Ilir Meta “bëhet i kuq”/
Nga Albano Kolonjari-
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi katër futbollistë njohur të ekipit “Partizani” dhe Kombëtares Shqiptare, me medaljet Kalorës i Urdhrit të Flamurit” dhe “Mjeshtër i Madh” për kontributin, sakrificat, djersën dhe rezultateve e larta te arritura prej tyre si futbollistë.
Mikel Janku. Titulli “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”
Janku lindi më 25 tetor të vitit 1941. Ai ishte portier i Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtar. Mikel Janku bëri debutimin më Partizanin në prill të vitit 1962. Falë aftësive dhe talentit të tij, Janku veshi edhe bluzën e Kombëtares Shqiptare, ku në tre vite: 1964-1967, luajti 9-të takime zyrtare të FIFA-s dhe UEFA-s. Debutimi i tij kuqezi është në Roterdam, në majin e vitit 1964, Holandë-Shqipëri 2-0 i aktivizuar nga trajneri Zyber Konçi. Me ekipin e Partizanit u aktivizua në vitet 1962-1969. Janku fitoi me Partizanin dy tituj kampion në vitet 1963 dhe 1964. Pas largimit nga futbolli i luajtur, Janku ka qënë drejtues i klubit Partizani. Nga viti 1992 ai ju përkushtuar rolit të opinionistit sporti. Mikel Janku punoi për një periudhë të gjatë kohe si gazetar sportiv dhe zëvëndsredaktor i gazetës Sport Ekspres. Në 70 vjetorin e themelimit Klubi i Futbollit Partizani i akordoi Mikel Jankut “Medalje të Meritës” , ndërsa Federata e Futbollit e ka vlerësuar me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”. Tashmë është Presidenti Ilir Meta që i akordon Mikel Jankut (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivacionin “Në vlerësim jo vetëm të cilësive të një portieri të shquar, i cili e ka të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar si “mburoja” e portës së “Partizanit” dhe e ekipit tonë Kombëtar, por edhe si gazetar dhe analist i shkëlqyer sportiv, i cili ka promovuar dhe mbrojtur me dinjitet e profesionalizëm vlerat sportive dhe qytetare”. Titulli iu dha djalit të tij Alban Janku.
Ylli Shehu. Titulli “Mjeshtër i Madh”.
Ylli Shehu lindi në Tiranë më 13 Mars të vitit 1966. Shehu është një nga sulumuesit me të njohur të ekipit të Partizanit por edhe Kombëtares Shqiptare. Me Partizanin Ylli Shehu luajti që nga vitit 1984 deri në vititn 1995. Shehu debotoi me Partizanin në takimin Naftëtari-Partizanin në moshën 16 vjecare. Më Partizanin do të fitonte dy tituj kampion në vitin 1987 dhe 1993. Pas një dëmtimi të rëndë Ylli Shehu do të qëndronte jashtë fushave të blerta për një periudhë dy vjecare, por falë vullnetit dhe këmbënguljes rrikthehet sërisht në futbollin e luajtur. Më pas ai do të aktivizohej në Greqi me Apollon Smyrnis, 15 ndeshje, një gol, në Kroaci Sibenik 43 ndeshje 24 gola, Cercle Brugge 33 ndeshje 6 gola dhe do ta mbyllte karrierën e tij futbollistike në sezonin 1997-1998 me Sibnik ku në 31 ndeshje shënoi 11 gola. Me ekipin Kombëtar Ylli Shehu u aktivizua në 10 ndeshje dhe realizoi një gol. Shehu do të debutonte me ekipin tonë Kombëtar në shtator të vitit 1988, gjatë takimit miqesor Shqipëri-Rumani. Takimi i fundit për Shehun me ekipin Kombëtar ishte në shtator të vitit 1995, Shqipëri-Bullgari. Aktualisht Ylli Shehu është tranjer i moshave në klubin e Partizanit.
Ilir Lame. Titullin “Mjeshtër i Madh
Ilir Lame, do të vishte bluzën e Partizanit që në moshën 18 vjecare. “Përmetari” i zbuluar nga madhi Loro Boriqi, do të luante me Legjendën e Kuqe për 12 sezone dhe do të fitonte tre tituj kampion 1979, 1981 dhe 1987. Për shumë sezone ai ishte një ndër pikat më të forte të mesfushes së Partizanit por edhe ekipit tonë kombëtar. Mesfushori i majte, Ilir Lame do të luante 12 sezone me Partizanin dhe do të shenonte 49 gola. Me ekipin kombëtar, ai luajti 11 ndeshje ku u vlerësua nga kundërshtarët e tij. Karrierën e tij si futbollist i ekipit Partizani, Lame e ndërpreu në vitin 1988. Për kontributin në futboll, Ilir Lame është vlerësuar edhe më parë me medaljet “Mjeshtër Sporti” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë.
Sulejman Starova. Titullin “Mjeshtër i Madh”
Nëse ekipi i futbollit Partizani i mbijetoi “zhdukjes” dhe u rikthye në elitën e futbollit Shqiptar është merita e tij. “Bobi” ashtu sic e quajnë miqtë dhe fansat e futbollit lindi në Tiranë më 12 dhjetror të vitit 1955. Pas katër viteve me Tiranën 1973-1979, Sulejman Starova, do të luante për Partizanin. Dhe prej këtij momenti, Starova do ti kushtonte karrierën e tij si futbollist, tranjer dhe si drejtues ekipit të Partizanit. Më të kuqtë Starova do të luante që nga vitit 1977 deri në vitin 1985 dhe do të fitonte dy tituj kampion në vitet 1979 dhe 1981. Në vitin 1990 Starova fillon karrierën e tij të trainimit të ekipeve në Shqipëri. Për katër sezone drejton Partizanin me të cilin fiton titullin si tranjer në vitin 1993. Starova cilësohet si një nga specialistët më të mirë të futbollit në Shqipëri. Ai ka drejtuar shumë ekipe si Tirana, Partizani, Besa, Teuta, Kukësi, Laci por edhe për një periudhë të shkurtër Feronikelin në Kosovë. Starova gjithashtu ka qënë edhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit. Starova nuk arriti të vishte bluzën e ekipit Kombëtar edhe pse ishte një futbollist i talentua. Ai luajti vetëm katër ndeshje me ekipin Shpresa. Sulejman Starova për arsye shëndetësore nuk mori pjesë në këtë ceremoni dhe u përfaqësua nga e bija.