• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reaksioni zinxhir i së keqes

May 30, 2019 by dgreca

NGA ALMA LIÇO/

Pothuajse çdo ditë reflektojmë, bëjmë analiza, nxjerrim konkluzione për fenomene të caktuara që janë prezent në përditshmërinë tonë. Fokusohemi tek ajo që na ndodh ne dhe familjeve tona, dhe shumë pak ndalemi tek ajo që prek apo dëmton personat rreth nesh. Shumë, shumë problemet e të tjerëve mund të jetë objekt bisedash në kafenetë e stërmbushura me persona që vrasin aty kohën e tyre.  Ky fenomen, për fat të keq kaq i përhapur, na ka katandisur në qënie indiferente dhe të pandjeshme. Në mungesë të plotë të empathisë harrojmë se e keqja që sillet rreth nesh, duam apo nuk duam,  në një reaksion zinxhir na dëmton të gjithëve.

Nuk e gjej të mundshme dhe të përshtatshme të shkruaj për abuzimet galopante me pushtetin, krimet që evidentohen çdo ditë dhe bëhen prezent në disa media dhe në mjete të tjera të komunikimit, pasi në mënyrë profesionale atë e bëjnë specialistët dhe analistët e fushave përkatëse. Ne i ndjekim ata me një pakënaqësi të heshtur, duke menduar se shumë prej tyre nuk na prekin drejtpërdrejt. Një pronë që grabitet e tjetërsohet; një godinë apo shtëpi që shëmbet dhe personat e dëmtuar që protestojnë; para të hedhura pa fund për ndërtimin e një spitali apo rruge që nuk përfundon kurrë; etj…etj. Ndjehemi të pamotivuar dhe të pafuqishëm përpara gjëmave që në dukje tejkalojnë mundësitë e reagimit të secilit prej nesh. Dhe nuk vonon që e nesërmja të vijojë me një skandal të ri. Pa e kuptuar fenomeni i skandaleve dhe abuzimeve të përditshme, ka marrë formën e një orteku që rrokulliset e na rrëmben çdo hapësirë frymëmarrjeje.

Eshtë vërtet naive të mendosh se fenomenet negative që lidhen me abuzimin e pushtetit dhe fondet publike nuk lidhen domosdoshmërisht drejtpërdrejt me ne. Përveç disa individëve të pushtetshëm që përfitojnë në mënyrë kriminale nga këto veprime, të gjitha abuzimet, ku më shumë e ku me pak, ndërlidhen me mirëqënien dhe jetën tonë. Ato mpleksen në mënyrë grabitqare në xhepat tanë, duke na varfëruar e vështirësuar jetesën në mënyrë të tejskajshme. Ky reaksion i pandalshëm e shpie shoqërinë në depresion, që në mungesë dhe humbje të plotë të besimit tek sistemi dhe e nesërmja, e ç’vesh atë nga çdo inisiativë për të bërë diçka të mirë e të qëndrueshme për veten, apo për këtë vend që duhet të na përkasë të gjithëve. Dhe ç’është më e keqja, e ka demotivuar atë edhe nga shtysa dhe nevoja e domosdoshme për solidaritet dhe kundërvënie kolektive ndaj këtyre fenomeneve.

Për të argumentuar opinionin e mësipërm, po sjell një përjetim të viteve të fundit.  I përkas qindra mijëra bashkëqytetarëve që pas rotacionit të pushtetit u përjashtuan nga puna dhe u flakën në rrugë të madhe. Ndërkohë, ata që i shpëtuan këtij represioni, u mbyllën në zyrat e tyre, ulën kokën dhe heshtën. Asnjë reagim për të mbrojtur kolegët. Duke fshehur kokën si struci, bënë sikur harruan se një ditë ky sistem që nuk ka lidhje aspak me vlerat, mund t’i ndëshkojë padrejtësisht edhe ata.

Për përfaqësuesit e partisë në pushtet dhe disa anëtarë të qeverisë, shoqëria shqiptare është ende e ndarë në “NE” dhe “ATA”. Ndërkohë që në botën demokratike populli është një i vetëm, në vendin tonë ka dy popuj, njeri prej të cilëve i etiketuar “popull opozitar” i cili provon në kurriz represionin e diferencuar dhe dhunën insitucionale. Në vijim të kësaj ndasie ndëshkuese, vendet e tyre të punës u zëvendësuan me militante të Partisë në pushtet. Pothuajse të gjithë të dëmtuarit ju drejtuan gjykatave në kërkim të së drejtës së dhunuar. Një numër i konsiderueshëm prej tyre i fituan këto gjyqe. Institucionet përgjegjëse të shtetit, në zbatim të këtyre vendimeve janë të detyruar të paguajnë pagat e atyre që fituan gjyqet, proces ky i cili për shkak të ngërçit të madh që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit, zgjaten në pafundësi. Ndërkohë, titullarëve të këtyre institucioneve që në shpërdorim të detyrës, firmosen e shkaktuan këto padrejtësi me pasoja miliona Euro për xhepat e qytetarëve, nuk iu hyri asnjë gjemb në këmbë. Madje shumë prej tyre ngjitën më tej shkallët e karrierës.  Sikur të mos mjaftonte dëmi që shkaktuan,  ata sfidojnë çdo ditë me shpenzimet marramendëse dhe luksin e pa merituar që iu ka mundësuar korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Kësisoj, xhepat e shkundura të shqiptarëve janë të detyruar padrejtësisht të taksohen e paguajnë për dy administrata, njera prej të cilave ndodhet në zyra, dhe tjetra e hedhur në rrugë.

Për rrjedhim, shohim gjykata të fryra e mbingopura me procese e konflikte. Mijëra seanca e procese të lodhshme që zgjasin me vite dhe individë të irrituar që shpenzojnë kohë dhe para. Stres pa fund për të gjithë anëtarët e familjeve të tyre, çoroditje për fëmijët që në këto rrethana nuk mund të kenë kujdesin dhe vëmendjen e duhur prindërore. 

Pra, në këtë reaksion zinxhir, sigurisht që ndikohemi të gjithë. Ajo reflektohet gjithashtu në pagat/pensionet  tona që vijojnë të jenë mjerane, reflektohet në shërbimin e munguar shëndetsor, pasqyrohet në dëshpërimin tonë kur një familjar apo i afërm rrëmben valixhen për t’ja mbathur nga Shqipëria, i pashpresë për të sotmen dhe të ardhmen.

Për sa kohë nuk do arrijmë të kuptojmë se veprimet abuzive të shtetit apo pushtetit na dëmtojnë të gjithëve, si dhe të reagojmë me sensibilitet e përgjegjësi qytetare ndaj tyre,  do përjetojmë të njejtat padrejtësi  që paralizojnë e varfërojnë jetët tona, do pësojmë të njejtën shtypje dhe ndasi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma-Lico-Zinxhiri i se keqes

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT