• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DASHURIA KA SHIJE COKOLLATE…

September 1, 2014 by dgreca

Flet modelja Altea Prenga:/
-Shembulli që dua të ndjek unë në jetë është babai im.
-Më e shtrenjtë sot për një femër të emancipuar është morali dhe karriera
Nga Albert Z. ZHOLI/
Ka ambicie të mëdha për jetën dhe pse ende s’ka filluar shkollën e lartë. Lexon shumë dhe ka një gjuhë të pastër me fjalor të pasur. Idhull ka babanë e saj pasi me punë dhe në kohë të vështira i ka rritur me kujdes dhe me dashuri për librin. Nuk e imagjinon plazhin nudo pasi është tradicionale. Korrekte e sinqertë, por shumë kurajoze.
-Çfarë është më e shtrenjtë sot për një femër të emancipuar?
Natyrisht që morali dhe karriera.
-A e ndërroni stilin e jetës në verë?
Po është normale, në verë bëhet më shumë jetë nate, ka më gjallëri.
-Konkretisht me se merreni sot?
Po shijoj verën deri sa të fillojë shkolla.
– Qëndroni larg politikës?
Kush tha që nuk e kam qejf politikën ?
-Çfarë do të lexoni këtë verë?
“Vajza Misterioze”.
-Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
Mentaliteti i vjetër.
-A është qyteti juaj fanatik?
Durrësi është qytet me kulturë dhe me tradita të mëdha. Një qytet i lashtë me shumë perspektivë. Është shumë i bukur, por nuk i jepet aspak rëndësia e duhur, Durrësi duhet të tërheqë miliona vizitorë. Nuk mund të them kurrë se është qytet fanatik.
– Si lindi dëshira për të konkurruar si modele?
Kisha shumë dëshirë që e vogël të merresha me modelingun dhe vonë më nxiti shumë familja.
-Kush ju mbështeti më shumë, nëna apo babai?
Të dy bashkë, por babai ka qenë ai që më ka shtyrë më shumë.
-Cila ishte sfilata e parë dhe ku?
– Ka qenë në “Miss Durrësi”, ku isha dhe konkurrente…
Si u ndjetë kur mbaruat sfilatën e parë?
–U ndjeva shumë mirë se si një fillim ishte shumë i mbarë.
-Çfarë rrugësh t’u hapën pas këtij momenti?
Kisha shumë kërkesa nga menaxherë dhe agjenci të ndryshme.
-Jeni supersticioze dhe tek cilat numra, sende apo fenomene besoni?
Unë besoj vetëm tek Zoti.
-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë. Apo cilat modele keni për zemër?
Shembulli që dua të ndjek unë në jetë është babai im. Që mes një jete të vështirë, ka ditur të na realizojë të gjitha ëndrrat që ne na dukeshin të parealizueshme dhe për këtë i jam borxhlie gjithë jetën time.
-Çfarë është më e shtrenjtë sot për një femër të emancipuar?
Natyrisht që morali dhe karriera.
-Në sa sfilata keni marrë pjesë?
Në shumë dhe të ndryshme.
-Përveç modele keni ndonjë profesion, apo hobi që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?
Jam ende me studime dhe më pëlqen të studioj për arte.
-Kur keni frikë?
Nuk e njoh frikën.
-Kuptoheni kur gënjeni, apo më mirë të themi kur bëni gënjeshtra të bardha?
Nuk para gënjej, por dhe në qoftë se e bëj, bie në sy direkt.
-Si do ta përkufizonit shijen e dashurisë?
Shije çokollate (qesh) .
-Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo jeni inteligjente?
Do gënjeja në qoftë se do thoja këtë të dytën sepse kush është ajo femër që nuk pëlqen të komplimentohet për bukurinë e sajë.
-Mendimi juaj për operacionet plastike?
Nëse ndikojnë pozitivisht tek shëndeti i njeriut nuk jam kundra.
-Makina, parfumi, ngjyrat e preferuara?
“Smart”. “Lacosta”. “De lancon”. E zeza.
-A jeni xheloze ndaj shoqeve?
Jo aspak nuk kam pse.
-Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?
Bukuria dhe karakteri.
-Ku do t’i bëni pushimet verore?
Në Durrës në ndërthurje me punën.
-Cili vend i Shqipërisë të pëlqen për plazh?
Jugu.
-Cili është vendi që keni në plan për të vizituar?
E kam vizituar të gjithë Shqipërinë, tani synoj për jashtë.
-Cila është ngjyra e rrobave që pëlqeni për verë?
Ngjyrat neon.
-Cili është ushqimi i preferuar gjatë verës po frutat?
Lazanja dhe frutat tropikale.
-Cila është pija e preferuar gjatë verës?
Koktejet e ndryshme.
-Më mirë në verë apo në dimër?
Në vjeshtë.
-A i keni për zemër udhëtimet vetëm?
Po më pëlqejnë shumë, shërbejnë si çaste meditimi.
-Sa është koha më e gjatë që mund të rrini larg shtëpisë, a e keni problem qëndrimin larg saj?
Koha më e gjatë mund të jetë 1 muaj, jo jam mësuar tashmë.
-Në mbrëmje të pëlqen të shoqërohesh me mikesha apo me të familjes?
Një mbrëmje argëtuese me mikeshat do ishte kënaqësi me vete.
-Cili është ushqimi i mëngjesit?
Drithëra me qumësht.
-Sa kohë zgjasin pushimet e verës?
Jo shumë maksimumi 2 javë.
-Po turizmin malor a e frekuentoni?
Po më pëlqen shumë sidomos në dimër.
-Para se të flini çfarë bëni?
Lutem!
-A i frekuentoni lëvizjet me jaht?
Po shumë, më pëlqejnë.
-Cilat janë rrobat e plazhit dhe syzet e preferuara?
Rrobat OVS, dhe syzet RAY BAN.
-Cilat janë planet e së ardhmes?
Kam plane afatshkurtër dhe afatgjate. Si fillim shkolla dhe pastaj një karrierë e suksesshme në botën e modelingut.
-A e preferoni plazhin nudo?
Jooo.
-A keni ndonjë peng?
Unë i realizoj të gjitha dëshirat e mija nuk më ka ngelur asgjë peng.
-Ku është vendi që keni ëndërr për të bërë plazh?
Bora Bora.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Zholi, Altea Prenga, DASHURIA KA SHIJE COKOLLATE

MË VJEN TURP TË TË THEM “MË FAL”

August 30, 2014 by dgreca

Nga Albert Z. ZHOLI
Atë mbremje kisha shkuar te miku im, Kastrioti, për të marrë disa libra që m’i kish sjellë nga Tirana. Veja rrallë se komshiu i tij grek bënte zhurmë sa here shihte vizitorë:
-Nuk dua që të më mbushet pallati me alvanozë! Shkallët dhe ashensorin i duam për vete.
Kjo e detyronte Kastriotin, që ç’do gëzim familjar ta bënte nëpër lokale, ku harxhonte qimet e kokës. Ai e dinte se ç’kish pësuar kur bëri ditëlindjen e djalit. Të ndezur nga rakia, të ftuarit ia shkulën labçes. Pa mbaruar akoma kënga erdhi komshiu-grek dhe kërcënoi:
-Po nuk e pushuat këtë këngë, për pesë minuta solla policinë.
Kënga pushoi dhe të ftuarit u larguan qejfprishur. Qysh mnga ajo ditë Kastrioti me komshiun-grek nuk shkëmbenin as “mirmëngjes”.
Atë mbremje dera e komshiut-grek qëndronte hapur. Njerëzit dilnin e hynin vazhdimisht. Unë hyra me njëherë te dera e Kastriotit dhe e pyeta:
-Çfar ka ndodhur?
-I është përplasur djali me makinë dhe është rëndë. I duhet gjak. Merr librat dhe eja të shkojmë t’i gjendemi!-dhe librat m’i vendosi në duar.
Kastrioti kaloi mes njerëzve dhe shkoi drejt e te babai i djalit të plagosur:
-Zoti Jorgo, të shkuara të djalit!
Ai e pa me mosbesim dhe i zgjati dorën me përtesë.
-Erdha për diçka tjetër. Dua t’ju pyes ç’grup-gjaku ka djali juaj?
Z.Jorgo ngriti përsëri kokën dhe nëpër dhëmbë foli:
-Grupi zero.
-Edhe unë atë grup-gjaku kam. Më çoni në spitalë të ndihmoj dhe unë jetën e djalit tuaj me gjakun tim.
Jorgua s’po u besonte veshëve. U ngrit me vështirësi, e përqafoi dhe i tha:
-Më vjen turp të të them “Më fal!”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Albert Zholi, me fal, me vjen turp

Nënë dhe babë

August 28, 2014 by dgreca

(Në ditën e Ikjes së Madhe)/
Nga Albert Z. Zholi/
-skicë-/
Ditë e ftohtë nëntori 1993! Kakavija dhe pse e mbushur me njerëz, dukej si e ngrirë, e ngrirë. Vetëm avuj dilnin nga gojët njerëzore. Zërat dukeshin sikur ishin trembur nga ai realitet i zymtë, prekës, strukur në ndërgjejgjen e tyre, për t’iu përshtatur makthit të padashur të ndarjes. Njerëzit shihnin si të hutuar njeri-tjetrin, duke mos gjetur dot fjalët e përshtatshme të ndarjes. Fytyra të mpira, të vrejtura, të dëshpëruara, mbushur plot ankth dhe brengë të shihnin sytë gjithandej. Lotë ngrirje që të përcillnin në mënyrë të pavetëdijshme një zbarzëti shpirtërore sikur të ndodheshe në një planet të panjohur dhe jo në një pikë kufitare të atdheut tënd të shtrenjtë. Kur ndodhesh në këtë kufindarjeje, kur shikon të valvitet krenar flamuri kombëtar, natyrshëm në qënien tënde të gëlon një ndjenjë gëzimi që të jep forcë dhe krah që më vonë, po kjo vijë imagjinare e ndarjes kufitare, sapo e kalon, të prêt forcat, të dezulizionon, të mpak, të bën të psherëtish thellë, thellë në shpirt. Asnjë cicërimë zogu nuk dëgjohej. Edhe qentë që na vinin rrotull nëpër këmbë të shihnin si të hutuar duke tundur vetëm kokat dhe bishtin. Të gjithë po flisnim me shikim dhe me kokë. Heshtje misterioze në mes mijëra gjallesash njerëzore. Policët, miratimin apo mosmiratimin e kalimit e bënin me të tundura të kokës. Nga kjo soditje aspak relaksuese, më shkëputi zëri i ëmbël i nënës sime:
-Do të ikësh dhe ti bir ?!
-Po nënë, do të iki !
-Po ti punë të mirë kishe mor bir…! -dhe psherëtiu thellë, shumë thellë. U mbështet në gjoksin tim dhe filloi të qajë me dënesë. Lotët e saj të nxehtë dhe të kripur depërtuan nëpër bluzë dhe lagën gjoksin tim.
-Po ndahemi biro, po ndahemi së gjalli. Dy në Greqi, një drejt Italisë, ne në shtëpi si kërcunj. Unë s’dija ç’ti thoja, vetëm i lëmoja flokët e thinjur. Babai im i mirë, rrinte si i ngrirë me vështrimin tutje në thellësi të Greqisë.
-Do të mblidhemi ndonjë ditë të gjithë bashkë o bir ?!
-Do të mblidhemi nënë, do të mblidhemi !
-Po kush na ndau kështu, kush…?! -dhe filloi të qajë me zë, duke më pushtuar më fort rreth vetes. Ishim në kufirin e ndarjes në Kakavijë … Disa metra përballë nesh, një vajzë e vogël 5-6 vjecare mes të qarave thërriste:
-Baba, baba, ktheu mos më lër vetëm! Ndërsa ai po i tundëte dorën nga ana tjetër e kufirit.
-Më tej dy të sapo fejuar:
-Do të ikësh i dashur …?- dhe dy pika loti si margaritar i ranë faqeve të bukura. Po ne s’ndenjëm as… -dhe shikon me turp nga prindërit.
-Një nënë tjetër :
-Mos më harro bir i nënës ! Të lutem, vetëm letra dhe zërin në telefon duam, asgjë tjetër!- dhe kafshon buzën për të ndaluar lotët. Dhe ja … Hapet një portë. Një portë hekuri. Kaluam një prag. Pragun e një porte të ftohtë, që ndante dy shtete, dy botë. Andej nga ne ankth, dhimbje, braktisje, toka djerrë, lotë. Këndej këngë, gjelbërim, punë. Ne, shumë pak po e kalonim këtë portë, shumë të tjerë kalonin për tek bota e ëndrrave duke kaluar male të thepisur, gryka të mbuluara me borë, pyje me egërsira, dete të ftohtë dhe të mjegullt, lumenj të rrëmbyeshëm …
-Shkonim të gjenim parajsën…(E gjetëm ?!) Mbrapa linim lotë…
Kakavijë- 23 Nëntor 1993.

Filed Under: ESSE Tagged With: Albert Zholi, Nënë dhe babë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT