• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Liga e Europës-KUMBULLA, ÇFARË GOLI!

October 23, 2020 by dgreca

Young Boys i ngec Kumbulla në “rrjetë”-

-Debutim ëndrash për Marash Kumbullën. Shënon dhe i dhuron fitoren Romës. Young Boys shijon humbjen e parë pas 15 ndeshjes.-

Pergatiti:Albano Kolonjari-Korrespondent i Diellit-

“I’m only settling in so well thanks to my teammates. I’ll dedicate my gol to them, because we’ve won at a difficut place to play”, thotë mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Marash Kumbulla pas takimit Young Boys-Roma 1-2. Kumbulla debutoi me gol në Europa Ligë, duke zhvilluar një ndeshje prefekte me verdhekuqtë. Me golin e shënuar në minutën e 74 , Kumbulla i dha fitoren e parë Romës në Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe CFR 1907 Cluj, Young Boys dhe CSKS Sofia. Të parët kaluan në avantazh zvicerianët e  Young Boys  me anë të Nasme në të 14 minutë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Roma ushtron presion dhe në të 69-tën minutë barazon me anë të Bruno Peres. Pesë minuta më vonë është Marash Kumbulla që pas një gjuatje me kokë brenda zonës shënon golin e dytë për Romën që fiton me përmbysje. Young Boys  eleminoi FK Tiranën, dhe në një fare mënyre Kumbulla u hakmor edhe për eleminimin e bardhebluve. “Ishte një debutim i pabesueshëm për mua, shënova dhe falë golit tim përfunduam takimin duke e fituar atë. Por unë jam më i lumtur për të gjithë ekipin” u shpreh Kumbulla për Sky Sport. Sipas mbrojtësit të Kombëtares: “Ne luftuam me presionin e tyre në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam rastet tona. Ne shfrytëzuam ato në pjesën e dytë dhe dolëm fitimtar në këtë takim. ”Si po përshtatem me romën? “Ka shkuar pa probleme falë  tranjerit dhe ekipit, të cilët menjëherë më bënë të mirëpritur tek Roma. Pa mbështetjen e tyre nuk do të kishte qenë e lehtë”.  Paraqitja ime? “Unë jam paraqitur vetëm në mënyrë të mirë falë shokëve të mi. Unë do t’ua kushtoj golin tim, sepse kemi fituar në një vend titullar në një klub ku është e vështirë për të luajtur “. “Nuk ishte një lojë e lehtë, pasi tëë mos harrojmë se edhe Juventusi humbi këtu disa vjet më parë dhe Young Boys ka fituar 15 ndeshje me radhë në shtëpi. Ishte e rëndësishme të fitonim  dhe ne arritën të bënim atë”, u shpeh tranjeri  Paulo Fonseca. 

Filed Under: Featured Tagged With: albano kolonjari, goli, Kumbulla

Vajzat me kordele rozë, mesazhe per kancerin e gjirit

October 22, 2020 by dgreca

Rivalët e përjetshëm Partizani dhe Tirana bashkohen dhe japin mesazhin për luftën kundër kancerit të gjirit.-

Përgatiti: Alban Kolonjari-

Një kontroll sot, shmang një rrezik nesër. Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diagnostikimit të Kancerit të Gjirit, nën iniciativën e FSHF, dy skuadrat e femrave të Partizanit dhe Tiranës zhvilluan një ndeshje miqësore që kishte për qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe sidomos grave shqiptare mbi rrezikun e kancerit të gjirit. Trajneria e ekipit të Partizanit, në fjalën e saj, theksoi: “Është shumë e rëndësishme që të gjitha ne femrat që jemi duke u marrë me sport dhe me futboll, të bëjmë një thirrje dhe një ftesë për të gjithë nënat, mamatë, femrat. Të luftojmë me kohën dhe të parandalojmë të gjitha problemet që mund të kemi nesër. Është shumë i rëndësishëm parandalimi sesa mjekimi”. Futbollistja e Partizanit Bleona Koka, u shpreh: “Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit për të gjitha gratë dhe vajzat. Një kontroll sot, shmang një rrezik nesër”. Kapitenia e ekipit të Partizanit u shpreh se “Shoqëria ka nevojë për ne. Duhet ta nisim nga vetja dhe duhet t’u themi mikeshave tona, motrave, kushërirave dhe mbi të gjitha, nënave tona, që i kemi aq të shtrenjta, se një vizitë te mjeku për një mamografi për të parandaluar kancerin e gjirit është e domosdoshme që e nesërmja jonë të jetë e qeshur dhe e ardhmja jonë të jetë më e shëndetshme se sot. Jo vetëm tetori rozë, por të gjithë muajt duhet të jenë rozë”.Kapitenia e ekipit të Tiranës theksoi se “Shëndeti për çdo vajzë, grua dhe nënë është i rëndësishëm për një shoqëri të shëndetshme. I ftoj të gjitha nënat, vajzat, motrat që të bëjnë diagnostikimin e parakohshëm për të parandaluar këtë sëmundje”. Ndeshja simbolike që u luajt në ambientet e Kompleksit “Fari” dhe zgjati 30 minuta përfundoi me fitoren e ekipit të Tiranës 3-0. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Vajzat me Kordele

BOJKOTI- Presidentë, lëreni topin të rrotollohet!

October 21, 2020 by dgreca

Opinion nga Alban KOLONJARI- DIELLI-

Presidentë! E lini topin të rrotollohet. Nuk e them vetëm unë. Specialistët, trajnerët, futbollistët e të gjitha moshave duan që të fillojë aktiviteti futbollistik dhe loja e topkëmbës të rrotullojë topin magjik. Të vetmit që janë kundër janë “Presidentët” e 10-të klubeve, të Super Ligës Shqiptare, që në të njëjtën kohë formojnë edhe atë që quhet Liga Profesioniste e Shqipërisë. “Futbolli do të fillojë mbasi ne të kemi një përgjigje e cila do të kënaqë kërkesat tona.  Do të presim deri ditën e premte për të marrë një përgjigje. Bojkoti vazhdon deri në përgjigjen përfundimtare..”, shprehet për mediat Edvin Libohova, President i Ligës Profesioniste. Diëtn e premte pritet një takimim midis KM Edi Rama dhe Presidenti i FSHF, Armando Duka që do të vendosë edhe për fatet e sezonit futbollistik në Shqipëri. Sipas negociatorit midis Qeverisë dhe Ligës Profesioniste Fidel Ylli:”Pjesa më e madhe të kërkesave të bëra nga ana e Ligës janë zgjidhur dhe ka mbetur një diskutim më i gjerë për Ligjin e Sponsorizimeve. Kërkohet një miratim nga qeveria për faljen e gjobave. Kjo, mund të realizohet vetëm me një ligj specifik në parlament dhe që kërkon një vendim politik”. Sipas Fidel Yllit:”Një ligj i tillë nuk bëhet fjalë vetëm për Ligën apo për futbollin, por do të bëhet për të gjitha bizneset”, por gjithsesi ky ligj do të kërojë kohë dhe nuk do të jetë gati për ditën e Premte. Po kështu edhe Ligji i Ri për Sponsorizimet i propozuar nga Liga, nuk do të jetë gati dhe mbi të gjitha edhe ky Ligj do të duhet ta kalojë dhe miratohet në Parlament. Siaps Edvin Libohoves:”Ndërkohë që për Ligjin e Sponsorizimit që është dhe “thembra e Akilit” e gjithë kësaj situate, debatuam duke propozuar dhe gjetur atë që do të jetë më e mirë. Ditën e premte do të kemi një përgjigje përfundimtare për një zgjidhje e cila do të pranohet edhe nga komuniteti i sportit dhe futbollit për të filluar një epokë të re”.  Pyetja që shtrohet është:”A do të presë Liga deri në miratimin e plotë të Ligjeve në Parlamet, apo do të mjaftohet me një premtim të KM Rama na takimin me Armando Dukën”. Një nga pikat që solli bojkotin sipas Ligës është premtimi i pambajtur i KM Rama vitin që kaloi në “tavolinën” e futbollit. Tashmë është e njëjta situatë. KM e ka të pamundur që të shkojë në Parlamet dhe të ndryshojë ligjet dhe të nxjerrë ligje të reja brenda ditës. Ajo që i ngelet Ligës është të besojë në premtimet e KM Rama ose të vazhdojë bojkotin. Por cfarë do të thotë neëe Liga Profesioniste e Shqipërisë vazhdon bojkotin. Sipas Fidel Yllit:”E thotë ligji. 

Qeveria ndërhyn dhe merret me organizmin e zgjedhjeve në FSHF kur për një vit nuk ka aktivitet”.  Duke qënë e “kërcënuar” FSHF ja ka kaluar topin Ligës Profesioniste, por kjo e fundit është një organizatë pa fonde dhe nuk merret me aktivizimin e kampionatit të futbollit në Shqipëri, që është akoma “pronë” e FSHF.  Nga ana tjetër bojkoti ka kosto të mëdha. Skuadrat kanë kryer disa herë fazë përgatitore dhe po stërviten  cdo javë me shpresën që futbolli do të rinisë.  Tranjerët e kanë të vështirë të realizojnë seanca të plota dhe të impenjojnë futbollistët në stërvitje. Nga ana tjetër futbollistët duhet të paguhen sipas kontartave, që kanë bërë me klubet, sepse nuk është fali i tyre që në Shqipëri nuk luhet futboll. Gjëndja sa vjen dhe rëndohet kur bëhet fjalë për ekipët e moshave por edhe infrastrukturës sportive. Dimri sapo ka trokitur. Fushat e futbollit  në Shqipëri do ta kenë të vështirë të përballojnë ngarkesën e ndeshjeve. Nga ana tjetër klubet do të duhet të përballen edhe me situatën e Covid 19 në Shqipëri. Nese bojkoti vazhdon klubet dhe futbollistët do të  humbasin shumë në aspektin sportiv. Në fund të qershorit 2021, UEFA duhet të njihet me verdiktet e futbilloit shqiptar dhe me skuadrat që duhet të luajnë në kompeticionet europiane. Nesë Shqipëria nuk ka gati ekipet pjesëmarëse, atëherë edhe dëmini që mund të vijë nga “shtëpia” e futbollit do të trondiste të gjitha skuadrat shqiptare por edhe FSHF. Dhe për të dalë nga kjo situatë ka vetëm një zgjidhje:Presidentë! E lini topin të rrotollohet.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Bojkoti-Futboll, Liga Profesioniste

PRESIDENTI META DEKORON ikonat e Partizanit dhe Ekipit Kombëtar

October 17, 2020 by dgreca

Ilir Meta “bëhet i kuq”/

Nga Albano Kolonjari-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi katër futbollistë njohur të ekipit “Partizani” dhe Kombëtares Shqiptare, me medaljet Kalorës i Urdhrit të Flamurit” dhe “Mjeshtër i Madh” për kontributin, sakrificat, djersën dhe rezultateve e larta te arritura prej tyre si futbollistë. 

Mikel Janku. Titulli “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Janku lindi më 25 tetor të vitit 1941. Ai ishte portier i Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtar.  Mikel Janku bëri debutimin më Partizanin në prill të vitit 1962. Falë aftësive dhe talentit të tij, Janku veshi edhe bluzën e Kombëtares Shqiptare, ku në tre vite: 1964-1967, luajti 9-të takime zyrtare të FIFA-s  dhe UEFA-s. Debutimi i tij kuqezi është  në Roterdam, në majin e vitit 1964, Holandë-Shqipëri 2-0 i aktivizuar nga trajneri Zyber Konçi. Me ekipin e Partizanit u aktivizua në vitet 1962-1969. Janku fitoi me Partizanin dy tituj kampion në vitet 1963 dhe 1964. Pas largimit nga futbolli i luajtur, Janku ka qënë drejtues i klubit Partizani. Nga viti 1992 ai ju përkushtuar rolit të opinionistit sporti. Mikel Janku punoi për një periudhë të gjatë kohe si gazetar sportiv dhe zëvëndsredaktor i gazetës Sport Ekspres. Në 70 vjetorin e themelimit Klubi i Futbollit Partizani i akordoi Mikel Jankut “Medalje të Meritës” , ndërsa Federata e Futbollit e ka vlerësuar me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”. Tashmë është Presidenti Ilir Meta që i akordon Mikel Jankut (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivacionin “Në vlerësim jo vetëm të cilësive të një portieri të shquar, i cili e ka të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar si “mburoja” e portës së “Partizanit” dhe e ekipit tonë Kombëtar, por edhe si gazetar dhe analist i shkëlqyer sportiv, i cili ka promovuar dhe mbrojtur me dinjitet e profesionalizëm vlerat sportive dhe qytetare”. Titulli iu dha djalit të tij Alban Janku. 

Ylli Shehu. Titulli “Mjeshtër i Madh”.

Ylli Shehu lindi në Tiranë më 13 Mars të vitit 1966. Shehu është një nga sulumuesit me të njohur të ekipit të Partizanit por edhe Kombëtares Shqiptare. Me Partizanin Ylli Shehu luajti që nga vitit 1984 deri në vititn 1995. Shehu debotoi me Partizanin në takimin Naftëtari-Partizanin në moshën 16 vjecare. Më Partizanin do të fitonte dy tituj kampion në vitin 1987 dhe 1993. Pas një dëmtimi të rëndë Ylli Shehu do të qëndronte jashtë fushave të blerta për një periudhë dy vjecare, por falë vullnetit dhe këmbënguljes rrikthehet sërisht në futbollin e luajtur. Më pas ai do të aktivizohej në Greqi me  Apollon Smyrnis, 15 ndeshje, një gol, në Kroaci Sibenik 43 ndeshje 24 gola, Cercle Brugge 33 ndeshje 6 gola dhe do ta mbyllte karrierën e tij futbollistike në sezonin 1997-1998 me Sibnik ku në 31 ndeshje shënoi 11 gola. Me ekipin Kombëtar Ylli Shehu u aktivizua në 10 ndeshje dhe realizoi një gol. Shehu do të debutonte me ekipin tonë Kombëtar në shtator të vitit 1988, gjatë takimit miqesor Shqipëri-Rumani. Takimi i fundit për Shehun me ekipin Kombëtar ishte në shtator të vitit 1995, Shqipëri-Bullgari. Aktualisht Ylli Shehu është tranjer i moshave në klubin e Partizanit. 

Ilir Lame. Titullin “Mjeshtër i Madh

Ilir Lame, do të vishte bluzën e Partizanit që në moshën 18 vjecare. “Përmetari” i zbuluar nga madhi Loro Boriqi, do të luante me Legjendën e Kuqe për 12 sezone dhe do të fitonte tre tituj kampion 1979, 1981 dhe 1987. Për shumë sezone ai ishte një ndër pikat më të forte të mesfushes së Partizanit por edhe ekipit tonë kombëtar. Mesfushori i majte, Ilir Lame  do të luante 12 sezone me Partizanin dhe do të shenonte 49 gola. Me ekipin kombëtar, ai luajti 11 ndeshje ku u vlerësua nga kundërshtarët e tij. Karrierën e tij si futbollist i ekipit Partizani, Lame e ndërpreu në vitin 1988. Për kontributin në futboll, Ilir Lame është vlerësuar edhe më parë me medaljet “Mjeshtër Sporti” dhe  “Naim Frashëri” i klasit të parë.

Sulejman Starova. Titullin “Mjeshtër i Madh”

Nëse ekipi i futbollit Partizani i mbijetoi “zhdukjes” dhe u rikthye në elitën e futbollit Shqiptar është merita e tij. “Bobi” ashtu sic e quajnë miqtë dhe fansat e futbollit lindi në Tiranë më 12 dhjetror të vitit 1955. Pas katër viteve me Tiranën 1973-1979, Sulejman Starova, do të luante për Partizanin. Dhe prej këtij momenti, Starova do ti kushtonte karrierën e tij si futbollist, tranjer dhe si drejtues ekipit të Partizanit. Më të kuqtë Starova do të luante që nga vitit 1977 deri në vitin 1985 dhe do të fitonte dy tituj kampion në vitet 1979 dhe 1981. Në vitin 1990 Starova fillon karrierën e tij të trainimit të ekipeve në Shqipëri. Për katër sezone drejton Partizanin me të cilin fiton titullin si tranjer në vitin 1993. Starova cilësohet si një nga specialistët më të mirë të futbollit në Shqipëri. Ai ka drejtuar shumë ekipe si Tirana, Partizani, Besa, Teuta, Kukësi, Laci por edhe për një periudhë të shkurtër Feronikelin në Kosovë. Starova gjithashtu ka qënë edhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit. Starova nuk arriti të vishte bluzën e ekipit Kombëtar edhe pse ishte një futbollist i talentua. Ai luajti vetëm katër ndeshje me ekipin Shpresa. Sulejman Starova për arsye shëndetësore nuk mori pjesë në këtë ceremoni dhe u përfaqësua nga e bija.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, dekorime, presidenti

“Baby Albania” nuk ndezi

October 12, 2020 by dgreca

Liga D. Në grupin e katërt, katër skuadra me katër pike-

Përgatiti:Albano Kolonjari-Kuqezinjtrë nuk arritën më shumë se barazimi 0-0 në Kazakistan. Gjatë 90-të minutave të lojës u pa një Shqipëri pa grintë, që vuajti shumë mugesat e lojtarëve titullarë, por edhe të një lideri në fushën e lojës.  Shqipëria zbriti në fushën e blertë të stadiumit “Almaty Ortalyk” të Kazakistanit me shumë ndryshime. Broja, Kallaku dhe Kumbulla depërtuan për herë të parë me Shqipërinë duke bërë një paraqitje premtuese. Ndërsa Abrashi dhe Veseli nuk luajtën në posicionet e tyre kushtëzuar nga mungesat dhe skema 3-5-2. Tekniku italin Reja, nuk hoqi dorë nga mbrojtja me tre lojtarë ku luanin Gjimishti, Demarku dhe Kumbulla. Ndërsa pranë tyre në krah Trashi dhe Veseli, që sëbashku me Abrashin, Kallakun në rolin e një organizatori dhe Bare përbënin mesfushën. Në sul Manaj dhe i riu Broja. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar. Ndërsa në pjesën e dytë Shqipëria ndryshoi dhe pati disa raste për shënim me anë të Brojës dhe Seferit, por sulmuesit kuqezinj ishin të pafat dhe nuk arritën të shënoni. Pas ndeshjes tekniku Reja u shpreh se :” Unë nuk jam i kënaqur me barazimin. Patëm shumë vështirësi pasi patëm shumë mungesa të rëndësishme. Në këtë ndeshje kemi krijuar disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do hasim vështirësi në finalizim. Ishin 10 lojtarë që i njihja shumë pak. Kemi edhe ndeshje të tjera, do të përpiqemi tëmarrim maksimumin në takimet e ardhshme”. Tekniku Reja u kritikua nga specialistët e futbollit për zgjedhjet e tij në këtë ndeshje dhe për vonësën në zëvëndësimin e lojtarëve.” Pamë mangësi në aspektin tekinko-taktik.  Abrashi dhe Veseli ishin jashtë pozicionit të tyre , edhe pse u munduan të japin maksimumin. Abrashi është lojtari para mbrojtjes që nxjerr topin dhe kalon topi në sulm me vertikalizime. Trashi, në pjesën e parë ndërmori disa tentativa për të marrë krahun dhe pasuar. Veseli nuk bëri asnjë krosim në të parën dhe , ishte inekzistent. Mbase kishte urdhër të mbate të  ekuilibriur numrat mbrapa. Bare kishte marrë krahun e  djathtë, ndërsa Manaj nuk ekzistonte fare. Edhe Kallaku nuk ishte në pozicionin e tij natyral. Reja luajti dobët sot, dhe deri në minutën e 82-të nuk ndërhyri fare. Në minutën e 60-të duhej të realizonte ndryshimet e para” u shpreh Shkëlqim Muca për RTVSH. “Mund të ketë edhe kritika pse nuk fituam. Por grinta nuk bilhet në farmaci. Nëse dikush e ka e ka dhe kaq. Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar. Na mungoi vetëm finalizimi”. u shperh Reja. Kapiteni Berisha u shpreh se:”luajtëm një ndeshje të mirë dhe mund të fitonim 3-0. Ishim shumë këmbëngulës në lojën tonë dhe krijuam shumë trysni ndaj kundërshtarëve. Kemi luajtur në mënyrë të shkëlqyer në mbrojtje, lojtarët e mbrojtjes i dhanë ndihmë atyre të sulmit. E vetmja gjë që na mungoi ishte finalizimi”. Skuadra kombëtare u rreshtua në fushën e blertë me këtë formacion: Berisha (c),Veseli, Gjimshiti, Kumbulla, Dermaku, Trashi (Memolla 82′), Abrashi (Laci ’86), Bare, Kallaku, Manaj (Seferi 82′), Broja. Në ndeshjen tjetër të  grupit tonë Lituania barazoi me Bjellorusinë 2-2. Pas tre takimeve të katër skuadrat kanë nga katër pikë. Të mërkurën Shqipëria do të luajë në Lituani, ndërsa Kazakistani do të luajë me Bjellorusinë.

Kazakistan 4

Shqipëria 4

Bjellorusia 4

Lituania 4

Filed Under: Sport Tagged With: "Baby Albania" nuk ndezi, albano kolonjari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 21
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT