Në “Air Albania” zbresin “shpikësit” e futbollit . Shqipëri-Angli. Katër ndeshje, katër humbje, 12 gola të pësuar, një i shënuar dhe dy gola të anulluar padrejtësisht.
Nga Albano KOLONJARI/
Sipas FIFA-s, loja kineze cuju (蹴鞠, fjalë për fjalë “goditje e topit”) është forma më e hershme e futbollit. Lojtarët e Cuju mund të përdorin çdo pjesë të trupit përveç duarve dhe qëllimi ishte të gjuaje një top drejt rrjetës. Sipas disa studiesve historia e futbollit fillon në viti 2500 B.C. Por “shpikësit” e futbollit modern, dhe që luhet sot duke fituar zemrat e milona e miliona njerzëve janë anglezët. Historia fillon në vitin 1863, kur futbolli ragbi dhe futbolli aktual, u ndanë në rrugë të ndryshme dhe në Angli u krijua Football Association, e para organizatë drejtuese e futbollit. Rregullat e sakta dhe dispozitat e përgjithshme të lojës së futbollit u vendosën në Angli në vitet 1863. Në atë moment, lojtarët përcaktuan se cilat do të ishin edhe dimensione të fushës optimale për një ndeshje futbolli, por edhe rregulla të tjera.
Anglia është ekipi kombëtar më i vjetër në arenën e futbollin botëror. Ata luajtën ndeshjen e parë ndërkombëtare në Glasgow, Skoci me 30 nëntor 1872. Skocia luajti përballë Anglisë dhe takimi përfundoi në barazim 0-0. Dy ikonat kryesore të Anglisë janë Stadiumi Wembley, në Londër, dhe selia e tyre stërvitore është në St George’s Park. Me 1880 Federata Angleze e Futbollit kishte 128 klube, duke perfshire dhe 6 nga Skocia. Në 1888 u krijua Lidhja Angleze e Futbollit. 12 klubet themeluese ishin: Accrington (Old Reds), Aston Villa, Blackburn Rovers, Bolton Wanderers, Burnley, Derby County, Everton, Notts County, Preston North End, Stoke City, West Bromwich Albion dhe Wolverhampton Wanderers. I njohur gjithashtu si Tre Luanët, Anglia garon në tre turne të mëdha ndërkombëtare, Kupën Botës FIFA, Kampionatin Evropian UEFA dhe Ligën e Kombeve UEFA. Anglia është një nga tetë kombet që janë kurorëzuar Kampione e Botës, pasi kanë fituar edicionin e vitit 1966. Anglia, është përfaqësuese e Mbretërisë së Bashkuar, dhe nuk është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe për këtë arsye ekipi kombëtar nuk garon në Lojërat Olimpike. Që kur hyri për herë të parë në turne në vitin 1950, Anglia është kualifikuar 15 herë në Kupën e Botës FIFA. Ata fituan Kupën e Botës 1966, kur ata gjithashtu pritën finalet, dhe përfunduan të katërtit në 1990 dhe 2018. Anglia nuk ka fituar kurrë Kampionatin Evropian të UEFA-s, dhe paraqitjet e tyre më të mira kanë qenë në vendin e tretë në 1968, dhe 1996, kjo e fundit ishte organizatore. Fitoren më të thellë Anglia e ka realizuar në Belfast Irlandë, në 18 Shkurt të vitit 1882 me rezultatin 13-0. Humbjen më të thellë anglezët e kanë pësuar në Hungari, më 23 Maj 1954 me rezultatin 7-1. Shqipëri-Angli dhe 2 golat e anulluar padrejtësisht. Shqiponjat dhe Tre Luanët janë “përplasur” katër herë ndërmjet tyre. Ndeshjet kanë qënë të vlevshme për Eleminatoret e Kampionatit Botëror. Në Mars të 1989, Anglia fiton në Qemal Stafa, 0-2. Me 26 Prill 1989, Shqipëria humbet nw Wembley 5-0. Në Mars të 2001, Anglia fiton në Tiranë 1-3 dhe në Shtator të po këtij viti 2-0 në Angli. 32 vite më parë në Wembley Stadium gjyqtari kryesor i takimit, i mohon Shqipërisë dhe Sulejman Demollarit një gol të rregull dhe model për nga mënyra e ekzekutimit. Ishte fundi i pjesës së parë, Tre Luanët udhëhiqnin 2-0, Sulejman Demollari pas një kombinimi me Nogën me shpinë pa e parë portën, me një goditje me trinë të plotë me të majtën shënon në portën e mbrojtur nga Shilton. Wembley hesht, tabelat elektronike shënojnë “gol”, por gjyqtarët nuk janë të këtij mendimi. Edhe sot e kësaj dite kur shikon pamjet e ketij goli, kupton që Shqipërisë ju mohua një shumë i rregullt. Gjyqtar ishte 45 vjecari norvegjez Einar Halle. Historia përsëritet në Marsin e vitit 2001. Anglezët shënojnë të parët në të 74 me Ouen, 1-0, dhe në të 84 shënojnë golin e dytë me Skolls. Në të 90-tën Rraklli shënon për Shqipërinë 1-2. Pesë minuta më vonë Rraklli barazon në 2-2, por goli anullohet në mënyrë të çuditshme, për posicion jashtë loje, kur vetë anësori ishte 5 metra mbrapa aksionit të kuqezinjëve.Të djelën në Air Albania, Shqiponjat do të kërkojnë të çukasin Tre Luanët, shpikësit e futbollit modern.
Angli-Shqiperi 5-01-0 (5) Gary Lineker2-0 (12) Peter Beardsley3-0 (64) Peter Beardsley4-0 (72) Chris Waddle5-0 (88) Paul Gascoigne
England (4-4-2)NAME NOTES AGE CLUB1 Peter Shilton 39 Derby2 Gary Stevens sub 76′ 26 Rangers3 Stuart Pearce 27 Nottingham4 Neil Webb 25 Nottingham5 Des Walker 23 Nottingham6 Terry Butcher 30 Rangers7 Bryan Robson (c) 32 Manchester United8 David Rocastle sub 66′ 21 Arsenal9 Peter Beardsley 28 Liverpool10 Gary Lineker 28 Barcelona11 Chris Waddle 28 TottenhamSUBSTITUTES 12 Paul Parker on 76′ 25 QPR13 Chris Woods 29 Rangers14 Steve Hodge 26 Nottingham15 Paul Gascoigne on 66′ 21 Tottenham16 Alan Smith 26 ArsenalManager:Bobby Robson
Albania (5-3-2)1 Blendi Nallbani 17 FK Partizani2 Hysen Zmijani 25 Vllaznia Shkodër3 Agim Bubeqi 26 Flamurtari4 Skënder Hodja (c) 28 KS 17 Nëntori5 Skënder Gega 25 FK Partizani6 Fatbardh Jera 29 Vllaznia Shkodër7 Ylli Shehu 23 FK Partizani8 Artur Lekbello 23 KS 17 Nëntori9 Lefter Millo 22 FK Partizani10 Fatmir Hasanpapa sub 32′ 24 FK Partizani11 Sulejman Demollari 24 Dinamo TiranaRezerva2 Edmond Kela 21 –13 Pjerin Noga on 32′ 26 Dinamo Tirana14 Roland Iljadhi 25 Flamurtari15 Arben Arbëri 24 Tomori16 Ilir Kepa 23 Vllaznia ShkodërTranjer: Shyqyri Rreli
Angli – Shqiperi 2-0
Anglia: Simen, G.Nevill, Eshli Koul, Kempbell, Ferdinand, Xherard (Karrager 83), Skouls, Bekam, Barmbi (Mekmanaman 64), Heski (Fauler 55), Ouen. Tr.Erikson.
Shqiperia: Strakosha, Dede, Cipi, Xhumba, Fakaj, Hasi (Bushi 46), Murati, Bellai, F.Vata, Rraklli (Mukaj 63), Bogdani (Tare 56). Tr.Demollari
Shenues: 1-0 Ouen 44′, 2-0 Fauler 88′
Karton i verdhe: Murati, Hasi, Xherard.Goditjet nga kendi: 14-5
Gjyqtar: Huan Marin (Spanje)
Shikues: 52.000Albania 1 – 3 EnglandThis article is more than 20 years oldMatt BiggsTue 27 Mar 2001 19.10 ESTTeams
Albania: 1-Foto Strakosha; 2-Altin Lala, 5-Ervin Fakaj, 4-Arian Xhumba, 3-Geri Cipi, 6-Besnik Hasi, 9-Bledar Kola, 7-Arjan Bellai, 10-Fatmir Vata, 8-Alban Bushi, 11-Igli Tare. Substitutes: Beqaj, Rraklli, Muka, Duro, Skela, Dede, Fortuzi.
England: 1-David Seaman; 3-Ashley Cole, 5-Rio Ferdinand, 6-Sol Campbell, 2-Gary Neville; 4-Nicky Butt, 11-Steve McManaman, 7-David Beckham (captain), 8-Paul Scholes; 10-Michael Owen, 9-Andy Cole. Substitutes: Phil Neville, Nigel Martyn, Wes Brown, Jamie Carragher, Emile Heskey, Teddy Sheringham, Robbie Fowler.
Referee: Alain Hamer (Luxembourg).