• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të pabesët dhe të pafetë bëjnë të pabesueshmen!

May 7, 2018 by dgreca

Albina Deda Gjoci: Të pabesët dhe të pafetë bëjnë të pabesueshmen!.

1-albina-deda1 Komunistet

E tronditur si nënë vendosa të reagoj me neveri ndaj një statusi sa shpirtëzi po aq dhe me ngjyrat histeriko-politike të një eksponenteje të ‘Rilindjes’ së Edi Ramës me emrin Genta Kaloçi.

Ajo përqeshi dhe proklamoi gëzimin e saj që tejkalon tmerrin human për humbjen e jetës së një të riu 18 vjeçar-djalë i vetëm i poeteshës e shkrimtares Flutura Açka.Nuk kam fjalë të them dhe as mallkime nuk përdor se nuk janë fjalor i genit tonë.Veç për diçka të rëndë e të zezë po i paralajmëroj shqiptarët njerëzisht dhe politikisht.Monstra Kaloçi dhe monstruoziteti i saj nuk janë lajthitje personale. Aspak.Aq sa nuk ishte rrugaçëri individuale përfshirja e Sajmir Tahirit në kanabizimin e vendit.

Është taktikë e strategji e cila tashmë ka dalë në sipërfaqe.

Është hakmarrje e enveristëve dhe kryeperversit enverist Edvin Rama kundër shtresës më fisnike, më krenare e më të vuajtur të kundërshtarëve të regjimit diktatorial.Kaloçja e Edvinit nuk përbën sensasion se kryekaloçi i Kristaqit e Spiro Kolekës është kryeministër, ndërsa kaloçët e tjerë të qeverisë janë bijtë biologjikë të bllokmenëve duke filluar nga nipat e Hysni Kapos e deri te vajza e Llambi Gegpriftit.Ndaj dhe reagimi i Genta Kaloçit le të përcillet jo vetëm me neveri por me një zgjim ndjenje të veçantë ndaj asaj që po instalohet:

Diktatura e krimit shpirtëror dhe e luftës së re të klasave.

Këta nuk janë injorantët e partizanë kriminelë të ish-zonës së parë operative të veshur me rroba të robërve italianë të pushkatuar, por bijtë e tyre miliarderë të ngjyrosur e kapardisur me ‘Valentino’ e ‘Armani’!

Filed Under: Komente Tagged With: Albina Deda, te pabeset, te pafete

BASHA,TË MOS E KONSIDEROJË AKTIN E DORËHEQJES SË TIJ

June 26, 2017 by dgreca

Dr. Albina Deda, deputete e PD:KRYETARI MISIONAR BASHA, NË KËTO KUSHTE, TË MOS E KONSIDEROJË AKTIN E DORËHEQJES SË TIJ/
1-albina
Rezultatet dhe projeksionet e deritanishme e nxjerrin PD-në në një situatë të papritur, aspak të merituar, që si mua çdo demokrat e hidhërojnë deri në shok. Përpara se të jap opinionin tim të sinqertë ju bëj thirrje demokratëve ta përjetojnë me qytetari e fisnikëri këtë situatë të rëndë. Ngelem po aq shumë e tronditur nga entuziazmi i shumë eksponentëve të PD-së e analistë të cilët pa menduar pasojat apelojnë për dorëheqje të menjëhershme të kryetarit Lulzim Basha.
 
Së pari z. Basha ka një mandat politik të pa përfunduar si kryetar i PD-së, i pari i zgjedhur me një anëtar një votë.
Janë po ata njerëz që nuk e votuan katër vite më parë, që nuk lanë rast pa e kontestuar, ani pse ky kontekst ka ndikuar fuqishëm në negativitetin e këtij rezultati të 25 qershorit 2017.
Ata tani e kërkojnë medeomos këtë situatë kritike që në mjegull e hidhërim të mund të realizojnë ambicjet e tyre më shumë meskine e egoiste sesa efektive për riorganizimin e PD-së.
 
Së dyti, askush nuk e thotë qartë sot, se, jo partia, por Shqipëria ishte Kauza Basha. Dhe kësaj kauze, ndonëse me tepër kosto partiake  Lulzim Basha, i shërbeu.
Si kujtoni ju, se krimi e oligarkia, të korruptuarit e narko-trafiku nuk do të reagonin dhunshëm ndaj Bashës e PD-së?!
 
Por Lulëzim Basha në këtë sfidë nuk pati vetëm humbje. Parlamenti i ardhshëm do të ketë shumë më pak kriminelë, ndoshta vetëm dy, të cilët nuk do të mund ta fillojnë mandatin e tyre.
Për herë të parë pushteti pati frikë të instrumentalizojë administrstën. Natyrisht kjo duket e vogël, por është premisa më e fortë drejt shtetit ligjor.
Nuk diskutohet se ka pasur ndonjë lajthitje në zgjedhjen e ekipit elektoral, por gjithsecili e njeh mirë situatën nga ku ne u futëm me emergjencë në Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit.
 
Pa dashur të bëj një analizë të detajuar që për gjithsecilin është e domosdoshme, apeloj Kryetarin Basha që në këto kushte të mos e konsiderojë aktin e dorëheqjes së tij si kryetar i PD. Le ti presim rezultatet me qetësi si dhe reagimet ti bëjmë me llogjikë demokrati dhe me fisnikëri duke mos u fshehur pas gishtit në këtë bashkëfajësi.
 
Z. Basha dhe Ne, që iu bashkuam vizionit të tij, nuk kemi pse kërkojmë ndjesë tek ishët që i entuziazmon humbja, por tek demokratët e vërtetë që kurrë nuk u tunduan, por mbështetën me patetizëm. Ata e vetëm ata i kemi zhgënjyer e lënduar.
Bashkpërgjegjësia është llogjika e Demokracisë dhe tipari fisnikërisë!
Lulzim Basha është Misionar i së ardhmes dhe jo meskin i së tashmes, është lideri i duhur dhe i nevojshëm për PD, për Demokracinë, për Shqipërinë.
 
26 qershor 2017

Filed Under: Politike Tagged With: Albina Deda, Jo doreheqje, Kryetari Basha

18 SHKURT, TRONDITJA PA KTHIM E THEMELEVE TË KUMBARËVEOLIGARKË!

February 10, 2017 by dgreca

Nga Dr. Albina DEDA /Deputete e PD/

Sot asnjë shqiptar që përjeton zezajken qeveri të Edi Ramës nuk joshet nga monografitë e kumbarëve mafiozë arrogantë e të dhunshëm, kriminelë të unshëm të Amerikës e Siçilisë së viteve ’30! Është Edi Rama, ky baron i pashpirt, i pa fe dhe i paprincipe, me një tufë çerrash langoj që të kujtojnë horrat krimit, i cili po eklipson çdo lloj parie krimi në glob.

Më shumë se shqiptarët, pa dallim kahjesh politike, askush nuk e din e nuk e përjeton.

E din shpirti i plakës 100 vjeçe në Malësitë e Mirditës, e cila ndërroi jetën jo vetëm në vetmi, por pa dritë e ngrohje, se i pashpirti “rilindas” i preu energjinë!

E ndjen tregtari që mejton e vajton rreth dyqanit me qepena të ulur!

E ndjen biznesmeni i huaj që si “dhuratë”për miljonat e investuara mori shpërblim masakrimin nga kriminelë të lidhur me pushtet.

E ndjen biznesmeni shqiptarë i detyruar të shpronësohet nga Shullazët e Sajmo Qorrit!

E kush se ndjen këtë batërdi që nuk ngjan me asgjë etatiste as në diktaturën moniste.

E ndjen ti shqiptar që ruan një karburant, një shtëpi, një bankë që dhunohesh vritesh e masakrohesh nën hundët e policisë “që duam”, nga kriminelë ordinerë, në mos nga policia maskë.

Dikur pararendësit e tyre i quajtëm maska.Por çeta e Ramës nuk mban as maskë.

Ajo bashkinë, zyrën, policinë e shtetit, e kthen në gardë droge.

Ajo kriminelin ordiner si Roshi e bën lider.Ajo deputetin e saj e çon si korrier te Balilët e makinën e ministrit e kthen në taksi për Habilët.

Prandaj durimi është sosë e tehu i thikës ka prekur në kockë.

Prandaj çadrat e Perëndimit lagen nga lotët e emigrantëve shqiptarë, që çdo ditë vijojnë të ikin nga Atdheu-ferr me intensitet të paparë.

Prandaj do ketë 18-Shkurt, jo si rutinë politike opozitare, por si limiti i fundit i shpëtimit të demokracisë shqiptare.

18-shkurti nuk do ketë ngjyrat parciale të parties, por do jetë respiracioni idrejtuar për të shpëtuar nga kulçedra e oligarkisë.

26 vite më parë pikërisht në ditë shkurti Rinia e Shqipërisë ju shkurtoi jetën busteve e statujave. Sot lipset që në muzeun e errët të kujtesës së dhimbëshme shqiptare të instalojmë dhe kadavrat e oligarkisë.

18 shkurti nuk është as rradhë e as rutinë, por manifestimi i dhimbjes njerëzore shqiptare nga një klikë pinjollësh e dalë fare!

Filed Under: Komente Tagged With: 18 Shkurt, Albina Deda, E THEMELEVE TË, KUMBARËVE OLIGARKË!, TRONDITJA PA KTHIM

POLITIKA MES KAUZAVE DHE KRIMIT!

February 1, 2017 by dgreca

(Qasje dhe apel) /1-albina-dedaNga Dr.Albina Deda/Deputete e PD/

 Ajo që po ndodh në politikën mazhoritare qeveritare është e paprecedent për një shtet që pretendon alfën e demokracisë. Ujqër të uritur, të çartur prej babëzisë e të dezorientuar nga afrimi i gjykimit të drejtësisë po përleshen pa skrupuj. Natyrisht ky stan këtë bulmet do prodhonte. Dhe prisni se ky është fillimi i fundit të serialit kriminal kanabist. Kërma çdo ditë shton kundërmimin deri sa të arrijë kuturbimin. Paradokset kanë marrë qytetari! Ata që njihen si shitblerës votash flasin me zhargon perëndimor për ndershmëri politike! Ata që janë produkt bandash vrastare e kriminelët me damkë në Europë i sollën në zyrat kryesore të pushtetit e deri sa uzurpuan karriket e shumta të parlamentit sot paciptësisht flasin për dekriminalizim!! Në pamje të parë duket se kjo tablo kriminale mbyll përfundimisht dyert e shpresës në këtë vend. Duket se askush nuk ka motiv më të besojë Opozitën…!

Unë pa asnjë mëshim politik ju përgjigjem skeptikëve dashamirë dhe atyre që e dinë por nuk duan ta dinë rolin primar të opozitës të drejtuar nga PD dhe zoti Basha. Pa dorëza dua të ballafaqoj argumentet e mija të ftohta me një tufë kritizerësh në opozitë, çuditërisht bash ata prej të cilëve jemi në opozitë!

Nëse kjo mazhorancë sot përjeton superkrizën morale e institucionale merita është e lidershipit politik të PD-së dhe e kryetarit Basha. Në tre vite e gjysëm Lulzim Basha ka treguar parametrat e frymëmarrjen politike të një lideri modern perëndimor, i cili ka atrofizuar ethet për pushtet vetjak e partiak duke ju qasur kauzave nacionale me efekte afatgjata në shërbim të pastrimit politik të kastës shtetërore e politike të vendit. Plot 670 drejtues të lartë të administrates, që vinin nga bota e errët e krimit e korrupsionit, janë denoncuar me argumente nga foltorja e Lulzim Bashës duke e detyruar vetë kreun e stanit të çakejve, Edi Rama, të urdhërojë shkarkimin e tyre. Deputetë nga më influentët në mazhorancë janë vënë në pranga e nën akuzë e biles kanë lënë mandatet si rezultat i denoncimit të argumentuar të krimit nga PD dhe Basha! Nuk ka kancelari serioze, as personalitet eminent botëror, nga Berlini në Washington, që nuk është mirwinformuar për qeverinë e babëzisë dhe bëmat e saj. Dhe kjo nga sjellja vitale e PD e z. Basha jo në interes meskin të partise, por në të mirë prespektive të integrimit të Shqipërisë.Shumë militantë të vlerësuar tanët, që ngelën heronj të lirisë prej 26 vitesh, revoltohen tek shohin sheshit një qeveri uzurpatore të deskretituar që akoma vijon të udhëheqë. Jam me ta shpesh, por jam e bindur dhe jua kam borxh publikisht deklarimin e bindjes time.PD sot është frymë e fuqi e shpresës, e cila do ta riudhëheqë këtë vend në katwr vitet që vijnë. Asnjë sigurims e i rrethit të tretë të ferrit apo ata që klonohen në zyrat e kambizmit politik nuk do ketë vend në pushtetin e ardhshëm politik, legjislativ e ekzekutiv të ardhshëm. Sot Trump-time i delegon pushtetin qytetarit të ndershëm. Lulzim Basha e ka kauzë politike moton:”Qytetari është i pari”.

I radhita këto argumente me emocionin e një demokrateje, studente të Dhjetorit që i beson ëndrrës të cilës 26 vite më parë i priu Azemi e dr. Berisha!  Si shqiptare, si nënë, si mjeke, e aspak si politikane, sot më shumë se kurrë i besoj ëndrrës time, ëndrrës së shumicës shqiptare: Liria ka kosto, por nuk tretet! Ajo po vjen. Të mendosh se kauzat e lirinë mund të na i privojnë dordolecë si Edi Rama me shokë është pacifizëm klinik. Të mendosh se tregun e lirisë do ta manipulojnë fundurinat e sigurimit të shtetit të tipit  Mero a Fevzi është mediokritet. Ne jemi fryma kurrë më mirë e përfaqësuar që kemi vlerë lirinë dhe jo krimin, kurajon dhe jo nënshtrimin. Sot është në pyetje demokracia dhe Shqipëria, aveniri i vendit dhe jo ndërrimi i karrikeve dhe neooligarkia! Tani forca jonë nuk matet me kartona parlamentarë, por me shenjtërinë e kauzave që po mbrojmë për të cilat kemi me vehte çdo shqiptar!

Dr.Albina Deda 

Deputete e PD

Filed Under: Opinion Tagged With: Albina Deda, DHE KRIMIT!, KAUZAVE, POLITIKA MES

TË NDALOJMË PASKOHËN RAMA!

January 30, 2017 by dgreca

Nga Albina DEDA-Deputete PD/

 1-albina-deda

(Refleksione përtej politikës)/

 Ky fillim viti i gjen shqiptarët në trishtimin më të madh ekonomik e social të krahasuar vetëm me vitet e errëta të diktaturës. Kaluan afër 4 vite në përshkallëzim të llahtarshëm të varfërisë, e cila shtresën e mesme e degradoi në limitet e mbijetesës e shtresën vunerabël e ka degdisur rrugëve të Europës, ndërsa të pamundurit mbushin kronikat e zeza me vetvrasje. Katër vitet mavi u transformuan në vite të errëta skamjeje, korrupsioni, pseudoreformash. Droga po helmon vendin dhe Europën, ndërkohë që pushteti e policia janë gardjanët e saj dhe të trafikantëve.Ka kohë që nuk bëhet fjalë për realizim premtimesh apo pritshmëri. Vetëm një gjë progreson e ajo është propaganda. Pushtetet e tjerë demokratike të këtij vendi , krijuar me shumë mund, injorohen në rastin më të mire, por shantazhi e blerja, presioni e intimidimi janë program ditor i kordinuar i Edi Ramës dhe bandës së tij.

Vendi është nën varfëri, terror e arrogancë. Vetë deputetë, ministra e faktorë relevantë në mazhorancë denoncojnë e vetdenoncohen, por asgjë dhe asgjë veçse gangrenizimi i mëtejmë i ekonomisë dhe shoqërisë!

Diplomaci e çakorduar pa busull kombëtare, lojëra të rrezikshme të “liderit” kleptomitoman me ekuilibrat kombëtarë e rajonal.

Me pak fjalë e shqip: çmenduri qeverisëse që na ktheu në Paskohë.

Në Paskohën e baballarëve të atyre që na qeverisin.

Një Paskohë kriminale e oligarkike.

Koha e zezë e Edvin Ramës po tejkalon dhe Paskohën e etërve të tyre.Ata shtetëzonin, këta përvetësojnë. Ata dënonin kundërshtarët, këta i linçojnë, i heqin nga puna e i denigrojnë.

Një Paskohë që rikthen izolacionizmin duke u thirrur për integrim. Thikë në palcë te çdo shqiptar është përkufizimi i qeverisjes së klikës uzurpatore. Nuk bëhet më fjalë për progres por për mbijetesë.

Dhe paradoksalisht propaganda vazhdon në përmasat e marrëzisë së Rajhut të Tretë tek fliste për triumf në prill 1945 kur forcat aleate antinaziste ishin në portat e Berlinit!

Kjo çmenduri e Paskohës do të ndalet medoemos. Dhe në demokraci vota të ndalon. Por cilën votë presin shqiptarët? Votën e miellit të mbijetesës apo hashashit që blihen neveritshëm nga monstrat e Paskohës?! Do presim lirinë e votës nga Roshët apo Gjushët e Edi Ramës! Është marrëzi ta mendosh! Paskoha është dhunë, mashtrim e nënshtrim!

Opozita shqiptare, të cilës i prin PD, ka udhëtuar me guxim e me kauza që  jo vetëm të mos pushkatohet shpresa, por dhe të atrofizohet krimi shtetëror dhe oligarkia. Arritjet nuk janë pak, por nuk do të ketë ndalesë. Ky është mision. Ndoshta misioni me i domosdoshëm në këto dekada. Largimi I Edi Ramës dhe bandës së tij kleptosoriste! Ne jemi këtu të vendosur të përballemi pa kompromis me paskohën. Nuk ka rrugë tjetër. Ndryshe na ndëshkon besimi që shqiptarët na dhanë 26 vite më parë. Sot ne jemi front me shumicën e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve! Kemi me vete idealet e ndërkëmbura dhe shpresat e shembura. Nuk ka formulë sado e sofistikuar e kriminale qoftë, që të mund t’i shtojë jetën oligarkisë. Flladi Trump do përkthehet e materializohet shumë shpejt në Shqipëri.Paskoha është e alarmuar dhe e çorientuar. Ajo po kërkon skuta të errëta për tu strehuar.Revolucioni i shpirtit e krenarisë shqiptare tashmë ka filluar.!

Këto refleksione nuk janë politikë, por pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm, që unë dhe njerëzit e vendlindjes time përjetojmë çdo ditë në çdo cep të Mirditës. Ndaj apeli im sot nuk është thjesht politik, por human: Klika dhe Paskoha duhen përbuzur, refuzuar dhe rrëzuar! Qershori po afron. Le të tregojmë se kemi skelet krenarie. Ndryshe do damkosemi si butakë. E Paskoha adhuron butakët, se ata zvarriten!

Filed Under: Politike Tagged With: Albina Deda, ndal, paskoha e rames

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT