• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MLLEF NË KOHËN E COVID-19

March 20, 2020 by dgreca

Njëherë e një kohë një burrë i moshuar tek endej rreth lojërave olimpike në kërkim të një vendi për t’u ulur, ishte hidhëruar në turmën që nuk i bënte vend, derisa arriti te spartanët, ku secili spartan më i ri se ai, dhe disa që ishin më të vjetër, u ngritën dhe i ofruan vendin e vet. Turma u përshëndet dhe plaku u kthye tek ata me një psherëtimë: “Të gjithë grekët dinë se çfarë është e drejtë, por vetëm spartanët e bëjnë atë”.

OPINION:Alban Krasniqi/

Inicimi i një mocioni mosbesimi për Qeverinë Kurti është absurd. Të iniciosh mocion mosbesimi për qeverinë që bën pjesë dhe vetë, si dhe të iniciosh mocion mosbesimi në një kohë me rrethana të jashtëzakonshme, e ku bash kjo qeveri është duke bërë punë titanësh, nuk do koment. Shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është vetëm casus belli për ta rrëzuar këtë kryeministër. E “gjetën” shkakun, por jo pasojën. Vullneti dhe gatishmëria për ta rrëzuar këtë Qeveri dhe këtë kryeministër vjen pas bisedës së kreut të LDK-së, z. Mustafa, me presidentin e shtetit për gjoja shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila gjendje sot për sot është e panevojshme.  Dhe këto biseda e opinione bëheshin në mesnatë. ” Pak gjëra shihen në dritë të pastër, njëjtë si në errësirë!” – thoshte Hegeli. Presidenti i shtetit, një Mefisto gëtjan, arriti të çekuilibrojë mendjen, edhe ashtu të çekuilibruar, të z. Mustafa, e përmes tij edhe të Kalit të Trojës, z. Agim Veliu. Presidenti i shtetit, ky virus në jetën tonë politike e sociale, tentoi që në një kohë të njëjtë me presidentin serb, z. Vuçiq, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ku përmes kësaj gjendjeje të merrte kompetencat dhe, mos e thëntë Zoti, ta dërgonte ushtrinë deri tek Ibri dhe ta legjitimonte ndarjen e Kosovës. Për të kamufluar planet ogurzeza, u thirrën në shkarkimin e ministrit dhe në mos heqjen e taksës apo “prishjen e raporteve me ShBA-të”, ku menjëherë pas shfaqjes së inicimit për mocion mosbesimi, z. Mustafa takoi z. Haradinaj, një person tjetër që në dukje është kundër heqjes së taksës, edhe pse nuk i besohet, se kështu fliste edhe për demarkacionin me Malin e Zi, deri sa erdhi në pushtet. Eksperti i njohur amerikan për çështjen e Ballkanit, z. Daniel Server,  deklaron se “Grenell dhe Trump nuk janë e gjithë Amerika dhe se tashmë Grenell ka kaluar tërësisht në anën e Serbisë”, prandaj një marrëveshje me këtë zotërinë e panatyrshëm ku do të na shpinte? Kryeministri në mënyrë gjeniale arriti ta prolongonte një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për të cilën marrëveshje po lufton presidenti dhe z. Mustafa, duke u thirrur në “miqësinë e përjetshme me amerikanët”. Jo çdoherë thuhet “PO”, pavarësisht kush ta kërkon një pohim të tillë. Nganjëherë mohimi del pohim i saktë. Ky gjakim i presidentit dështoi, tash për tash, fal intuitës së kryeministrit dhe kryeparlamentares, të këtij binomi bashkëpunues model jo vetëm në politikë dhe jo vetëm në rajon.

Duke lexuar ultimatumet e z. Mustafa dhe duke parë opozitën, këtë Triumvirat të krimit, korrupsionit dhe nepotizmit, tek ngarendte te z. Mustafa për një koordinim për mocion të mosbesimit, kuptojmë se ky është një skenar i parapërgatitur. Qeverinë po duan ta rrëzojnë edhe ata që kundërshtonin heqjen e taksës, edhe këta që humbën bordet drejtuese dhe shumë e shumë përfitime tjera. 

Z. Mustafa, “nuk digjet jorgani për një plesht”, prandaj lëre qeverinë të punojë, se kjo Qeveri është qeveria më legjitime e pasluftës. Ky kryeministër është person ideal i përlindjes kombëtare, është hero nga instinkti dhe intelektual nga edukata; ky kryeministër në politikë është par excelence; ky kryeministër është person që shumë shtete, duke përfshirë edhe armikun tonë, dëshirojnë ta kenë në krye të shteteve të tyre; ky kryeministër është ai që na bën krenarë në takime rajonale e globale; ky është ai kryeministër që filloi të vendosë një standard të ri komunikimi dhe veprimi jo vetëm në Qeveri. Deri më sot qeveritë janë drejtuar nga borde shefash partish, e jo nga një kryeministër, siç e thotë edhe Kushtetuta.  Në rast se e rrëzon këtë kryeministër, ti do të hysh në armiqësi me sovranin. “Më e keqja që mund të pritet nga armiqësia me popullin është braktisja nga ana e tij” – konstatonte Makiaveli. Kurrë mos mendoni se mund ta nënshtroni këtë kryeministër, kurrë mos mendoni se mund ta rrëzoni këtë kryeministër. Sa herë mundoheni ta dërmoni, ai nxjerrë xixa dhe bëhet edhe më i fortë; sa herë mundoheni ta rrëzoni, ai ngrihet si Anteu dhe bëhet edhe më i qëndrueshëm.  Ai para jush shëmbëllen si një Homo sapiens përballë Homo habilis. Mos mendoni se keni mundësi, mos mendoni se keni të drejtë dhe arsye. 

Të gjithë ju pretendoni se dini çfarë është e drejtë dhe çfarë është e mirë, por vetëm Albin Kurti e bën atë. Prandaj le të vazhdojë punën kjo Qeveri, le të vazhdojë punën ky kryeministër, se kjo Qeveri dhe ky kryeministër është i vetmi ilaç që kemi kundër këtij virusi të jetës sonë politike e sociale.

Filed Under: Analiza Tagged With: Alaban Krasniqi, Alban Krasniqi, Mllefe

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT