–PUBLIC STATEMENT, OF THE PAN-ALBANIAN FEDERATION OF AMERICA VATRA, ABOUT THE ANNOUNCEMENT, ‘NON GRATA’ OF THE FORMER, ALBANIAN PRESIDENT, DR. SALI BERISHA– DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA/
2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458
Tel: 718-365-68-52
Web:www.gazetadielli.com
Email-gazetadielli@gmail.com
PUBLIC STATEMENT OF THE PAN-ALBANIAN FEDERATION OF AMERICA VATRA, ABOUT THE ANNOUNCEMENT ‘NON GRATA’ OF THE FORMER ALBANIAN PRESIDENT DR. SALI BERISHA
The Pan-Albanian Federation of America, Vatra, (The Hearth) has followed with great concern the announcement of dr. Sali Berisha, a “non grata” person, from the head of the US State Department. This is because in the late ’90s it was dr. Sali Berisha, who rose against the communist regime which had executed, imprisoned, and interned thousands of Albanians, simply because their relatives (we) had fled the dictatorship and settled here in America.
It was dr. Sali Berisha, who led the protests of Albanian students in December 1990 and then fought bravely for the overthrow of the bloody communist regime and the establishment of democracy. It was the leadership of dr. Sali Berisha turned Albania from the most hostile country to America to its friendliest people. Today, most Albanians see America as their second, the most beloved country in the world. It was dr. Sali Berisha, as the leader of the democratic opposition at the time, who received Secretary of State James Baker on a lead of a 100-thousand supporters in March 1991, when diplomatic relations, which had been suspended since 1939, were re-established.
In 1992, he was the first Albanian President ever, who stepped for the first time in the White House. There, he received support from President George H. Bush for Milosevic’s non – touching of Kosovo’s borders, as well as the status of the Most Favorite Nation in Trade with America. He was the same one who was welcomed in the White House by President Clinton in 1995.
In 1997 he lost the election. Later, after 8 years in opposition, in 2005, he returned to power as the head of the Albanian government.
During 8 years in power, 2005-2013, he managed to cut off the routes of illegal trafficking, install the rule of law, give full freedom to the press and free enterprise, and build a modern infrastructure in cooperation with American companies. Above all, he managed to meet all the conditions for Albania to become a member of the largest political-military organization, NATO. Its membership in this organization was declared by American President George W Bush, in Tirana, on June 10, 2008. He also maintained a friendship with President Barack Obama and Secretary of State, Mrs. Hillary Clinton, who visited Albania at the time when he was Prime Minister, on the 100th anniversary of the Declaration of Independence. During the second term of dr. Berisha as Prime Minister, Albanians for the first time received the status of free movement in the European Schengen area. At the same time, Albania opened negotiations for membership in the European Union.
Based on a democratic, free, and fair electoral process, which he had led for years, he lost 2013 elections and made the smooth transition of power from his Democratic party government to the Socialist one. Since that day, he has not held any executive post. None of his family members have ever held positions in government offices, in any government of Albania.
As an oppositionist, he turned to be the voice of the common people of that nation by constantly denouncing the wrongdoings and rampant corruption of today’s socialist government. Since 2013, the socialist government continues to stay in power, based on anti-democratic elements such as manipulation and mass vote theft, (2017, 2019, 2021) cooperation with organized crime, trafficking of human beings and drugs, elections without opposition, sharing public money with oligarchs, controlling the media and justice, etc. All these have been noticed by international organizations, including the US State Department itself, which reports every year a drastic decline of Albania in the list of the most corrupt countries in the world.
The most determined opponent of all these wrongdoings was Dr. Sali Berisha himself, now in opposition and retired.
The Pan-Albanian Federation of America, around which are gathered hundreds of thousands of Albanian-Americans, has considered dr. Sali Berisha as their true friend, as the man who opened Albania to the west, and to America,in particular; We have seen dr. Berisha was the friend of America as long as he was in power, a friend of all presidents in a row, George Huber Bush, Bill Clinton, George W. Bush, and Barack Obama.
We Albanian – Americans gathered around Vatra (The Hearth), were surprised by the non – grata proclamation of dr. Sali Berisha, because until that day we saw in him the most beloved man in America, in the Balkans. We have seen the man who did so much for Albania and the Albanian nation, and Kosovo, too. Recently he was engaged in an uncompromising fight against all those who were preparing the territorial division of Kosovo, which he considered as the opening of the “Pandora’s Box” in the Balkans. The danger posed by this initiative of anti-Albanian lobbies was confirmed by the executive order issued by President Biden, a few days ago, and which goes completely in line with the opposition that dr. Sali Berisha made against such plans.
The announcement ‘non grata’ of dr. Sali Berisha has many unanswered questions for us, the Albanian-Americans. Naturally, as American citizens, we have reasons to believe in our state here. However, in the situation when no arguments and evidence are given on which this decision is based, this makes us think that more than a measure taken based on American principles, it has been taken under the pressure of lobby groups for certain interests. We doubt that those interests are neither for the good of our America nor the benefit of our beloved Albania.
Members of the Pan-Albanian Federation, wherever they live in all parts of the United States of America, will ask the representatives of the American people they voted for to raise this issue based on their right to ask for explanations to the administration of Mr. Biden to argue with facts the veracity of the accusations that have brought about such an extreme measure. Otherwise, they should release dr. Berisha from the burden of a moral responsibility which does not belong only to him and does not honor even those who have applied him if they have no facts.
Awaiting a response from the authorities we remain confident that this issue will be clarified shortly.
Issued by the Board of Directors of the Pan-Albanian Federation of America – Vatra (The Hearth) New York, XX June 2021
***
DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA
Federata Pan – Shqiptare e Amerikës, Vatra, e ka ndjekur me shqetësim të madh shpalljen e dr. Sali Berishës, person “non grata”, nga kreu i Departamentit të Shtetit Amerikan. Kjo për arësye se në fundin e viteve ’90 ishte dr. Sali Berisha ai që u ngrit kundër regjimit komunist i cili kishte ekzekutuar, burgosur dhe internuar me mijëra shqiptarë, thjesht dhe vetëm pse ne, të afërmit e tyre, kishim ikur nga diktatura dhe ishim vendosur këtu në Amerikë. Ishte dr. Sali Berisha, që iu priu protestave të studentëve shqiptarë në dhjetorin e vitit 1990 e më pas luftoi me guxim e trimëri për përmbysjen e regjimit gjakatar komunist dhe vendosjen e demokracisë.
Ishte lidershipi i dr. Sali Berishës që e ktheu Shqipërinë nga vendi më armiqësor ndaj Amerikës në popullin më mik të saj. Sot, shumica absolute e shqiptarëve e shohin Amerikën si vendin e tyre të dytë, më të dashur në botë. Ishte dr. Sali Berisha, si lider i opozitës demokratike të asaj kohe ai, që priti Sekretarin e Shtetit James Baker në krye të një mase qindramijëshe, në Marsin e vitit 1991, kur u ri-vendosën mardhënjet diplomatike, të ndëprera prej vitit 1939.
Ishte po ai që, në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në vitin 1992, shkeli për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë. Aty, ai mori mbështetje nga Presidenti George H Bush për mos – prekjen e kufijve të Kosovës nga Milosheviçi si dhe statusin e Kombit më të Favorizuar në Tregëti me Amerikën. Ishte po ai, që u prit në Shtëpinë e Bardhë edhe nga Presidenti Clinton në vitin 1995. Në vitin 1997 ai doli në opozitë dhe pas 8 viteve, në vitin 2005, ai u kthye përsëri në krye të qeverisë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe ai arriti të ndërpriste rrugët e trafiqeve të paligjshme, të instalonte shtetin e së drejtës, t’i jepte hapsirë të plotë shtypit dhe sipërmarrjes së lirëdhe të ndërtonte një infrastrukturë moderne në bashkëpunim me kompanitë amerikane, në Shqipërinë e rrënuar nga komunizmi.
Mbi të gjitha ai arriti të plotësontë të gjitha kushtet që Shqipëria të bëhej anëtare e organizatës më të madhe politike ushtarake, NATO – s. Antarësimin e saj në këtë organizatë e deklaroi vetë Presidenti Amerikan George W Bush, në Tiranë, me datën 10 qershor 2008. Ai e ruajti miqësinë edhe me Presidentin Barack Obama dhe Sekretaren e Shtetit zonjën Hillari Clinton, e cila e vizitoi Shqipërinë në kohën kur ai ishte Kryeministër, në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Gjatë termit të dytë si KM të dr. Berishës, shqiptarët për herë të parë morën statusin e lëvizjes së lirë në zonën evropiane Shengen, ndërkohë që Shqipëria hapi negociatat për antarësim në Bashkimin Evropian.
Bazuar në një proces zgjedhor demokratik, të lirë dhe të ndershëm, të cilit ai vetë i kishte prirë për vite të tëra, ai i humbi zgjedhjet e vitit 2013 dhe bëri kalimin e butë të pushtetit nga qeveria e partisë së tij demokratike tek ajo socialiste.
Që prej asaj dite, ai nuk ka mbajtur asnjë post ekzekutiv. Asnjë nga antarët e familjes së tij nuk kanë mbajtur ndonjëherë poste në zyra qeveritare, në asnjë qeveri të Shqipërisë.
Si opozitar, ai u kthye në zërin e njerëzve të thjeshtë të atij populli duke denoncuar vazhdimisht keqbërjet dhe korrupsionin galopant tëqeverisë së sotme socialiste.
Që në vitin 2013 qeveria socialiste vazhdon të qëndroje në pushtet,bazuar në elementët anti demokratike siç janë manipulimi dhe vjedhja masive e votave, (2017, 2019, 2021) bashkëpunimi me krimin e organizuar,trafikun e qenjeve njerëzore dhe drogave, zgjedhjet pa opozitë, ndarjen e parasë publike me oligarkët, kontrollin e mediave dhe drejtësisë, etj. Të gjitha këto janë vënë re nga organizmat ndërkombëtare përfshirë edhe vetë Departamentin e Shtetit Amerikan, i cili raporton çdo vit rënje drastike të Shqipërisë në listën e vendeve më të korruptuara në botë. Kundërshtari më I vendosur I tërë këtyre keqbërjeve ka qenë vetë dr Sali Berisha, tanimë në opozitë dhe në pension.
Federata Pan – Shqiptare e Amerikës, rreth së cilës mblidhen qindra mijëra shqiptaro – amerikanë, e kanë konsideruar dr. Sali Berishën si mikun e tyre të vërtetë, si njeriun që e hapi Shqipërinë ndaj perëndimit dhe në veçanti ndaj Amerikës; Tek dr. Berisha neve kemi parë mikun e Amerikës dhe për sa kohë ai ka qenë në pushtet mikun e të gjithe presidentëve me radhë, Geroge H. Bush, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama.
Ne shqiptaro – amerikanët të mbledhur rreth Vatrës, kemi ngelur të habitur nga shpallja non – grata e dr. Sali Berishës, pasi deri në atë ditë tek ai ne kemi parë njeriun më të dashur të Amerikës në Ballkan. Kemi parë njeriun që bëri aq shumë për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar, e në veçanti për Kosovën. Kohët e fundit ai ishte angazhuar në një luftë të pakompromis kundër tërë atyre që po përgatisnin ndarjen territoriale të Kosovës të cilën ai e konsideroi si një hapje të “Kutisë së Pandorës” në Ballkan. Rreziku që mbarte kjo inisiative lobesh anti – shqiptare u vertetua me urdhërin ekzekutiv që lëshoi Presidenti Biden, pak ditë më pare, dhe që shkon plotësisht në një vije me kundërshtimin që dr. Sali Berisha iu bënte planeve të tilla.
Shpallja ‘non grata’ e dr. Sali Berishës për ne vatranët – shqiptaro – amerikanë, ka me vete shumë pikëpyetje. Natyrishit, si shtetas amerikanë, neve kemi arësye të besojmë tek shteti ynë këtu. Megjithatë, në situatën kur nuk jepen argumenta dhe evidenca mbi të cilat është bazuar ky vendimkjo na bën të mendojmë se më shumë sesa një masë e marrë bazuar në principe amerikane, ajo është marrë nën trystni grupesh lobiste për interesa të caktuara. Ne dyshojmë se ato interesa nuk janë as në të mirë të Amerikës tonëdhe as në dobi të Shqipërisë tonë.
Akuzat ndaj një miku të shqiptaro – amerikanevë e veçanërisht të vatranëve, siç është dr. Berisha, pas tetë vitesh në pension, dhe pa asnjë bazë ligjore, pa asnjë evidencë apo prove konkrete, pa asnjë akt padi të ngritur në jetën e tij, na kanë shqetësuar pa masë.
Antarët e Federatës Pan – Shqiptare VATRA, kudo që jetojnë në të gjitha anët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’u kërkojnë përfaqësuesve të popullit amerikan, për të cilët ata kanë votuar, që të ngrenë këtë problem me të drejtën e tyre që kanë për t’i kërkuar shpjegime administratës së z. Bidentë argumentojnë me fakte vërtetësinë e akuzave që kanë sjellë një masë të tillë kaq ekstreme. Në të kundërt ata duhet të lirojnë dr. Berishën nga barra e një përgjegjësie morale e cila nuk i përket vetëm atij dhe nuk i nderon as ata që e kanë aplikuar atë, nëse nuk kanë fakte.
Në pritje të një përgjigje nga ana e autoriteteve mbetemi bësimplotë se kjo çështje do të sqarohet në një të ardhme të afërt.
Lëshuar nga Bordi Drejtues i Federatës Pan – Shqiptare të Amerikës – Vatra.
New York, XX qershor 2021