• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E meritoni regjimin!!!

April 27, 2021 by dgreca

E MERITONI !!!!…Ne që nuk e meritojmë, na latë pa atdhe!!!…Mëshirë për JU!!!!

Nga Alma LIÇO/Gazeta Dielli-USA

Ti votues i vazhdimësisë së korrupsionit dhe bandave që të katandisën qytetarin më të varfër dhe pa dinjitet të Europës!!!

Ti mjeran që duke shitur votën, shite nderin, shite të ardhmen e fëmijëve, vrave konceptin për lirinë dhe demokracinë !!!

Ti militante tru-shplarë që edhe nëse do vdisje për bukë, do votoje shkaktarët e urisë dhe mjerimit tënd!!!

Ti grua trutharë që preferon të rrish pa ujë e drita, vetëm që në pushtet të vazhdoje të votohet partia e zemrës dhe mëndjes tënde të indoktrinuar!!!

Ti banor i Astirit që t´u premtua legalizimi , por që t´u shemb shtëpia, mundi dhe djersa e një jete të tërë. Pasi kullat e oligarkëve duhet t´i zëvendësojnë ato!!!

Edhe ti qytetar i thjeshtë që fëmijët e tu ja mbathën në emigracion, në pamundësi për të punuar e jetuar në atdhe!!!

Ti neglizhues i papërgjegjshëm që nuk denjon të ushtrosh të drejtën e votimit dhe fajëson gjithë të tjerët për rezultatin!!!

Ti komisioner/numërues që me urdhër të partise zhgarravit/bën të pavlefshme votën. Dhunon të drejten e votuesit dhe deformon kësisoj rezultatin!!!

Ti intelektual/analist/gazetar që për qëllime të ulta pragmatiste mbron hajdutërinë, arrogancën e pushtetit. Ndonëse nuk i përket kategorisë së atyre që janë të uritur, je edhe më i skllavëruar se ata!!!

E MERITONI!!!!…Ne që nuk e meritojmë, na latë pa atdhe!!!…Mëshirë për JU!!!!

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma LIÇO, E meritoni regjimin!

Histori apo përrallë me patronazhistë!

April 19, 2021 by dgreca

T´u merrni të keqen patronazhisteve”- klith kryeministri ynë delirant  – “ata ju njohin juve”!!!/

NGA ALMA LIÇO/

Kështu ulërin kryerilindasi i sektit të rrezikshëm,  që si armik i përbetuar i popullit që qeveris vazhdon t´i ndajë shqiptarët në “NE” dhe “ATA”, ndërkohë që është dhe do vijojë të jetë edhe për pak ditë të mbetura kryeministër i të gjithëve. 

Tashmë është mëse e qartë që ai nuk mundet dhe nuk di të dëgjojë. Krizat psikopatike delirante ia pengojnë këtë funksion kaq të domosdoshëm për çdo qënie njerëzore.

E megjithatë po përpiqem t´i drejtohem e të shpreh qëndrimin tim për prononcimin e tij arrogant e përçarës:

-“Ata” na njohin “Ne”… vërtet kështu beson???…i gjori Ti!!…ky është një tjetër halucinacion që kohët e fundit rezulton të të jenë shtuar ndjeshëm! E vërteta është se aftësia a tyre si pasardhës të eksponentëve të Sigurimit  të Shtetit le shumë për të dëshiruar. Për të konkretizuar këtë opinion sjell në vijim një episod që e vërteton këtë: 

Një familjar imi historikisht me bindje të djathta dhe votues po i tillë, me kalvar persekucioni të gjatë individual dhe familjar rezulton sipas patronazhistes (që është një grua)  të ketë preferuar si forcë politike PS-në në vitin 2013, e dhënë kjo tërësisht e gënjeshtërt. Që ky perceptim ishte i pavërtetë edhe për  vetë inspiruesit e saj, e konfirmon fakti se  disa muaj me vonë e flakën nga puna pikërisht si person i padëshirueshëm politikisht për rilindjen e PS!!!…Por çudia nuk mbaron këtu. Pas shumë vitesh i pa punë dhe i persekutuar nga ky sekt banditësh, në formularin e përgatitur nga patronazhistja  rezulton të jetë aktualisht i pasigurtë në preferencën e tij politike!!! 

Lidhur me të dhënat e regjistruara, të njëjtat pasaktësi më konfirmuan më pas dhjetra miq dhe të afërm.  Shumë prej tyre, ndonëse emigrantë prej 30 vitesh, nuk rezultonin aspak të tillë në këta formularë.  Madje figuronin edhe me preferencë të përcaktuar politike pa mundur të votojnë asnjëherë për shkak të emigracionit. 

Episodet e mësipërme i ngjasojnë  përrallave alucinante që as një fëmijë tre vjeçar nuk do t´i gëlltiste dot!!!

Pra kjo është mënyra diletante si ata na njohin “NE”, për të cilën mburresh e kërcënon Ti, kryeministri ynë.

Por tashmë na u dha mundësia  që edhe “NE” t´i njohim “ATA”!!!

I njohim “ATA” me emër dhe mbiemër, si shpurën tënde që na përgjon. I njohim  si shkelës të normave morale të qytetarisë.  I njohin si dhunues të ligjit i cili i kriminalizon dhe penalizon ata shërbëtorë me dënime deri në 15 vite burg.

Por Ti kryeministër i perënduar nuk  ke ndjeshmëri të tilla. Ata zvarranikë për ty janë thjesht qënie në përdorim,  objekte për të mbrojtur pushtetin tënd të pakufizuar. Gëzoje edhe pak ditë!!!

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma LIÇO, Perralle me Patronazhiste

E vërteta e dëmshpërblimeve të të përndjekurve politikë!!!

April 10, 2021 by dgreca

Shkruan:Alma LIÇO/

Prej shumë vitesh tashmë nuk mundem t´i ndjek daljet publike të sektit të Rilindjes në TV apo kudo tjetër. Kjo sepse me arrogancën, mashtrimet dhe paturpësinë e tyre të paskrupullt fyejnë dhe poshtërojnë këdo. Por dje më arritën në FB disa komente lidhur me një deklaratë të Erion Veliaj, sipas të cilit qeveria kish dëmshpërblyer gjithë të përndjekurit politikë. Gëlltita neverinë time për këtë individ dhe sot e dëgjova të përsëritur mashtrimin e tij me zë dhe figurë. 

Për të kundërshtuar me fakte këtë rrugaç ordiner po sjell në vijim kalvarin e familjes sime në këtë rrugëtim, të njejtë apo të ngjashëm me atë të mijëra shqiptarëve të tjerë. 

Gjyshi im është dënuar me pushkatim për arsye politike në vitin 1945. Kuçedra komuniste internoi më pas familjen time me 23 vite dëbim/internim në zonën e Dumresë (vitet 1968 – 1991). Ky dënim do të vijonte brez pas brezi nëse nuk do të kishte rënë regjimi. Sipas ligjit të dëmshpërblimit që u miratua në vitin 2007 u vendos të lëvrohej një shumë që ishte e barabartë me atë të shtatë viteve burg. Taksative kjo përllogaritje për gjithë të dënuarit me vdekje. Asnjë shumë të hollash nuk u parashikua dhe përfshi në ligj për mijëra viktima që pësuan brez pas brezi  internimin familjar. 

Në një sportel të vetëm që u caktua të shërbejë për këtë qëllim për të gjithë Shqipërinë, kam parë dhe jetuar në gjithë këto vite sa me arrogancë e mospërfillje trajtoheshin të moshuarit e vuajtur që shtrëngonin dosjet e përgjakura në duart që u dridheshin, të cilëve u duhej të riktheheshin me dhjetra herë në atë sportel për “mangësi dokumentacioni. Zvarriteshin për orë të tëra në rradhë në shkallët e jashtme të institucionit pritës, në shi dhe në diell. Në vajtjet e mia të herë pas hershme atje për të njëjtën arsye, kam rastisur kur në një ditë të nxehtë korriku, pas disa orësh në pikë të diellit,  një grua e moshuar humbi ndjenjat dhe përfundoi në spital. 

Deri deri aktualisht familja ime dhe mijëra të tjera në të njëjtat rrethana kanë marrë dy këste, nga shtatë apo tetë të tilla që ka përcaktuar ligji. Pra ¼ e asaj shume. Ky ligj  parashikonte gjithashtu të lëvrohej një këst për çdo vit. Pra sipas këtij ligji ky proces vërtet duhej të qe mbyllur shumë vite më parë.  Por nuk pati dhe nuk ka asnjë vullnet politik dhe human për të zbatuar këtë detyrim ligjor. Kjo ndodh rëndom në të gjitha institucionet e shtetit shqiptar. 

Kanë kaluar 14 vite nga miratimi i atij ligji dhe janë lëvruar vetëm dy këste. Një numër i kufizuar familjesh janë trajtuar me tre këste. Ky proces ka avancuar vetëm për një numër të kufizuar ish të burgosurish politikë të regjimit, të cilët janë ende në këtë jetë.

Katër muaj më parë u lidha me telefon me zyrën përkatëse që trajton dëmshpërblimin, pasi për shkak të pandemisë nuk presin më në sportel. U informova se sipas ritmit të shpërndarjes së parave, rradha për këstin e tretë do të marrë edhe një vit e gjysëm tjetër.

Familja e tim eti, pas tridhjetë vitesh nga rënia e komunizmit ka përfituar në total 210 mijë lekë të reja. Ajo lëmoshë mjerane gjaku e vuajtjesh nuk mjaftoi për të përgatitur dokumentat e panumërta që na u kërkuan e kërkohen të rinovohen në mënyrë absurde herë pas here, aktet e trashëgimisë dhe prokurat që duhet të ribëhen sa herë që dikush nga familja ndërron jetë. 

Kjo është e vërteta dhe JO ajo që deklaron kryemashtruesi bandit , Erion Veliaj!!

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma LIÇO, E vertex e demshperblimeve

E PERSEKUTUAR E REGJIMIT KOMUNIST

February 16, 2021 by dgreca

Nga Alma LIÇO/

Dëshpërimisht mendoj se konsiderohem dhe jam e tillë dhe kjo lidhet në mënyrë të pashmangshme me trashëgiminë antikomuniste. Katër breza të familjes sime janë goditur/masakruar nga barbarizmi i kuq. Eshtë një përkatësi e përgjakur, e përlotur, mbuluar me vrasje, burgime, internime, përjashtime, konfiskime, shantazhime…etj…etj…të shtrira këto nga viti 1944 e në vazhdimësi, për të cilat kurrë nuk u bë drejtësi.

Por vitet e post komunizmit gjithnjë e më shumë po më konfuzojnë nëse duhet të konsiderohem e tillë!!!

“ Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”!!!… Ky sllogan absurd e mirëmenduar u servir menjëherë pas rënies së regjimit. Cili është kuptimi i tij…mos vallë viktimat dhe xhelatët janë një???

E persekutuar e regjimit komunist!! – Vetëshpallet  me pompozitet bashkëshortja e Taulant Ballës, numrit dy ose tre të Partisë Socialiste, vazhdueses së drejtpërdrejtë të Partisë terroriste të Punës,  Parti  e cila kurrë nuk u distancua e dënoi krimet e Partisë amë.  Vërtet rezulton që stërgjyshi i saj të jetë ekzekutuar me urdhër të Enver Hoxhës, por kjo ka ndodhur se teksa i shërbente atij në mënyrë të fshehtë, mësoi disa sekrete të cilat i pagoi me jetë. Për më tepër kjo familje në rrjedhën e viteve, jo vetem që nuk pati asnjë pasojë për këtë, por përkundrazi ishte një ndër të besuarat e regjimit.

E persekutuar e regjimit komunist!! – rezultoka edhe e motra e ish-kryeministrit Fatos Nano. E bija e Thanas Nanos,  njërit nga besnikët më të ngushtë propagandistikë të Enver Hoxhës. “E gjora” ajo. Ish martuar me një person me biografi të cënuar, me pasojë  transferimin me punë nga Tirana në Lezhë. 

Vërtet konsiderohen të persekutuara zonjat e sipërcituara???…Cinike…Qesharake…e papranueshme dhe fyese. 

I lutem gjuhëtarëve të gjejnë dhe konfirmojnë emërtimin e duhur për këtë kategori, pasi një gjë është e sigurtë: UNE NUK JAM ATO…e sa të tjerë si unë ndjehen pjesë e kësaj përdhosjeje. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma LIÇO, E persekutuara

“Askush nuk e meriton drejtësinë nëse nuk lufton për ta patur atë”!!

January 17, 2021 by dgreca

NGA ALMA LIÇO/

Prej shumë e shumë vitesh kemi rënë në kurthin e një rrethi vicioz, ku në mënyrë të zemëruar ose të vajtueshme ankohemi për padrejtësitë që në mënyrë permanente dëmtojnë sistematikisht cilësinë e jetës sonë.  Flasim me pasion, qahemi ku të mundemi, në familje, në shoqëri, në bare e kafene apo edhe në rrjete sociale. Duke përjashtuar militantët, jemi gjithashtu të ndërgjegjshëm se shkaktarë për gjëmat që na ndodhin janë përgjithësisht institucionet e qeverisjes me format banditeske të ushtrimit të pushtetit. 

Vallë, mjafton evidentimi i problemeve, duke i përsëritur qoftë edhe me tone të larta,  për të ndryshuar këtë situatë të padurueshme që po na ze frymën?

Aspak. Duhet reaguar, duhet kundërshtuar, duhet protestuar ndaj fenomeneve që çdo ditë e më shumë po na gjunjëzojnë e po na kthejnë në skllevër të një regjimi arrogant e korruptiv.

Ka shumë mënyra për të shprehur publikisht kundërshtitë ndaj neo-diktaturës që po instalohet e forcohet dita ditës: Protesta, peticione, mos bindje civile…etj…etj…

…Për sa më sipër, pa konstatuar e thënë asgjë të re, nuk do t´i shkruaja këto rreshta po të mos më impresiononte një formë e veçantë të protestuari, me të cilën u njoha disa ditë më parë. Një zonjë himarjote, nëpërmjet një akti dhurimi i riktheu tokën e përfituar nëpërmjet ligjit (antiligj) 7501, pronarit të saj të ligjshëm. Përveç se një akt qytetar drejtësie që vërteton shenjtërinë e pronës, me këtë veprim fisnik ajo zonjë protestoi ndaj një ligji abuziv dhe me pasoja shumë të rënda në dhunim të së drejtës së trashëgimisë së pronës, miratuar dhe implementuar që në fillim të periudhës së tranzicionit dhe përkeqësuar e komplikuar më tej në rrjedhën e viteve. 

Teksa po admiroja veprimin e saj, nuk kish si të mos dëshiroja me gjithë zemër dhe njëkohësisht të mendoja se nëse të gjithë shqiptarët do të hiqnin dorë nga përfitimet abuzive tipike komuniste të ofruara nga një shtet vjedhës, vallë do të kishim këtë situatë ku e drejta e trashëgimit të pronës ndodhet në kaos të plotë?… ku numërohem mijëra viktima të vrarë e vetvrarë për shkak të anarkisë së qëllimshme të trajtimit të saj?… A do të kishim qindra familje të përçara, apo edhe të ngujuara për shkak të gjakmarrjes, po për këtë arësye???… A do të ndodhte që kjo e drejtë e dhunuar të kërkohet më së shumti në gjykatën e Strasburgut?… Duke përfituar në mënyrë të padrejtë, me ose pa dashje NE, qytetarët e këtij vendi ushqejmë këtë sistem abuziv dhe korruptiv.  

Vallë, a do përgjigjen ndonjëherë ligjërisht shkaktarët e vërtetë të këtyre masakrave dhe jetëve të humbura?… Kurrë, nëse nuk do t´i detyrojnë NE.

Akti dhurues, por më shumë sfidues e protestues i zonjës së lartpërmendur vërteton faktin se edhe ne qytetarët kemi shumë në dorë të përmirësojmë këtë sistem të korruptuar që po na ze frymën. Dhe këtë mund ta bëjmë edhe në mënyrë individuale, ashtu si zonja në fjalë. Nevoja e ethshme për ndryshimin e situatës, përpara se të jetë një akt kolektiv, është nevojë dhe akt  individual. 

“Askush nuk e meriton drejtësinë nëse nuk lufton për ta patur atë”!!

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma LIÇO, Drejtesia

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT