtrive më të fuqishme dhe më agresore në botë, të udhëhequr nga një bandë kriminale serbësh.
Luftëtarët e lirisë, që në vitet 1998 e 1999 morën armët në duar për të mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre, ndaj përpjekjeve gjenocidale të Serbisë, meritojnë vetëm nderim e lartësim dhe jo fyerje në këtë mënyrë.
Jam krenar që kam qenë pjesë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe e mohoj plotësisht çdo përfshirje në ndonjë akt kriminal.
Luftëtarët trima të UÇK-së janë mbrojtës, heronj të luftës, që kanë luftuar kundër një agresori të egër serb, dhe nuk janë kriminelë lufte.
Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi tanimë ka trajtuar ngjarjet e luftës në Kosovë në pesë gjykime të ndara.
Në fund të këtyre gjykimeve, gjashtë udhëheqës të Serbisë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, kundër popullatës civile shqiptare.
Ndërsa, të gjithë udhëheqësit e lartë të UÇK-së ishin shpallur të pafajshëm.
Kjo flet për të vërtetën se krimet në Kosovë janë kryer nga serbët dhe jo nga shqiptarët.
Deklarata e sotshme e Prokurorit është një përpjekje tjetër për të rishkruar historinë, duke e shtrembëruar të vërtetën për luftën tonë të shenjtë çlirimtare.
E kam për nder e privilegj qe ta mbroj Kosovën edhe një herë, nëse na imponohet.
E di se do ta kem edhe mbështetjen tuaj për ta mbrojtur luftën çlirimtare, lirinë tonë, UÇK-në dhe historinë e Kosovës kundër këtyre pretendimeve të njëanshme.
Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, sepse e di pse ka luftuar. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK. Do t’i shërbej kombit tim deri në fund.
Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë. Ajo do të mbetet e tillë në zemrat dhe mendjet tona.
Historia e Kosovës një herë është shkruar. Askush, kurrë nuk mund ta ndryshojë atë.
Liria dhe pavarësia jonë nuk do të zhbëhen kurrë.
Kosova dhe populli i saj do të ekzistojnë përherë.
Faleminderit familjes sime. Faleminderit popullit tim!