• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Ditë dhe net që tronditën Vlorën”

September 24, 2015 by dgreca

Nga Albert Z. ZHOLI/

Libri “Ditë dhe net që tronditën Vlorën” i Memush Habilajt, është një ndër librat më të sinqertë të shkruar në këto 18 vjet për firmat piramidale. Autori duke qenë pjesë drejtuese  e një ndër tyre, ka përcjellë me saktësi, korrektësi, inteligjencë, paanshmëri dhe detaje, se si u ngrit dhe u shemb një perandori ekonomike si ajo e firmës “VEFA”.   Rënia e firmave piramidale në 1997 dhe trazirat e atij viti, janë ngjarje të cilat shoqëria shqiptare vazhdon ti vuaj akoma edhe sot. Shumë është shkruar për to, por shumica e artikujve merren me anën politike duke mos vlerësuar anën ekonomike të çështjes. Rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë periudhës ’92-’96 ishte disi e mahnitshme, por për arsye të ndryshme,  (thekson Chris Jarvis i FMN) kjo rritje erdhi pjesërisht si pasojë e heqjes së kontrolleve mbi veprimtarinë ekonomike, privatizimi i hershëm i bujqësisë, tregtisë së vogël dhe disiplinës financiare nga shteti. Dirk Bezemer shton se paçka se pati suksese të dukshme si pasojë e ndjekjes së hapave të mësipërm, shkaku kryesor ishte dërgimi i sasive të mëdha të parave nga jashtë nga emigrantët dhe nga ndihmat e ndryshme për shtetin. Sipas Bezemer rritja në mirëqenien e shqiptarëve erdhi si pasojë e rritjes së importeve, por jo të veprimtarisë ekonomike, një situatë kjo që sjell uljen e mirëqenies nëse ulen të ardhurat nga jashtë sepse nuk ka veprimtari ekonomike vendase që të krijojë para për të blerë mallra të huaja. Firma “VEFA” ishte një ndër firmat e para që e filloi veprimtarinë e saj në periudhën 1993.  Ishte pikërisht sistemi i e dobët financiar që sollën rritjen e firmave pasi bankat shtetërore e private (Bezemer përmend vetëm Bankën Italo-Shqiptare si bankë private) ishin të pazonja për të tërhequr depozitat për shkak të shërbimeve të pakta të ofruara por mbi të gjitha bankat ishin të paafta për të vepruar me sukses në tregun e huadhënies. Krijimi i firmave erdhi dhe si rezultat i mungesës së  bankave të reja, si një frenues i rritjes së huamarrjes në rrugë ligjore, pasi e bënte tepër të vështirë krijimin e një banke.  Në atë periudhë zyrtarët shqiptarë dhe vëzhguesit e huaj, si FMN-ja, ishin të ndërgjegjshëm për praninë e tregut jozyrtar të huas në Shqipëri, por parapëlqyen të mos ndërhynin, pasi e panë këtë treg si një përgjigje ndaj mangësive të bankave. Me gjithë rreptësinë e ligjit të bankave, firmat piramidale u lejuan të veprojnë pasi e paraqitën veten si firma prodhuese (dhe si rrjedhojë nën Kodin Civil dhe jo Ligjin për Bankat)  paçka se po ndërmerrnin veprimet e një banke nëpërmjet pranimit të depozitave. Ato u lejuan të depozitonin dhe të tërhiqnin paratë e tyre në bankat shtetërore pa mbikëqyrje. Bezemer thotë që deri diku kjo pikëpamje ishte e pranueshme, veprimtaria e disa firmave, ndryshe nga ajo e disa fondacioneve më vonë, përbënte një pjesë të rëndësishme të ekonomisë Shqiptare. Në Shkurt të 1996-tës u miratua Ligji për Sistemin Bankar (Numër 8075, datë 2/2/96) pas të cilit Banka e Shqipërisë lajmëroi firmat që po pranonin depozita nga publiku se ishin në kundërshtim me këtë ligj dhe duhet të pushonin veprimtarinë e tyre, pasi jo vetëm që s’kishin leje për të kryer veprimtari bankare, por për më tepër, Banka  skish ndërmend t’u jepte leje. Në kundërshtim me Bankën, Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se ligji i ri nuk kishte të bënte me firmat që pranonin depozita dhe s’kishte dëshirë të hetonte firmat për mashtrime. Nga ana e saj Ministria e Drejtësisë nuk pranoi të shprehej mbi këtë çështje. Firmat mbështeteshin nga qeveria. Në Nëntor të ’96-tës, kryetari i parlamentit dhe kryeministri pranuan medalje në 5-vjetorin e krijimit të VEFA-s. Lind pyetje, atëherë si u luftuan dhe përse u luftuar firmat piramidale? Pse “VEFA” ishte në fokusin kryesor të sulmeve?  Kush ishte nxitësi kryesor? Disa shpjegime rreth këtyre pyetjeve i jep me saktësi autori në këtë libër.

Dy ngjarje ndodhën në ’96-tën që ndikuan në ekonominë shqiptare; fundi i sanksioneve ndaj Jugosllavisë të cilat kishin krijuar të ardhura të bollshme për shqiptarët, si dhe zgjedhjet e trazuara parlamentare të Majit të cilat u fituan nga PD. Megjithëse nuk mund të provohet që firmat ishin të përziera me trafiqet në drejtim të Jugosllavisë dhe nxirrnin fitime prej tyre, kjo s’është çudi të jetë e vërtetë. Si për çudi, vetëm një muaj pas mbarimit të sanksioneve, firmat e panë të nevojshme të thithnin më shumë para (mbase sepse një burim kryesor të ardhurash ishte zhdukur) dhe ngritën interesat në 6% në muaj. Ndërkohë pasiguria e krijuar nga zgjedhjet parlamentare i ngriti interesat e firmave në 8%. Muajt e parë të ’96-tës panë hyrjen në skenë të disa firmave të reja. Deri atëherë tregu mbizotërohej nga firma të mëdha si “VEFA”, “Gjallica” e “Kamberi” të cilat kishin një masë të madhe veprimtarie të vërtetë ekonomike. Në të kundërt, “Xhaferi”,  “Populli” dhe “Sudja” që po rritej me shpejtësi, ofruan interesa më të larta se firmat më të vjetra por pa pasur veprimtari ekonomike. Rritja e numrit të firmave çoi në rritjen e interesave të cilat arritën në nivele të larta, në Nëntor të 1996-tës,  “Xhaferri” ofroi 44% në muaj. Radhët para dyerve të kompanive u zgjatën e njerëzit shitën shtëpi e prona për ti futur paratë në firma. Gjatë ’96-tës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i kishte dërguar çdo muaj një letër qeverisë ku paralajmëronte për natyrën piramidale të firmave dhe rreshtonte interesat e ofruara. Megjithatë qeveria s’veproi gjatë pjesës më të madhe të vitit. FMN dhe Banka Botërore i dërguan qeverisë shqiptare një paralajmërim të fortë në Gusht të atij viti dhe pastaj çdo muaj. Në Tetor, Ministri i Financave paralajmëroi publikun për rrezikun e firmave por paralajmërimet e qeverisë ishin të ngatërruara dhe kur u përhapën fjalë që firmat po lëviznin para në emër të Mafies Italiane, Presidenti u shpreh në mbrojtje të firmave duke thënë që këto ishin firma të ligjshme dhe të suksesshme. Më 10 Janar ’97-të, Banka e Shqipërisë (me këmbënguljen e FMN-së sipas Bezemer, duke vepruar vetë sipas Jarvis) vendosi që tërheqjet ditore të firmave nga bankat s’mund ta kalonin shumën e 300,000 dollarëve Amerikanë, një kufi ky që hasi në kundërshtime nga firmat të cilat protestuan se me kaq mund të paguanin vetëm interesat por jo borxhin. Më 26 Janar u ngrinë depozitat e “Popullit” dhe “Xhaferrit” ku u gjendën 250 milionë dollarë, të cilët ishin rreth 60% e borxheve dhe që ju ndanë më vonë huadhënësve. Në javët dhe muajt në vazhdim firmat u shkërmoqën, llogaritë e tyre u ngrinë dhe vendi u përfshi nga protestat. Por ajo që theksohet në libër është mënyra e funksionimit të “VEFA”, ndryshe nga shumë kompani të tjera. Ajo kishte investime të fuqishme. Shenja e parë kundër VEFA-s u dha në sulmin ndaj Supermarketit “VEFA” në qendër të Tiranës. Kush dhe pse e sulmoi këtë Supermarket?! Kush fshihej pas këtij sulmi? Pse ende nuk janë gjetur autorët? Pse u hodhën hipoteza të kota ndaj emrave që nuk lidheshin me ngjarjen? Po Vlora, përse u bë qendër e goditjes së Shoqërisë “VEFA”? Këto e të tjera pyetje do ti gjeni me përgjigje të detajuara nga autori i librit i cili, në një rrëfim në formë ditari, përcjell me emocion, ditët e vështira të vitit të mbrapshtë në historinë shqiptare. Memushi në këtë libër tregon se alibitë e sulmit ndaj “VEFAS”,  si zor që të mësohen.

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: 170 "Ditë dhe net që tronditën Vlorën", 3 of 3, Albert Zholi, Memush Habilaj

Ruzhdi Pulaha: Sot “Zonja nga qyteti” mbush dyzet vjet, por më duket se e kam bërë sot

July 28, 2015 by dgreca

Intervista/Flet shkrimtari dhe dramaturgu, Ruzhdi Pulaha: Sot “Zonja nga qyteti” mbush dyzet vjet, por më duket se e kam bërë sot
-Këtë komedi ua kam kushtuar Violeta Manushit dhe Dhorkë Orgocka, pa ato komedia nuk do të kishte patur atë sukses që pati/
– Sekretari i parë i Komitetit të Partisë Korçës Ever Halili, kishte ftuar në shfaqjen e komedisë Enver Hoxhën, i cili ishte me pushime në Pogradec/
– Drejtuesit e Partisë ishin në tension sepse pikërisht në këtë teatër “Ai” kishte goditur e groposur dy shfaqje të tjera :”Njollat e Murme” dhe “Dimri i bardhë”/
NGA Albert Z. ZHOLI/
Jetëshkrimi/
Ruzhdi Pulaha lindi në Korçë më 1942. e fundit është autori më i inskenuar i Teatrit Kombëtar të Tiranës. Një pjesë e mirë e dramave dhe komedive të tij janë vënë në skenë edhe në Korçë e teatro të tjerë të vendit. Pas studimeve për gjuhë e letërsi në Universitetin e Tiranës, punoi për rreth dhjetë vjet në Radio Televizionin Shqiptar . Më 1975 u emërua mësues në Pogradec. Pas katër vjetësh u rikthye në Tiranë, këtë herë si autor në Teatrin Kombëtar, funksion që e kreu deri më 1986, kur doli në krijimtari të lirë. Më 1992 u zgjodh deputet. Në mbarim të legjislaturës u tërhoq nga politika zyrtare. Autor i angazhuar, Pulaha shquhet për frymën polemiste në trajtimin e konflikteve të mprehta të ditës në dramat e tij. Veprimi në këto vepra shpesh provokon debate sociale e politike të ndezura, si në një sallë gjyqi. Përmes tyre synohet një efekt kathartik tek audienca, që duhet të nxisë frymën e kundërshtimit ndaj padrejtësive të çdo lloji. Stili i këtij autori dallon për kompozicionin e thjeshtë, veprimin e qartë e të rrjedhshëm, dialogun konkret e të drejpërdrejtë, vizatimin e shkëlqyer të karaktereve, si edhe tempin e lartë. I lidhur fort pas realizmit, nuk ka tentuar fare të eksperimentojë metoda alternative. Talenti dhe angazhimi qytetar e kanë bërë të kapërcejë me sukses ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri. Pas disa dramave të suksesshme para vitit 1991, si “Maro Mokra”, “Mësuesi i letërsisë”, “Përballë vetes”, “Nën dritat e skenës”, “Doktori pacient”, “Nesër është vonë”, “Shkallët” apo komedia , kalon një periudhë “tranzicioni” si skenarist i radionovelës së parë shqiptare “Rruga me pisha” (në bashkëpunim me Radio BBC). Në vitin 2000 rikthehet në skenë me “Kohë e çmendur” dhe arrin të bëhet sërish i kërkuar dhe i vënë në skenë, me , “Streha e të harruarve” (2004). Në vitet 2001 – 2002 është skenarist edhe i telenovelës së parë shqiptare, “Njerëz dhe fate”. Ruzhdi Pulaha është shkrimtari më i njohur i shqipërisë, ai ka shkruar filma shumë të njohur si “Zonja nga qyteti” dhe “shoqja nga fshati”, që janë ndër kryeveprat e teatrit dhe të filmit shqiptar.
***
Bisedat telefonike me shkrimtarin, dramaturgun dhe komedianin Ruzhdi Pulaha janë tejet interesante. Vazhdimisht krijimet e tij i kam ndjekur në distancë dhe pse nga afër njohja me të, ende nuk ka mbushur një dekadë (njohje direkte). I thjeshtë, studiues, fjalëpakë por tepër i dashur, njohja ime me të ka qenë surprizë. Mendoja një njeri të ftohtë, “filozof” që i largohet realitetit. Qëmoti është thënë “njeriut mos i shih gunën por punën”. Njohja me të më solli afër një intelektual kurajoz, serioz, korrekt dhe tepër intuitiv. Në veprat e tij gjen jo vetëm realizëm, por edhe largpamësi, por më së shumti mesazh, një mesazh njerëzor që të ofron respektin për njeriun dhe kohën kur jeton. I shmangej me marifet intervistave, pasi vetë puna e tij është një intervistë e gjatë, ku labirintet e krijimtarisë nuk kanë të shterur. Intervista për komedinë “Zonja nga qyteti” ishte një këmbëngulje e vazhdueshme, pasi për mua kjo komedi është një ndër Kryeveprat shqiptare të komedisë, që sa herë e shoh, aq më shumë më shtohet dëshira për ta parë sërishmi.

-Në mos gaboj, komedia juaj “Zonja nga qyteti” mbush dyzet vjet që është shfaqur për herë të parë?
-Po, dyzet vjet. Data s’më kujtohet por e di që ishte korrik. E di sepse, në korrik, Enver Hoxha shkonte në Pogradec dhe pikërisht në një nga ditët e Korrikut 1975, ai erdhi dhe pa komedinë në Korçë. Po për këtë flasim më vonë.
-Si lindi”Zonja”, si erdhi ky frymëzim. Patët ndonjë ngjarje, ndonjë ngasje të veçantë?
-Për historinë se si u krijua “Zonja” dikur kam shkruar gjatë dhe ndoshta mund të mos jem konsekuent në ndonjë gjë. Po i bie shkurt. Gjatë shërbimeve si gazetar i Radio-Tiranës, në një fshat të thellë malor kam njohur një nënë me të bijën, e cila ishte emëruar të punonte aty. Të ardhura nga një prej qyteteve kryesore të vendit ato e kishin tepër të vështirë të ambientoheshin me jetën e fshatit, sidomos e ëma, Ollga, e cila duke u hequr si “Zonjë” qibërmadhe binte shpesh në pozita shumë komike. Kjo më ngacmoi dhe fillimisht kam shkruar një tregim, më pas e kam shtjelluar si linjë subjekti të një romani. Por e ndjeja se impresionet që pata prej tyre, më ngacmonin vazhdimisht dhe më tërhiqnin drejt një komedie. Dhe në rolin e Zonjës më ishin ngulur në mendje dy aktore të shquara të teatrit, Violeta Manushi dhe Dhorkë Orgocka. Atyre ua kam kushtuar këtë komedi dhe me shumë përulje them se, pa ato komedia nuk do të kishte patur atë sukses që pati.
-Si ishte historia e vlerësimit. Nxirrje realiteti? Konkursi,çmimet?
“Teatri Popullor” nuk e pranoi fillimisht ta vinte në skenë. Komedia fillimisht u vu në skenë në teatrin e Korçës, me regjisor Dhimitër Orgockën. Edhe aty me shumë luftë e kundërshtime, sepse disa e quanin një skeç të gjatë, por në thelb rezervat ishin ideologjike se Ollga binte ndesh me porositë e Partisë për të shkuar e për të gjetur lumturinë në fshat. Shfaqja pati shumë sukses, Dhorka ishte brilante. Gjithë trupa kishte krijuar një ansambël mbresëlënës. Më kujtohet se një grup kundërshtarësh të komedisë natën e premierës në Korçë, kishin zënë vend në radhën e parë të galerisë dhe kishin marë edhe konjak e çokollata për të festuar dështimin. Por publiku e priti shfaqjen me ovacione dhe festa iu dështoi. Mbas dy-tri ditësh më thirri në zyrë, bashkë me regjisorin Orgocka, Sekretari i parë i Komitetit të Partisë Ever Halili, për të cilin kam shumë respekt jo vetëm se ishte shumë artdashës e sportdashës por dhe se me ne u tregua vazhdimisht mjaft liberal e tolerant. Na tha se kishte ftuar në shfaqjen e komedisë Enver Hoxhën, i cili ishte me pushime në Pogradec. Madje e kishte gënjyer dujke I thënë se shfaqja zgjaste një orë e gjysmë, ndërsa ajo i kalonte dy orët. Na pyeti mos kishim merak për të hequr ndonjë gjë nga shfaqja. Jo, i thamë ne. Një nga instruktorët hidhet e thotë, porse atë batutën “ku shkon mbreti më këmbë “ do ta lini? Po, i thashë sepse edhe Ai nuk shkon me makinë.
Përgatitja e shfaqjes ishte një komedi më vete. Aparatçikët u shpërndanë nëpër ndërmarrje dhe institucionet për të zgjedhur spektatorët me të besuar politikisht të cilët dhe u porositën që të mos kthenin kokën pas e të mos qeshnim shumë se s’dihej si e priste shfaqjen “Ai”. Unë isha ulur në një nga radhët e para me prindërit e mi,të cilët vinin për herë të parë në teatër. Sigurisht emocionet ishin të mëdha. Aktorët edhe më të emocionuar. Të tensionuar ishin edhe drejtuesit e lartë të Partisë e të pushtetit të rrethit sepse pikërisht në këtë teatër “Ai” kishte goditur e groposur dy shfaqje të tjera :”Njollat e Murme” dhe “Dimri i bardhë”.
Shfaqja filli me një heshtje varri. Kaluan disa minuta por salla nuk po reagonte… Heshtje. Dikur dëgjohet një e qeshur e thellë, sikur vinte nga shpella. Po qeshte “Ai”…Salla akoma heshtte. Dhe ai tha, po qeshni o korçarë, qeshni se komedi është. Aktorët u çliruan dhe shfaqja shkoi shumë mirë. Kur Enveri po dilte nga salla, në holl e kishin rrethuar apartaçikët dhe badigardët. Isha edhe unë aty, por askush nuk më paraqiti si autor të komedisë. Ai ishte i kënaqur dhe foli me superlativa. Të nesërmen bëri një takim me artistët tek ish kampi i punëtorëve në kodër. Aty foli përsëri për shfaqjen…Dhe siç ndodhte në ato kohë për këto raste fjala mori dhenë. Filluan të mbushen gazetat, kronikat televizive…U bë dhe një mbledhje e posaçme në Lidhjen e shkrimtarëve. Dhe unë u bëra i famshëm me një komedi që ishte përfolur jo pak si vepër që i kundërvihej vijës së Partisë.
Mbas këtij suksesi dhe sidomos pasi e pa shfaqjen Enver Hoxha dhe foli me superlativa, komedia u vu edhe në Teatrin Kombëtar, me regjisor të ndjerin Agim Qirjaqi. Violeta Manushi shkëlqeu me origjinalitetin dhe potencën e saj në skenë e një vit më vonë edhe në filmin me të njëjtin titull. Ishin vitet 1975-76.
-Si mendoni,pse komedia pati një komunikim kaq të mirë me publikun që e ndjekin me interes edhe sot pas 40 vjetësh?
-Posi të them, mbase nga që komedia ka një frymë tepër popullore dhe duket sikur ngjarjet dhe personazhet janë realë dhe që krijojnë afinitet njerëzor me publikun. Sigurisht janë dhe aktorët që e përcjellin me shumë sinqeritet këtë intimitet dhe këtë afeksion tek publiku. Ju jam mirënjohës me respektin më të thellë të paharuarve Violeta Manushi, Dhorkë Orgocka, Pandi Raidhit, SulejmanPitarka, Stavri Shkurti, Vasillaq Vangjeli, të cilëve iu përulem me shumë dashuri e mall,si dhe Robert Ndrenikës, Sotiraq Bratkos ,Yllka Mujos, Raimonda Bulkut, Piro Kita e të tjerëve që interpretuan ne skenë apo në film. Sigurisht dhe regjisorëve Dhimitër Orgocka e Agim Qirjaqi për realizimin skenik dhe Pirro Milkanin për realizimin e filmit.
-Pas Zonjës ju shkruat edhe “Shoqen nga fshati”.Mendon se ishte e nivelit të Zonjës nga Qyteti ?
-Zakonisht në këto raste, pas një pjese të parë mjaft të suksesshme, pjesa e dytë e ka të vështirë ta arrijë atë sukses, gjithë publiku e mirëpriti edhe shoqen. Këtu do të shtoja vetëm diçka: Për”Zonjën nga qyteti” fillimisht pata qëndrime kritike sepse nxija realitetin meqë Ollga nuk e donte fshatin, kurse për “Shoqen” mora kritik të kundërta se zbukuroja realitetin. Pra shpesh krijuesi në atë kohë ishte para gjykimit: Pse i dhe ujë të ngrohtë gomarit?! Pse i dhe ujë të ftohtë gomarit?!
-Tani të paktën nga kjo e keqe “I dhe ujë të nxehtë apo të ftohtë politik gomarit” krijuesit kanë shpëtuar, apo jo?
-Sigurisht, por shpesh ka një të keqe tjetër, nuk i japin fare ujë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Zholi, Ruzhdi Pulaha, Zonaj Nga Qyteti

SHQIPERI-GREQI, LIGJI I LUFTES NE MES

July 26, 2015 by dgreca

*Më 28 tetor 1940, tetë divizione italiane të përbërë nga 140 000 ushtarë, nën një shi të furishëm, filluan sulmin ndaj Greqisë në një front prej 200 km/
*A ekziston ligji i luftës me Greqinë? Si ta komnetojmë qëndrimin e Nikolaos Kotzias?/
*-Duçja, kishte besim tek kjo fitore, mbasi informacionet për ushtrinë greke, ku numri i saj nuk i kalonte të 30. 000 vetët, nuk ishte i saktë, ashtu sikundër nuk kishte informacion të saktë për armatimin, përgatitjen dhe moralin e ushtrisë greke./
*-Duke u nisur nga ky fakt, mbreti i Greqisë Konstandin nxjerr Dekretin Mbretëror nr. 2636, i vitit 1940, sipas të cilit shpallte “ Shqipërinë shtet armik dhe pasuritë e shqiptarëve pasuri armike”.
*-Njëkohësisht Greqia, të gjitha pasuritë e shqiptarëve i vendosi në “sekuestro konservative”./
*-Në deklaratën e saj zyrtare të sulmit nga Italia, Greqia rendiste si aleate të Italisë në këtë agresion edhe Shqipërinë/
*-Sipas kësaj logjike, Shqipëria shfaqej “de jure” si pjesëtare e këtij agresioni/
*-Në Korrik 1987, qeveria e PASOK-ut e kryesuar nga Andrea Papandreu shpalli me ligj abrogimin e “Dekretit Mbretëror”, pjesën politike/
Nga Albert Z. ZHOLI/
-Ditët e fundit (15 korrik, 2015), në Shqipëri, bëri një vizitë zyrtare, Ministri i Jashtëm i Greqisë, z. Nikolaos Kotzias. Ndër temat që u hodhën në tryezën e bisedimeve ishte dhe ai i “Ligjit të luftës”, Greqi- Shqipëri, i shpallur nga Mbreti i (asaj kohe) Greqisë, Konstandin, i cili nxori Dekretin Mbretëror nr. 2636, i vitit 1940, sipas të cilit shpallte “ Shqipërinë shtet armik dhe pasuritë e shqiptarëve pasri armike”, pas sulmit që i bëri Italia fashiste më 28 tetor 1940 (tetë divizione të përbërë nga 140 000 ushtarë) shtetit grek. Qysh ahere, kanë kaluar plot 75-vjet dhe ky ligj është diskutuar dhe pështjelluar si në kalendat greke të lashtësisë. Dikur u tha se ky ligj u hoq nga qeveria e Andrea Papndreut, disa thonë se u hoq pjesërisht, ndërsa në vizitën e fundit të ministrit të Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias në Tiranë, ai theksoi se nuk ka ligj lufte midis dy vendeve. Mediat greke theksuan në këtë vizitë se, në këmbim të një kompromisi për paktin detar, ministri Kotzias do të premtojë abrogimin e ligjit të luftës dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Më datë 15 korrik, gjatë Konferencës për shtyp me Ministrin Bushati, Ministri i Jashtëm grek Nikolaos Kotzias, deklaroi: Nuk ekziston ligji i luftës me Shqipërinë, ai duhet të konfirmohet. Ndërsa ka një reagim serioz nga historiani Xhufi i cili theksoi se, jo vetëm ky ligj ekziston, por marrëveshja për Paktin Detar nuk duhet të zhvillohet pa u hequr ky ligj. Duke pasur parasysh sa më lart lindin një sërë pyetjesh:- Kur dhe pse u vendos ligji i luftës? A ishte i drejtë dhe i bazuar në ligjet e kohës? Pse ekziston ende dhe pas 75-vjetësh ky ligj? A e ka hequr Andrea Papandreu këtë ligj (në Korrik 1987, qeveria e PASOK-ut e kryesuar nga Andrea Papandreu shpalli me ligj abrogimin e “Dekretit Mbretëror”) kur ishte Kryeministër, apo e ka hequr pjesërisht? Duke qenë se për një periudhë të gjatë kam gërmuar në arkivat greke për këtë problem (kur kam qenë gazetar në Athinë), po sjell disa fakte rreth ligjit absurd të luftës.
Lufta e dytë botërore dhe qeveritë kuislinge
Lufta e dytë botërore ka hyrë nëpër analet e historisë si lufta më e egër që ka parë historia e njerëzimit. Në këtë luftë jo vetëm që u vranë rreth 50 milionë njerëz, por kjo luftë do të kujtohet me dhimbje dhe me interes edhe për shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me rolin aktiv të spiunazhit, aviacionit por edhe sidomos për mënyrën më të perfeksionuar të efekteve politike –propagandistike që përdorën vendet agresore ndaj vendeve që pushtuan. Gjermania naziste, Italia fashiste dhe Japonia militariste, për interesat e tyre pushtuese, përdorën ndaj vendeve që pushtuan të ashtuquajturën aleanca, për të justifikuar krimet çnjerëzore. Pushtimet e dhunshme me plumba, bomba predha, zinxhirë tankesh apo shpimet me bajonetë, këto vende u munduan që t’i mbulonin formalisht duke krijuar regjencat, qeveritë kuislinge, të cilat sipas pushtuesve do të kishin “autoritetin politiko-juridik të qeverive të pavarura”. Qeveritë kuislinge u bënë modë në këtë luftë, që megjithëse u propaganduan gjerësisht nga pushtuesit sidomos në vendet e lindjes. Ato në sytë e opinionit ishin tepër qesharake dhe pa vlerë, ku nga masat popullore ato u quajtën qeveri kukulla.

Dekreti mbretëror i Greqisë

Më 7 prill 1939 Italia fashiste pushton Shqipërinë. Një ditë më parë mbreti zog largohet nga Shqipëria. Pak kohë më vonë pas pushtimit, pushtuesi italian do të formonte një qeveri kuislinge. Dhe, një vit më vonë, pra më 1940, Konti Çiano, përgatiti një ultimatum që do t’i paraqitej ministrit të jashtëm të Greqisë Z.Metaksa. Ultimatumi i ngjante atij që kishte përgatitur dhe ia kishte paraqitur mbretit, Zogu i I, të Shqipërisë, ku përmblidhej “ose pushtimi, ose Lufta”. Në këtë ultimatum, Greqisë i kërkohej të pranonte menjëherë pushtimin Italian të disa bazave strategjike. Ambasadori italian në Greqi Z. Grazzi, që ia paraqiti ultimatumin në orët e vona të mesnatës Z.Metaksa nuk qe në gjendje t’i përgjigjej pyetjes së Metaksasë se për ç’baza strategjike bëhej fjalë. I nervozuar nga kjo heshtje, Metaksai, iu përgjigj me një “Oqi” “Jo “ ultimatumit. Më 28 tetor 1940 –tetë divizione të përbërë nga 140 000 ushtarë – nën një shi të furishëm, italianët filluan sulmin në një front prej 200 km. Në këtë sulm, Duçja donte t’i jepte një “mësim” të mirë Hitlerit, mbase shumë pushtime të tijë, (Hitlerit) ai i merrte vesh nga radiot dhe nga gazetat. Edhe Duçja tashmë dëshironte që Hitleri, pushtimin e Greqisë nga Italia ta merrte vesh nga gazetat. Ai kishte besim tek kjo fitore, mbase informacionet për ushtrinë greke, ku numri i saj nuk i kalonte të 30. 000 vetët, nuk ishte i saktë, ashtu sikundër nuk kishte informacion të saktë për armatimin, përgatitjen dhe moralin e ushtrisë greke. Duke u nisur nga ky fakt, mbreti i Greqisë Konstandin nxjerr Dekretin Mbretëror nr. 2636, i vitit 1940, sipas të cilit shpallte “ Shqipërinë shtet armik dhe pasuritë e shqiptarëve pasuri armike”. Njëkohësisht të gjitha pasuritë e shqiptarëve i vendosi në “sekuestro konservative”. Në deklaratën e saj zyrtare të sulmit nga Italia, Greqia rendiste si aleate të Italisë në këtë agresion edhe Shqipërinë. Sipas kësaj logjike, Shqipëria shfaqej “de jure” si pjesëtare e këtij agresioni. Për këtë dekret u morën për bazë, ekzistenca e qeverisë kuislinge shqiptare, dhe se në këtë luftë Italia kishte organizuar dy batalione mercenarësh shqiptarë, të rreshtuar bri armatave italiane, por të cilat dezertuan nga fronti përpara se të fillonte lufta. Duke u bazuar në këto fakte absurde, Greqia monarkiste e konsideroi Shqipërinë “ shtet armik” dhe shpalli ndaj saj “ gjendjen e luftës”. Por këto “ fakte” absurde bien vetiu sepse;
1- Shqipëria në atë kohë nuk ishte një vend i lirë dhe sovran ku të ushtronte në mënyrë të pavarur vullnetin e saj politik.
2- Shqipëria nuk gëzonte zotësinë juridike dhe aftësitë politike për të deklaruar lëvizjet e saj të pavarura në hartën politike të Evropës.
3- Shqipëria nuk gëzonte me të vërtetë autoritetin e vërtetë dhe të plotë vetëveprues si një subjekt aktiv i së Drejtës Ndërkombëtare.
Dhe ajo që vlen për tu theksuar me forcë është se Dekteti Mbretëror kërcënonte se “DO TË KONSIDERONTE TRADHËTI KOMBËTARE AKTIN E CDO QEVERIE GREKE QË DO TË NDËRRMERRTE HAPIN E VENDOSJES SË MARËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME SHTETIN ARMIK SHQIPËRINË…”
MBAS LUFTE…
Jo shumë kohë mbas luftës së Dytë Botërore, vendet e shpallura agresore dhe vendet viktima të luftës u ulën në tryezat e bisedimeve për të sheshuar problemet e së kaluarës dhe për të shtruar urat e miqësisë të së ardhmes… Këtu mund të përmendim Gjermaninë me Francën … Në të njëjtën rrugë ecën edhe Italia me Greqinë të cilat nënshkruan pakte dhe marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi. Por këtu qëndron edhe çudia ! Me Italinë u nënshkruan sa e sa marrëveshje, ndërsa me Shqipërinë ngelej në fuqi Dekreti Mbretëror !!! Pra “Ligji i Luftës”. Dhe kjo gjendje me Shqipërinë nuk ishte çështje muajsh apo vitesh, por dekadash të tëra . Ende Shqipëria konsiderohej vend armik. Si rrjedhojë, midis dy vendeve ishin të ndërprera marrëdhëniet diplomatike, ekonomike, humane, kulturore-artistike… Ndërmjet dy vendeve ishte vendosur një perde e hekurt ndarje deri në armiqësi. Dhe një nga çuditë ndodh në Maj 1971. Në Greqi kryhet grusht shteti, dhe vjen në fuqi junta ushtarake e kolonelëve grekë me në krye Papadhopulin. Dhe ishte pikërisht ky ushtarak, që kërkoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Lind pyetja, se cilat ishin motivet kryesore që e nxitën Papadhopulosin të merrte këtë nismë!? Së pari mendohet se duke ardhur në pushtet me grusht shteti, i papërkrahur prej komunitetit ndërkombëtar, junta ushtarake e pa Shqipërinë si një faktor të ri, për të dalë prej izolimit. Së dyti, duke bërë një hap të tillë ndaj një vendi komunist, siç ishte Shqipëria, garda e kolonelëve mendonte se do të fitonte kredon e lakmuar, se gjoja ajo me këtë veprim nuk I përkiste së djathtës ekstreme, por një qeverie dhe një vendi demokratik. Së treti, mendohej që me këtë hap edhe komunistët grekë dhe në tërësi partitë komuniste në lindje dhe në perëndim do të besonin se nuk kishin të bënin me një juntë puçistësh ushtarakë apo me një klikë uzurpatore antidemokratike siç po cilësohej nga Komuniteti Ndërkombëtar. Dhe ndodhi ajo që nuk pritej. Midis Shqipërisë dhe Greqisë u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Megjithatë dekreti mbretëror mbetej një kërcënim gjithnjë evident. Pavarësisht se u vendosën marrëdhëniet diplomatike, ku si rezultat juridikisht dhe praktikisht ishte zhvleftësuar Dekreti, dhe zyrtarisht kishte këmbime në të gjitha fushat ( sigurisht me kufizime), kuptohej që marrëdhëniet midis dy vendeve nuk arrinin nivelet e dëshiruara, mbase sërish ndihej frika e Dekretit dhe kufizimet midis dy sistemeve të kundërta. Marrëdhënie u vendosën, por Dekreti nuk u abrogua.
Abrogimi i Dekretit
Dekreti mbretëror, ngeli për dekada një relike e shëmtuar e shkruar e zezë mbi të bardhë, ndoshta edhe si një dëshirë dhe ëndërr e keqe e qarqeve ultranacionaliste, me paragjykime donkishoteske, tipike provinciale ballkanase. “Megaloidheja”, (Greqia e Madhe) kur heshtur dhe hapur, po vegjeton ende e kësaj dite si një ëndërr e keqe nëpër subkoshiencat e qarqeve greke. Dhe ky problem duket sikur u zgjidh në Korrik 1987 kur qeveria e PASOK-ut e kryesuar nga Andrea Papandreu shpalli me ligj abrogimin e “Dekretit Mbretëror”. Derisa të hidhej ky hap specialistë grekë të Së Drejtës Ndërkombëtare, vlerësuan se me çfarë lloj akti të barasvlershëm juridikisht duhej abroguar një dekret Qeveritar. Tashmë Greqia nga monarki, kishte kaluar në një sistem Repuplike Parlamentare. Sipas specialistëve abrogimi I një ligji të tillë I barazvlefshëm me një Vendim të Këshillit të Ministrave ( Vendim Qeverie). Me shpalljen e vendimit dhe firmosjen nga kryeministri, Greqia zyrtare e konsideroi publikisht Dekretin të hequr me ligj.
Dy pjesët e këtij ligji
Ky veprim i qeverisë Greke nga njëra anë abrogonte plotësisht pjesën politike të dekretit. Pra atë të heqjes së “LIGJIT TË LUFTËS”, Ndërsa shtojcën që fliste për pasuritë e shqiptarëve në Greqi nuk e prekte fare. Pra, dekreti u hoq i pjesshëm. Arsyet për këtë ndarje janë të shumta. Së pari tek pjesa e dytë e Dekretit prekeshin interesa të shumta të veçantë dhe të ndjeshme ekonomike. Së dyti kjo pjesë mund të prekë interesa individësh apo grupe individësh në Greqi (në planin ekonomik). Pra është kjo pjesë e dekretit për të cilën bëhet zhurmë sot e kësaj dite, nga ku pretendohet se “ Ligji i Luftës” me Greqinë nuk është hequr. Pra pjesa ku Dekreti shpall “…pasurinë e shqiptarëve, pasuri armike…” duke i vënë ato (pasuritë e shqiptarëve) në “sekuestro konservative”, është sot e kësaj dite pjesa e pazgjidhur e “Ligjit të Luftës”

Reagimet e qarqeve shoviniste
Është mëse e saktë, se ndërsa një pjesë e mirë e popullit grek as që e shkonte ndërmend se ekzistonte një ligj lufte midis Greqisë dhe Shqipërisë, sërishmi nga shumë që kishin dijeni për këtë ligj ky abrogim u prit me mirësi, sidomos nga forcat progresiste dhe demokrate greke, të cilët edhe e përshëndetën këtë hap të qeverisë së Papandreut. Ndryshe ndodhi me qarqet ultranacionaliste, monarkiste dhe një pjesë të qarqeve fetare. Në unison, të gjitha këto qarqe organizuan dhe filluan një sërë protestash kundër Vendimit të Qeverisë së Papandreut. Gjithë shtypi i djathtë e kundërshtonte me forcë këtë akt të Qeverisë. Thirrjet frenetike që arrinin deri në ekstazë, filluan të akuzonin Qeverinë për Tradhti Kombëtare. Në gjithë këtë valë antiqeveritare nuk munguan edhe rastet e violencës. Në krye të të gjithë këtyre protestave qëndronin ithtarët e klaneve fashiste EPEN. Organizatat nacionaliste të ashtuquajtura vorioepiriote, QEVA etj…sikundër grupimi antishqiptar i grekëve të Amerikës POAKA. Ata theksuan se Dekreti duhej hequr me anë të Parlamentit.
Dekreti përballë miqësisë së popujve
Aktualisht, në kohën kur po flasim, në Greqi ndodhen më shumë se 700 mijë emigrantë shqiptarë. Viti 1991, do të mbahet si viti i lidhjes së miqësisë më të madhe ndërmjet dy popujve tanë nga më të vjetrit në Evropë. Ky vit, ishte viti i shpërnguljes masive të shqiptarëve mbas rënies së komunizmit drejt fqinjit tonë jugor, dhe kjo për arsye ekonomike. Populli grek u hapi portat e shtëpisë, u shtroi sofrën me bujari vëllezërve shqiptarë. Politikat armiqësore shumëvjeçare i kishin ndarë artificialisht këta popuj që kanë shumë gjëra të përbashkëta. As “ Ligji i Luftës”, as telat me gjemba nuk mund të ndanin miqësinë e trashëguar në shekuj deri në lidhje gjaku. Duke parë realitetin e sotëm, ku shqiptarë e grekë punojnë bashkë, kanë krijuar lidhje martesore, aktivitete të përbashkëta tregtare, apo bashkëpunimi i vazhdueshëm kulturor, tregon qartë se “ de fakto”, e çdo Dekreti Mbretëror midis dy popujve nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. Popujt duan paqe, punë, mirëkuptimì. Politikat duhet ta ulin peshën e tyre të acarimit përballë dëshirës së popujve për bashkëjetesë paqësore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Albert Zholi, Ligji i Liftes, Ministri Grek, Nikolaos Kotzias, Shqiperi-Greqi

Shqipëria në konferencën ndërkombëtare: “Iniciativa ndërqeveritare e Ballkanit Perëndimor”

July 16, 2015 by dgreca

Intervistë me Akademik Prof. Dr. Salvatore Bushati, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike, Akademia e Shkencave e Shqipërisë/
-Qeveria Merkel për rajonin Ballkanik dhe kërkimin shkencor ka dhënë orientime të qarta/
-Nga Albert Z. ZHOLI/
Siç jeni në dijeni nga takimet më të fundit në përputhje të nismave të marra nga Qeveria Merkel, objektivat e bisedimeve janë fokusuar në probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me problematika të gjitha vendeve të Rajonit Ballkanik dhe që janë në reformat e ndryshme në drejtim të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve më të mira ndërmjet vendeve, demokratizimit të shoqërisë, zhvillimit ekonomik e në shume drejtime të tjera me synim final plotësimin e standardeve në to për përqasjen sa më të shpejtë drejt bashkësisë Europiane.
Prof. Bushati, në këto nisma a është përfshirë në nismat e marra nga Qeveria Merkel për rajonin Ballkanik edhe kërkimi shkencor në përgjithësi dhe ç’vend zë ai, sipas jush ?
Do të ishte e pakuptimtë që në kuadër të këtyre nismave të anash kalohej kërkimi shkencor në vendet e Rajonit, i cili sipas meje është një element përcaktues i zhvillimit të treguesve shoqërore e ekonomike të të gjithë vendeve, e për të cilën kjo nismë e ka futur në agjendën e saj. Këto ditë, në15 -18 Korrik, në Halle, Berlin, Gjermani, në zbatim të kësajë nisme Akademia Leopoldina ka organizuar një konference shkencore ndërkombëtare, ku marrin pjesë, janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shkencore e ato qeveritare që lidhen me kërkimin shkencor nga të gjitha vendet e Rajonit Ballkanik, si akademitë e shkencave, universitetet, ministritë e shkencës, teknologjisë e inovacionit.
Si është këndvështrimi Juaj në lidhje me Konferencën e Berlinit ?
Vlerësoj takimin e Berlinit, si një nga nismat më të rëndësishme për bashkëpunimin në kërkimin shkencor në vendet e Ballkanit Perëndimor me synim rritjen e e mëtejshme të treguesve të kërkimi- zhvillimit e inovaciont drejt standardeve të integrimit europian. Zhvillimi i kërkimin shkencor në vendet e Ballkanit Perëndimor do të arrihet vetëm pasi kërkimi shkencor në nivelin kombëtar për sejcilin nga vendet, të arrijë parametrat kryesore tëKërkimit Shkencor, që kërkohet të realizohen në vendet e rajonit sipas acqui communitaire,Kapitulli 25. Për arritjen e treguesve duhen njohur e zbatuar strategjitë ekzistuese të Shkencës, Kërkim – Zhvillimit e Inovacionit në seicilin nga vendet e Rajonit. Nga ana tjetër, bashkëpunimi në kërkimin shkencor, drejt standardeve për integrimin europian të vendeve tëBallkanit Perëndimor, nuk mund të arrihet suksesshëm pa një harmonizim të standardeve tëKërkimit Shkencor të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Profesor, a kemi ne dokumentet kryesore të politikave për shkencën në Shqipëri për nisje të reformave në këtë fushë ?
Ne na duhet shumë për të bërë, por mendoj se kemi një bazë ku duhet të bazohemi për një nismë të tillë; në nivel kombëtar ne kemi dokumente strategjike të kërkim – zhvillimit si,“Strategjia e Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit 2009-2015” dhe draftin për atë për periudhën 2016-2020; ka përfunduar Strategjitë kombëtare Sektoriale e Ndërsektoriale për Kërkimin, Zhvillimin e Inovacionin si “Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020 ”; “Strategjia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”; etj. Edhe në nivel rajonal, është përgatitur me mbështetjen finjanciare të BE e nën drejtimin e Bankës Botërore “Strategjia Rajonale për Kërkimin, Zhvillimin e Inovacionin në vendet e Ballkanit Perëndimor”, e cila është miratuar nga ministrat e vendeve të Rajonit më 2013 në Zagreb, Kroaci. Kemi pradokumentet politike kryesore për Kërkimin shkencor e Zhvillimin gati për të nisur aktivitetet e bashkëpunimit në drejtimin e duhur.
Cilat duhet të ishin objektivat strategjikë më të rendësishëm në këtë nismë ?
Për arritjen e objektivave në zbatimin e Strategjisë Rajonale për Kërkimin, Zhvillimin e Inovacionin në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ketë dy nivele veprimi në: (i) reformatnë politikat dhe (ii) investimet strategjike, në kërkim e zhvillim. Në këtë kuadër:
– Pritshmëritë në kërkim e zhvillim do të jenë: (i) rritja dhe zgjerimi, (ii) Rritja e konkurencës, (iii) arritje cilësore dhe (iv) rritja e numrit të kërkuesve për frymë të popullsisë
– Përmirësimi i bazës kërkimore dhe kushteve për ekselencën në kërkimin shkencor, është faktor i rendësishëm në të cilën symohet: 1-të ulet niveli i “emigrimi i trurit”– rritja e investimit në kapitalin njerëzor; 2-të përmirësohet aksesi në drejtim të lehtësive të kërkimit modern dhe në disponibilitetin e fondeve të nevojëshme për kërkim; 3-të eliminohenparagjykimet ndaj kërkuesve rinj; t- Të tërhiqen studiues të rinj të talentuar, nga diasporashkencore dhe 5- të bazohet ngritja në karrierë në vlerësimin e ndikimit të kërkimit dhe të transferimit të teknologjisë e të arritjeve në procesin e mësimdhënies.
– Nxitja e bashkëpunimit dhe transferimit të teknologjisë ndërmjet institucioneve kërkimore dhe industries ku synohet: 1- të përmirësohet regjimi stimulues për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kërkimore dhe sektorit privat; 2- të përmirësohetperformanca dhe të racionalizohet aksesi në parqet dhe inkubatorët shkencorë dheteknologjikë.
– Mundësimi i inovacionit në biznes dhe të lindjes së bizneseve të reja innovative: 1- të reformojë klimën për faktorët e investimit, veçanërisht ato të lidhura me bizneset e reja innovative; 2- të përmirësohet aksesi në financimin e inovacionit dhe shërbimet e këshillimit dhe 3- të mbështesë integrimin ndërkombëtar të bizneseve reja dhe atyre inovative
Për arritjen e këtyre synimeve cilat duhet të jenë hapat kryesore?
Shumë të rëndësishme janë zhvilklimi i Programeve Rajonale si: 1- një fond për ekselencën shkencore për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar me diasporën shkencore dhe për të zgjeruar mundësitë për kërkuesit e rinj; 2- rrjete rajonale të ekselencës në fushat e përzgjedhura – në përputhje me një strategji për “specializimin e zgjuar” të rajonit; 3- njëmekanizëm lehtësuese për transferimin e teknologjisë që do të mbështesë dhe ofrojëasistencë në nivel kombëtar, si dhe 4- një mekanizëm që mbështet e nxit iniciativat në fazën fillestare për të plotësuar mbështetjen që duhet të jepet nga Mekanizmi për Zhvillimin eNdërmarrjeve dhe Inovacionit të Ballkanit Perëndimore
Prof. cili mund të ishte një plan i veprimit për bashkëpunimin në shkallë rajonale?
Në Strategjinë Rajonale është parashikuar një plan bashkëpunimi në drejtimet kryesore si:
– Në fondin për ekselencën shkencore me pritshmëritë prej: a) 80 projekte kërkimore të financuara për bashkëpunimin ndërkombëtar; b) 50 projekte të financuara për studiuesit e rinjdhe c) 200 doktoratura në shkencë në universitetet kryesore, nga ku parashikohen përfitime në drejtim: 1) të kontributit në përmirësimin e bazës kërkimore dhe kushtet për ekselencë kërkimore, 2) të ngadalësohet fenomeni i “emigrimit të trurit”, si dhe të krijohen kushte për “lëvizjen e lire të trurit” (brain Circulation).
– Në krijimin e Rrjete Rajonale të Ekselencës me pritshmëritë kryesore si: a) numrin e madh të publikimeve të përbashkëta në revista me faktor të lartë ndikimi; b) rritjen e shkallës sëlëvizshmërisë të kërkuesve shkencorë, si dhe c) rritjen e bashkëpunimit me biznesin, nga ku parashikohen përfitime të tilla si: 1) përmirësimi i bazës kërkimore dhe kushteve përekselencën në kërkim dhe 2) investimi në kapitalin njerëzor.
– Në Programi për Transferimin e Teknologjisë me pritshmëritë si: a) ngritjen e 10 Zyrave për Transferimin e Teknologjisë (ZTT) dhe trajnimin e 100 kërkuesve, b) përgatitjen e 100 projekteve të përbashkëta ndërmjet kërkimit dhe industrisë, c) ristruktimin e 3 parqeve teknologjike , si dhe d) krijimin e 3 parqeve të reja teknologjike; nga ku synohen përfitime të tilla si: 1) nxitja e bashkëpunimit të kërkimit me industrinë dhe transferimit të teknologjisë, 2) përmirësimi i performancës së teknologjisë dhe shkencës e i aksesit në to, si dhe 3) përmirësimi i Parqeve Teknologjike.
– Në hartimin e një Programi Mbështetës për Inovacionin me pritshmëritë si: a) 300konceptime dhe prototipe të testuara dhe b) 100 plane biznesi dhe projekte fitimprurëse të përgatitura; nga ku synohet të arrihen përfitime të tilla si:1)mundësimi i investimeve tëbiznesit në kërkim e inovacion dhe krijimi i Bizneseve të reja inovative, 2) krijimi i më shumëbizneseve të reja të bazuara në dije, si dhe 3) rritja e investimeve në bizneset e reja.
– Në krijimin e një Mekanizmi Rajonal për Asistencë Teknike, të një Organizatë të vogël jo-fitimprurëse me theks të fortë në drejtim të përfundimit dhe vlerësimit të saktë të dy komponenteve kryesore për asistenca teknike dhe ndërtimit të kapaciteteve; hartimin, monitorimin dhe vlerësimin e Programit; po ashtu si dhe krijimin një mekanizmi lehtësues që do të hartojë, monitorojë dhe vlerësojë katër programet e propozuara më sipër.
Prof. Bushati, ç’farë hapash fillestarë mendoni se janë të domosdoshme të ndiqen ?
Përmbledhtazi, mendoj se në plan Kombëtar kërkohet të ndërmerren masat për: A) Rritjen etreguesve të Kërkimit Shkencor e Inovacionit nëpërmjet reformave në Edukimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor nëpërmjet rishikimit për përmirësimin e a) Ligjit për Arsimin e Lartë(LAL), b) Ligjit për Kërkimin Shkencor (LKSh), si dhe c) Ligjit për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (LASA); B) Strategjia e re Kombëtare për Kërkimin dhe Zhvillimin (2016-2020); C) Reformën në Sistemin e Kërkimit Shkencor të Akademisë së Shkencave në harmoni me LKSH dhe LAL; D) Dhënien e përparësiveë për Kërkimin e Zhvillimin Shkencor dhe Inovacionin në strategjitë dhe programet kombëtare si dhe E) Parashikimin e rritjes së shpenzimeve të PBB-së (GDP) për Kërkimin e Zhvillimin Shkencor dhe Inovacionin në planin financiar kombëtar.
Ndersa në planin Rajonal kërkohen: a) Arritja e konsensusit mbi Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Marrëveshjen e zhvillimit të kësaj inisiative; B) Organizimi i forumeve shkencore dhe nënshkrimi i marrëveshjes dhe memorandumeve rajonale edhe me kontributin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve “Leopoldina”; C) Harmonizimi për zhvillimin hap pas hapi të veprimtarive në fushat e përbashkëta të interesit; D) Krijimi i planit financiar për periudhën e ardhshme për zbatimin e Programeve në rajonin e Ballkanit dhe E) Përqëndrimi në zbatimin e mëtejshëm të projekteve më të rëndësishme të propozuara për periudhën e ardhshme.
Cili do të ishtë një mesazh i juaji Profesor në lidhje me suksesin e kësaj nisme?
Mesazhet mund të ishin të shumta, por nga studimi i gjendjes së potencialeve të kërkimit shkencor në Shqipëri më rezulton se një prej tyre është një reformë sa më e shpejtë në sistemin e kërkimit shkencor në Shqipëri, për plotësimin e mangësive të vërejtura në kapacitetet e burimeve njerëzore e ato infrastrukturore të kërkimit shkencor, të cilat janë edhe në përputhje me rekomandimet që jepen nga Kapitulli 25 për shkencën, e cila duhet të përfshijë jo vetëm universitetet, por edhe institucionet e tjera si, Akademinë e Shkencave dhe institutet e qendrat shkencore të tjera në vend.
Reforma do të rritë edhe efektivitetin e aktivitetit të të gjithë institucioneve që lidhen me kërkimk-zhvillimin në përmirësimin e treguesve që ne parashikojmë të realizojmë në përputhje me Strategjitë për K-ZH e më gjerë, në mbështetje të zbatimit të Programit të Qeverisë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Zholi, Prof. Dr. Salvatore Bushati, Shqiperia ne Konference nderkombetare

FIORENTINA GASHI: ADHUROJ BUKURINE E BRENDSHME

July 14, 2015 by dgreca

-Flet modelja dhe ish MISS-Shkodra, Fiorentina Gashi/
-Gjithmonë kam simpatizuar bukurin e brendshme tek njeriu/
– Princin e Kaltër e dua të mos më pengojë në qëllimet e jetës/
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI/
Ka mbaruar për Juriste por modelingun kurrë nuk e lë pas dore. E dashuruar fort më librin, kohën e lirë e kalon me librat nëpër duar, duke përzgjedhur çka është në reklamat e ditës. I pëlqen të shoqërohet dhe me meshkuj dhe me femra pasi nuk paragjykon asgjë në shoqëri. Është korrekte e sinqertë dhe tepër rigoroze në mardhënie pune.
Cilat janë aktivitetet dhe pjesëmarrjet e tua të kohëve të fundit?
Kam pozuar për disa Agjensi Mode, p.sh një bashkëpunim me të madhin Joni Peci, Agjensia Life Style Albania ku jam dhe Producente në Organizimin e Miss Mister Kukësit. Aktualisht jam imazhi në një Compani Modelingu: Modeles in Copenhagen Barbara i Gongin.
A është rritur konkurrenca mes modeleve shqiptare?
E ndjej që po rritet gjithnjë konkurrenca por personalisht ndjehem akoma dhe më energjike ….hahahaaa
A ka fituar terren modelingu në Shqipëri dhe cilat janë arsyet e tregut të vështirë?
Arsyet janë të shumta pasi ka shumë gjëra që nuk u kushtohet rëndësi, mosmenaxhimi i duhur ka bërë që në Shqipëri Modelingu të jetë një Treg pa kushte dhe cilësi.
Femra më shumë respektohet për bukurinë, si ndiheni për këtë vlerësim?
Një femër e bukur sigurisht që vlerësohet në mënyra të ndryshme, reagimi gjithnjë mund të parashtrohet sipas mënyrës që unë reflektoj nga pamja e jashtme.
Si e fillove këtë rrugëtim të vështirë?
Në qytetin tim të lindjes, ka qenë organizuar Miss Mister Shkolla për herë të parë dhe mora vendin e parë.
Zakonisht në cilat sfilita merr pjesë?
Kur më pëlqen diçka jam gjithnjë aty, kam qenë shumë aktive në pjesëmarrjen pjesë në sfilata janë të panumërta.
Pika më kulmore e konkurseve të bukurisë për ju?
Do përzgjidhja Kurorëzimin tim si Miss Shkodra në një qytet ku di të vlerësoj më së miri të bukurën.
Profesioni aktual?
Profesioni im është Juriste, por mendoj të vazhdoj studimet për Shkenca Politike në të ardhmen.
Modelingu është i përkohshëm?
Modelingu ngelet një pasion që s’do ketë asnjëherë një fund, por për momentin po i alternoj gjërat mes politikës dhe pasioneve të mia.
Çfarë vlerëson tek një njeri?
Gjithmonë kam simpatizuar bukurin e brendshme tek njeriu, por të jesh fakto i veshur me vlera, dinjitet, respekt ndaj vetes dhe bukuri atëherë duhet të dimë të zgjedhim se si të investojmë ke vetja në ndërtimin e te qenurit zgjuarsi e bukur.
E keni praktikuar plazhin nudo?
Jo nuk e kam praktikuar, nuk besoj ta praktikoj, thjesht çështje dëshirash.
Veshjet më të pëlqyera?
Veshjet i përzgjedh sipas rastit, por më shumë e gjej veten ke veshjet sportive .
I përdor shpesh minifundet?
Minifundet jo zakonisht por në disa raste sigurisht që po.
Si e mendon Princin e Kaltër?
Të mos lerë pas dore gjërat që dua, karriera dhe Pasionet .
Çfarë është dashuria për ju dhe a jeni ndjerë mirë në dashuri?
E rëndësishme është që njeriu të ndjehet gjithmonë e dashuruar, në çdo moment të ditës, me çdo gjë që të rrethon, me pak fjalë të ndjehesh e plotësuar, për fat unë jam e plotësuar në gjitha aspektet dhe e dashuruar.
Ku ke dëshirë ti bësh pushimet?
Ndoshta në Azi ose Copenhagen
Me kë ndihesh më mirë me femra apo me meshkuj?
Ndjehem mirë me të dy gjinitë, pasi jam unë ajo që jap maksimumin për të krijuar një ambient të dëshirueshëm , me meshkujt jam gjithnjë e rezervuar…. hahah.
Ushqimi i preferuar në verë?
Frutat e detit dhe ushqimet pa yndyrë.
Parfumet?
Parfumet i alternoj sipas stinëve, psh Dkny, Guçi, Acura di Parma, chanel etj. Moss Lipoë, Style 23 apo Prada.
Çfarë do lexosh në pushime?
Romanin tuaj “Kush e vrau dashurinë?”. Më kanë folur shumë për të.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Zholi, Firentina Gashi, flet, modele

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT