• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SPECIALE- TE GJITHE KUNDER AKTIT TERRORIST

August 5, 2016 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën në ndërtesën e sulmuar mbrëmë/

*KUVENDI I KOSOVËS ME DEKLARATË UNANIME DËNON SULMIN KRIMINAL/

-Institucionet e shtetit dhe subjektet politike të Kosovës kanë dënuar sulmin e mesnatës me armë antitank drejt ndërtesës së Kuvendit të Republikës/

-Informacioni i plotë i Policisë së Kosovës lidhur me sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës/

-Policia ka gjetë dëshmi relevante, si një mjet për hedhjen e predhave me të cilën dyshohet se është kryer sulmi ndaj ndertesës së Kuvendit të Kosovës, pastaj në rrugën “1 Tetori” ka gjejë një motoçikletë e cila ishte duke u djegur dhe shishe molotovi/

-Si pasojë e sulmit nuk ka pasur raportime për ndonjë person të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në murin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, janë dëmtuar disa dritare e disa vetura zyrtare/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 5 Gusht 2016/ Kuvendi i Kosovës po vazhdon sot seancën plenare të nisur dje, të ndërprerë në mungesë kuorumi, ku kishte 17 pika në axhendë,  por jo edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,  të miratuar më parë po dje herët në mëngjes dhe të proceduar nga qeveria e  Kosovës.

Te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, e cila ndodhet pranë asaj të qeverisë, në qendër të Prishtinës, mbrëmë rreth mesnate ka ndodhur një shpërthimin i fuqishëm, nga një sulm arme antitank, sipas raportimeve të para, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Në fillim të seancës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njoftoi se mbrëmë ka ndodhë një rast i rëndë – është sulmuar Kuvendi i Republikës së Kosovë, ndërsa paralajmëroi një deklaratë të përbashkët të parlamentit-grupeve parlamentare për dënimin e këtij akti kriminal.

Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm mbi objektin e Kuvendit, duke theksuar se ky akt përbën një sulm kriminal, me elemente të veprimit terrorist, i drejtuar kundër institucioneve dhe popullit të Kosovës.Kryetari i Kuvendit ka kërkuar nga forcat politike në vend që të distancohen qartë nga veprimet të tilla që duan të destabilizojnë vendin dhe të motivojnë edhe më shumë ata që janë kundër shtetit të Kosovës.
“Sulmi i mbrëmshëm mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës përbën një sulm kriminal, me elemente të veprimit terrorist, i drejtuar kundër institucioneve dhe popullit të Kosovës”, deklaroi kryeparlamentari kosovar Veseli.
“Si motivuesit, ashtu edhe kryesit e këtij sulmi tinzar, duhet ta kenë të qartë se asnjë formë e dhunës, as metodat e frikësimit, nuk do të munden kurrë të ndalojnë axhendën e fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit tonë”, theksoi ai.
“Ftoj të gjitha forcat politike në vend që të distancohen qartë nga veprime të tilla që duan të destabilizojnë vendin dhe të motivojnë edhe më shumë ata që janë kundër shtetit të Kosovës. Ne, së bashku e kemi ndërtuar këtë shtet, së bashku duhet ta mbrojmë, ta zhvillojmë e fuqizojmë”, deklaroi kryetari i Kuvendit.  Veseli ftoi qytetarët e Kosovës që të kenë besim në institucionet e vendit, në kapacitetet e tyre për të garantuar rendin, sigurinë dhe sundimin e ligjit në vend.

QEVERIA DËNON ASHPËR SULMIN MBI OBJEKTIN E KUVENDIT

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi sot se dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal të kryer mbi objektin e Kuvendit të Kosovës, institucionit më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend.

Qeveria e Kosovës konsideron se ky është një sulm qyqar i drejtuar kundër të gjitha institucioneve dhe shtetit të Kosovës.

“Pa dashur të paragjykoj nëse është në linjën e akteve të dhunshme të paralajmëruara, qeveria e Kosovës konsideron se akte të tilla nuk do të arrijnë të ndalin përkushtimin dhe punën e institucioneve të Kosovës për realizimin dhe mbrojtjen e interesave të vendit”, thekson deklarata e dërguar.“Sulmet mbi institucione publike, mbi drejtuesit e tyre dhe policinë, si dhe mbi objektet private, janë veprime të ulëta dhe antidemokratike, të cilat në asnjë rrethanë nuk mund të frikësojnë bartësit e institucioneve të Kosovës për kryerjen e obligimeve të tyre për realizimin e vullnetit të qytetarëve për lëvizje të lirë në BE, për zhvillim ekonomik dhe fuqizim të gjithanshëm të shtetit”, shprehet qeveria.

Qeveria e Kosovës fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e kryesve të këtij akti të rëndë kriminal dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe orkestruesit e tij.

PRESIDENTI THAÇI: SULMUESIT E KUVENDIT, NJERËZ QË NUK E DUAN KOSOVËN

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet: “Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja sjell pastaj edhe më shumë dhunë. Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tone”..

“Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Mund të mos jemi në dijeni të emrave të sulmuesve, por e dimë se ata janë njerëz që nuk e duan Kosovën, që nuk ia duan të ardhmen evropiane qytetarëve tanë dhe nuk duan që fëmijët e Kosovës të rriten në paqe”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka shprehur besim se organet e drejtësisë do t’i identifikojnë sulmuesit dhe do ta zbardhnin rastin. “Dhe kam besim se të gjithë do të bashkohemi dhe nuk do të lejojmë që dhuna të zë vend në shoqërinë tonë”, përfundon Thaçi.

KRYEMINISTRI MUSTAFA: ASKUJT NUK I LEJOHET TË TERRORIZOJË INSTITUCIONET E SHTETIT TONË

Kryeministri Isa Mustafa tha se,  “sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës është atak ndaj pavarësisë sonë”.

“Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë”, theksoi ai.
Kreu i qeverisë kosovare ftoi organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre, duke theksuar se kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë.

KUVENDI I KOSOVËS ME DEKLARATË UNANIME DËNON SULMIN KRIMINAL

Kuvendi i Kosovës në përmbyllje të seancës së sotme plenare miratoi me votim unanim deklaratën e përbashkët të të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve të pavarur. Në deklaratë thuhet:

“Ne, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, dënojmë fuqishëm sulmin kriminal të kryer mbrëmë mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është një sulm kundër shtetit të Kosovës, interesave të qytetarëve tanë dhe kundër qëllimeve e vlerave politike dhe demokratike që afirmojnë subjektet tona politike.

Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që të ndërmarrin masat e duhura dhe sa më parë të zbardhin këtë sulm qyqar, ndërsa kriminelët të vihen para drejtësisë.Kuvendi i Republikës së Kosovës, po ashtu, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë organet e drejtësisë në zbardhjen e këtij akti kriminal”.

 

PDK: AKT KRIMINAL, NË KOHËN KUR DEBATET PËR ÇËSHTJET E INTERESIT NACIONAL JANË E ARRITUR E RE E VENDIT TONË

Partia Demokratike e Kosovës, në deklaratën e sapodërguar dënon fuqishëm sulmin ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e konsideruar si akt të organizuar kriminal, kundër vlerave të institucionit më të lartë legjislativ të vendit.

“Sulmi i rëndë kriminal ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, është sulm ndaj të arriturave të Republikës së Kosovës, ndaj shtetit, rendit demokratik, kushtetues dhe qytetarëve të saj”, shprehet PDK.

Partia Demokratike e Kosovës, konsideron se ky akt kriminal, është bërë në kohën kur debatet për çështjet e interesit nacional janë e arritur e re e vendit tonë, përfaqësuesve të saj dhe frymës së tolerancës e transparencës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Partitë politike, deputetët dhe opinioni publik kanë përgjegjësi dhe duhet të kontribuojnë në ruajtjen e imazhit dhe promovimit të arriturave të vendit dhe synimit euro-integrues, me vlerat e shoqërisë së lirë dhe demokratike që po ndërtojmë së bashku me partnerët tanë, ShBA-në dhe BE-në”, thekson deklarata e partisë më të madhe të koalicionit qeverisës.

Partia Demokratike e Kosovës, fton organet e rendit që sa më shpejtë të gjejnë aktorët e këtij krimi të rëndë, të planifikuar, duke i vënë ata para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

 LDK: VEPRIME KRIMINALE QË SYNOJNË TË NDALIN PROGRESIN E KOSOVËS NË PROCESET EUROATLANTIKE, ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE FORCIMIN E SHTETIT TË KOSOVËS.

Lidhja Demokratike e Kosovës në deklaratën e dërgur dënon sulmin e rëndë kriminal mbi Kuvendin e Kosovës, të kryer një natë më parë nga njerëz ende të paidentifikuar.

LDK-ja konsideron se veprime të tilla kriminale të drejtuara kundër institucioneve shtetërore, synojnë të ndalin progresin e Kosovës në proceset euroatlantike, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

“Akte të tilla të dhunshme, kanë për synim direkt që të zhysin vendin në kaos dhe anarki dhe që të ndalin proceset e rëndësishme eurointegruese para të cilave ndodhet Kosova, duke filluar nga nisja e lëvizjes së lire”, deklaron LDK, partia e dytë e koalicionit qeverisës.

Duke ftuar organet kompetente të shtetit që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë kryesit e këtyre akteve kriminale, LDK-ja shpreh përkushtimin e saj të plotë që të vazhdojë kontributin në avancimin e proceseve demokratike.

“Njëkohësisht, LDK fton të gjitha subjektet tjera që të distancohen qartësisht nga veprime të tilla kriminale dhe të jenë pjesë e agjendës nacionale të Kosovës, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet e BE-së”, thekson deklarata e dërguar sot.

LVV: REAGIM PËR SULMIN E MBRËMSHËM

Edhe subjekti politik më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi sot një deklaratë ku dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i bënë thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti.

“Megjithëse janë dhënë shumë pak informacione rreth rastit, ne konsiderojmë që nuk mund të këtë motiv që do të justifikonte aktet e tilla”, thekson deklarata.

“Aktet e tilla të papranueshme nuk i bëjnë mirë kurrfarë kauze. Ne ftojmë këdo që është kundër rrjedhave politike të vendit tonë të bashkohet në protestat paqësore, qytetare dhe publike sepse vetëm përmes aktiviteteve të tilla do të mund ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë”, shprehet Lëvizja Vetëvendosje.

AAK: SULMI NË NDËRTESËN E KUVENDIT TË KOSOVËS, MBI SHTETIN DHE MBI DEMOKRACINË

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dërgoi mbrëmë një deklaratë, ku theksonte se ngjarja në Prishtinë është një akt kriminal, i cili kërkon zbardhje urgjente.

“Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është një sulm mbi shtetin dhe mbi demokracinë, është një sulm mbi të gjithë qytetarët e Kosovës. Kushdo që qëndron prapa këtij shpërthimi apo sulmi, çfarëdo që të jetë ai, është kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thekson AAK – partia e dytë opozitare.

Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, e dënon fuqishëm këtë akt kriminal dhe kërkon nga organet e rendit që të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre, që të kapën autorët e tij dhe të nxirren para drejtësisë.

PSHDK DENON ASHPËR SULMIN E MBRËMSHËM NDAJ OBJEKTIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës në deklaratën e dërguar sot denon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, ku sipas informacioneve të para është goditur nga një mortajë dore e tipit “Zola”.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi më i lartë juridiko-politik, i cili përbëhet nga spektri politik i Kosovës, me deputetë të zgjedhur me votën e lirë të popullit, ku përmes tyre adresohen dhe artikulohen kërkesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

PSHDK-ja, parti e papërfaqësuar në Kuvend, konsideron se asnjë akt i dhunshëm nuk është i justifikueshëm dhe kërkon nga organet e rendit që sa më parë të zbulojnë personin apo personat që kryen këtë sulm të shëmtuar dhe akteret të nxirren para drejtësisë.

INFORMACION I POLICISË SË KOSOVËS LIDHUR ME SULMIN NË NDËRTESËN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Policia e Kosovës, lidhur me sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, na dërgoi sot këtë informacion më të plotë:

Ju informojmë se me datë 04.08.2016, rreth 23:05 në Prishtinë, rruga “Agim Ramadani”, ka ndodhë një sulm me mjet shpërthyes ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës me njësitet  e saj, duke përfshirë edhe ato të specializuara ka reaguar menjëherë duke ndermarrë veprime të shpejta operacionale dhe hetimore lidhur me rastin.

Si rezultat i angazhimeve profesionale policore, përveç sigurimit të vendit të ngjarjes është arritë që gjatë operacionit për identifikim të të dyshuarve dhe sigurimit të provave që mund të qojnë në zbardhjen e rastit janë gjetë dëshmi relevante, si një mjet për hedhjen e predhave me të cilën dyshohet se është kryer sulmi ndaj ndertesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, pastaj Policia ka arritë që në rrugën “1 tetori” ta gjejë një motoçikletë e cila ishte duke u djegur dhe shishe molotovi, që dyshohet se mund të jenë përdorur nga të dyshuarit.

Si pasojë e këtij sulmi nuk ka pasur raportime për ndonjë person të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në murin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë dëmtuar disa dritare, disa vetura zyrtare të cilat kanë qenë të parkuara në parking etj.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevant në rast për të zbardhur këtë sulm dhe sjelljen para drejtsisë të kryerësve të tij.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: AKTIT TERRORIST, Behlul Jashari, SPECIALE- TE GJITHE KUNDER

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT