• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në “Air Albania” zbresin “shpikësit” e futbollit

March 27, 2021 by dgreca

Në “Air Albania” zbresin “shpikësit” e  futbollit . Shqipëri-Angli. Katër ndeshje, katër humbje, 12 gola të pësuar, një i shënuar dhe dy gola të anulluar padrejtësisht.

Nga Albano KOLONJARI/

Sipas FIFA-s, loja kineze cuju (蹴鞠, fjalë për fjalë “goditje e topit”) është forma më e hershme e futbollit. Lojtarët e Cuju mund të përdorin çdo pjesë të trupit përveç duarve dhe qëllimi ishte të gjuaje një top drejt rrjetës. Sipas disa  studiesve  historia e futbollit fillon në viti 2500 B.C.  Por “shpikësit” e futbollit modern, dhe që luhet sot duke fituar zemrat e milona e miliona njerzëve janë anglezët.  Historia fillon në vitin 1863, kur futbolli ragbi dhe futbolli aktual, u ndanë në rrugë të ndryshme dhe në Angli u krijua Football Association, e  para organizatë drejtuese e futbollit. Rregullat e sakta dhe dispozitat e përgjithshme të lojës së futbollit u vendosën në Angli në vitet 1863. Në atë moment, lojtarët përcaktuan se cilat do të ishin edhe dimensione të fushës optimale për një ndeshje futbolli, por edhe rregulla të tjera. 


Anglia është ekipi kombëtar më i vjetër në arenën e futbollin botëror. Ata luajtën ndeshjen e parë ndërkombëtare në Glasgow, Skoci me 30 nëntor 1872. Skocia luajti përballë  Anglisë dhe takimi përfundoi në barazim 0-0. Dy ikonat  kryesore të Anglisë janë Stadiumi Wembley, në Londër, dhe selia e tyre stërvitore është në St George’s Park. Me 1880 Federata Angleze e Futbollit kishte 128 klube, duke perfshire dhe 6 nga Skocia.  Në 1888 u krijua Lidhja Angleze e Futbollit. 12 klubet themeluese ishin: Accrington (Old Reds), Aston Villa, Blackburn Rovers, Bolton Wanderers, Burnley, Derby County, Everton, Notts County, Preston North End, Stoke City, West Bromwich Albion dhe Wolverhampton Wanderers.  I njohur gjithashtu si Tre Luanët, Anglia garon në tre turne të mëdha ndërkombëtare, Kupën Botës FIFA, Kampionatin Evropian UEFA dhe Ligën e Kombeve UEFA. Anglia është një nga tetë kombet që janë kurorëzuar Kampione e Botës, pasi kanë fituar edicionin e vitit 1966. Anglia, është përfaqësuese e  Mbretërisë së Bashkuar, dhe nuk është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe për këtë arsye ekipi kombëtar nuk garon në Lojërat Olimpike. Që kur hyri për herë të parë në turne në vitin 1950, Anglia është kualifikuar 15 herë në Kupën e Botës FIFA. Ata fituan Kupën e Botës 1966, kur ata gjithashtu pritën finalet, dhe përfunduan të katërtit në 1990 dhe 2018.  Anglia nuk ka fituar kurrë Kampionatin Evropian të UEFA-s, dhe  paraqitjet e tyre më të mira kanë qenë në vendin e tretë në 1968,  dhe 1996, kjo e fundit ishte organizatore. Fitoren më të thellë Anglia e ka realizuar në Belfast Irlandë, në 18 Shkurt të vitit 1882 me rezultatin 13-0. Humbjen më të thellë anglezët e kanë pësuar në Hungari, më 23 Maj 1954 me rezultatin 7-1. Shqipëri-Angli dhe 2 golat e anulluar padrejtësisht. Shqiponjat dhe Tre Luanët janë “përplasur” katër herë ndërmjet tyre. Ndeshjet kanë qënë të vlevshme për Eleminatoret e Kampionatit Botëror. Në Mars të 1989, Anglia fiton në Qemal Stafa, 0-2. Me 26 Prill 1989, Shqipëria humbet nw Wembley  5-0.  Në Mars të 2001, Anglia fiton në Tiranë 1-3 dhe në Shtator të po këtij viti 2-0 në Angli. 32 vite më parë në Wembley Stadium gjyqtari kryesor i takimit, i mohon Shqipërisë dhe Sulejman Demollarit një gol të rregull dhe model për nga mënyra e ekzekutimit. Ishte fundi i pjesës së parë, Tre Luanët udhëhiqnin 2-0, Sulejman Demollari pas një kombinimi me Nogën me shpinë pa e parë portën, me një goditje me trinë të plotë me të majtën shënon në portën e mbrojtur nga Shilton. Wembley hesht, tabelat elektronike shënojnë “gol”, por gjyqtarët nuk janë të këtij mendimi. Edhe sot e kësaj dite kur shikon pamjet e ketij goli, kupton që Shqipërisë ju mohua një shumë i rregullt. Gjyqtar ishte 45 vjecari norvegjez Einar Halle.  Historia përsëritet në Marsin e vitit 2001. Anglezët shënojnë të parët në të 74 me Ouen, 1-0, dhe në të 84 shënojnë golin e dytë me Skolls. Në të 90-tën Rraklli shënon për Shqipërinë 1-2. Pesë minuta më vonë Rraklli barazon në 2-2, por goli anullohet  në mënyrë të çuditshme, për posicion jashtë loje,  kur vetë anësori ishte 5 metra mbrapa aksionit të kuqezinjëve.Të djelën në Air Albania, Shqiponjat do të kërkojnë të çukasin Tre Luanët, shpikësit e futbollit modern. 
Angli-Shqiperi 5-01-0 (5) Gary Lineker2-0 (12) Peter Beardsley3-0 (64) Peter Beardsley4-0 (72) Chris Waddle5-0 (88) Paul Gascoigne

 England (4-4-2)NAME NOTES AGE CLUB1 Peter Shilton 39 Derby2 Gary Stevens sub 76′ 26 Rangers3 Stuart Pearce 27 Nottingham4 Neil Webb 25 Nottingham5 Des Walker 23 Nottingham6 Terry Butcher 30 Rangers7 Bryan Robson (c) 32 Manchester United8 David Rocastle sub 66′ 21 Arsenal9 Peter Beardsley 28 Liverpool10 Gary Lineker 28 Barcelona11 Chris Waddle 28 TottenhamSUBSTITUTES      12 Paul Parker on 76′ 25 QPR13 Chris Woods 29 Rangers14 Steve Hodge 26 Nottingham15 Paul Gascoigne on 66′ 21 Tottenham16 Alan Smith 26 ArsenalManager:Bobby Robson
Albania (5-3-2)1 Blendi Nallbani 17 FK Partizani2 Hysen Zmijani 25 Vllaznia Shkodër3 Agim Bubeqi 26 Flamurtari4 Skënder Hodja (c) 28 KS 17 Nëntori5 Skënder Gega 25 FK Partizani6 Fatbardh Jera 29 Vllaznia Shkodër7 Ylli Shehu 23 FK Partizani8 Artur Lekbello 23 KS 17 Nëntori9 Lefter Millo 22 FK Partizani10 Fatmir Hasanpapa sub 32′ 24 FK Partizani11 Sulejman Demollari 24 Dinamo TiranaRezerva2 Edmond Kela 21 –13 Pjerin Noga on 32′ 26 Dinamo Tirana14 Roland Iljadhi 25 Flamurtari15 Arben Arbëri 24 Tomori16 Ilir Kepa 23 Vllaznia ShkodërTranjer: Shyqyri Rreli
Angli – Shqiperi 2-0
Anglia: Simen, G.Nevill, Eshli Koul, Kempbell, Ferdinand, Xherard (Karrager 83), Skouls, Bekam, Barmbi (Mekmanaman 64), Heski (Fauler 55), Ouen. Tr.Erikson.
Shqiperia: Strakosha, Dede, Cipi, Xhumba, Fakaj, Hasi (Bushi 46), Murati, Bellai, F.Vata, Rraklli (Mukaj 63), Bogdani (Tare 56). Tr.Demollari
Shenues: 1-0 Ouen 44′, 2-0 Fauler 88′
Karton i verdhe: Murati, Hasi, Xherard.Goditjet nga kendi: 14-5
Gjyqtar: Huan Marin (Spanje)
Shikues: 52.000Albania 1 – 3 EnglandThis article is more than 20 years oldMatt BiggsTue 27 Mar 2001 19.10 ESTTeams
Albania: 1-Foto Strakosha; 2-Altin Lala, 5-Ervin Fakaj, 4-Arian Xhumba, 3-Geri Cipi, 6-Besnik Hasi, 9-Bledar Kola, 7-Arjan Bellai, 10-Fatmir Vata, 8-Alban Bushi, 11-Igli Tare. Substitutes: Beqaj, Rraklli, Muka, Duro, Skela, Dede, Fortuzi.
England: 1-David Seaman; 3-Ashley Cole, 5-Rio Ferdinand, 6-Sol Campbell, 2-Gary Neville; 4-Nicky Butt, 11-Steve McManaman, 7-David Beckham (captain), 8-Paul Scholes; 10-Michael Owen, 9-Andy Cole. Substitutes: Phil Neville, Nigel Martyn, Wes Brown, Jamie Carragher, Emile Heskey, Teddy Sheringham, Robbie Fowler.
Referee: Alain Hamer (Luxembourg).

Filed Under: Sport Tagged With: Albano Kolonjari Futboll, Shqipërisë-Angli

“SHQIPONJAT” ME 3 PIKË, AQ SA DHE TRE LUANËT

March 26, 2021 by dgreca

Të Dielën përballja e madhe në “Air Albania”- Shqipëri-Angli-/

NGA ALBANO KOLONJARI-BRIDGEPORT-CT-USA/*

“Tre luanët” e Anglisë, fituan me rezultatin 5-0 përballë San Marinos. Shqiponjat e Shqipërisë 0-1 në Andorra, ndërsa “derbi”, Hungari-Poloni përfundoi në barazimi 3-3. Ishin këto rezultatet e ndeshjeve hapëse për Grupin I, të vlevshme për Eleminatoret e Kupës së Botës Katar 2022. Shqipëria e nisi me fitore në tranfertën e Andorrës me gol të Ermir Lenjanit në mitën e 41-të të pjesës së parë. Vetëm pesë gjuajtje në portë, flasin për një Shqipëri “cinike”. Edhe pse në përbërje të saj Shqipëria ka lojtarë më cilësorë se Andorra, loja e kuqezinjëve në këtë takim, nuk pati shkëlqim dhe agresivitetin e duhur. Shqiponjat e Shqipërisë e kontrolluan lojën por nuk prodhuan raste shënimi. Tekniku Edoardo Reja, ia besoi sulmin Sokol Cikalleshit dhe Rei Manajt, por që të dy, nuk dhanë atë cfarë pritej nga ata. Në mesfushë një “digë” e vërtetë, Lenjani, Gjasula, Bare, Menushaj dhe Hysaj. Ndërsa mbrojtja e gjitha “italiane”, Ismaili, Gjimishti dhe Kumbulla, dhe në portë kapiteni Berisha. Një lojë me shumë stacione dhe një loje e lexueshme, përballë një Andorre që u shfaq shumë agresive në luftën për topin e parë. I pakuptimtë edhe nervozismi i kuqezinjëve në fushën e lojës, ku pesë lojtarë ndërshkohen me kartonin e vedhë, Gjasula, Gjimishti, Manaj, Cikalleshi dhe Menushaj. Në ndeshjen hapëse pritej një Shqipëri më e “bukur”, për shkak të cilësive dhe diferencave të lojtarëve në fushën e lojës, por nuk ndodhi kështu. “Ne e kemi vendosur në dyshim fitoren e sotme. Unë mendoj që nuk duhet të ndalemi te fitorja, por tek loja e ekipt. Andorra është skuadër modeste pa nivel. Ekipi jonë nuk ka fizionomi të lojës tonë, dhe nuk ka organizim. Çdo gjë ia lemë rastësisë. Të thuash në pjesën e parë luajtëm mirë, është shumë e çuditshme. Krosimet lanë për të dëshiruar. E kemi thënë dhe e përsërisim 100 herë, që Hysaj nuk luan dot me këtë sistem. Skema me të cilën luan Reja ka nxjerrë jashtë edhe disa lojtarë të tjerë. Loja bëhet monotone dhe e mërzitshme”, u shpeh për Super Sport ish tekniku i Kombëtares Astrit Hafizi.  Por tekniku Edi Reja, mendon ndryshe:”Të shohim para me besim. E rëndësishme është që e nisëm mirë. Morëm këto tre pikë në një fushë të vështirë. Ata u mblodhën me 5-së lojtarë mbrapa dhe nuk kishte hapësira. Ne u detyruam ta zgjidhnim këtë situatë me mesfushorët, dhe u detyruam të luanim nga krahët, e shfrytëzuam krahun e majtë me Lenjanin e Memushajn, në të djathtën më pak me Hysajn e Baren. Isha shumë i lumtur në pjesën e parë se kemi bërë aksione të bukura, mund të konkretizonim më shpejt, por në pjesën e dytë humbëm pak ritmin, kemi vuajtur 15 minuta. Andorra është një skuadër e vështirë se të bën presing, të hidhet sipër, të bën fualle, është ë vështirë të luash shpejt e rrjedhshëm”. Në mintën e 62-të Reja largon nga fusha Manaj dhe Menushaj, dhe në vend të tyre Uzuni dhe Laci, por përsëri Shqipëria “vuan” në finalizimin e aksioneve. Roshi dhe Broja luajtën në 10-të mintat e fundit, por përsëri Shqipëria nuk e gjen dol golin e sigurisë. Gjithsesi Shqiponjat e Shqipërisë, e nisin me fitore ndeshjen hapëse të kualifikueseve për në Botërorin Katar 2022. Ditë e dielë Shqipëria do të luajë në stadiumin “Air Albania”, ndeshjen e dytë kualifikuese përballë “Tre Luanëve” të Anglisë. 

Ermir Lenjani. 

U ndjeva shumë krenar që ndihmova shokët për fitoren. Nuk ishte ndeshje shumë e mirë të them të drejtën, por duhet të shohim dhe analizojmë çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë. Jam shumë i lumtur që shënova. Shpresojmë që të shkruajmë përsëri historinë në këto kualifikuese”. .

ANDORRA-SHQIPËRI 0-1

41′ Lenjani

Andorra: Gomes, Rubio (56′ Alavedra), Jovera, Vales, San Nikolas, Martinez (70′ Sançez), Rebes (79′ Moreno), Vieira (79′ Pujol), Cervos, Alaes, Fernandes.

Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Hysaj, Lenjani (80′ Roshi), Gjasula, Bare, Memushaj (62′ Laçi), Manaj (62′ Uzuni), Çikalleshi (80′ Broja).

Trajner: Edoardo Reja

KV: Vieira, Rebes. Rubio / Memushaj, Çikalleshi. Manaj, Gjimshiti, Gjasula

Gjyqtar: Volen Cinkov

  • me shume foto ne FB

Filed Under: Sport Tagged With: Albania-Andorra, Albano Kolonjari Futboll

Topkëmba, SMS qeverisë:” Bojkoti vazhdon”

September 13, 2020 by dgreca

Përgatiti për Diellin:Albano Kolonjari-Bridgeport-CT- USA-

“Loja nuk do të nisë deri në momentin që qeveria do të marrë parasysh kerkesat tona”, është ky vendimi unanim i dalë nga mbledhja e Ligës Profesioniste, ditën e shtunë me datën 12 shator. Kryeministri Rama, u shpreh se:” Ky është vendimi i tyre, nuk marrin urdhra nga ne dhe nuk mund t’i detyrojmë që të mos e bojkotojnë kampionatin”. Gjithsesi KM Edi Rama, ka ngarkuar Fidel Yllin që të bisedojë me presidentët e Ligës Profesioniste, që në këtë takim do të përfaqësohen nga, Presdienti i Tiranës Refik Halili, Presidenti i Partizanit Gaz Demi dhe Presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima. Përsa i përket kërkesave të nisura në drejtim të qeverisë që ai drejton mesohet që Kryeministri Rama të jete shprehur se:”Ata duhet ta mendojnë pse kanë kaq pak spektatorë, pse ka kaq shumë dhunë dhe pse dhe si mund të arsyetohet që qeveria dhe taksapaguesit shqiptarë duhet të rëndohen 10 vjet në funksion të çfarë? Çfarë është ky shembull banal qe i jepet shoqërisë? Një ligë superiore që jeton në informalitet të plotë dhe vepron në të zezë. Kur vjen puna për të marrë lekët, i marrin edhe nga UEFA, edhe nga rrugë të tjera, por nga ana tjetër duhet të kontribuojnë”. Por Presidentët e Kategorisë Superiore të cilët janë pjesë e Ligës Profesioniste thanë se:”Nuk do të rikthehen në fushat e blerta deri sa qeveria të plotesojë kërkesat tona”. 

Liga Profesioniste e Futbollit – Deklaratë për shtyp

Vendim unanim i mbledhjes së datës 12 shtator 2020.

1) Klubet nuk do ta ndërpresin bojkotin e kampionatit dhe nuk do rikthehen më në fushat e blerta deri në përmbushjen e plotë të katër kërkesave të tyre. Në datën 19 shtator bojkoti do zhvillohet, pasi skuadrat të zbresin në fushë, të rreshtohen, të lexojnë kërkesat e Ligës dhe të solidarizohen me to. Nuk presim premtime nga qeveria, presim përmbushje të katër kërkesave tona minimale.

2) Mirëpresim vullnetin e shprehur të qeverisë për bisedime.

a) Këto bisedime duhet të jenë tripalëshe: Qeveri-FSHF-Ligë.

b) Grupi përfaqësues i Ligës në bisedimet me qeverinë përbëhet nga Koço Kokëdhima, Refik Halili dhe Gazment Demi. Ne presim ftesën e qeverisë që këto bisedime të bëhen me të dhe në tryezat e saj.

c) Ne përshëndesim gatishmërinë, kontributin dhe përpjekjet e zotit Fidel Ylli për të përmirësuar kuadrin ligjor për sportet në Shqipëri dhe kemi besim se ai do mbetet i angazhuar për të mbështetur kërkesat tona. Për të biseduar me të Liga autorizon sekretarin e saj të përgjithshëm, Dritan Kadia.

3) Posterat e Ligës për bojkotin do bëhen publike nga dita e sotme.

4) U bëjmë thirrje komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë shoqëror të bashkohen me kërkesat e Ligës dhe të mbështesin futbollin.

5) Mbledhja e radhës së Ligës do të zhvillohet në datën 21 shtator ora 11:00.

Filed Under: Sport Tagged With: Albano Kolonjari Futboll, Bojkoti vazhdon

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT